Category: Uncategorized

  • Kodi i ri Penal/ Burg për këdo që kthen Ramën dhe Begajn në objekt talljeje

    Kodi i ri Penal/ Burg për këdo që kthen Ramën dhe Begajn në objekt talljeje

    Si për koincidencë, Rama del në Facebook si Elton Ilirjani

    Dikur në librat e Historisë mësonim për kohët e errëta kur një batutë e thjeshtë për udhëheqjen mjaftonte që tu kyçje në qeli. Sot, duket se kemi vendosur ta ribotojmë atë kapitull, por me dizajn të ri, të printuar me bojëra të ndritshme demokratike dhe me firmën moderne të Ulsi Manjës në fund të faqes.

    Drafti i ri i Kodit Penal përmban një nen që do të ishte për të qeshur nëse nuk do të ishte real: tallja me Presidentin, Kryeministrin apo Këshillin e Ministrave dënohet me burg deri në tre vite. Shikoni nenin:

    Neni 235 në Kodin e Ri Penal

    Përdhosja e Republikës dhe simboleve të saj

    1. Përdhosja e Himnit Kombëtar, flamurit apo stemës së Republikës të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj ose, jo më pak se sa dy dënime plotësuese kur çmohet se arrihet qëllimi i dënimit penal nëpërmjet tyre.

    2. Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri  në tre vjet.

    3. Përdhosja publikisht e Kombit Shqiptar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

    4. Nëse përdhosja sipas paragrafëve më sipër, kryhet gjatë një feste publike ose ceremonie zyrtare, dënohet me burgim deri në katër vjet.

    5. Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë.

    Në një vend ku miliona euro zhduken nga fondet publike pa asnjë përgjegjës, ku inceneratorët mbijnë si kërpudhat pas shiut dhe ku SPAK heton krimin zgjedhor të 2021-shit, qeveria gjen kohë të merret me ata që bëjnë batuta. Duket se për pushtetin janë të rrezikshëm qytetarët që guxojnë të thotë se Presidenti Begaj ka bërë më shumë selfie sesa fjalime.

    Rasti konkret: Rama me syzet e kuqe të Elton Ilirjanit

    Dhe si për koincidencë, pikërisht sot kur mësojmë se tallja me udhëheqjen do të dënohet me tre vite burg, Edi Rama shfaqet LIVE në Facebook me një palë syze të kuqe që dukshëm janë model për gra, dhe flet për 20 minuta me seriozitetin e zakonshëm teatral. Me atë ton solemn e të ngjeshur si të lexonte preambulën e Kushtetutës, kryeministri me ato syzet shkonte më shumë si një personazh i “Portokallisë” sesa si shef qeverie.

    Tani, si mund të mos reagosh me humor? Si të mos bëhet meme kjo pamje? A nuk ngjan Rama me influencerin e njohur Elton Ilirjani?

    Ky është kulmi i pasigurisë së pushtetit, kur frikësohet nga zhurma e qeshjes. Sepse një meme e goditur, një status thumbues, një duet satirik në TikTok, i kanë bërë më shumë dëm propagandës qeveritare sesa çdo protestë me pankarta të mbushura nga militantët klasikë.

    Shqipëria që po ngre ky Kod Penal nuk është as europiane, as demokratike. Është një shtet autoritar me buzëqeshje fasle. Në vend të shtetit ligjor, kemi shtetin që qesh me veten, por vetëm kur i bën vetë batutat.

    Dhe kështu, ndërsa shqiptarët largohen nga vendi për një jetë më të mirë, qeveria mbetet këtu, duke mbrojtur institucionet me ligje si skenar i një parodie të keqe. 

  • Do ketë ndëshkime të rënda”/ Rama paralajmëron masa ekstreme për…

    Do ketë ndëshkime të rënda”/ Rama paralajmëron masa ekstreme për…

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të prerë lidhur me zaptimin e hapësirave publike, duke theksuar se “lojërat e zakonshme të maces me miun” nuk do të tolerohen më.

    Rama deklaroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese të forta për të ndaluar fenomenin e ndërtimit pa kriter në zona publike dhe urbane, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje.

    Është e rëndësishme të kuptohemi që ideja nuk është të ndëshkojmë. Do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces, duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime. Do hapet dhe një portal i posaçëm. Siç u nda mendja që nuk ndërtohet te Lana etj., do të ndahet mendja që nuk mund të ndërtohet vend e pa vend. Do bëjmë ndëshkime të atilla që mos t’i shkojë mendja njeriu të fillojë lojën nga e para. Pastrojmë te “21 Dhjetori”, pastrojmë te “Komuna e Parisit”, pastrojmë te “5 Maji” etj. Do të duhet të nisim me projekte të bukura urbanistike. Nuk mund të ndërtojnë pallate brenda pallatit, por mund të ndërtojnë parkime me dy-tre kate. Nga ana tjetër, kemi nisur punën me një nga ekspertët më të famshëm në botë, i cili ka filluar punë në shumë qytete dhe është bërë i famshëm nga ‘Super-blloqet e Barcelonës‘”, tha Rama.

