Category: Uncategorized

  • Spektakël në lëvizje! Akrobatja habit pasagjerët në urbanin e Kombinatit duke u varur nga flokët

    Spektakël në lëvizje! Akrobatja habit pasagjerët në urbanin e Kombinatit duke u varur nga flokët

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e Kombinatit, ku një vajzë ka dhuruar një performancë mahnitëse që i ka lënë të gjithë pa fjalë. Akrobatja, identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik, është varur me flokë nga tuba metalik ku zakonisht mbahen pasagjerët për t’u mbajtur në këmbë gjatë lëvizjes së autobusit.

    Për disa minuta, ajo qëndroi e varur në ajër, duke ruajtur qetësinë dhe ekuilibrin, ndërsa urbani ecte në rrugët e kryeqytetit. Skena është regjistruar nga disa qytetarë të habitur, të cilët nuk nguruan ta ndanin videon në rrjetet sociale, duke e bërë virale brenda pak orësh.

    Nuk dihet ende nëse kjo ishte një performancë e organizuar apo një akt spontan i artistes, por ajo që është e sigurt është se ky “spektakël urban” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Disa e kanë vlerësuar si një shfaqje unike arti, ndërsa të tjerë kanë ngritur shqetësime për sigurinë në transportin publik.

    Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar. Ndërkohë, qytetarët e Tiranës duket se kanë fituar për pak minuta një dozë të papritur adrenaline dhe habie në rrugën për në shtëpi.

  • 🛑 Trump shpërthen kundër Iranit: “Janë të gjithë të VD*Kur, dhe do bëhet më keq!” 😱

    🛑 Trump shpërthen kundër Iranit: “Janë të gjithë të VD*Kur, dhe do bëhet më keq!” 😱

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kërcënon ashpër Iranin dhe paralajmëron pasoja edhe më të rënda.

    Në një postim të bërë sot në orët e para të mëngjesit (13 qershor 2025, ora 05:56), Trump shprehet se i ka dhënë Iranit shumë shanse për të bërë marrëveshje, por sipas tij, ata nuk kanë mundur ta realizojnë asnjëherë. Ai thekson se SHBA ka pajisje ushtarake më të fuqishme se kushdo tjetër dhe se aleati i ngushtë, Izraeli, është i përgatitur më shumë se kurrë.

    “Disa zyrtarë iranianë flisnin me guxim, por nuk e dinin çfarë i priste. Tani janë TË GJITHË TË VDEKUR dhe do bëhet edhe më keq,” – shkruan Trump me tone të rënda.

    Ai shton se tashmë ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë për të ndalur “masakrën” që vjen, duke bërë thirrje për marrëveshje para se të jetë vonë.

    Në fund të postimit, Trump mbyll me një paralajmërim të fortë:

    “Bëjeni, përpara se të jetë shumë vonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

  • Mrekullia që ndodh çdo 13 qershor – Mijëra shqiptarë drejt Laçit për Shën Ndojin, shenjtorin që s’ua kthen lutjen bosh!

    Mrekullia që ndodh çdo 13 qershor – Mijëra shqiptarë drejt Laçit për Shën Ndojin, shenjtorin që s’ua kthen lutjen bosh!

    Sot, më 13 qershor, në Kishën e Laçit, ndodh ajo që për shumë besimtarë është më shumë se një festë — është një takim me shpresën, lutjen dhe besimin. Qindra e mijëra shqiptarë, nga të gjitha trojet, kanë vërshuar drejt këtij vendi të shenjtë për të nderuar Shën Ndoun, ose siç e njeh populli, Shën Ndojin – shenjtorin e zemrave, i njohur për mrekullitë dhe ndihmën në momentet më të errëta.

    Njerëzit ngjisin malin zbathur, me zemrën plot shpresë dhe duart plot qirinj. Disa luten për shëndet, disa për një fëmijë të munguar, të tjerë për një hall që vetëm një mrekulli mund ta zgjidhë. Dhe sipas shumë prej tyre – ai dëgjon.

