Category: Uncategorized

  • Avokati e thotë troç: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet Ilir Meta

    Avokati e thotë troç: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet Ilir Meta

    Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të rënda korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

    Gjatë intervistës, avokati tha se nëse provohen saktë akuzat dënimi për Metën mund të jetë 10-15 vite, ndërsa për Kryemadhin u shpreh: “nuk mund të them diçka të qartë”.

    Po të ishte një gjyq jo kaq i rëndësishëm nga ana e opinionit mund të shkonte edhe një muaj. Por mund të zgjasë edhe më tepër. Kjo seancë nuk besoj se do t’i kalojë më tepër se gjashtë muaj. Maksimumi them. Shkalla e parë mendohet që duhet të mbyllet edhe brenda 1 viti e gjysmë. Hetimi ka qenë shumë i rëndësishëm, tani jemi përballë vijueshmërisë provave. Le të shpresojmë të jetë një proces i drejtë gjyqësor”, tha Romeo Kara.

  • Erion Braçe: Unë kam bërë tre dasma, jam në borxh me gruan

    Erion Braçe: Unë kam bërë tre dasma, jam në borxh me gruan

    Erion Braçe në rubrikën “Galeri” në E Diell ka folur edhe për bashkëshorten e tij Edën, ku sipas tij është një përkrahje e fortë për të dhe nëse është aty ku është sot, është falë mbështetjes së saj.

    Braçe tregon se është martuar në 2002 dhe ka bërë tre dasma për një javë.

    Erjon Braçe: Këtu jemi në vitin 2005 në datën 5.5. 2002 jam martuar në ditë pashkësh. Zonja ka punuar jam shumë mirënjohës sepse është më e zonja se unë, është me shkolluar se unë dhe më e ditur se unë. Ka sakrifikuar për mua sepse në atë shtëpinë tonë, jo vetëm tek shtëpia ime por edhe tek motra është vendosur që do merrem unë dhe prioritare ka qenë karriera ime. Edhe pse këta të tjerat kanë qenë më shumë të rëndësishëm përsa i përket profesionit të tyre, më kanë lënë mua rrugën dhe janë privuar shumë në lidhje me karrierën, Eda po e po por edhe motra ime. I jam shumë mirënjohës sepse nuk janë bërë asnjëherë barrë për mua dhe mund të ishin aty ku jam unë sot sepse janë më të mirë sesa unë.

    Edi Manushi: Ku e ke bërë dasmën?

    Erjon Braçe: Kam bërë disa dasma dhe kjo është njëra prej dasmave. Kjo ka qenë me shoqërinë tonë poshtë pallatit tonë. Ishte bërë një pub aty dhe u mblodhëm shumë njerëz. Bëra tre dasma një me familjen, një me shoqërinë dhe pastaj një me shoqërinë që ishte pjesë e politikës. U bënë disa, zgjati një javë dasma, në përfundim u mblodhëm të dyja familjet në një hotel.

  • Dyshoi se e tr*dhtonte, gruaja i pret “veglën” burrit teksa ai flinte

    Dyshoi se e tr*dhtonte, gruaja i pret “veglën” burrit teksa ai flinte

    Një grua 39-vjeçare në Peru akuzohet se ka tredhur partnerin e saj të cilin dyshonte se e tradhtonte.

    Sipas policisë lokale, 39-vjeçarja i ka prerë organet gjenitale partnerit me thikë kuzhine teksa ai ishte duke fjetur. Mediat lokale që citojnë burime policore raportojnë se 39-vjeçarja është përleshur mbrëmjen e së martës me partnerin e saj pasi ai është kthyer në shtëpi i dehur.

    Ajo e kastroi, ne i dhamë ndihmën e parë dhe do t’i japim mbështetje psikologjike”, tha një burim mjekësor për Agence France-Presse.

    Megjithatë, 39-vjeçarja mbetet e lirë me urdhër të prokurorit pasi duhet të kujdeset për foshnjën 3-muajshe që lindi me partnerin e saj.

