Category: ShowBizz

  • “Tronditëse: Putin e shkarkon, ai vendos t’i japë fund jetës!”

    “Tronditëse: Putin e shkarkon, ai vendos t’i japë fund jetës!”

    Roman Starovoit, ish-ministri rus i Transportit, ka ndërruar jetë të hënën në rrethana që autoritetet ruse i konsiderojnë si vetëvrasje. Ngjarja tragjike ndodhi vetëm pak orë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi zyrtarisht shkarkimin e tij nga detyra.

    Sipas burimeve zyrtare nga Kremlini, dekreti për largimin e Starovoit u publikua në faqen zyrtare në mëngjesin e së hënës. Në vend të tij, u emërua si ministër i përkohshëm Andrey Nikitin.

    Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes, por lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik rus dhe ndërkombëtar.

  • Ambasada e SHBA shpërthen në urime për shqiptarin që ngjitet në majë të Marinës!

    Ambasada e SHBA shpërthen në urime për shqiptarin që ngjitet në majë të Marinës!

    Në një ceremoni zyrtare të mbajtur javën e kaluar në San Diego, Alban Dervishi mori komandën e anijes luftarake USS Pearl Harbor, një nga mjetet më të rëndësishme të flotës së Marinës Amerikane. Ky është një moment historik jo vetëm për karrierën e tij, por për të gjithë komunitetin shqiptar.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara e përgëzoi këtë arritje me një mesazh publik, duke theksuar rëndësinë e këtij roli dhe duke i uruar suksese në detyrën e re.

    “Ambasada e SHBA përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik në karrierën e tij.”

    Rruga drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë, por përkushtimi, profesionalizmi dhe lidershipi i Dervishit janë shpërblyer me një nga postet më prestigjioze në Marinën amerikane. Një histori frymëzimi për të gjithë shqiptarët kudo në botë!

  • Dramë në bregdetin francez: Policia shpon gomonen e emigrantëve në sekondat e fundit!

    Dramë në bregdetin francez: Policia shpon gomonen e emigrantëve në sekondat e fundit!

    Një skenë dramatike u zhvillua në bregdetin francez afër qytetit Boulogne-sur-Mer, ku dhjetëra emigrantë – mes tyre burra, gra e fëmijë – tentuan të kalonin Kanalin e La Manshit me ndihmën e trafikantëve.

    Sipas BBC-së, dy gomone ishin përfshirë në këtë përpjekje ilegale. Njëra prej tyre, tashmë e tejmbushur, lundronte rreth 100 metra larg bregut pa ndaluar, ndërsa një tjetër mbërriti më vonë, gati bosh dhe e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që qëndronte më larg.

    Pamje të forta tregojnë emigrantët që dalin me nxitim nga kodrat e rërës, të veshur me jelekë shpëtimi, duke vrapuar drejt ujit dhe duke u kapur dorë për dore në përpjekje për të arritur gomonen. Uji iu arrinte deri në bel, ndërsa përpiqeshin të hipnin në mjetin lundrues.

    Policia franceze në fillim nuk ndërhyri. Oficerët qëndruan në breg, duke cituar rregullat që ua ndalojnë hyrjen në ujë përveçse në raste emergjente. Dhe emergjenca nuk vonoi.

    Gomonia, e tejmbushur, u përfshi nga valët dhe motori pësoi defekt. Në atë moment, një oficer dha urdhrin: kolegët hynë në ujë, hoqën pajisjet e tyre të rënda dhe përdorën thika për të shpuar gomonen, ndërkohë që trafikantët përpiqeshin ta rregullonin.

    Kaos, britma dhe tension – por për fat, asnjë i lënduar. Emigrantët u nxorën në breg të sigurt, ndërsa gomonia u tërhoq nga policia.

    Ngjarja ka ringjallur debatet për sigurinë kufitare dhe presionin britanik ndaj Francës për të vepruar më ashpër. Londra e cilësoi ndërhyrjen si një “moment të rëndësishëm”, ndërsa autoritetet franceze këmbëngulin se taktikat nuk kanë ndryshuar.

  • “Zbulohet identiteti i 36-vjeçarit që tronditi Patosin – dyshohet për abuzim me vajzën e tij”

    “Zbulohet identiteti i 36-vjeçarit që tronditi Patosin – dyshohet për abuzim me vajzën e tij”

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Sheqishtë të Patosit, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare.

