Category: ShowBizz

  • Dëshmitari tregon gjithçka: Njëri në krahët e policit, tjetri ende në ujë – pamjet që s’harrohen kurrë

    Dëshmitari tregon gjithçka: Njëri në krahët e policit, tjetri ende në ujë – pamjet që s’harrohen kurrë

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi pasditen e sotme lumin Shkumbin, ku dy fëmijë të mitur, të moshës 7 dhe 9 vjeç, humbën jetën teksa laheshin.

    Të miturit kishin dalë bashkë me nënën për të kullotur bagëtitë në zonë, një rutinë e përditshme për familjen. Por kjo ditë do të merrte një kthesë fatale, pasi fëmijët vendosën të futeshin në ujë për t’u larë. Për fat të keq, një gropë e thelluar pranë një prite të hidrocentralit dhe rrjedha e fortë i përpinë, duke mos u lënë asnjë shans për të mbijetuar.

    Një i afërm i viktimave, që ndodhej në punë jo larg vendit të ngjarjes, tregoi momentet e para kur kuptoi se diçka e rëndë kishte ndodhur:

    “Isha te puna, pashë policinë që po vinte me vrap… Një punëtor i hidrocentralit mbante një nga fëmijët në krah, ndërsa tjetrin e kishte polici. U turrëm menjëherë. Ja mora fëmijën, i bëra frymëmarrje artificiale, por nuk pati asnjë reagim…”

    Sipas tij, fëmijët shkonin çdo ditë në atë zonë bashkë me familjen për të mbushur ujë dhe për të kullotur bagëtitë.

    “Prindërit mbanin lopët, kurse fëmijët kujdeseshin për delet. Aty te zalli, pak më tutje ku është bërë një gropë e madhe për shkak të prites, ndodhi tragjedia…”

    Prindërit e të miturve janë në gjendje të rënduar psikologjike. Ata janë përballur me një dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë — humbën dy djemtë e tyre në një moment, në një vend që ishte pjesë e jetës së tyre të përditshme.

  • Dhimbje pa fund: Dy fëmijë mbyten në prani të nënës – rrëfimi që të përlot

    Dhimbje pa fund: Dy fëmijë mbyten në prani të nënës – rrëfimi që të përlot

    Detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan.

    Dy fëmijë të mitur, vëllezër të moshës 8 dhe 10 vjeç, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u mbytën në ujë, teksa ndodheshin bashkë me nënën e tyre duke ruajtur bagëtitë.

    Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, fëmijët kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e kushteve të sigurisë i kanë marrë përpara, pa mundur të dalin më në breg. Ndonëse u kërkuan për disa minuta, trupat e tyre u gjendën pa shenja jete.

    Familjarët janë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa komuniteti është i tronditur nga humbja e dy jetëve të njoma. Një ditë e zakonshme në fshat u kthye në një makth që do të mbahet mend gjatë.

  • Një ndarje që e lëndoi Gjestin thellë: Humb jetën njeriu që i qëndroi pranë që nga fillimi

    Një ndarje që e lëndoi Gjestin thellë: Humb jetën njeriu që i qëndroi pranë që nga fillimi

    Një nga momentet më të ndjera që ka përjetuar Gjestin në rrugëtimin e tij muzikor ishte takimi me Florjanin – një fans i zjarrtë që e ndoqi me përkushtim që nga Big Brother.

    Pavarësisht betejës së tij me shëndetin, Florjani arriti të përmbushë një ëndërr të madhe: të takohej me idhullin e tij, Gjestin, gjatë një koncerti emocionues.

    Sot, lajmi i ndarjes nga jeta së Florianit ka tronditur komunitetin e fansave. Gjestin ka ndarë një video prekëse nga momenti i tyre së bashku, duke shkruar shkurt, por me shumë ndjesi:

    “U prehsh në paqe”

    Një përkujtim i bukur për një shpirt të pastër që jetoi me pasion, dashuri dhe besnikëri ndaj atyre që frymëzoi.