    “Shën Ndoji nuk ta lë lutjen rrugës,” thonë besimtarët që kthehen çdo vit, për të falënderuar apo për të kërkuar ndihmë sërish. Festa kulmon sot, por pelegrinazhi ka nisur që 13 javë më parë, në një nga traditat më të gjalla të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

    Në një kohë kur bota ecën shpejt e shpesh pa ndjesi, Laçi ndalet, lutet dhe beson. Kjo është mrekullia e përvitshme e 13 qershorit.

  • A do dalë Veliaj nga burgu? Çfarë pritet të ndodhë sot, prokurori i SPAK-ut!

    A do dalë Veliaj nga burgu? Çfarë pritet të ndodhë sot, prokurori i SPAK-ut!

    SPAK do të raportojë sot në GJKKO lidhur me ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

    Prokuroria e Posaçme do të raportojë në orën 12:30, ndërkohë kjo është hera e dytë që paraqet një raport të detajuar mbi dosjen për të cilën Erion Veliaj po hetohet nga prokurori Ols Dado.

    Në raport do të pasqyrohen të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë dy muajve të fundit lidhur me kryebashkiakun, i cili ndodhej në qeli prej datës 10 shkurt nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

    Në përfundim të raportimit, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet!

  • Raketa me rreze veprimi që kalojnë Kosovën e arijnë deri në Francë e Gjermani, Izraeli alarmon për rrezikun nga Irani

    Raketa me rreze veprimi që kalojnë Kosovën e arijnë deri në Francë e Gjermani, Izraeli alarmon për rrezikun nga Irani

    Forcat Ajrore të Izraelit kanë alarmuar se shteti i Iranit ka në pronësi raketa me rreze veprimi deri në 4 mijë kilometër, efekti i të cilave do të kapërcente rajonin, përfshirë edhe Kosovën dhe do të arrinte deri në Francë e Gjermani, shkruan Express.

    Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Forcat Ajrore të Izraelit kanë treguar se deri ku arrin rrezja e veprimit të raketave iraniani dhe potencojnë se lënia e këtyre raketave në duart e regjimit iranian përbën rrezik për të gjithë rajonin dhe të gjithë botën dhe se duke parë një rrezik të tillë, s’kishin rrugëzgjidhje tjetër veçse të vepronin.

    Irani është një kërcënim global. Arsenali raketor i regjimit iranian përfshin raketa me rreze veprimi mijëra kilometrash. Lënia e këtyre raketave në duart e regjimit iranian përbën një rrezik për rajonin dhe të gjithë botën.Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vepronim”, thuhet në postimin e Forcave Ajrore të Izraelit.

    https://x.com/IAFsite/status/1933531589050519810?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1933531589050519810%7Ctwgr%5E8df8666005c895d65a8c6ff3b842a3088b2a8363%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fraporto24.com%2Fraketa-me-rreze-veprimi-qe-kalojne-kosoven-e-arijne-deri-ne-france-e-gjermani-izraeli-alarmon-per-rrezikun-nga-irani%2F

  • Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

    Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

    Modelja e influencerja e njohur kosovare Kader Kicaj, po e djeg rrjetin me bukurinë e saj.

    Në çdo postim po reflekton pozitivitet, stil dhe sharm.

    Kësaj bukurie duket se nuk po i reziston dot edhe këngëtari, Gjesti.

    Duke hulumtuar në profilin e modeles shohim që ai ka pëlqyer postimin e saj.

    Të menjëhershme ishin komentet e ndjekësve të cilët e quanin Kaderin si femrën ideale për të.

  • E trishte! Zbulohet fati tr*gjik i dy femijeve qe u shp*tuan nga shqiptari hero ne Greqi

    E trishte! Zbulohet fati tr*gjik i dy femijeve qe u shp*tuan nga shqiptari hero ne Greqi

    Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën i kanë humbur të gjitha shpresat për të mbijetuar.

    Mjekët kanë dalë në përfundimin se të dy kanë zhvilluar sindromën klinike të vdekjes së trurit.