    Shtetasi i arrestuar është, Zamir Meta, personi që shihni në foton e mësipërme.

    Nëna e vajzës, 30 vjeç, ka deklaruar për mediat se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar te fqinjët, pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga babai. Ajo shtoi se vajza kishte qenë e abuzuar sistematikisht që nga mosha 5-vjeçare dhe kishte shfaqur sjellje agresive, por nuk kishte treguar më parë për ngjarjen.

    Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

  • Babi për*hunonte vajzën që 5 vjec- flet nëna për ngjarjen që tronditi Patosin

    Babi për*hunonte vajzën që 5 vjec- flet nëna për ngjarjen që tronditi Patosin

    Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos. Një 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

    Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishte përdhunuar nga babai.

    Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte.

    “Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza.
    Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.
    Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.
    Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

    Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.

  • “Maturanti nuk kishte mundësi – shihni çfarë bën Jozi për të!”

    “Maturanti nuk kishte mundësi – shihni çfarë bën Jozi për të!”

    Jo çdo ditë merr një mesazh si ky:

    “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm…”

    Ky ishte mesazhi që ish-banori i “Big Brother VIP 4”, këngëtari Joz Marku, mori nga një maturant i quajtur Kristian. Një kërkesë e sinqertë që nuk mbeti pa përgjigje.

    Jozi nuk mendoi dy herë. Pa bërë zhurmë, ai e ndihmoi djalin të shkonte në mbrëmjen e maturës ashtu siç kishte ëndërruar: me një makinë luksoze, dinjitet dhe buzëqeshje.

    Në Instastory, ai shkruajti:

    “Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”

    Por historia nuk mbaron këtu.

    Kristian, i emocionuar dhe mirënjohës, i shkroi përsëri:

    “Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë, të presim sonteee. Je i ftuar, edhe vetëm për 15 minuta, do doja të ishe aty, meqë ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”

    Një gjest i thjeshtë, por me zemër të madhe.

    Një shembull i rrallë i mirësisë që frymëzon, e që na kujton se ndonjëherë, vetëm një “po” e thjeshtë mund të ndryshojë ditën (ose jetën) e dikujt.

    Rrjeti ka shpërthyer me komente pozitive – njerëzit janë të prekur nga zemërgjerësia e Jozit.

  • Vrasje e dyshuar në familje: Gruaja shtatzënë, nënë e dy fëmijëve, gjendet pa jetë

    Vrasje e dyshuar në familje: Gruaja shtatzënë, nënë e dy fëmijëve, gjendet pa jetë

    Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e qetë të Ballymena, në Irlandën e Veriut, ku një grua e re – Sarah Montgomery, vetëm 27 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe shtatzënë, u gjet e pajetë në banesën e saj në Elmfield Walk, të dielën pasdite.

    Policia u njoftua për një grua pa ndjenja me plagë serioze, ndërsa ekipet mjekësore që mbërritën menjëherë në vendngjarje bënë përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht Sarah u shpall e vdekur në vend.

    Hetimet janë ende në fazat fillestare, por dyshimet e para të autoriteteve flasin për një vrasje të mundshme, ndërsa komuniteti është zhytur në trishtim dhe ankth.

    “Familja e Sarah është thellësisht e shkatërruar nga kjo humbje tragjike. Ata po mbështeten nga oficerë të specializuar në trajtimin e rasteve të rënda”, – u shpreh detektivi Tom Phillips.

    Shefja e Policisë për Rajonin Verior, Yvonne McManus, e cilësoi këtë si një ngjarje tronditëse që ka lënë pasoja të thella emocionale në komunitet, duke theksuar nevojën emergjente për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave.

    “Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë në shtëpinë e saj. Kjo është një humbje e tmerrshme dhe një kujtesë e dhimbshme për rrezikun që përballojnë shumë gra çdo ditë”, – tha ajo.

    Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka të dyshimtë në zonën e Elmfield Walk, të kontaktojnë menjëherë autoritetet për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.