  • “Ai tregoi një sekret që ia la amanet i ati… Julian Deda habit: Ja kush eshte VIP-i qe i kapte femrat ne BLLOK ne komunizem

    “Ai tregoi një sekret që ia la amanet i ati… Julian Deda habit: Ja kush eshte VIP-i qe i kapte femrat ne BLLOK ne komunizem

    “Dikur artisti kishte vlerë, sot është thjesht një postim që harrohet pas 24 orësh” – kështu u shpreh aktori i njohur Julian Deda në emisionin “Top Story” me Grida Dumën.

    I ftuar për të folur mbi rolin e artistëve në shoqëri, Juli solli një krahasim të drejtpërdrejtë mes dy epokave – para dhe pas viteve ’90.

    Sipas tij, dikur artistët kishin një status të lartë moral, ishin të dashur për publikun dhe respektoheshin në çdo cep të vendit – edhe pse pagesat nuk ishin të mëdha. “Njerëzit i shihnin si personalitete. Kishin autorizime, ndonjë shtëpi më të mirë, kalonin në Bllok… Kishte benefite të vërteta,” – tha ai.

    Deda tregoi edhe një histori të veçantë që ia kishte rrëfyer babai i tij, legjenda e humorit Zef Deda.

    “Në estradën e ushtarit kanë qenë me Tonin Tërshanën, Koço Devolen e Ceken. Visheshin si oficerë dhe kishin privilegje – madje thoshte që gocat i kapte Tonini se kishte zërin e bukur!”

    Por sipas tij, sot gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht:

    “Sot ka aktorë që fitojnë para të mira, por nuk janë më të vlerësuar si dikur. Rrjetet sociale na konsumojnë shumë shpejt. Të sheh gjithë Shqipëria, por të harron pas pak minutash.”

    Një reflektim që, si gjithmonë me Julian Dedën, vjen me doza humori – por edhe me një të vërtetë që shumë artistë ndoshta nuk guxojnë ta thonë kaq hapur.

  • “Afërsi që nuk fshihet më: Sara Hoxha dhe Erik Fullani fotografohen në momente intime”

    “Afërsi që nuk fshihet më: Sara Hoxha dhe Erik Fullani fotografohen në momente intime”

    Vera sjell jo vetëm rrezet e diellit, por ndoshta edhe një kapitull të ri në jetën personale të Sarës Hoxha.

    Prej disa ditësh, emri i saj po lidhet gjithnjë e më shpesh me një figurë të njohur të botës së biznesit, Erik Fullani. Dyshja janë parë së bashku në disa raste, por së fundmi janë fotografuar në bregdet, në momente që flasin më shumë se fjalët.

    Në një nga imazhet e publikuara nga “Anabel”, Sara dhe Erik duken tepër të afërt dhe të relaksuar pranë njëri-tjetrit gjatë një dite të nxehtë vere. Fotot kanë ndezur rrjetin, duke ngritur pikëpyetje për një lidhje të re që mund të jetë në formim e sipër.

    Nuk ka ende një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por fansat tashmë kanë filluar të spekulojnë për një romancë që po merr formë nën dritën e diellit dhe syrin e kamerave.

  • “Krim makabër në Ulëz: I riu mbytet me litar dhe hidhet në liqen – ja kush janë autorët!”

    “Krim makabër në Ulëz: I riu mbytet me litar dhe hidhet në liqen – ja kush janë autorët!”

    Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në fshatin Madhesh të Ulzës, ku 22-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye në mënyrë barbare, vetëm pak minuta larg banesës së tij.

    Sipas burimeve nga policia, i riu u dhunua brutalisht dhe më pas u mbyt me litar nga autorët, të cilët nuk u mjaftuan me kaq: trupin e pajetë bashkë me makinën ku ndodhej e hodhën në ujërat e liqenit të Shkopetit, duke tentuar të fshehin gjurmët e krimit.