    E vetmja gjë që i mban gjallë dy të miturit janë makineritë.

    Në këto kushte, prindërit e 13 dhe 14-vjeçarit kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

    Dy fëmijët u nxorën nga lumi Arachthos në Arta pa ndjenja, por pas një reanimacioni sistematik kardiopulmonar, mjekët ia dolën mbanë dhe i sollën në jetë.

    Ata u transferuan në një spital në Patra, megjithatë, testet që iu nënshtruan në një moment të dytë nxorrën përfundimin se nuk ka më shpresë për ta.

    Për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, dy fëmijët e vegjël pësuan dëmtime të shumta në shumë organe, dhe mjekët arritën vetëm t’u stabilizonin mushkëritë.

    Ndërkohë në vendin ku u mbytën nxënësit, miqtë e tyre lënë lule dhe një letër, e cila shkruante: Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ju ikët si heronj. Shoqëria juaj!

    Sipas ERT, dy të miturit rezultuan se kishin qenë pa oksigjen për më shumë se një orë.

    Fëmijët kishin rënë në fund të lumit të Arachthos për të paktën 20 minuta, derisa 41-vjeçari shqiptar Ledian Goga u zhyt në lumë dhe i nxorri të dy.

  • Humbje në familje, Kiara jep lajmin mortor

    Humbje në familje, Kiara jep lajmin mortor

    Prezantuesja e njohur Kiara Tito ka humbur një nga njerëzit më të dashur të saj, gjyshen Maria, e cila është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

    Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Kiara përmes rrjeteve sociale, duke publikuar dy foto prekëse. Në njërën prej tyre shihet ajo vetë, në pritje të ëmbël, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën shfaqet vogëlushja Luna Mari duke e përqafuar me butësi stërgjyshen e saj.

    “Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” ka shkruar Kiara në dedikimin e saj emocional, shoqëruar me simbole paqeje dhe dashurie.

    Ngushëllime Kiarës dhe familjes.

  • 🛑 Trump paralajmëroi: “60 ditë ose luftë!” Sot është dita e 60-të… dhe Lufta nisi!

    🛑 Trump paralajmëroi: “60 ditë ose luftë!” Sot është dita e 60-të… dhe Lufta nisi!

    Më 11 prill 2025, Donald Trump i dha Iranit një ultimatum të qartë:

    👉 “Firmosni marrëveshjen bërthamore për 60 ditë, ose përgatituni për luftë!”

    Sot, më 13 qershor, saktësisht 60 ditë më vonë, gjithçka shpërtheu:

    🇮🇱 Izraeli lëshon një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit.

    🇮🇷 Irani hakmerret menjëherë me mbi 100 dronë dhe një deklaratë të frikshme:

    ➡️ “Do ta shkatërrojmë vendin që na sulmoi!”

    Një paralajmërim që askush nuk e mori seriozisht, po bëhet realitet para syve tanë. A ka nisur Lufta e Madhe e Lindjes së Mesme?

    📍 Kjo nuk është më politikë – është histori që shkruhet LIVE.

  • 🛑 “Do ta shkatërrojmë!” – Irani shpërthen pas sulmit izraelit, kërcënimi që po trondit botën!

    🛑 “Do ta shkatërrojmë!” – Irani shpërthen pas sulmit izraelit, kërcënimi që po trondit botën!

    Tensioni në Lindjen e Mesme po arrin pikën e vlimit! Pas lëshimit të mbi 100 dronëve drejt Izraelit, Irani ka dalë me një deklaratë zyrtare tronditëse, duke thënë:

    👉 “Do ta shkatërrojmë vendin që na sulmoi!”

    Si kundërpërgjigje, mbi 200 aeroplanë luftarakë izraelitë goditën më shumë se 100 objektiva në Iran gjatë natës!

    Lufta e fjalëve po shndërrohet në luftë të hapur.

    Çfarë po ndodh vërtet dhe a po i afrohemi një përplasjeje të madhe rajonale?