Category: Uncategorized

  • Rrezikoni burg! Kush ka kafshë shtëpiake duhet ta lexojë me patjetër Kodin e Ri Penal

    Rrezikoni burg! Kush ka kafshë shtëpiake duhet ta lexojë me patjetër Kodin e Ri Penal

    Drafti i ri i Kodit Penal, i hedhur për konsultim publik, përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve, duke parashikuar për herë të parë dënime penale për braktisjen, keqtrajtimin dhe moskontrollin e tyre në hapësira publike.

    Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe nga personi përgjegjës, në rrethana që rrezikojnë jetën ose shëndetin e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg.

    Sipas nenit 943, dëmtimi i përhershëm ose i përkohshëm i një kafshe shtëpiake, që jeton nën kontrollin e njeriut, përfshirë edhe akte me natyrë seksuale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vite.

    Në rastet kur nga keqtrajtimi vjen ngordhja e kafshës, dënimi shtohet deri në 50%, si për kafshët shtëpiake ashtu edhe për ato të tjera vertebrore.

    Neni 945 vendos përgjegjësi penale për ata që nuk kontrollojnë kafshët e tyre në hapësira publike. Nëse një kafshë (si p.sh. një qen) shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mosvendosjes së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Dënimi ashpërsohet nëse pasoja janë më të rënda.

    Sipas nenit 946, ndalohet dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 muaj çdo person që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë vuajtje ose torturë. Rritja, trajnimi apo dhënia e kafshëve për qëllime ndeshjeje dënohet deri në 6 muaj burg, ndërsa vendosja e basteve në këto ngjarje dënohet me deri në 2 muaj burg.

    Sipas nenit 947, kur veprat penale ndaj kafshëve kryhen me mizori, egërsi, për qëllime fitimi, në prani të fëmijëve, me armë apo mjete të rrezikshme, ose shpërndahen pamje të ngjarjes në rrjete sociale apo media, dënimi rritet deri në një të dytën (50%).

  • RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, ja denimi i madh qe i pret shkelesit

    RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, ja denimi i madh qe i pret shkelesit

    Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme.

    Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën se si ndërtohet, menaxhohet dhe mirëmbahen bashkëpronësitë në pallate.

    Ligji i ri zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009, i cili në shumë raste kishte mbetur në letër. E reja që sjell ky ligj është se çdo ndërtesë ku ka më shumë se një pronar nuk mund të jetë më “pa zot”.

    Bashkëpronësia trajtohet si një marrëdhënie e detyrueshme ligjore, dhe jo më si çështje vullneti apo mirëkuptimi mes fqinjëve.

    Çdo hapësirë e përbashkët: nga shkallët, ashensorët, garazhet, tarracat, bodrumet, deri te fasadat, oborret apo lulishtet e përbashkëta do të kenë një status të qartë në dokumentacionin kadastral. Për herë të parë, këto do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në emër të të gjithë banorëve, duke mbyllur kështu derën për abuzime dhe keqinterpretime.

    Në thelb të ligjit të ri është krijimi i një strukture të organizuar të administrimit. Tanimë, çdo pallat duhet të ketë një administrator – qoftë një nga banorët, qoftë një shoqëri e specializuar, regjistruar dhe certifikuar nga bashkia.

    Administratori do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, pastrimin, riparimet, kontratat me furnitorë të jashtëm, dhe mbi të gjitha për përfaqësimin ligjor të ndërtesës.

    Ai do të nënshkruajë kontrata, do të mbledhë kuotat e mirëmbajtjes dhe do të raportojë çdo vit për shpenzimet. Edhe më shumë, kontrata me të është e detyrueshme dhe ka një afat minimal prej tre vitesh – për të siguruar vazhdimësi dhe jo ndryshime të shpeshta për interesa personale.

    Tashmë është detyrë e çdo banori që, përveç pagesës së kuotave mujore, të marrë pjesë në mbledhjet e asamblesë së bashkëpronarëve. Në këto mbledhje, me shumicë votash vendoset për çështje të rëndësishme si buxheti vjetor, riparime të mëdha, por edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi.

