Category: Uncategorized

  • Ky është 26-vjeçari që g*diti të ëmën shtatë herë me th*kë/ Ja si eshte gjendja e Nexhmije Sules!

    Ky është 26-vjeçari që g*diti të ëmën shtatë herë me th*kë/ Ja si eshte gjendja e Nexhmije Sules!

    Ikler Sula, 26 vjeç plagosi me thikë një ditë më parë nënën e tij 50-vjeçare, Nexhmije Sulën. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e tyre në fshatin Çerënë, rreth 1 kilometër larg Maqellarës.

    I riu, në gjendje të rënduar psikologjike goditi shtatë herë me thikë të ëmën e cila aktualisht është duke luftuar me vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Burime nga spitali konfirmojnë se 50-vjeçarja, e cila mbante postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në Pocest, vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.

    Siç dhe raportuam më herët, 26-vjeçari prej tre vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo familjarët së fundmi kishin menduar se ai ishte rikuperuar.

  • Ky është 26-vjeçari që g*diti të ëmën shtatë herë me th*kë/ Ja si eshte gjendja e Nexhmije Sules!

    Ky është 26-vjeçari që g*diti të ëmën shtatë herë me th*kë/ Ja si eshte gjendja e Nexhmije Sules!

    Ikler Sula, 26 vjeç plagosi me thikë një ditë më parë nënën e tij 50-vjeçare, Nexhmije Sulën. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e tyre në fshatin Çerënë, rreth 1 kilometër larg Maqellarës.

    I riu, në gjendje të rënduar psikologjike goditi shtatë herë me thikë të ëmën e cila aktualisht është duke luftuar me vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Burime nga spitali konfirmojnë se 50-vjeçarja, e cila mbante postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në Pocest, vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.

    Siç dhe raportuam më herët, 26-vjeçari prej tre vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor, mirëpo familjarët së fundmi kishin menduar se ai ishte rikuperuar.

  • Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother

    Këta janë VIP-at shqiptarë që kanë refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Big Brother

    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv.

    Por, duket se sfida më e madhe për produksionin po mbetet njësoj si vitet e kaluara: sigurimi i emrave të mëdhenj të showbizit dhe opinionit publik.

    Ftesat tashmë kanë nisur të bëhen, por edhe refuzimet nuk kanë munguar.Diona Fona, Emine Toska, Afrona Dika, Kaltrina Selimi, Robert Berisha, Valon Syla, Zana Avdiu dhe Alberie Hadergjonaj janë disa nga figurat që ndër vite janë ofertuar nga formati në Kosovë e Shqipëri, por që kanë ngurruar ta pranojnë si përvojë

  • Djali 2 – vjeçar kafshon një kobër dhe sigurisht që del fitimtar !

    Djali 2 – vjeçar kafshon një kobër dhe sigurisht që del fitimtar !

    🧒🐍 Një mrekulli që sfidoi vdekjen!

    Në vitin 2022, në një fshat të quajtur Bankatwa, në shtetin Bihar të Indisë, ndodhi diçka që la gjithë botën pa fjalë…

    Govinda Kumar, vetëm 2 vjeç, po luante para shtëpisë kur një kobër helmues, rreth 1 metër i gjatë, iu afrua dhe e kafshoi në dorë. Gjarpri u mbështoll rreth krahut të tij të vogël dhe nisi ta shtrëngojë.

    Por reagimi i Govindës ishte i pabesueshëm: pa bërë zë, ai kafshoi kokën e kobrës me gjithë forcën, aq sa e vrau vetë!

    Djali u dërgua menjëherë në spital dhe mrekullisht rezultoi se ishte kafshuar nga një “dry bite” – një pickim pa helm , prandaj shpëtoi pa pasoja.

    Një fëmijë i vogël, një instinkt i fortë për jetën, një histori që tregon se mrekullitë ndodhin vërtet!🙏🤍

    💡 Një klik për ty, një buzëqeshje për ne😊! Pëlqeje dhe shpërndaje!

