Category: Uncategorized

  • Fansat në shok : Emergjencë e papritur! Luizi largohet papritur nga eventi në Ksamil – çfarë ndodhi ? (FOTO)

    Fansat në shok : Emergjencë e papritur! Luizi largohet papritur nga eventi në Ksamil – çfarë ndodhi ? (FOTO)

    Luiz Ejlli ishte pritur me entuziazëm si i ftuari special në një beach bar në Ksamil, ku do të performonte për fansat gjatë kësaj fundjave. Por në vend të një performance plot energji, ndodhi ajo që askush nuk e priste…

    Këngëtari është larguar në mënyrë të papritur nga ambienti, duke lënë pas një atmosferë të zymtë dhe shumë fansa të zhgënjyer. Organizatorët e eventit konfirmuan lajmin përmes një njoftimi zyrtar, ku bënë të ditur se arsyeja e largimit ishte një emergjencë personale që e detyroi Luiz Ejllin të ndërpriste angazhimin e tij.

    Nëse keni bërë një pagesë për këtë event, ju lutemi na jepni emrin e rezervimit dhe ne do të kujdesemi për kompensimin tuaj,” thuhet në deklaratën e tyre, që ka qarkulluar gjerësisht në rrjete sociale.

    Detaje të mëtejshme mbi emergjencën nuk janë dhënë ende, ndërsa fansat janë në pritje të një reagimi nga vetë artisti. Organizatorët, ndërkohë, shprehen se po punohet për të përcaktuar një datë të re ku Luizi të rikthehet për të performuar.

    A ishte kjo thjesht një urgjencë apo fshihet diçka më shumë pas largimit të papritur të Luizit? Kohët në vijim pritet të japin më shumë përgjigje.

  • Hekurudha Tiranë-Rinas me tren për 20 minuta, po Durrësi? Ja 3 linjat që do të operojnë nga kjo datë

    Hekurudha Tiranë-Rinas me tren për 20 minuta, po Durrësi? Ja 3 linjat që do të operojnë nga kjo datë

    Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije detajet në lidhje me projektin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas në drejtim në gjatësisë dhe kohës që nevojitet për përshkrimin e tre linjave të saj.

    Kështu, hekurudha Tiranë – Durrës ka një gjatë prej 37.9 km, ndërkohë që koha e udhëtimit do të jetë rreth 36 minuta. Hekurudha nga Tirana në aeroportin e Rinasit do të ketë gjatë 15.4 km, që do të përshkruhen për rreth 20 minuta, ndërkohë që Durrës – Rinas ka një gjatë prej 32.6 km dhe koha e udhëtimit përllogaritet në 28 minuta.

    Rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i një degëzimi të ri hekurudhor drejt aeroportit të Rinasit është një nga projektet më të avancuar, që synojnë të ringjallin transportin me tren në Shqipëri.

    Në këtë kuadër po zhvillohen edhe propozimet për të dhënë një kontratë shërbimi publik, që do të parashikojë operimin e trenave të pasagjerëve. Po ashtu, operatori i zgjedhur do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat.

    Tenderimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2025 për operacionet që do të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2026, pikërisht me projektin e sipërpërmendur, ndërsa më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec.

    Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036

  • U qëllua 7 herë me thikë nga djali i saj – kjo është drejtoresha që tronditi Maqellarën! Sbulohet arsyeja e sulmit (detajet)

    U qëllua 7 herë me thikë nga djali i saj – kjo është drejtoresha që tronditi Maqellarën! Sbulohet arsyeja e sulmit (detajet)

    Një ngjarje makabre ka tronditur paraditen e sotme Maqellarën, ku një grua 50-vjeçare është plagosur rëndë me thikë nga djali i saj biologjik, brenda banesës së tyre. Viktima është Nexhmie Sula, një emër i njohur në komunitet si drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa autori i dyshuar është djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

    Sipas burimeve nga policia dhe dëshmitarë nga zona, konflikti kishte nisur për arsye të padobishme, për probleme të natyrës familjare dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme në shtëpi. Por këtë herë, situata doli jashtë kontrollit, kur i riu ka marrë një thikë kuzhine dhe ka qëlluar të ëmën shtatë herë në pjesë të ndryshme të trupit.