    Një nga rregullimet më domethënëse të ligjit është se çdo vendim që merret nga kryesia e zgjedhur – organi përfaqësues i banorëve – ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë. Në këtë mënyrë, pakica që nuk pranon të bashkëpunojë nuk mund të bllokojë më vendimmarrjen apo përmirësimin e ndërtesës.

    Ligji vendos për herë të parë detyrime të qarta për shoqëritë ndërtuese: ato janë përgjegjëse për administrimin deri në momentin që ndërtesa i kalon në pronësi përfundimtare banorëve dhe lëshohet certifikata e shfrytëzimit.

    Në këtë periudhë, ndërtuesi është i detyruar të përfshijë në kontratë rregulloren e administrimit dhe aktin e bashkëpronësisë, dokument ky që do të regjistrohet në Kadastër. Ndërkohë, bashkitë marrin një rol aktiv: ato mbikëqyrin, certifikojnë administratorët, ruajnë dhe përditësojnë librin e bashkëpronësisë, dhe kanë të drejtë të vendosin gjoba për çdo shkelje që dëmton bashkëjetesën apo pengon mirëmbajtjen.

    Dokumentet dhe të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme për banorët edhe përmes e-Albania, çka sjell një nivel të ri transparence dhe shmang burokracitë.

    Ky ligj i ri është më shumë se një akt formal: është një mekanizëm i ndërtuar për të forcuar jetesën kolektive, për të ruajtur vlerën e pronës së përbashkët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane. Dhe më në fund, u jep qytetarëve mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtëpinë e tyre – jo vetëm brenda katër mureve, por edhe në çdo shkallë, oborr, apo tarracë që ndajnë me të tjerët. 

  • “Trupi ishte i shtrirë në sallon, veshur me kostum e këmishë”- Vr*sja e Anesti Ramës nga vajza dhe i dashuri i saj 55-vjeçar, tr*ndit prokuroria

    “Trupi ishte i shtrirë në sallon, veshur me kostum e këmishë”- Vr*sja e Anesti Ramës nga vajza dhe i dashuri i saj 55-vjeçar, tr*ndit prokuroria

    Prokuroria e Fier ka dhënë detaje nga vrasja makabre e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe Çlirim Dogani, që dyshohet se e reja kishte një lidhje intime.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Dyshime se vrau babain në bashkëpunim me një person tjetër, Prokuroria Fier procedon penalisht tre shtetas për dy vepra penale

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi procedimin penal nr.1073, datë 24.07.2025 për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal ndaj tre shtetasve E.R. V.R. dhe Ç.D.

    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, në datë 23.07.2025, rreth orës 21:16 në Sallën Operative Fier, u bë një telefonatë ku kërkohej dërgimi i ambulancës, pasi një shtetas ishte dëmtuar në ambientet e tualetit të banesës së tij të ndodhur në fshatin Frashër.

    Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier ka shkuar në banesën e shtetasit A.R., të cilin e ka gjetur të shtrirë në sallonin e banesës së tij, të veshur me kostum dhe këmishë. Personeli mjekësor konstatoi se shtetasi A.R. kishte humbur jetën dhe ka njoftuar Sallën Operative se “personi për të cilin kërkuan ndihmë mjekësore është i vdekur”.

    Në zbatim të procedurës hetimore të parashikuar në raste të tilla, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Nga këqyrja e jashtme e trupit të të ndjerit, u konstatua se ai kishte çarje në pjesën ballore, çarje mbi vetull, një dërmishje mbi vetullën e djathtë, si dhe dëmtime të tjera.

    E bija e të ndjerit, shtetasja E.R. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V.R., i deklaruan grupit hetimor se e kishin gjetur të ndjerin në tualetin e banesës pa shenja jete dhe të gjakosur, kishin njoftuar fqinjët se ky shtetas ishte rrëzuar në tualet dhe në vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur, me qëllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes.

    Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E.R., e dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal, i shtetases V.R. e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, si dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit Ç.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 të Kodit Penal.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi vleftësimin e ligjshëm të arrestimeve dhe të ndalimit, si dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të tre personat nën hetim, kërkesa të cilat u pranuan nga gjykata.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale kundër jetës.

    Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • ARBANA OSMANI RIKTHEHET NË EKRAN, FORMATI REALITY QË DO TË MODEROJË!

    ARBANA OSMANI RIKTHEHET NË EKRAN, FORMATI REALITY QË DO TË MODEROJË!

    Arbana Osmani vijon të mbetet një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Shumë aktive në rrjetet e saj sociale, prezantuesja nuk i shpëton asnjëherë pyetjes se kur do të rikthehet në ekranin e madh.

    Dhe duket se momenti për një rikthim të shumëpritur është afër. Burime bëjnë me dije, se Arbana është pranë konkretizimit të një projekti televiziv. Bëhet fjalë për një reality, ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në ekranet shqiptare. Kryefjalë do të jenë talentet e reja në fusha të ndryshme të artit që do të performojnë në skenë, por jo vetëm. Projekti, është ende duke u përgatitur nga producentët, ashtu edhe si vazhdojnë bisedimet për të marrë në krye të spektaklit Arbana Osmanin.

    Mesa duket kjo shënon edhe pikën që do të sjellë sërish në ekran emrin e dashur për publikun. Një fakt të tillë, ka qenë vetë Arbana që e ka paralajmëruar vetëm pak kohë më parë. Në një intervistë”, moderatorja e njohur bëri të ditur se në shtator do të rikthehet me sezonin e dytë të emisionit të saj, “Mirëmbrëma yje”, një format që u mirëprit nga publiku në edicionin e parë.

    Përveç këtij rikthimi, Arbana paralajmëroi edhe një projekt tërësisht të ri. Ajo nuk dha ende detaje për përmbajtjen apo konceptin e formatit, por konfirmoi se puna për të ka nisur. Në intervistën e saj, Arbana bëri me dije se këto projekte ishin vetëm për kanalin e saj të You Tube, duke mos dashur të prekë detaje nga propozimi i marrë. Vetëm pak muaj më parë, Arbana u ngjit në skenë, ku edhe paralajmëroi kështu se kishte ndryshuar shtëpinë mediatike.

    Në skenën e “X Factor Albania” moderatorja erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm vetëm pak kohë më parë, duke paralajmëruar një zhvendosje të saj në këtë televizion. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë. E për të zbuluar detaje të reja nga projektet e prezantueses, do të na duhet të presim edhe pak, deri në sezonin e ri televiziv.

  • Cfarë turpi! “Tërb*hen” vajzat në Ksamil, veprime ER0TIKE me njëra-tjetrën në mes të plazhit (Video)

    Cfarë turpi! “Tërb*hen” vajzat në Ksamil, veprime ER0TIKE me njëra-tjetrën në mes të plazhit (Video)

    Duket se pushuesit po “dhurojnë” skena gjithnjë e më të pahijshme në plazhet shqiptare.

    Një qytetar ka dërguar për JOQ një video, ku shfaqen disa disa vajza të reja teksa sillen në mënyrë provokuese me njëra-tjetrën pranë pushuesve, mes tyre edhe fëmijë të mitur. Sipas denoncuesit, pamjet janë filmuar në një plazh të Ksamilit më 21 korrik, rreth orës 19:00.

    Denoncuesi thotë se nuk kuptohej nëse vajzat ishin shqiptare apo të huaja, por sjellja e tyre është konsideruar nga ai si jashtë çdo norme shoqërore dhe një “spektakël” i panevojshëm në një ambient publik familjar. Ai e quan këtë emancipim të rremë dhe e përshkruan me ironi situatën, duke përfunduar me një mesazh të qartë për realitetin që po krijohet në plazhet shqiptare.