    Trupi i Renisit dyshohet se ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes në liqen. Ai u gjet në orët e para të mëngjesit të 9 korrikut, falë kërkimeve të pandërprera të familjarëve të tij.

    Pas hetimeve intensive, policia ka vënë në pranga dy nga autorët e dyshuar:

    Petrit Çakrri, i arrestuar në Lekbibaj të Tropojës Fatjon Bushgjoka, kapur në Tiranë

    Të dy ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë në Dibër, ndërkohë që dy persona të tjerë janë ende në kërkim dhe hetimet vazhdojnë.

  • Nga dëshira te dera e hapur: Shqipëria drejt një etape historike në rrugën europiane!

    Nga dëshira te dera e hapur: Shqipëria drejt një etape historike në rrugën europiane!

    Rama: Shqipëria do të hapë të gjithë kapitujt me BE-në deri në nëntor 2025 – një rekord në historinë e zgjerimit!

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është në rrugën më të shpejtë drejt Bashkimit Europian, duke paralajmëruar një moment historik: hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave me BE-në deri në nëntor 2025.

    Në një deklaratë publike, Rama e cilësoi këtë si një arritje të paprecedentë dhe rekord, duke theksuar se vendi ka kryer të gjitha detyrat e nevojshme për të avancuar me këtë ritëm.

    “Ne i kemi bërë gjërat e duhura dhe Komisioni Europian është përgjigjur me ritmin e duhur. Nëse gjithçka ecën sipas planit, në vjeshtën e këtij viti do të hapim të gjithë kapitujt – një rekord në historinë e procesit të integrimit,” – u shpreh Rama.

    📌 “Një gjë është t’i hapësh, tjetër t’i mbyllësh” – sfida sapo ka nisur

    Pavarësisht këtij progresi të madh, kreu i qeverisë theksoi se hapja e kapitujve nuk është fundi, por fillimi i një etape më të vështirë.

    “Mbyllja e kapitujve kërkon përmbushje të plotë të standardeve të BE-së – nga drejtësia te ekonomia, nga të drejtat sociale te mjedisi. Anëtarësimi nuk është formalitet, është përgjegjësi reale.”

     “Dera është hapur – tani duhet të provojmë se jemi gati të hyjmë brenda”

    Rama e përshkroi procesin e integrimit me një metaforë të qartë:

    “Nga dëshira për të hyrë, kemi kaluar në një fazë ku dera është hapur. Por tani duhet të provojmë se jemi veshur mirë, jemi stërvitur dhe edukuar siç duhet për t’u ulur në tryezën e BE-së.”

    Çfarë do të thotë “hapja e të gjithë kapitujve”?

    Shqipëria po kalon në fazën më të rëndësishme të negociatave për anëtarësim në BE. Procesi përfshin 35 kapituj, që mbulojnë çdo fushë nga ekonomia, drejtësia, mjedisi, arsimi, tregtia dhe të drejtat e njeriut. Hapja e të gjithë kapitujve nënkupton një miratim teknik dhe politik nga BE që vendi është gati të punojë konkretisht për përafrimin e legjislacionit.

    Nëse kjo ndodh brenda vitit 2025, Shqipëria do të bëhej një nga vendet që ka avancuar më shpejt në këtë fazë, krahasuar me fqinjët e Ballkanit Perëndimor.

    Por beteja e vërtetë sapo nis…

    Hapja është vetëm një nga shkallët e ngjitjes. Mbyllja e kapitujve kërkon përmbushje të standardeve, zbatim të reformave reale dhe miratimin e 27 vendeve anëtare të BE-së. Suksesi do të varet nga vullneti politik, përkushtimi ndaj reformave dhe ndërtimi i një shteti funksional europian.

  • “Nuk arrija orgazmë për vite… shkova tek hoxha!” – Historia që habiti psikologen dhe publikun!