  • Katër shenjat e horoskopit që do ta “mbushin” plot llogarinë bankare këtë vit

    Katër shenjat e horoskopit që do ta “mbushin” plot llogarinë bankare këtë vit

    Nëse ke nisur të ëndërrosh për një 2025 më të bollshëm financiarisht, astrologjia ka disa sinjale interesante për katër shenja të horoskopit që mund të përjetojnë një rritje financiare të mirëfilltë.

    Edhe nëse nuk je pjesë e këtyre katër shenjave, yjet nuk janë gjithçka. Vendosmëria, guximi dhe zgjuarsia financiare janë çelësi i vërtetë për suksesin në çdo vit.

    I duruar, praktik dhe me sy ambicioz, 2025-a mund të jetë viti kur kjo shenjë e tokës korr frytet e durimit. Investime të zgjuara dhe një qasje e veçantë në menaxhimin e parave e çojnë drejt suksesit.

    E njohur për intuitën e saj të fortë, Gaforrja mund të “ndjejë” edhe cila është rruga drejt fitimeve. Me një sens të veçantë për tregun dhe besim në instinktet e veta, ajo mund të gjejë mundësi ku të tjerët shohin vetëm mjegull.

    Luani

    Kreativ, karizmatik dhe pa frikë nga rreziku! Luani në 2025-ën mund të shndërrojë idetë në të ardhura. Me një ekip përkrah dhe besim në vete, suksesi është çështje kohe.

    Akrepi

    I fokusuar, i vendosur dhe strateg! Akrepi sheh përtej sipërfaqes dhe manovron në heshtje drejt fitimit. 2025-a pritet të jetë vit i shpërblimeve për punën e palodhur dhe aftësinë për të lexuar situatat si një mjeshtër.

  • G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

    G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

    Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video të postuar së fundmi, artisti u shpreh se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që kanë nxitur reagime të forta në publik dhe sidomos nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.

    Pas kësaj deklarate, organizatorët kanë bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se performanca e planifikuar e G Banit për mbrëmjen e nesërme është anuluar. Ata e konsideruan gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se nuk ka vend për qëndrime të tilla në një ngjarje që synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

    Në reagimin e tyre, organizatorët nënvizuan se “Muaji i Mërgatës” është një festë që promovon vlerat e respektit, dashurisë për kulturën dhe përfshirjes, dhe çdo akt që bie ndesh me këto parime nuk tolerohet.

    Vetë G Bani ka reaguar pas anulimit të koncertit duke sqaruar se komentet e tij ishin të drejtuara vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi. Megjithatë, për organizatorët e festivalit, kjo deklaratë nuk mjaftoi për të zbutur situatën.

  • “Nuk mund të paraqitemi si rraqexhi e delenxhi”- Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ bëhemi dot anëtarë të BE duke…

    “Nuk mund të paraqitemi si rraqexhi e delenxhi”- Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: S’ bëhemi dot anëtarë të BE duke…

    Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se rruga drejt integrimit europian kërkon një përqasje të re ndaj hapësirës së përbashkët dhe respektit për territorin

    Ai nënvizoi se territori dhe hapësira e përbashkët kanë një rëndësi të veçantë në këtë proces.

    Sipas tij, është e domosdoshme të vendoset një vijë e qartë ndarëse mes të drejtës për të zhvilluar një aktivitet legjitim dhe kufijve që duhen respektuar në hapësirat që i përkasin të gjithëve.

    “Nuk mund të vazhdojmë të lejojmë që bukuritë natyrore që na ka falur Zoti të keqpërdoren, ndërsa ne të shfaqemi para fëmijëve tanë dhe të tjerëve si raqexhinj dhe abuzues të pasurisë publike,” deklaroi kreu i qeverisë.

    Rama: Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE duke i ndarë mbrapsht punët, disa andej që përpiqet të bëjnë punën dhe disa që përpiqen të bëjnë diçka duke mos pyetur për punën e përbashkët. Në këtë aspekt territori ka një rëndësi të posaçme. Respekti për hapësirën e përbashkët ka rëndësi të posaçme. Vendosja qartë e kufirit mes të drejtës mbi hapësirën e përbashkët dhe të drejtës së kujdo që do të zhvillojë një aktivitet të caktuar legjitim në këtë hapësirë është një domosdoshmëri. Nuk mundet dot që të vazhdojmë të lejojmë që bukuritë e mëdha që na ka falur zoti të abuzohen dhe nga ana tjetër ne të paraqitemi para fëmijëve tanë, pastaj edhe të tjerëve, nëse për veten nuk paskemi respekt si raqexhi, si delenxhi dhe si abuzues me pasuri që nuk janë tonat, por janë të përbashkëta.

