Category: Uncategorized

  • E kishe dorën e rëndë!” – Stresi zbulon live të vërtetën e sherrit me Jozin (VIDEO)

    E kishe dorën e rëndë!” – Stresi zbulon live të vërtetën e sherrit me Jozin (VIDEO)

    Një video LIVE mes Stresit dhe Jozi Markut ka hapur sërish debat në rrjet. Të dy reperët, pas viralitetit të videos ku Jozi i kërkon Stresit me tendencë “më puth”, janë shfaqur bashkë në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, ku kanë komunikuar me fansat dhe kanë treguar më shumë nga raporti i tyre i vërtetë – i cili duket se ka kaluar një fazë tensioni para pajtimit.

    Në një moment të videos live, Stresi, mes të qeshurave, i drejtohet Jozit me një frazë që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit:

    Ti e kishe dorën e rëndë… por tani t’bëra shok.”

    Deklarata ka lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një përplasje fizike – ndoshta pas incidentit famëkeq ku Jozi qëlloi Gjestin në reality show. 

    Fansat kanë shpërndarë klipin në rrjetet sociale, duke komentuar se ndoshta Jozi ka pasur një moment real tensioni edhe me Stresin, dhe kjo mund të shpjegojë ngurtësinë dhe ngacmimin me nëntekst në videon “më puth” që u bë virale një ditë më parë.

    Por pavarësisht aludimeve, të dy artistët janë shfaqur të qeshur dhe me energji pozitive, duke konfirmuar se tashmë janë shokë të mirë dhe po përgatiten për një bashkëpunim muzikor që pritet të publikohet së shpejti.

  • E pabesueshme!” Prindërit lënë 10‑vjeçarin në aeroport dhe ikin sepse i kishte skaduar pasaporta!

    E pabesueshme!” Prindërit lënë 10‑vjeçarin në aeroport dhe ikin sepse i kishte skaduar pasaporta!

    Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur aeroportin “El Prat” të Barcelonës: një çift prindër u largua nga terminali bashkë me një fëmijë tjetër, duke lënë pas një djalë 10-vjeçar, vetëm për shkak se dokumentet e tij—pasaporta spanjolle të skaduar dhe mungesa e vizës—e privuan nga udhëtimi. Ai mbeti i vetëm në terminal derisa një të afërm arriti për ta marrë. Djali tha për policinë se prindërit ishin nisur për pushime në vendlindje.

    Punonjësja e aeroportit, e identifikuar me emrin Lilian, përshkroi për TikTok-un situatën si “krejtësisht surrealiste”. Ajo u shpreh e habitur se si prindërit zgjodhën të nisen për udhëtim, ndërkohë që fëmija ishte lënë i vetëm, me telefona të angazhuar për të thirrur një të afërm dhe çanta që u hoqën nga bagazhi i familjarëve në avionin e nisur.

    Policia lokale u njoftua menjëherë dhe i mori çantat e bagazhit të prindërve nga fluturimi. Çifti dhe fëmija tjetër që udhëtonte me ta u shpallën dhe dërguan në stacionin policor për deklarime të mëtejshme. Ende nuk dihet nëse ata do të përballen me akuza ligjore.

    Sipas raporteve, parandalimi i fluturimit për shkak të disa dokumenteve të papërshtatshme nuk justifikon abuzimin me përgjegjësitë prindërore. Lilian u shpreh se veprimi nuk dukej normal as për stafin e aeroportit as për efektivët e rendit.

    Videoja dhe rrëfimi i Lilian në rrjet karakterizuan rastin si një shembull të qartë të mungesës së përgjegjësisë prindërore dhe neglizhencës ekstreme. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet ku ndjekësit po diskutojnë për rrezikshmërinë e tillë që i vihet fëmijës.

    Autoritetet spanjolle tashmë po hetojnë incidentin, ndërsa shpërndarja e pasaportave dhe kontrollet e dokumenteve mbeten objekt kritikash për masat mbrojtëse në situata të tilla.