    Kjo ngjarje vjen në një periudhë kur Ksamil, një prej destinacioneve më të frekuentuara të verës, po përballet shpesh me debate për sjelljet e pushuesve, zaptimin e hapësirave publike, si dhe mungesën e etikës në ambiente të përbashkëta.

    Kaq shumë janë emancipuar plazhet e Ksamilit që kemi arritur deri në këtë pikë? Tek një plazh në Ksamil edhe pse ka minoren këto zonjushat japin spektakël. Hajde Shqipëri hajde… Lum si ne e lum si ti Shqipëri moj Shqipëri….. Video është bërë në dt 21 Korrik ora 19:00. Nuk kuptohej a ishin shqiptare apo të huaja pasi vetëm qeshnin dhe lepiheshin me njëra-tjetrën. Nejse kaq kisha unë.” – shkruan denoncuesi.

  • Kurrë s’kam dashuruar, madje as burrin…ja pse e mora”, TR*NDIT Parashqevi Simaku zbulon detajet int*me

    Kurrë s’kam dashuruar, madje as burrin…ja pse e mora”, TR*NDIT Parashqevi Simaku zbulon detajet int*me

    Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për “Opinion” se “ajo nuk ka dashuruar asnjëherë në jetën e saj”.

    -Si u ndjeve kur erdhe në Tiranë, kishte njerëz që të ngacmonin?

    Parashqevi Simaku: Asnjëherë!

    -Ke qenë komode në jetën tënde?

    Parashqevi Simaku: Isha shumë e thjeshtë, asnjëherë nuk lyhesha, edhe kur shkova në shkollë. Vishesha shumë thjeshtë

    -Sa vjeç ishe kur re në dashuri?

    Parashqevi Simaku: S’kam rënë kurrë në dashuri!

    -Asnjëherë?! Në jetën tënde? As në gjimnaz, s’kishe ndonjë dashuri platonike?

    Parashqevi Simaku: Jo! Kam pasur fatin që më kanë dashur…

    Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura.

    Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë.”

    Në intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, ikona e muzikës shqiptare, thotë se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.

    “S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”

    Par herë të fundit, në Shqipëri ka shkelur 21 vite më parë.

    “Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë tek babai im, që të martohemi. Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë. Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit”, tregoi këngëtarja e madhe.

    Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu, i cili ka udhëtuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë intervistë.

    Tejet e kuruar e plot energji, Parashqevi Simaku rrëfeu për “Opinion” historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit.

    Herën e parë në skenë, mes emocionesh, e kujton kështu:

    “Në fillim të dhjetorit 1981, më japin një duet me Hysni Zelën. Një javë para na vjen urdhri që nuk do bëhej festivali se Mehmet Shehu vrau veten. Ishte një dramë e madhe, se ne në Kavajë nuk ishim politikanë. Ne vetëm Allahun njohim, kështu jam rritur. Dola, për fat të keq ose për fat të mirë, unë duhet të dubloja Irma Libohovën. Edhe publiku ishte pak i zymtë, me frikë. E duartrokitën këngën e Krajkës, ai ishte gjithmonë modern. Dola e dyta unë, këndova dhe më kthyen dy herë të përshëndetesha.

    S’më njihnin fare! Xhaxhi Xhemali, byrazer i babës tim, nusja e tij Antigoneja nga Gjirokastra. Ajo ishte martuar me një fustan me lule dhe më dha fustanin e saj. Këpucët, më kanë çuar te garderoba e Operës e Baletit dhe kam veshur me gazeta këpucët llustrafinë të Edit Mihalit. Po ecja aty para se të më dilte emri. Vjen Alida Hysku e më tha hë mi mos ki frikë se shumë mirë do dalësh. Unë po dridhesha, në atë kohë edhe Vaçe Zela dridhej, më tregonte Krajka. Irma e pyet Agim Krajkën, i thotë pse s’më the se ajo është këngëtare shumë mirë.”