    Kemi bërë disa hapa, por ju siguroj që ky nuk është aksion, por është një përpjekje e pandalshme e të qëndruarit së bashku.

  • Salsano Rrapi përfundon keq në skenën e Portokallisë – bie nga skena askush nuk e priti! ( VIDEO )

    Salsano Rrapi përfundon keq në skenën e Portokallisë – bie nga skena askush nuk e priti! ( VIDEO )

    Një moment i papritur ndodhi gjatë spektaklit të humorit “Portokalli”, ku aktori i njohur Salsano Rrapi ishte në skenë duke interpretuar një nga rolet e tij komike. Publiku brohoriste me entuziazëm, dhe si përgjigje ndaj energjisë së tyre, ai bëri një veprim spontan – tentoi të hidhej në krahët e tyre siç ndodh në koncertet “live”.

    Por pritja nuk ishte ajo që ai priste… askush nuk e priti!

    Salsano ra keq në tokë përpara publikut të gjallë dhe kamerave, duke shkaktuar një moment të sikletshëm, por edhe mjaft të komentuar në rrjete sociale. Fatmirësisht, ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kaloi me humor edhe këtë situatë.

    Një situatë që tregoi se ndonjëherë publiku është më shumë për të qeshur, sesa për të kapur.

  • Isufi para 1 viti i arrestoi nipin! Bedinaj montoi ngjarjen e kamarierit për hakmarrje?

    Isufi para 1 viti i arrestoi nipin! Bedinaj montoi ngjarjen e kamarierit për hakmarrje?

    Detaje të reja qarkullojnë lidhur me incidentin e dhunshëm që ndodhi në një hotel në Vlorë, ku u përfshi polici Ardian Isufi. Sipas denoncimeve publike, Isufi ka pësuar një goditje të rëndë në kokë me një levë hekuri, ndërsa dyshohet se personi i parë që e goditi atë ishte një gazetar lokal. Ky gazetar, i cili është i përfshirë në hetime nga Prokuroria për lidhje me një grup kriminal dhe menaxhon disa biznese në qytet, ka qenë në qendër të spekulimeve lidhur me ngjarjen.

    Dhuna ndaj Isufit ndodhi pas arrestimit të nipit të pronarit të hotelit, Vasil Bedinaj, nga ana e tij. Ngjarja është manipuluar me qëllim për të krijuar një imazh të keq për Policinë dhe për të fituar mbështetje publike, duke përhapur një version të rremë të ngjarjes që sugjeron se polici ka qenë pjesë e dhunës. Edhe pse disa pamje të shkurtuara janë shpërndarë, ato nuk e tregojnë të vërtetën dhe nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar fajësinë, sipas disa burimeve.

    Për këtë arsye, ka pasur thirrje për një hetim të plotë dhe të paanshëm për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar që ata që janë përgjegjës të mbajnë pasoja ligjore. Autoritetet të merren me këtë situatë me seriozitet, pasi çdo formë dhune ndaj punonjësve të policisë mund të krijojë pasoja të rrezikshme për sigurinë dhe rendin në shoqëri. Këto akuza janë ngritur nga Erges Eskiu, anëtar i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

    Thuhet që personi i parë që ka goditur me levë policin është një gazetar lokal. Bëhet fjalë për një gazetar që ka disa biznese në Vlorë, menaxhon molin e skafeve në Vlorë dhe hetohet nga Prokuroria si pjesë e një grupi kriminal. Dhe nuk është çështje hakmarrje kjo për Aronin e shkretë. Ngjarja ka ndodhur 30-40 minuta me vonesë, pas goditjes së Aronit të shkretë. Dhe nuk e ka goditur polici. Por çfarë kanë bërë? Për të fituar mbështetje popullore, për të kthyer gjithë opinionin publik kundër policit në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë kanë hedhur një sekuencë të shkurtër ku shihet një person që dhunon Aronin. Por që nuk është polici.

    Këta banditë për të shmangur përgjegjësitë penale kanë manipuluar opinionin publik. Dhe kanë masakruar në mënyrë shtazarake policin e shkretë sepse para një viti ky polic ka arrestuar thonë një nipin e Vasilit. Pra është shumë e rrezikshme në këtë moment dhe kërkoj të hetohet ngjarja deri në fund, të zbardhet e plotë. 