  • Zbulohet sa qindra euro kushtojnë syzet e reja të kryeministrit, do habiteni

    Zbulohet sa qindra euro kushtojnë syzet e reja të kryeministrit, do habiteni

    Syzet? Syzet janë jo të lira, por që i shkojnë formatit tim”. Kjo është batuta legjendare e Bamir Topit që këtë të premte gushti duket se i ka shkuar për shtat kryeministrit tonë.

    Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen, kur u shfaq papritur LIVE në Facebook nga makina e tij. Të gjithë e kishin të vështirë të merrnin seriozisht atë që thoshte për lirimin e hapësirave publike përballë një pamjeje të tillë qesharake.

    Gjithsesi.

    Nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar, por nga një kërkim në internet rezulton se syzet janë të markës “Alain Mikli”, një kompani e themeluar nga një stilist franko-armen me qendër në Paris.

    Në faqen zyrtare të saj, syzet uniseks kushtojnë rreth 332 dollarë (286 euro ose 28 mijë lekë të reja). Syze të tilla mund të gjenden edhe në faqe të tjera në çmime të përafërta.

    Pra. Syzet e Edi Ramës (siç ka thënë dhe Bamir Topi) nuk janë as “të lira” dhe “i shkojnë formatit” të tij.

  • Rrjeti shpërthen: G-Bani publikon foton më sensuale me një vajzë mbi të!

    Rrjeti shpërthen: G-Bani publikon foton më sensuale me një vajzë mbi të!

    G-Bani ka ‘thyer’ rrjetin me një foto tepër provokuese ku shihet duke mbajtur në prehër një vajzë me veshje shumë të ngushta, ndërsa vetë ai shfaqet duke buzëqeshur lehtë teksa kap momentin me celular.

    Pozicioni intim dhe mënyra si janë përqafuar ka ndezur komentet në rrjetet sociale. Disa ndjekës kanë shpërthyer në komente si:

    👉 “Po ça është kjo skenë?”

    👉 “Më në fund edhe Bani u ‘dashurua’?”

    👉 “Kjo s’është më thjesht përqafim…”

    Identiteti i vajzës mbetet ende mister, por një gjë është e sigurt – kjo foto nuk ka kaluar pa u vënë re!

    💬 Shikoni foton dhe tregoni mendimin tuaj: A është kjo një lidhje e re apo thjesht provokim për show?

  • Pas momentit viral me Jozi-n, reagon Stresi në Instagram:

    Pas momentit viral me Jozi-n, reagon Stresi në Instagram:

    Pas videos që bëri xhiron e rrjetit, ku Jozi shihej duke e kapur Stresin në befasi dhe duke e detyruar ta puthë, vetë reperi ka reaguar në një mënyrë që ka shqetësuar ndjekësit.

    Në një story të postuar pak pas momentit viral, Stresi shfaqet i heshtur, me fytyrë të lodhur dhe të tensionuar. Edhe pse mundohet të duket i qetë dhe “cool” si zakonisht, mimika e tij tregon diçka tjetër – një peshë që nuk mund ta fshehë dot.

    Ai mjaftohet me një fjali të shkurtër:

    “Nëse nesër mungoj në koncert… kuptojeni vetë.”

    Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, duke u shqetësuar për gjendjen emocionale të tij. Disa mendojnë se është thjesht një lodhje momentale, të tjerë dyshojnë për probleme më të thella në marrëdhënien me Jozi-n.

    💬 Shikoni videon dhe reagimin e tij dhe jepni mendimin tuaj: Çfarë po ndodh vërtet me Stresin?

  • Ça i ke çunat e Fushë Krujës, Jozi detyron Stresin ta puth ,Stresi nuk nguron dhe nga frika e puth (Video )

    Ça i ke çunat e Fushë Krujës, Jozi detyron Stresin ta puth ,Stresi nuk nguron dhe nga frika e puth (Video )

    Pasi Jozi goditi Gjestin me shpullë, një prej personave që i doli në krah këtij të fundit në mënyrë të zjarrtë ishte Stresi.