    “Jemi të zemëruar, kërkojmë drejtësi”, tha i zemëruar një i afërm i viktimës. Ky rast ngjall kujtime nga rasti i Lorina Bobbitt, e cila në vitin 1993 në SHBA kishte tredhur të shoqin teksa flinte dhe pasi ai e kishte përdh unuar. 

  • E njohur në botën e kr*mit! Kjo është bashkëshortja e Kastro Zizos, nëna e djalit të tij

    E njohur në botën e kr*mit! Kjo është bashkëshortja e Kastro Zizos, nëna e djalit të tij

    Nëse do të kërkonim një histori që përmbledh kaosin, pasionin, skandalin dhe më pas transformimin personal, Desara do të ishte një nga figurat që e mishëron më mirë këtë rrugëtim. Në moshën 23-vjeçare, ajo u bë një personazh mediatik mjaft i komentuar në vitet 2016–2017, pasi kryente një akt të paprecedentë që tronditi opinionin publik – i dogji 4 makina të të dashurit të saj, si pasojë e një zënke të radhës mes tyre.

    Nga akti ekstrem te burgu: Pasoja të rënda ligjore

    Ky akt i furishëm solli menjëherë reagimin e institucioneve të drejtësisë. Gjykata e Tiranës e dënoi Desarën me 3 vjet e 6 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ajo vuajti 2 vjet e 4 muaj heqje lirie.

    Rasti i saj u transmetua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ku opinioni u ndau mes atyre që e panë si një rast ekstrem xhelozie dhe ata që ngritën pyetjen mbi shëndetin mendor dhe nevojën për ndërgjegjësim shoqëror.

    Një kthesë e papritur në jetë: Gruaja e Kastro Zizos

    Pavarësisht të kaluarës së bujshme, sot Desara është kthyer në një faqe të re të jetës së saj personale. Sipas ilirianews.al, ajo është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Kastro Zizo dhe nëna e djalit të tij të vogël, Dante.

    Lajmi për marrëdhënien e tyre u bë publik për herë të parë rreth vitit 2019, ndërsa në vitin 2020, çifti u bë prindër të një djali, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre. Kastro, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe për deklaratat shpesh të pazakonta, është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.

    Një jetë e re, larg së kaluarës së turbullt

    Ndonëse Desara mbetet një figurë që shumëkush e kujton për episodin dramatik të djegies së makinave, transformimi i saj në një bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar ka qenë i dukshëm. Lidhja me Kastro Zizon duket se i ka dhënë stabilitet dhe qetësi, ndërsa tani ajo e ruan një profil të ulët në publik, larg skandaleve dhe titujve bombastikë.

    Në rrjetet sociale, çifti është shfaqur në momente të ngrohta familjare, duke dëshmuar se, pavarësisht gabimeve të së shkuarës, njerëzit mund të ndryshojnë dhe të ndërtojnë jetë të reja me dashuri dhe përkushtim.

    Një histori që na kujton se e kaluara nuk na përcakton përjetë – dhe se dashuria dhe familja mund të bëhen fillimi i një transformimi të vërtetë.

  • A keni marrë ndonjëherë dr*gë?”/ Rama tro*dit gazetarin gjerman

    A keni marrë ndonjëherë dr*gë?”/ Rama tro*dit gazetarin gjerman

    Në një intervistë të fundit me gazetarin gjerman të Zeit Magazin, Stefan Willeke, kryeministri Edi Rama ka folur hapur për një sërë temash të ndjeshme që lidhen me jetën e tij personale, politikën dhe marrëdhënien me mediat.

    Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo nëse Rama kishte konsumuar ndonjëherë drogë.

    Kryeministri nuk dha një pohim apo mohim të drejtpërdrejtë, por iu përgjigj me ironi, duke e cilësuar këtë si një nga akuzat “më romantike” që i janë bërë gjatë karrierës së tij.

