Category: ShowBizz

  • E papritur/ Arbana Osmani ndahet nga Top Channel? Ja ku do ta shohim këtë sezon

    E papritur/ Arbana Osmani ndahet nga Top Channel? Ja ku do ta shohim këtë sezon

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani rikthehet këtë shtator me një projekt krejt të ri, por këtë herë jo në ekran, por në platformën e saj në YouTube.

    Lajmi u bë i ditur nga Elton Tozaj për Vip Magazine, ku ai tregoi se emisioni i ri i Arbanës do të sjellë histori emocionuese dhe njerëzore, duke ngjarë në format me programin e dashur “Dua të të bëj të lumtur”.

    Ky është rikthimi i saj në botën digjitale, pas suksesit të sezonit të parë të “Mirëmbrëma yje”, i cili u prit me shumë dashuri nga ndjekësit e saj online.

    Edhe këtë vit, emri i saj u përfol gjerësisht për rikthimin në drejtimin e Big Brother Albania, por duket se Arbana ka zgjedhur të fokusohet tek projektet e saj personale, duke surprizuar publikun me një format të ri që pritet të marrë shumë vëmendje.

  •  Kush ishte 29-vjeçari që humbi jetën në aksident, duke lënë pas bashkëshorten gazetare dhe vajzën 2-vjeçare? Reagon Sara Gjordeni!

     Kush ishte 29-vjeçari që humbi jetën në aksident, duke lënë pas bashkëshorten gazetare dhe vajzën 2-vjeçare? Reagon Sara Gjordeni!

    Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Beratin në orët e para të mëngjesit të së dielës. 29-vjeçari Ornel Caushaj humbi jetën tragjikisht në fshatin Moravë, ndërsa bashkëshortja e tij, gazetarja e njohur Sindi Salaj, mbeti e plagosur por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

    Çifti i ri nga Kuçova ishte prind i një vajze vetëm dy vjeçare. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe mes miqve dhe të afërmve.

    Edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni, ka reaguar me trishtim duke theksuar se Orneli dhe Sindi ishin njerëz të përgjegjshëm dhe prindër shembullorë.

  • A je e v*rgjër? U futa në dhomë ai tha nëse ti ke pasur tjetër unë do të të.. Historia prëkese te Arditi

    A je e v*rgjër? U futa në dhomë ai tha nëse ti ke pasur tjetër unë do të të.. Historia prëkese te Arditi

    Rigela, një 31-vjeçare nga Lushnja, ka ndarë një histori rrëqethëse në emisionin “Ka Një Mesazh për Ty” në Tv Klan. Pas 13 viteve martesë të mbushura me dhunë fizike e psikologjike, ajo vendosi t’i jepte fund bashkëjetesës së saj.

    Martesa nisi që në moshë shumë të re, menjëherë pas klasës së tetë, dhe që ditën e parë Rigela u përball me poshtërime dhe xhelozi ekstreme nga bashkëshorti. Ajo rrëfeu se ishte detyruar të kalonte edhe momentin e turpshëm të çarçafit përpara vjehrrës, ndërsa më pas dhuna vetëm sa u ashpërsua.

    “Ish-bashkëshorti më kërcënoi edhe me armë se do më vriste. Kam abortuar tre herë, sepse nuk doja më fëmijë në atë ferr”, – tha ajo mes lotësh.

    Pikërisht gjatë një aborti të fundit, kur Rigela luftonte për jetën në spital, vendosi të divorcohej njëherë e përgjithmonë. Ajo u falënderua prindërve, Sulejman dhe Lutfije, që gjithmonë i kishin hapur derën dhe e kishin mbështetur me dy fëmijët e saj.

    “Ti je goca jonë dhe derën gjithmonë e ke hapur”, – i tha babai i saj, duke prekur publikun me fjalët e tij.

    Rigela dha edhe një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë që mund të ndodhen në situata të ngjashme:

    👉 “Mos e pranoni dhunën! Mos mendoni se po u ndatë mbeteni në derë. Fëmijët nuk rriten të shëndoshë në një familje ku mbizotëron dhuna.”

    tvklan.al

  • “Një talent i fshehur në familjen Fejzullahu? Sabri Fejzullahu lë fansat kureshtarë”

    “Një talent i fshehur në familjen Fejzullahu? Sabri Fejzullahu lë fansat kureshtarë”

    Këngëtari i madh i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka emocionuar ndjekësit me një postim special në rrjetet sociale.

