Pas lajmeve për anulimin e dy koncerteve të tij në Kosovë, G-Bani ka reaguar për herë të parë publikisht dhe ka sqaruar të vërtetën pas kësaj situate.
Në një video të gjatë, artisti shqiptar është shfaqur i qetë, me një sjellje shumë të edukuar, duke sqaruar se koncertet nuk janë anuluar nga ai, por për shkak të disa ankesave nga individë që e kanë keqinterpretuar një situatë të mëparshme.
“Unë nuk kam sharë Kosovën kurrë! Kam reaguar ndaj disa individëve që më kanë ofenduar personalisht, por kurrë nuk do të ofendoja një popull që e dua dhe e respektoj pa masë,” – është shprehur G-Bani në deklaratën e tij.
Ai theksoi se gjithmonë ka qenë pro bashkimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen dhe kundër çdo lloj përçarjeje:
“Jam G-Bani, dhe gjithmonë do jem për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë. S’mund të më vendosni në rolin e armikut, kur unë kam dhënë gjithçka për muzikën dhe për unitetin shqiptar.”
Për më shumë detaje dhe për ta dëgjuar të plotë reagimin e tij të qetë dhe të sinqertë, ndiqni videon ⬇️