    Sepse kur banditët ngrenë dorë mbi Policinë e Shtetit dhe Policia e Shtetit braktiset dhe nga kryeministri i vendit atëherë bëhet akoma më e rrezikshme situata sepse kur ia bëjnë një polici dhe nuk ndëshkohen, imagjinoni çfarë i bëjnë një personi të thjeshtë,”-thotë në videon e publikuar, Erges Eskiu, anëtar i Departamentit të Shëndetësisë të PD.

  • Me kërkesë të Ramës/ Vendimi i Qeverisë: Pallatin e Kongreseve e merr në pronësi…

    Me kërkesë të Ramës/ Vendimi i Qeverisë: Pallatin e Kongreseve e merr në pronësi…

    Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.

    Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet.

    Vendimi parashikon gjithashtu që prona në fjalë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme publike të Bashkisë Tiranë, listë që ishte miratuar fillimisht me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe që ka pësuar ndryshime ndër vite.

  • Gruaja shkon të flejë në një hotel dhe paguan 170 euro. Kur zgjohet në mëngjes shtanget nga ajo qe sheh

    Gruaja shkon të flejë në një hotel dhe paguan 170 euro. Kur zgjohet në mëngjes shtanget nga ajo qe sheh

    Nje grua eshte pickuar nga 200 pickime nga çimkat pas një nate në një hotel ne nje hotel ku pagoi 170 euro nata.

    60 vjecarja pasi u ngrit të nesërmen në mëngjes, gjetën pika gjaku që mbulonin shtratin e tyre dhe një insekt pranë saj.

    Te paguash 170 euro nata dhe te perfundosh te gjithe trupin me pickime kjo nuk me kishte shkuar ne mendje.

    Ajo u shpreh se: “Ishte e tmerrshme te zgjohesh ne mengjes me kaq shume pickime kame udhetuar ne te gjithe boten dhe kjo eshte hera ime e pare qe te pickohem nga insektet”.

    Ngjarja ka ndodhur ne Britani ku 60-vjecarja po kalonte pushimet me disa miq te saj.

  • Burri bëri ndërhyrje në organin gje…, kirurgu estetik: Gruaja shqiptare bëhet pishman pas një viti

    Burri bëri ndërhyrje në organin gje…, kirurgu estetik: Gruaja shqiptare bëhet pishman pas një viti

    Kirurgu estetik Panajto Papa ka qenë i ftuar në “Wake Up” i cili ka folur për ndërhyrjet estetike në Shqipëri, a janë shtuar meshkujt që bëjnë më shumë ndërhyrje kirurgjikale dhe a pendohen më vonë?

    Ai tregoi një rast që ka ndodhur vërtet, pavarësisht se kur e tregon duket si një barsoletë. Një rast që i ka bërë përshtypje është i një burri i cili kërkoi që të zmadhonte organin gjenital. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pas një viti, erdhën sërish në klinikë dhe gruaja i kërkon doktorit që ta ndihmojë burrin të rikthehet ashtu siç ka qenë, pasi kishin probleme gjatë raportit seksual etj. Sipas doktorit rikthimin në gjendjen e mëparshme të burrit, ishte e pamundur.

    Panajot Papa: Kemi një rast konkret që duket si barsoletë, por është reale, ku edhen burrë e grua dhe partneri bëri një operacion. Erdhi me një letër nga psikiatri që të bëhej operacioni, pasi pacienti është në rregull. Pas një viti bashkëshortja e solli përdore burrin dhe tha ju lutem ma ktheni burrin një një gjendje të mëparshme.

    Neada Muçaj: Pse çfarë nuk shkonte?

    Panajot Papa: Kishin dhimbje gjatë raporteve dhe nuk faktikisht nuk u kthye në gjendjen e mëparshme, ky është problemi. Aty është vendosur proteza dhe njëkohësisht i është bërë një prerje të një muskuli që mund të japë në pjesën atomike një zmadhim prej 4 centimetra. Automatikisht është shumë e vështirë ta rindërtosh këtë lloj ligamentin. 

    Në momentin që i është bërë vizita dhe i është bërë trajtimi, është shumë e rëndësishme që pacienti të mendojë mirë se çfarë është duke bërë, të marrë informacionin e duhur dhe në momentin që e ka marrë informacionin dhe deri diku është e nevojshme dhe jo detyrimisht estetike, automatikisht mund të bëhet korrigjimi. Shpesh herë nuk ka një kthim mbrapa të bëhet një korrigjim duke prerë lëkurën sepse shumica e rasteve ti deri diku në operacion në vetvete krijon një ind fibrotik brenda në trup dhe nuk është se ka një kthim mbrapa.