    Pas krimit të rëndë, fqinjët që kishin dëgjuar zërat dhe thirrjet për ndihmë kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Forcat blu mbërritën me urgjencë dhe arrestuan autorin brenda banesës, ndërsa viktima u transportua fillimisht në spitalin rajonal të Dibrës dhe më pas u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

    Gjendja e saj paraqitet e rëndë, por e stabilizuar, sipas burimeve spitalore. Mjekët janë duke bërë maksimumin për të shpëtuar jetën e saj, ndërsa plagët që ka marrë janë të thella dhe të rrezikshme.

    Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa i riu do të përballet me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje në rrethana familjare, vepër që dënohet rëndë nga ligji. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Ikler Sula mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, por kjo do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimeve psikiatrike.

    Banorët e Maqellarës janë ende në tronditje nga ngjarja, duke e përshkruar Nexhmie Sulën si një grua e qetë, e përkushtuar në punën e saj si edukatore dhe gjithmonë e përkujdesur për familjen.

  • Mu tha zemra, më iku Edita ime…’ Rexhep Qosja rrënqeth me postimin prekës pas humbjes së të bijës

    Mu tha zemra, më iku Edita ime…’ Rexhep Qosja rrënqeth me postimin prekës pas humbjes së të bijës

    Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.

    Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.

    Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

    Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

    Reagimi i Rexhep Qosja:

    F A L Ë N D E R I M

    Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

    Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

    Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

    Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

    Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

    Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

    Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

  • 🇦🇱 “Gjakova refuzon Himnin Kosovar ” – E gjithë palestra këndon himnin e Shqipërisë me shpirt! ( Video)

    🇦🇱 “Gjakova refuzon Himnin Kosovar ” – E gjithë palestra këndon himnin e Shqipërisë me shpirt! ( Video)

    Një moment tejet emocionues ka ndodhur gjatë një ndeshjeje në Gjakovë, ku të pranishmit kanë refuzuar të qëndrojnë të heshtur gjatë himnit shtetëror të Kosovës dhe në vend të tij, kanë kënduar me gjithë shpirt himnin e Shqipërisë.

    Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet tregojnë një palestrë të mbushur plot, ku zëri i tifozëve dhe qytetarëve kumbon fuqishëm me vargjet e “Himnit të Flamurit”.

    🗣️ “Degjojeni deri në fund – është e pamundur të mos emocionohesh kur sheh sa me shpirt dhe krenari e këndojnë,” – shkruajnë përdoruesit në rrjet.

    Ky veprim është përjetuar nga shumë si një shprehje e identitetit kombëtar dhe ndjenjës së përbashkët shqiptare, që shpeshherë mbizotëron mbi çdo ndarje administrative apo politike.

    🔴 Pavarësisht debatit që mund të hapë një veprim i tillë, një gjë është e sigurt: Gjakova foli me zemër.

  • 🔴 Peshkaqen Tigër në ujërat shqiptare! Kapet afër “Ranës së Hedhun” – rrezik potencial për njerëzit

    🔴 Peshkaqen Tigër në ujërat shqiptare! Kapet afër “Ranës së Hedhun” – rrezik potencial për njerëzit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në brigjet e Adriatikut, ku një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve lokalë, rreth 1500 metra larg bregut, në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun.

    Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit Tigër, një nga speciet më të mëdha dhe më të rrezikshme për njerëzit. Ky lloj peshkaqeni është i njohur për përmasat e tij të mëdha dhe natyrën e paparashikueshme.

    Peshkaqeni është kapur në thellësi të ujërave të detit Adriatik nga një grup peshkatarësh, të cilët pas identifikimit të tij kanë vendosur ta lirojnë dhe ta rikthejnë në ujërat e thella.

    👀 Ngjarja ka ngritur shqetësime mes komunitetit lokal dhe pushuesve, pasi prania e një specieje të tillë në ujërat shqiptare konsiderohet mjaft e rrallë dhe potencialisht e rrezikshme.