  • Njihuni me futbollistin e Skënderbeut qe shau Edi Ramën dhe goditi me gurë Bashkinë e Korçës

    Njihuni me futbollistin e Skënderbeut qe shau Edi Ramën dhe goditi me gurë Bashkinë e Korçës

    Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Korçë, ku një i ri, i identifikuar si Kostandin Dramolli, sulmoi me gurë fasadën e Bashkisë së qytetit.
    Gjatë veprimit, ai transmetoi gjithçka “live” në rrjetet sociale, duke shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, autoriteteve lokale dhe kryeministrit Edi Rama. Me gjuhë të ashpër dhe fjalor ofendues, Dramolli shprehu zemërimin e tij për aksionet e IKMT-së që po kryhen në lagjen nr. 14, ku ai banon, për lirimin e hapësirave publike.


    Kostandin Dramolli është i njohur për të kaluarën e tij si portier i ekipit Skënderbeu, ndërsa ka luajtur gjithashtu për Bylisin, Pogradecin, skuadrën greke Pierikos dhe Maliqin, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, ai braktisi futbollin për t’iu përkushtuar muzikës. Sipas burimeve, Dramolli ka qenë më herët i dënuar me burg dhe njihet me nofkën “Çekiçi 14”.


    Menjëherë pas ngjarjes, ai u shoqërua në Komisariatin e Korçës dhe u procedua në gjendje të lirë, pasi është cilësuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Policia e Korçës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, ndërsa priten informacione të tjera në vijim.

  • G Bani pyetje per 60 sekonda, nga Gjesti e Egli tek Bona dhe shtrati

    G Bani pyetje per 60 sekonda, nga Gjesti e Egli tek Bona dhe shtrati

    G Bani dha dhene intervisten e tij interesante per 60 sekonda ku si gjithmone ai shihet qe eshte shume i sinqerte me pergjigjet e tij

  • Gjesti ‘merr’ Eglin në Mitrovicë, fansat rindizen sërish

    Gjesti ‘merr’ Eglin në Mitrovicë, fansat rindizen sërish

    Në koncertin e mbrëmshëm në Mitrovicë, Gjesti është pritur me dashuri të madhe nga fansat, të cilët i dhuruan një palë syze të personalizuara me emrat “Gjesti” dhe “Egli”, të shkruar në secilin xham me një zemër mes tyre.

    Artisti i vendosi syzet gjatë performancës dhe madje u pa me to edhe në prapaskenë, duke krijuar një moment që u shpërnda menjëherë në rrjete sociale.

    Por kjo shfaqje publike dashurie ka rikthyer në vëmendje një detaj: Gjesti dhe Egli e kanë hequr njëri-tjetrin nga ndjekja në Instagram që prej disa ditësh.

    Kjo ka bërë që ndjekësit të ndahen mes atyre që shpresojnë për një rikthim dhe të tjerëve që dyshojnë se raporti ka marrë fund, pavarësisht nostalgjisë së fansave.

    Syzet mund të jenë një gjest i bukur… por a mjaftojnë për të ribashkuar zemrat. /Prive By Liberta Spahiu

  • 🔥 Pas përplasjes me Stresin, Jozi trondit rrjetin: Nga incidenti në legjendë – popullariteti i tij shpërthen!( video )

    🔥 Pas përplasjes me Stresin, Jozi trondit rrjetin: Nga incidenti në legjendë – popullariteti i tij shpërthen!( video )

    Ajo që nisi si një moment i papritur mes Jozit dhe Stresit, ka kthyer Jozi-n në një fenomen të rrjeteve sociale. Pas videos që bëri xhiron e internetit ku Jozi “kapi” Stresin në publik, emri i tij është kthyer në simbol force dhe guximi për shumë të rinj.