    Ai ka ndarë një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke i kushtuar fjalë të mbushura me dashuri dhe krenari.

    “Mbesa ime Ena, një yll që do të shpërthejë së shpejti në kinematografi”, – ka shkruar artisti i dashur për publikun.

    Postimi i Sabriut mori dhjetëra urime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët shprehën mbështetje për Enën në rrugëtimin e saj të ri artistik.

    Megjithëse ende nuk janë bërë publike projektet filmike ku do të marrë pjesë, interesimi për të është rritur menjëherë, duke e kthyer Enën në një emër që pritet të dëgjohet shumë në të ardhmen.

  • Horoskopi i datës 19 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi i datës 19 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    ♈ Dashi – Sot do të ndihesh energjik për të përfunduar gjëra të mbetura pezull. Do të bësh përparim, por kujdes me komunikimin, një fjalë e gabuar mund të sjellë keqkuptime.

    ♉ Demi – Një ditë me frymëmarrje të re në jetën tënde profesionale. Një bisedë e hapur me dikë të afërt do të të ndihmojë të shohësh qartë drejtimin që duhet të marrësh.

    ♊ Binjakët – Financat kërkojnë vëmendje të madhe. Mos merr vendime të nxituara dhe mos bëj premtime që s’mund t’i mbash. Sot të teston kujdesi financiar.

    ♋ Gaforrja – Marrëdhëniet personale janë më të forta se kurrë. Do të ndihesh i sigurt mes njerëzve të tu, por mos harro balancën mes punës dhe kohës për veten.

    ♌ Luani – Rrezaton energji dhe tërheqje sot, por shpenzimet e pamenduara mund të të vënë në vështirësi. Mendohu mirë para çdo investimi.

    ♍ Virgjëresha – Sot je më introspektiv se zakonisht. Reflekto mbi marrëdhëniet e tua, sepse një bisedë e hapur mund të sjellë qetësi dhe zgjidhje.

    ♎ Peshorja – Bashkëpunimi është fjala kyçe. Nëse punon me të tjerët, mund të arrish më shumë. Njohje të reja dhe mundësi interesante janë në prag.

    ♏ Akrepi – Sfidat në punë mund të duken të lodhshme, por do të të japin mundësi të rritesh. Kujdes të mos teproni me ngarkesën.

    ♐ Shigjetari – Reflektimi do të të çojë drejt një vendimi që ndryshon rrugën tënde. Miqtë dhe të afërmit do të jenë mbështetje e fortë për ty.

    ♑ Bricjapi – Një ditë e favorshme për lëvizje të mëdha në punë. Iniciativa jote do të vlerësohet dhe do të marrësh vëmendjen që meriton.

    ♒ Ujori – Idetë e tua janë të ndritura sot. Shfrytëzo kreativitetin për të hapur rrugë të reja, por mos u shpërqendro nga shumë opsione njëherësh.

    ♓ Peshqit – Intuita është udhërrëfyesi yt më i mirë sot. Mund të të vijë një mundësi e madhe, por mos u nxit pa menduar dy herë.

  • U ekz*kutua sot në mes të Athinës/ Del fotoja dhe emri i shqiptarit

    U ekz*kutua sot në mes të Athinës/ Del fotoja dhe emri i shqiptarit

    Athina është tronditur sot nga një atentat me armë zjarri në zonën “Agio Pandeleimona”, ku u ekzekutua 47-vjeçari shqiptar Artur Bashimi.

    Në trupin e viktimës policia greke gjeti një pasaportë shqiptare, ndërsa burime hetimore thonë se pista kryesore lidhet me prishje pazaresh droge.

    Bashimi nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë: ai rezulton i arrestuar më parë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe akuzuar për disa vjedhje.

    Hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e saktë të atentatit vijojnë.

    Foto

  • “Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detajet drithëruese nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë, po ktheheshin nga dasma

    “Na kërkuan ndihmë, por s’i shpëtuam dot”, detajet drithëruese nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë, po ktheheshin nga dasma

    Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në aksin Komotini–Ksanti, ku tre shtetas shqiptarë – dy burra dhe një grua – kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

    Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës (18 gusht), në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy makina që kishin ndaluar në një radhë të gjatë trafiku prej rreth 600 metrash. Përplasja shkaktoi shpërthimin e automjeteve në flakë, duke u marrë jetën shqiptarëve që ndodheshin brenda.