    🔍 Nuk dihet ende nëse peshkaqeni ka humbur drejtimin nga habitatet e tij natyrore, apo nëse ndryshimet klimatike dhe lëvizjet e pazakonta të faunës detare po e sjellin gjithnjë e më afër brigjeve tona.

  • Cm*nduri! Vendim si ky ska parë bota, nje tjeter vendim penal i pabesueshëm

    Cm*nduri! Vendim si ky ska parë bota, nje tjeter vendim penal i pabesueshëm

    Për herë të parë, pas 30 vitesh, Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Penal. Por cilat do të jenë risitë e tij?

    Një vëmendje e madhe i është kushtuar të miturve. Kodi Penal i sguron një mbrojtje të posaçme të miturve. Për çdo veprim kriminal të drejtuar ndaj tyre do të ketë dënime të rënda.

    Një rregullim është bërë edhe në vetë konceptin “i mitur”. Tashmë, i mitur do të konsiderohet çdo person deri në 21 vjeç.

    Përmes Kodit të Ri Penal do të prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim. Në caktimin e masave edukuese merren parasysh një sërë faktorësh dhe masa më e rëndë aplikohet si alternativë e fundit. Në Kod ka edhe një saktësim të përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta

    Ndërkohë, janë hequr disa vepra të vjetruara nga lista e veprave penale. Sipas draftit të Kodit të Ri Penal, do të rritet niveli i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to. Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternativë të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese.

    Me këtë Kod, kemi një përcaktim dhe përkufizim të nocioneve që i kanë munguar legjislacionit shqiptar në vite, duke zvogëluar boshllëqet dhe paqartësinë që mund të haset në praktikë.

    Në Kodin e procedurës penale është futur edhe koncepti i drejtësisë restauruese, duke shtuar për shembull dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës, shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese, apo përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.

    Një risi tjetër lidhet me kriminalizimin e veprave të reja si terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit, rrafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe të tjera

  • KODI I RI PENAL/ Nga 18 në 21 vjeç: Rritet mosha e minorenëve në Shqipëri! Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë?

    KODI I RI PENAL/ Nga 18 në 21 vjeç: Rritet mosha e minorenëve në Shqipëri! Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë?

    Për herë të parë pas tri dekadash, Shqipëria është në prag të miratimit të një Kodi të Ri Penal, i cili pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në sistemin e drejtësisë. Reforma e propozuar synon të modernizojë mënyrën si trajtohen të miturit dhe të rishikojë disa nga veprat penale ekzistuese.

    Të mitur deri në 21 vjeç – një risi me ndikim të madh

    Një nga ndryshimet më të mëdha në këtë kod është rritja e moshës së të miturve nga 18 në 21 vjeç. Me këtë vendim, çdo person deri në moshën 21 vjeçare trajtohet si i mitur, duke u përfshirë në një regjim më të butë penal dhe më shumë fokus te rehabilitimi.

    Qëllimi është t’u jepet një mundësi e dytë të rinjve që kanë bërë gabime, në vend që të dënohen rreptësisht. Ligji i ri synon që në vend të burgimit, të merren masa alternative që ndihmojnë në riintegrimin në shoqëri.

    Më shumë mbrojtje për të miturit, por edhe vepra të reja penale

    Krahas mbrojtjes për të rinjtë, kodi i ri parashikon kriminalizimin e veprave të reja, si terrorizmi kibernetik apo krimet ndaj mjedisit. Kjo përbën një hap përpara në përballjen me rreziqet moderne dhe digjitale që prekin sigurinë kombëtare dhe mirëqenien kolektive.

    Rritje të aksesit në drejtësi për viktimat

    Kodi i ri gjithashtu përmirëson të drejtën e viktimave për të ankimuar vendimet gjyqësore, duke shtuar mundësitë për të pasur një drejtësi më të shpejtë, transparente dhe të ndjeshme ndaj të dëmtuarve.

    Megjithatë, ekspertët shprehen me rezervë duke theksuar se kjo reformë nuk duhet të jetë thjesht një “update” kozmetik, por një ndryshim real strukturor, që nuk i ngjan një sistemi që thjesht mbijeton, por funksionon në shërbim të qytetarëve.