  • Ndodh në qytetin shqiptar! Zjarrfikësja shkon të shuajë zjarrin, por digjet vetë

    Ndodh në qytetin shqiptar! Zjarrfikësja shkon të shuajë zjarrin, por digjet vetë

    Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në Malësi të Madhe nga ku mësohet se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur.

    Sipas informacioneve, pavarësisht situatës së rrezikshme, fatmirësisht asnjë nga zjarrfikësit nuk ka pësuar lëndime.

    Ndërkohë ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe tre mjete të tjera zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll zjarrin dhe të shmangin një rrezik të madh për zonën përreth

  • Gjendje alarmante në Onkologjik: Pacientët luftojnë me sëmundjen dhe kushtet çnjerëzore

    Gjendje alarmante në Onkologjik: Pacientët luftojnë me sëmundjen dhe kushtet çnjerëzore

    Spitali Onkologjik në Tiranë ndodhet në një gjendje të rënduar, ku kushtet e trajtimit për pacientët janë të papërshtatshme dhe shpesh çnjerëzore. Këtë e bën të ditur një qytetare e cila ka dërguar edhe pamje në redaksi teksa shkruan se dhomat janë të mbushura përtej kapacitetit, me deri në gjashtë pacientë në një hapësirë të vetme, pa mundësi për shoqëruesit dhe pa pajisje elementare si karroca apo krevate të përshtatshëm. Mungesa e sistemit të ngrohjes, tualetet në kushte skandaloze dhe muret me lagështi e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin për ata që po përballen me një sëmundje të rëndë si kanceri.

    Gjendje alarmante në Onkologjik: Pacientët luftojnë me sëmundjen dhe kushtet çnjerëzore

    Spitali Onkologjik në Tiranë ndodhet në një gjendje të rënduar, ku kushtet e trajtimit për pacientët janë të papërshtatshme dhe shpesh çnjerëzore. Këtë e bën të ditur një qytetare e cila ka dërguar edhe pamje në redaksi teksa shkruan se dhomat janë të mbushura përtej kapacitetit, me deri në gjashtë pacientë në një hapësirë të vetme, pa mundësi për shoqëruesit dhe pa pajisje elementare si karroca apo krevate të përshtatshëm. Mungesa e sistemit të ngrohjes, tualetet në kushte skandaloze dhe muret me lagështi e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin për ata që po përballen me një sëmundje të rëndë si kanceri.

    Kjo situatë e rëndë nuk është thjesht një çështje infrastrukture, por një thirrje për ndërgjegjësim dhe ndërhyrje urgjente nga Ministria e Shëndetësisë me ministren Albana Koçiu. Pacientët onkologjikë nuk janë numra në statistika, por njerëz që përballen çdo ditë me dhimbje dhe frikë, të cilët kanë nevojë për dinjitet, përkujdesje dhe shpresë. Spitali duhet të jetë një vend ku jeta mbështetet dhe dhimbja lehtësohet, jo një vend që shton vuajtjen dhe ndjenjën e braktisjes.

    Është koha që qeveria të kujtohet se spitali nuk është thjesht një godinë është vendi ku jepet shpresë dhe ku çdo i sëmurë duhet të ndihet njeri, jo i harruar. Dhimbja e tyre është një thirrje që kërkon përgjigje të menjëhershme: më shumë humanizëm, më shumë respekt dhe kushte të denja për këta njerëz që po luftojnë me gjithë forcën për jetën!

    Përshëndetje! Doja të ndaja me ju disa foto të Onkologjikut në gjendjen e mjerueshme që është dhe një shkrim për të nga eksperienca që kam kaluar në këtë spital. Jeta të përplas në shumë dyer dhe mua sot më përplasi në një derë që do doja mos të shikoja askënd.