    Sipas mediave greke, viktimat ishin duke u kthyer nga një dasmë në zonën e Evrosit. Tragjikisht, pas përplasjes, ata mbetën të bllokuar në mjetet e tyre dhe nuk arritën të shpëtonin.

    👉 Dëshmitarët okularë rrëfejnë se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash: “Një nga makinat shpërtheu menjëherë në zjarr. Pasagjerët bërtisnin për ndihmë, por askush nuk mund t’i shpëtonte. Ishim të pafuqishëm.”

    Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit të rëndë, ndërsa skena e tragjedisë është përshkruar si një nga më të rëndat e ndodhura vitet e fundit në atë aks rrugor.

  • Atentat në Athinë! Shqiptari ekzekutohet me armë zjarri mes rrugës

    Atentat në Athinë! Shqiptari ekzekutohet me armë zjarri mes rrugës

    Një ekzekutim mafioz ka tronditur pasditen e sotme Athinën. Ngjarja ndodhi në zonën “Agio Pandeleimona”, ku një person u qëllua për vdekje me armë zjarri.

    Policia greke ka gjetur pranë trupit të viktimës dokumente shqiptare dhe dyshimet e para janë se ai ishte shtetas shqiptar.

    Burime hetimore pohojnë se atentati lidhet me prishje pazaresh droge, por deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo rrethanat e plota të ngjarjes.

    Hetimet vijojnë, ndërsa policia greke ka rrethuar zonën dhe po kërkon pamje nga kamerat e sigurisë për të zbardhur ekzekutimin.

  • Parashqevi Simaku trondit me rrëfimin e saj: “Nuk kam dashuruar kurrë në jetë!”

    Parashqevi Simaku trondit me rrëfimin e saj: “Nuk kam dashuruar kurrë në jetë!”

    Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion.

    Mes kujtimeve të karrierës dhe jetës personale, këngëtarja surprizoi me deklaratën e saj:

    👉 “Nuk kam rënë kurrë në dashuri. Kam pasur fatin që më kanë dashur, por unë jo”, tha ajo.

    Pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara, Simaku e përshkruan periudhën e parë si “një mrekulli, sikur ishte në parajsë”. Aty njohu dhe bashkëshortin e saj, Robert Nofle, me të cilin u martua shpejt. “Babai im kishte vetëm një merak, të mos më linte në rrugë. Kur Roberti kërkoi dorën time, babai tha: tani do vdes i qetë”, kujton këngëtarja.

    Martesa i ndryshoi rrugën artistike, duke e larguar nga ëndrra për Hollywood. “Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Interesi për karrierën atje më iku”, u shpreh ajo.

    Herën e fundit në Shqipëri ka qenë në vitin 2004, kur humbi të atin. Që prej asaj kohe nuk është rikthyer më.

    Në intervistë, ajo solli ndër mend edhe emocionet e para në skenë, në dhjetor të vitit 1981. “Isha një vajzë e thjeshtë. Fustanin e mora hua nga nusja e xhaxhait, këpucët ishin të mbushura me gazeta nga garderoba e Operës. Dridhesha nga emocionet, por më duartrokitën dy herë”, rrëfeu artistja.

    Një jetë mes thjeshtësisë dhe famës, ku megjithëse e dashuruar nga publiku, Parashqevi Simaku thotë se vetë nuk e ka provuar kurrë dashurinë.

  • Kendall Jenner’s Pasadena Look Proves Less Is More

    Kendall Jenner’s Pasadena Look Proves Less Is More

    Pasadena, August 16, 2025 – Supermodel Kendall Jenner was recently photographed during a private photoshoot in Pasadena, showcasing a strikingly simple yet fashion-forward ensemble that speaks volumes about her innate sense of style  .

    Opting for pared-down elegance, Kendall paired a sleek black cropped tank top—accentuating her midriff—with loose, light khaki wide-leg pants, striking a harmonious balance between relaxed comfort and modern sophistication  .

    Elevating the understated look, she accessorized with a vivid blue Los Angeles Dodgers baseball cap, infusing the outfit with a sporty, casual edge that felt effortlessly cool  . Additional accessories included a black shoulder bag and brown‑strapped open‑toed sandals, adding a subtle touch of laid‑back refinement  .

    Set against the backdrop of Sunset Gower Studios in Pasadena, Kendall’s off‑duty look resonated with an authentic sense of ease—a reminder that true style is rooted in simplicity and confidence  .