    Ai tha se është përballur me lloj-lloj akuzash të pabaza që nga opozita, të cilat kanë përfshirë shpifje për orientimin e tij seksual, dhunë ndaj familjarëve dhe edhe pretendime absurde për origjinën e djalit të tij.

    Sipas Ramës, këto shpifje janë përhapur nëpër tubime politike, media dhe rrjete sociale, por janë rrëzuar vazhdimisht nga realiteti dhe nga rezultati i zgjedhjeve. Ai shton se vetë është mësuar me këto sulme, por familja e tij ka vuajtur më shumë.

    Në të njëjtën intervistë, Rama foli edhe për marrëdhënien me gazetarët, duke theksuar se ka respekt për gazetarinë e pavarur, por jo për të gjithë ata që e ushtrojnë profesionin në mënyrë të njëanshme. Ai përmendi rastet kur është kritikuar si “autokrat” për qëndrimet e tij ndaj medias, por theksoi se vetë e ka nisur karrierën duke shkruar për një gazetë të pavarur në kohë të vështira, duke rrezikuar jetën.

    Ndërsa për akuzat se ka përjashtuar gazetarë nga konferencat për shtyp, Rama sqaroi se kjo ka ndodhur vetëm dy herë, kur gazetarë të caktuar kanë tentuar të marrin peng gjithë ngjarjen me monologë të gjatë.

  • Goditja e radhës për çiftin Veliaj–Xoxha/ Zbulohet bashkëpunëtori i tretë, ja çfarë rrëfeu

    Goditja e radhës për çiftin Veliaj–Xoxha/ Zbulohet bashkëpunëtori i tretë, ja çfarë rrëfeu

    Pas njoftimit nga SPAK se i ishin komunikuar akuzat kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personave të tjerë të përfshirë në dosjen e tij hetimore, kanë filluar të zbulohen aktet, pasi këto të fundit janë nga avokatët mbrojtës në SPAK.

    Në fakt, deri më tani, mediat kanë raportuar për dy persona për të cilët kanë ndryshuar dëshminë dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë.

    E para është Adela Kondakçiu, ish-financiere dhe një nga njerëzit më të afërt të Ajola Xoxës dhe e para grua që bëhet e penduar e SPAK.
    I dyti është Gentian Sula i NOA-s, i cili në fakt, fillimisht u raportua se ishte njeriu që kishte dalë garant për 115 mijë eurot, por siç u raportua sot nga mediat, edhe nga CNA, ai më pas ka ndryshuar dëshminë e tij dhe ka deklaruar se gjithçka e ka përgatitur Ajola Xoxa.

    Kush është personi i tretë
    Është një përson i tretë në akte, që ka dhënë dëshmi kundër Ajola Xoxës dhe ka ndihmuar SPAK-un në gjetjen e provave. Mjafton të lexohen aktet dhe lehtësisht shihet se Marisa Nito (Abule), gruaja e të shumëpërfolurit Elman Abule, miku i Erion Veliajt që ka udhëtuar larg me të, deri në Japoni, ka dhënë detaje jo të parëndësishme për SPAK-un.
    Akuzat ndaj Abules
    Elman Abule është një personazh jo pak i njohur për drejtësinë. Elman Abule është biznesmeni me shtetësi belge, të cilit iu sekuestruan 50 milionë euro.
    Sipas prokurorisë, nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.
    Abule rezultoi i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabandës me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

    Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

  • Mendoi se ishte thjesht një helmim ushqimor – por humbi 13 organe dhe zbuloi diagnozën fatale! (FOTO)

    Mendoi se ishte thjesht një helmim ushqimor – por humbi 13 organe dhe zbuloi diagnozën fatale! (FOTO)

    Në fundvitin e vitit 2018, Rebecca Hind nga Cumbria, Angli, mendonte se kishte marrë thjesht një helmim ushqimor gjatë një darke festive me kolegët. Por ndërsa të tjerët u shëruan shpejt, për Rebecca simptomat nuk pushuan, dhe pas javësh pa përmirësim, ajo vendosi të bëjë një kontroll më të thelluar.