  • “Ngjarje tro*nditëse në Divjakë!”-Dalin detajet për pushuesin që humbi jetën në plazhin e Divjakës

    “Ngjarje tro*nditëse në Divjakë!”-Dalin detajet për pushuesin që humbi jetën në plazhin e Divjakës

    Një ditë plazhi në Divjakë u kthye në tragjedi. Tomorr Muça, 67 vjeç, nga Elbasani, humbi jetën në mënyrë të papritur teksa qëndronte në shezlong, nën rrezet e diellit dhe sytë e qindra pushuesve përreth.

    Në fillim shfaqi shqetësime shëndetësore dhe më pas humbi ndjenjat. Qytetarët, të tronditur, ndërhynë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe njoftuan urgjencën mjekësore. Por ajo që ndodhi më pas e shton edhe më shumë dhimbjen…

    Urgjenca mbërriti më shumë se 1 orë me vonesë.

    Përgjatë asaj kohe, të vetmit që luftuan për jetën e 67-vjeçarit ishin pushuesit e zakonshëm. Ata përdorën mjetet që kishin në dispozicion, por pa praninë e mjekëve çdo sekondë bëhej më e rëndë.

    Kur ambulanca më në fund mbërriti, mjekët provuan reanimimin, por ishte tepër vonë. Burime zyrtare konfirmuan se shkaku i vdekjes ishte infarkt akut i miokardit. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

    A mund të ishte shmangur kjo vdekje nëse ndihma do të kishte mbërritur në kohë?

    Ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje të forta mbi kapacitetin dhe gatishmërinë e shërbimeve emergjente në zonat turistike, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur prania e qytetarëve është shumë herë më e lartë se zakonisht.

  • “Tragjedi në Lezhë: Vajza 4-vjeçare bie nga ballkoni,dërgohet me urgjencë në Tiranë

    “Tragjedi në Lezhë: Vajza 4-vjeçare bie nga ballkoni,dërgohet me urgjencë në Tiranë

    Një ngjarje që ka tronditur komunitetin ndodhi rreth orës 19:45 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës ku jetonte me familjen.

    E mitura është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore mbetet ende e paqartë, ndërsa familjarët janë në ankth për jetën e vogëlushes.

    Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Po verifikohet nëse rrëzimi ndodhi si pasojë e një pakujdesie momentale, mungesë mbikëqyrjeje apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi të mundshme.

  • “Pronaret Qajnë me Lot: ‘U Bëmë Lypsarë’ – Tregu në Plazh përfshihet nga Flakët

    “Pronaret Qajnë me Lot: ‘U Bëmë Lypsarë’ – Tregu në Plazh përfshihet nga Flakët

    Një katastrofë e vërtetë ka goditur pasditen e sotme zemrën tregtare të plazhit të Durrësit. Rreth orës 16:30, një zjarr i fuqishëm dhe i pamëshirshëm përfshiu tregun industrial, duke shkatërruar më shumë se 20 dyqane në pak minuta.

    Era e fortë e bëri situatën të pakontrollueshme, ndërsa flakët zmadhoheshin si bishë të tërbuara, duke përpirë gjithçka përpara. Në vendngjarje u raportuan shpërthime të njëpasnjëshme, ndërsa qytetarët luftonin me frikën dhe pasigurinë.

    “U përhap në 5 minuta. Një zjarrfikëse erdhi fillimisht, por ishte e kotë. Zjarrfikësit po punonin në drejtimin e kundërt nga flakët,” tregoi një qytetar i tmerruar që ndihmoi me duart e tij për të shpëtuar mallrat e njerëzve.

    Për shumë prej tregtarëve, kjo ditë u kthye në një makth të gjallë. Një grua rrëfen mes lotësh:

    “Kisha 10 milionë lekë mall dhe s’munda të shpëtoj asgjë. Nuk na ndihmoi askush. Tani jam borxh dhe pa asnjë shpresë për nesër.”

    Një tjetër dëshmitare shton:

    “Zjarrin s’po e ndalonte njeri. Dyqanet digjeshin një nga një, ndërsa ne vetëm shihnim shpresat tona që bëheshin shkrumb. Jemi kthyer në lypsarë – askush nuk na dëgjon. Ku do gjejmë tani lekët për t’i kthyer?”

    Tregtarët kërkojnë ndihmë dhe drejtësi, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar për shkakun dhe menaxhimin e ngjarjes. Dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga një defekt elektrik – por për ata që humbën gjithçka, arsyet s’ndryshojnë dot realitetin e hidhur.