    Por mesa duket, gjërat kanë ndryshuar.

    Në TikTok po qarkullon një video e tij me Jozin ky ai e pyet:

    ‘Çka i ke çunat e Fushë Krujës?’.

    ‘Vëllezër’, shprehet Stresi ndaj të cilit vjen edhe një kërkesë.

    ‘Më puth’, dëgjohet duke i thënë Jozi, kërkesë të cilën ai e plotëson.

    Duket se raportet mes djemve tashmë janë në një fazë tjetër, larg armiqësisë që u duk se mund ta kishin në ditët kur shuplaka e Jozit ishte top tema kombëtare.

  • Ku ka femer qe te mban ty per burre more, ti je si…! Eni Çobani ia pl*s në sy të ftuarit

    Ku ka femer qe te mban ty per burre more, ti je si…! Eni Çobani ia pl*s në sy të ftuarit

    Pas telefonatës me nënën e Vangjelisë, zonjën Qazime përmes së cilës u sqarua se paratë nga kontrata e qiradhënies së tokës së tyre ndaj TAP, kanë shkuar për djalin e sëmurë, Safeti vijon të jetë i nxehur.

    Gjatë lidhjes telefonike me vjehrrën në “Shihemi në Gjyq” ai iu kthye me fjalë të ashpra 80-vjeçares e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia. Shpërthimet e tij të vazhdueshme shkaktojnë një reagim të fortë nga ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani.

    Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!

    Safet: E kam ndarë unë!

    Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!

    Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!

    Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?

    Safet: Ka mbaruar puna!

    Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!

    Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!

    Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!

    Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!

    Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them.

  • Tragjedi : Djali 4-vjeçar bie nga dritarja e katit të 12-të dhe humb jetën ( VIDEO )

    Tragjedi : Djali 4-vjeçar bie nga dritarja e katit të 12-të dhe humb jetën ( VIDEO )

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 22 korrik , ku një djalë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën pasi ra nga dritarja e një apartamenti në katin e 12-të.

    Sipas raportimeve lokale, nëna e kishte vendosur djalin mbi një raft këpucësh pranë dritares së hapur. Ai ka tentuar të ulet në parvazin e dritares, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia fatale.

    Fëmija u dërgua menjëherë në spital, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë në moment për shkak të plagëve të rënda në kokë.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për masa më të rrepta sigurie për fëmijët në banesat me kate të larta.

  • Laert Vasili : Të hapen shtëpitë publike, unë do shkoja

    Laert Vasili : Të hapen shtëpitë publike, unë do shkoja

    I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktori i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ka ndarë më shumë rreth karrierës së tij artistike, rrugëtimit në këtë edicion të reality show-t, mendimin për fituesin Gjestin dhe tema të tjera interesante.

    Gjatë intervistës, u rikthye edhe një deklaratë e tij e bërë më herët në podcastin “Flet”, ku ai kishte rrëfyer se kishte qenë i dashuruar me një prostitutë. I pyetur për fenomenin e eskortave, që së fundmi është bërë shumë i përfolur në Shqipëri, Laerti u shpreh:
    “Kjo vajza me të cilën kam qenë i dashuruar ishte në rregull me ligjin, në një shtëpi publike…”

    Në vijim, ai dha mendimin e tij për legalizimin e këtij aktiviteti:
    “Nuk ka shtëpi publike në Shqipëri. A duhet të hapen? Për mua, po. Madje ka pasur në kohën e Zogut, merre me mend! I bie që Zogu ka qenë më përparimtar se ne sot.”

    I pyetur nëse do t’i frekuentonte po të legalizoheshin, aktori u përgjigj me sinqeritet:
    “Nëse nuk do të isha në një marrëdhënie, po. Por nëse do të isha, jo.”