    Mjekët zbuluan diçka të pabesueshme – një sëmundje e rrallë, Pseudomyxoma peritonei (PMP), një formë agresive kanceri që kishte shpërthyer në trupin e saj nëpërmjet një mase xhelatinoze të quajtur mucin. Ky është i njëjti kancer që i mori jetën yllit të Hollivudit Audrey Hepburn.

    Në vetëm pak muaj, Rebecca kaloi nga një jetë aktive si instruktore e edukimit në natyrë, në një betejë të vështirë me kancerin. Ajo iu nënshtrua dy operacioneve masive dhe i janë hequr 13 organe, përfshirë mitrën, vezoret, zorrën e trashë, fshikëzën e tëmthit, shpretkën, rektumin dhe pjesë të mëlçisë, diafragmës dhe stomakut. Edhe pas kimios dhe trajtimit HIPEC, kanceri nuk u zhduk.

    Në vitin 2022 ajo u përfshi në një studim eksperimental gjenetik, por efektet anësore ishin aq të forta sa trajtimi u ndërpre. Mjekët i thanë se sëmundja është e pashërueshme. Sot ajo jeton me një stoma, merr 50 deri në 60 tableta në ditë dhe jeton me një regjim ushqimor tepër të kufizuar.

    Jeta ime është një udhëtim i vështirë, por ende mund të bësh shumë edhe me një diagnozë të pashërueshme,” thotë ajo. “Me mendësinë e duhur, çdo ditë mund të jetë një mundësi për ta jetuar jetën plotësisht.”

  • Nipi i Mark Frrokut gr*sht me djemtë e Valbona Selimllarit në Dhërmi

    Nipi i Mark Frrokut gr*sht me djemtë e Valbona Selimllarit në Dhërmi

    Një ngjarje shqetësuese dhe e papranueshme ka tronditur këtë fundjavë pushuesit në Dhërmi, një nga destinacionet më të frekuentuara bregdetare në jug të Shqipërisë. Një sherr masiv me grushte, shkelma dhe britma, ka ndodhur në afërsi të një hoteli luksoz, ku protagonistë janë emra që lidhen ngushtë me botën e politikës dhe të shoëbiz-it shqiptar.

    Sipas burimeve të Maska.al, në përleshje janë përfshirë:

    Leon Frroku, nipi i ish-deputetit të njohur Mark Frroku,

    Deni dhe Keni Selimllari, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari,

    si dhe një i afërm i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, që dyshohet të jetë djali ose nipi i tij.

    Arsyeja ka qene nje femer qe do e zbulojme indetitetin por qe flitet se eshte nje person shume i njohur

    Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites së djeshme, në një moment kur shumë turistë të huaj dhe pushues shqiptarë ndodheshin në zonë për të shijuar rrezet e diellit dhe detin. Ajo që për një çast dukej si një tension i zakonshëm verbal, u përshkallëzua në një konflikt fizik të dhunshëm, duke kthyer ambientin në një skenë si të dalë nga një film aksion.

    Turistët të tmerruar, pushuesit në panik
    Videoja e përplasjes është publikuar nga portali JOQ, ku duken të rinjtë duke u goditur brutalisht në mes të rrugës, mes të bërtiturave dhe tentativave të kota për të ndarë sherrin. Në pamjet filmike, vërehen edhe klithmat e pushuesve, të cilët shihen duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, të frikësuar nga dhuna.

    Qytetari që ka dërguar videon shprehet për JOQ:

    Përshëndetje, ja ku është një video teksa disa të rinj përfshihen në një debat të fortë te një hotel në Dhërmi. Çfarë tmerri për pushuesit dhe turistët e huaj që ikin për pushime dhe për t’u kënaqur. Është degjenerim shqiptar. Anonim të lutem.”