    Njerëzit tashmë e shohin si idhull dhe legjendë urbane, dhe kjo u vërtetua edhe në koncertin e tij në Shëngjin, ku turma e madhe nuk ndalej së brohorituri emrin e tij. Në kontrast të plotë, koncerti i Stresit në të njëjtën zonë kishte një pjesëmarrje dukshëm më të ulët – duke ngritur pyetjen që po përflitet kudo:

    A po e zë Jozi vendin e Stresit në skenën e famës?

    Një gjë është e qartë – popullariteti i Jozit po rritet dita-ditës, dhe shumë e shohin si një “underdog” që po fiton zemrat e publikut me natyrshmërinë dhe karakterin e tij të drejtpërdrejtë

  • 4 vite nga tenderi që bashkoi PD-në e Bashës, me PS-në e Ramës

    4 vite nga tenderi që bashkoi PD-në e Bashës, me PS-në e Ramës

    Më 3 gusht 2021, publikuam tenderin e shpallur nga bashkia Lushnje, të cilën e mori në drejtim Eriselda Sefa pas arrestimit të kryebashkiakut të atëhershëm, Fatos Tushe për korrupsion dhe fshehje pasurie. Kjo ngjarje në vend që të ishte një moment reflektimi për administratën lokale, ndezi akoma më shumë dëshirën për skandale në fushën e tenderave.

    Kjo lëvizje atë kohë, fill pas arrestimit të kryelushnjarit, tregoi se tradita e korrupsionit dhe lidhjeve të dyshimta është e fortë. Burgoset në i korruptuar, del në dritë një i korruptuar tjetër. Tenderi për pastrimin dhe grumbullimin e mbetjeve urbane me një fond limit prej 31 mln lekësh, nxori në pah një skandal tjetër, pasi kompania me çmimin më të ulët u skualifikua nga gara.

    Kush u shpall fituese? E dimë që nuk e mbani mend, por për rikujtesë, tenderin në fjalë e fitoi firma REJ e Luan Kaprit. Biznsmeni i djathtë Luan Kapri është kushëriri i Eduard Kaprit, ish-kryebashkiakut demokrat të Pogradecit, por kur bëhet fjalë për para dhe biznes nuk pyetet për parti. Bashkëpunimi me socialistët i Kaprit ngjalli dyshime mbi ndikimin politik në këtë tender.

    Asokohe PD e drejtuar nga Lulzim Basha dhe PS që qeveriste vendin në mandatin e dytë, edhe pse ishin dy forca politike në krah të kundërt sidomos kur ofronin show në parlament, apo në selitë e tyre, në tenderin e Lushnjes u bënë një forcë e vetme.

    Pavarësisht ideologjisë, biznesmeni demokrat Kapri fitoi tenderin e shpallur nga kryebashkiakja socialiste e Lushnjes. Popull i nderuar, ky tender i dhënë si sot para 4 viteve tregon se si PS e PD e gjejnë gjuhën e përbashkët kur bëhet fjalë për pasuri dhe favore reciproke.

  • ✈️ Propozim romantik për martesë përfundon në tragjedi: Avioni rrëzohet në mes të ajrit!( VIDEO )

    ✈️ Propozim romantik për martesë përfundon në tragjedi: Avioni rrëzohet në mes të ajrit!( VIDEO )

    Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një propozim për martesë ka marrë një kthesë të tmerrshme. Një avion i vogël i tipit Ultra Light është rrëzuar në një plantacion agrumesh gjatë fluturimit, duke lënë të plagosur dy persona.

    Në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan – e dashura e cila ishte ftuar në fluturim për një propozim surprizë. Gjatë momentit kur nga toka po i bëhej propozimi romantik përmes radiolidhjes, avioni humbi kontrollin dhe u përplas pranë pistës “Kelaynak”, në rrethin Yüreğir.

    Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe sipas raportimeve, ndodhen në gjendje të rëndë.