    Sa i përket vajzave që merren me këtë profesion, ai shtoi:
    “Më vjen keq kur mendoj çfarë do t’i thonë vetes kur të bëhen nëna dhe si do përballen me pendesën. Nëse do të kenë pendesë, sepse flasim për shpirtin njerëzor. E ke dëgjuar shprehjen: ‘ti ke shitur shpirtin’? Ka shumë që e kanë shitur shpirtin. Por drita është gjithmonë më e fortë se errësira, dhe e mund atë.”

  • Shenja tregojnë që partneri juaj po ju tradhton

    Shenja tregojnë që partneri juaj po ju tradhton

    Cilat janë shenjat që bashkëshorti/ja juaj mund të jetë duke tradhtuar? Ndonjëherë e dini, dhe ndonjëherë jo. Kur ndodh pabesia në një martesë ose në një marrëdhënie tjetër të përkushtuar, një nga pjesët më të këqija mund të jenë të gjitha gënjeshtrat.

    Dikush që e keni dashur për kaq kohë papritmas po mban sekrete, dhe kjo dhemb. Pyetja e madhe, pse po tradhton bashkëshorti/ja juaj?

    Së pari, kuptoni se ka shumë mënyra për të tradhtuar, dhe ka shumë shenja të një partneri tradhtar në një marrëdhënie. Mund të ketë shenja pabesie emocionale dhe fizike.

    1. Partneri juaj sillet në mënyrë të dyshimtë
    Ky është një pohim mjaft i përgjithshëm, sepse ajo që është e dyshimtë për një person mund të mos jetë e dyshimtë për tjetrin. Ju e njihni më mirë partnerin tuaj. A po sillet ai ose ajo papritur… çuditshëm? Sekret? I zemëruar? I çmendur?

    Ndryshimet në humor dhe sjellje janë tregues të mirë se diçka po ndodh. Tani duhet të zbuloni se çfarë. Nëse partneri juaj po bëhet më i përfshirë emocionalisht në një person tjetër, atëherë ai ose ajo mund të mbyllet dhe të ndajë më pak me ju.

    2. Partneri juaj fillon të fshehë pajisjet e tij elektronike
    Një tjetër shenjë që bashkëshorti/ja juaj po ju tradhton është kur ai/ajo i mban pajisjet e tij elektronike të fshehura ose të kyçura.

    Kur ndodh tradhtia, pala fajtore mund të dëshirojë të fshehë gjurmët e veta – veçanërisht nëse komunikon shpesh me një person tjetër.

    Kjo mund të ndodhë me pabesi emocionale kur bashkëshorti/ja juaj bie në dashuri me dikë tjetër dhe komunikon shumë, ose mund të ndodhë me pabesi fizike sepse ata mund të caktojnë orare takimesh.

    Kjo është arsyeja pse kur ndodh pabesia, pajisjet elektronike papritmas bëhen më të rralla në shtëpi.

    3. I dashuri/e juaj gjen justifikime për të dalë vetëm ose “me miqtë”
    Ndoshta ai ose ajo papritmas “vonohet të kthehet në shtëpi nga puna” ose mbrëmjet e së mërkurës në palestër janë pak më të gjata se zakonisht. Ndoshta ka një natë të re javore me miqtë.

    Këto mund të jenë të ligjshme, por në përgjithësi thjesht duket e çuditshme. Duhet të pyesni, pse po e shihni gjithnjë e më pak partnerin tuaj?

    6. Ekstremet emocionale fillojnë të ndodhin
    Nëse partneri/partnerja juaj papritmas po sillet shumë mirë gjatë gjithë kohës edhe kur disa gjëra e bezdisnin, ose nëse është më i/e zemëruar me ju për gjëra të parëndësishme, ky është një tjetër sinjal paralajmërues.

    Ekstremet emocionale zakonisht janë rezultat i ndjenjës së fajit të madh. Partneri/partnerja juaj mund të jetë duke bërë diçka që e di se është e gabuar dhe ose ndihet keq për këtë ose po e maskon atë me zemërim.