    Ehhhhhhh……. Është e padurueshme të qëndrosh në Spitalin Onkologjik dhe të dëgjosh rënkimet e pacientëve që përballen çdo ditë me dhimbje të tmerrshme. Zemra të çahet jo vetëm nga sëmundja që i ka lodhur, por edhe nga kushtet e rënda ku ata trajtohen. Shumë prej tyre rrinë në pavione ku mungon qetësia, ku nuk ka kushte të denja për dikë që vuan, ku mungon ngrohtësia dhe përkujdesja që çdo njeri i sëmurë ka nevojë.

    Këtu mungojnë kushtet më minimale si:

    Tualetet në kushte skandaloze (pa ace, ujë e sapun)

    6 veta në një dhomë

    Karrige për shoqëruesit e pacientëve, ku në shumicën e rasteve quhen klientë e jo pacientë

    Karrocat

    Krevatet që duhen shkallë për të hipur e zbritur pacienti

    Muret me lagështi

    Sistemi ngrohës

    Këta pacientë nuk janë thjesht numra janë nëna, baballarë, motra e vëllezër që po luftojnë për jetën dhe meritojnë trajtim me dinjitet, mjekim të duhur dhe kushte që t’u lehtësojnë dhimbjen, jo t’ua shtojnë atë.

    Është koha që qeveria të kujtohet se spitali nuk është thjesht një godinë është vendi ku jepet shpresë dhe ku çdo i sëmurë duhet të ndihet njeri, jo i harruar. Dhimbja e tyre është një thirrje që kërkon përgjigje të menjëhershme: më shumë humanizëm, më shumë respekt dhe kushte të denja për këta njerëz që po luftojnë me gjithë forcën për jetën!

  • Çunat e rinj shkojnë ne krevat me grαtë e…” dedektivja bên deklaratën e BUJSHME, zbulon “trendet” e tradhtisë

    Çunat e rinj shkojnë ne krevat me grαtë e…” dedektivja bên deklaratën e BUJSHME, zbulon “trendet” e tradhtisë

    E ftuar në WakeUp ka qenë dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili. Në fjalën e saj Lila ka treguar se tashmë kanë ndryshuar trendet e tradhëtisë. Sipas saj nuk janë vetëm gocat e reja që lidhen me burra të martuar të mëdhenj në moshë.

    Sipas saj, tashmë është shtuar “pushteti” i grave të mëdhaja në moshë, me fuqi dhe para që lidhen me cuna të rinj.

    Janë gra në moshë të madhe, me fuqi dhe para dhe kanë cuna të rinj. Nuk janë vetëm burrat e moshur me vajza të reja. Por ne bëjmë vetëm punën.”-tha në studio Shkënda Lila.

    Ajo tregoi në studio se njerëzit që janë martuar shumë herët, ose nuk kanë patur eksperienca në jetën e tyre janë më të prirur ndaj tradhtisë.

    Njerëzit që janë martuar shumë herët nuk i kanë përjetuar eksperiencat në kohën kur duhet. Tani kanë kaluar adoleshencën e dytë, kanë vënë gjërat në vij dhe nisin e tradhtojnë. Harrojnë që kanë një familje pas, kanë fëmijë.”- tha Lili.

  • Vendimi i qeverisë/ Do të marrin lekë nga shteti, ja kush përfiton

    Vendimi i qeverisë/ Do të marrin lekë nga shteti, ja kush përfiton

    Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit.

    Qeveria bën me dije se trajtimi financiar përfshin shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës.

    Do t’u paguhen shpenzimet për përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë, ceremonitë zyrtare të karakterit policor dhe pritje të personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës, shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve të policisë shqiptare në vendet përkatëse, uniformën.

    Gjithashtu, qeveria shqiptare do të mbulojë dhe shpenzimet për qiranë e apartamentit, mirëmbajtjen e tij dhe të ambienteve të përbashkëta për ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë, pajisje shtëpiake, siguracionin, mirëmbajtje, riparim defekti dhe shërbimi karrotrec, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrollet periodike në vendin pritës të automjetit, komisionet bankare, internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.