    Sipas dëshmitarëve, përleshja ka zgjatur disa minuta dhe ka përfshirë jo vetëm ofendime dhe dhunë fizike, por edhe dëme në pronë, si karrige dhe mobilje të hedhura nga restoranti i hotelit. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por burime jozyrtare flasin për një debat të nisur fillimisht për motive personale, që më pas ka marrë trajta të dhunshme.

    Heshtje nga policia, asnjë reagim zyrtar
    Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është mungesa e reagimit nga ana e Policisë së Shtetit. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, asnjë informacion zyrtar nuk është bërë publik mbi ngjarjen, ndonëse përplasja ndodhi në një nga zonat më të patrulluara gjatë sezonit turistik.

    Kjo heshtje ngre pikëpyetje të forta mbi trajtimin që u bëhet konflikteve ku përfshihen persona të lidhur me familjet e pushtetit apo të figurave publike. Pushuesit, nga ana tjetër, e kanë konsideruar këtë ngjarje si “një njollë turpi për imazhin e turizmit shqiptar”.

    Dhërmiu – nga parajsë pushimi në arenë dhune?
    Ky nuk është rasti i parë që Dhërmiu përfshihet në ngjarje të tilla. Sezoni veror në këtë zonë, ndonëse me bukuri natyrore dhe investime turistike të konsiderueshme, po rrezikon të kthehet në sinonim të incidentëve të dhunshëm, sjelljeve arrogante dhe mungesës së sigurisë publike.

    Ekspertët e turizmit kanë ngritur alarmin se, nëse nuk merren masa serioze dhe në kohë, Dhërmiu mund të humbasë statusin e tij si një nga pikat më tërheqëse turistike të Shqipërisë. Reagimi i autoriteteve lokale dhe qendrore për të rivendosur rendin dhe për të mbrojtur qytetarët dhe turistët është më urgjent se kurrë.

    Në pritje të një reagimi nga Policia e Shtetit dhe organet kompetente, kjo ngjarje mbetet një tjetër kujtesë se turizmi nuk zhvillohet vetëm me hotele dhe det, por mbi të gjitha me siguri, etikë dhe respekt për rendin publik.

  • Karamuço: Këto janë shtetet që kanë shërbimet më të fuqishme sekrete në Tiranë, çfare po gatuhet?

    Karamuço: Këto janë shtetet që kanë shërbimet më të fuqishme sekrete në Tiranë, çfare po gatuhet?

    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuco tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si funksionojnë shërbimet sekrete të vendeve të huaja në vendin tonë.

    Ai u shpreh se shërbimet sekrete ose agjenturat janë mike dhe armike, ndërsa veçoi shërbimin sekret amerikan CIA që ndryshe nga agjenturat e tjera kanë stacionin e tyre në vendin tonë.

    “Shërbimi ynë sekret ka dy degë; ajo kombëtare dhe ndërkombëtare, pra zbulimi dhe kundërzbulimi. Në degën kombëtare shtrirja e brendshme dhe funksionet e institucionit që kemi janë të lidhura me ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin, trafiqet, krimin e organizuar, që ndiqen brenda vendit dhe kanë të bëjnë me parandalimin e akteve, që lidhen me të huaj por edhe vendas. 

    Në nivel ndërkombëtar si shërbim jemi ende aktiv në rajon por edhe më gjerë. Ne kemi pasur një rrjet shumë aktiv në Britaninë e Madhe, kryesisht për krimin e organizuar të lidhura me celula që bënin trafikun e paligjshëm.

    Jemi aktiv në disa prej këtyre shteteve për çështje konkrete ku kërkohet ndihma jonë për shkak të paligjshmërisë së grupeve kriminale. Këtu te ne ka shërbime inteligjente, pranë çdo ambasade.

    Disa prej tyre si CIA kanë stacioni e tyre, ka më shumë se dy agjentë dhe bashkëpunëtore, disa linja që koordinohet nga shefi i stacionit. Te ne ka qenë një grua tani është një burrë, por japin një ndihmë të jashtëzakonshme për shtetit shqiptar që nga viti ‘91. 

    Gjatë luftës në Kosovë stacioni i CIA për herë të parë është zhvendosur në Shkodër për çështje sigurie dhe rakordimit të informacionit. Kemi dhe agjentura të vendeve jo mike, që kryejnë një aktivitet që nuk është konform interesave të shtetit shqiptar; marrin informacion, japin, spiunazh industrial. 

    Janë shumë shërbime prezente në Shqipëri edhe nga Lindja e Mesme. Veç Mosadit, por edhe nga vende arabe, sidomos para luftës së Kosovës apo para se të bëheshim anëtarë të NATO. Ato mbahen nën mbikëqyrje me kë janë të lidhur, shumë prej këtyre celulave vazhdojnë punën e tyre dhe ne i mbajmë në monitorim. Ka edhe grupe që kryejnë misione ilegale”, tregoi ai.

  • Shqiptari Kap Gjarprin 1 Meter  në Oborr, e Mëson të Pijë Duhan 

    Shqiptari Kap Gjarprin 1 Meter në Oborr, e Mëson të Pijë Duhan 

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dërsenik, ku një banor vendosi të përballej ndryshe me një gjarpër gjigant që kishte hyrë në oborrin e tij. Në vend që ta largonte me frikë ose të kërkonte ndihmë, ai e kapi me duar të zhveshura dhe, për habinë e të gjithëve, vendosi t’i jepte një cigare në gojë. Pamjet e publikuara në rrjet po bëjnë namin dhe kanë ndarë opinionin publik më dysh: disa e quajnë hero dhe të guximshëm, ndërsa të tjerë e akuzojnë për sjellje të papërgjegjshme dhe abuzim me kafshët.

    Në video shihet qartë burri teksa e mban gjarprin, i cili thuhet se është rreth 1 meter i gjatë, dhe i vendos në gojë një cigare të ndezur, duke qeshur dhe duke e filmuar momentin me telefon. “Po ia jap pak qetësi këtij, se duket i stresuar,” dëgjohet ai të thotë mes të qeshurash, ndërsa gjarpri, për habi të të gjithëve, qëndron pothuajse i palëvizur. Pas disa sekondash, burri e liron atë në natyrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Videoja është shpërndarë me shpejtësi marramendëse, duke mbledhur mijëra reagime, komente të nxehta dhe meme të shumta që e shndërruan ngjarjen në temën më të diskutuar të ditës.

    Disa komentues e quajtën veprimin “tipike shqiptare”, duke e parë si humor dhe guxim të rrallë, ndërsa të tjerë ngritën shqetësimin për rrezikun që mund të kishte sjellë kjo situatë, si për burrin ashtu edhe për të tjerët përreth. “Ky ose s’ka frikë fare, ose do të bëhet viral me çdo kusht,” shkroi një komentues. Ndërkohë, ekspertët e kafshëve kanë paralajmëruar se gjarpërinjtë nuk duhen provokuar dhe se veprime të tilla mund të përfundojnë keq.

    Ngjarja ka ndezur një debat të gjerë edhe mbi fenomenin e videove ekstreme që publikohen për klikime dhe ndjekës. Psikologët thonë se dëshira për vëmendje në rrjetet sociale po çon shumë njerëz drejt sjelljeve të rrezikshme, ndërsa në anën tjetër të tjerë e shohin këtë si pjesë të “mentalitetit shqiptar për t’u tallur edhe me rrezikun”.

    Për momentin, videoja vijon të shpërndahet në Facebook, TikTok dhe Instagram, me tituj të tillë si “Gjarpri që pi cigare në Dërsenik” dhe “Shqiptari që i dha duhan gjarprit”. Pavarësisht kritikave, burri në fjalë duket se e ka marrë vëmendjen që kërkonte dhe, sipas disa raportimeve, po planifikon të hapë një kanal në YouTube për “aventurat e tij me kafshët e egra”.