    “Nuk arrija orgazmë për vite… shkova tek hoxha!” – Historia që habiti psikologen dhe publikun!

    Në një episod të nxehtë të emisionit “Fol me psikologen”, temat e seksit dolën në pah pa dorashka. E ftuar në studio ishte gazetarja dhe blogerja Zhaklin Lekatari, themeluese e Tabu.al, e cila ndau histori reale nga ndjekësit e saj – histori që shpesh tingëllojnë si të pabesueshme.

    Sipas Zhaklinës, mbi 70% e pyetjeve që merr vijnë nga meshkuj, të cilët kërkojnë ndihmë për një shqetësim të përbashkët: si ta zgjasin aktin seksual më shumë se 3 minuta. Ajo thotë se ky problem buron nga mungesa e edukimit seksual, pasiguria personale dhe mosnjohja e trupit të vet.

    Psikologia Ervisa Lula ndërhyri duke pyetur nëse ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore, konkretisht nga andrologët. Zhaklina pranoi se një pjesë e vogël po, por shumica mbeten në konfuzion.

    Një nga pyetjet më absurde që ajo ka marrë?

    “Gruaja ime është shtatzënë, por ka pasur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Kujt do t’i ngjajë fëmija?”

    Burri ishte mbi 30 vjeç dhe, kur u pyet nëse e dinte si ndodh fekondimi, u përgjigj:

    “Unë nuk bëj fëmijë, nuk kam si ta di…”

    Gjatë bisedës u trajtuan edhe tema si:

    “Friends with benefits” (shokë me përfitime) – një marrëdhënie seksuale pa angazhim emocional; Seksi treshe dhe tradhëtia bashkëshortore, që sipas Zhaklinës janë më të përhapura në shoqërinë shqiptare sesa pranohet publikisht; Seksi në telefon dhe eksplorimi i dëshirave intime larg tabuve.

    Një tjetër histori tronditëse ishte rrëfimi i një gruaje e cila, pas shumë vitesh martese, nuk kishte përjetuar kurrë orgazmën. Ajo kishte kërkuar ndihmë… jo tek një seksolog, por tek një hoxhë.

    Zhaklina theksoi se si mosnjohja e vetes, mungesa e masturbimit dhe turpi për të folur hapur, pengojnë të rinjtë shqiptarë – vajza dhe djem – që të kenë një jetë seksuale të shëndetshme.

  • “Dëshmia që tronditi Kosovën – Ja si u organizua vrasja e Liridona Ademajt sipas vëllait të saj!”

    “Dëshmia që tronditi Kosovën – Ja si u organizua vrasja e Liridona Ademajt sipas vëllait të saj!”

    Në një deklaratë të fuqishme gjatë emisionit FIVE në RTV Dukagjini, Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës Liridona Ademaj, reagoi pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, i cili vërtetoi se Naim Murseli nuk ka probleme mendore.

    Sipas Leonardit, ky ishte vetëm një tentim i dëshpëruar i Murselit për të zvarritur procesin dhe për të shpëtuar nga drejtësia.

    “Kjo ishte karta e fundit e Naimit. Tani s’ka më justifikime. Presim që gjykata të mos lejojë më zvarritje, por të veprojë me drejtësi dhe vendosmëri”, tha ai.

    Ai e përsëriti bindjen e tij se Naim Murseli ishte porositësi dhe organizatori i vrasjes, bashkë me Kushtrim Kokallën, ndërsa Granit Plava ishte ekzekutori. “Të tre kanë bashkëpunuar për të vrarë Liridonën. Ky ka qenë një krim i planifikuar”, theksoi Leonard Ademaj.

    Ai gjithashtu bëri thirrje për dënim maksimal, jo vetëm për të sjellë drejtësi për motrën e tij, por edhe për të dhënë një mesazh të fuqishëm për shoqërinë:

    “Liridona nuk kthehet më, por ne duam që ky rast të shërbejë si mësim – askush të mos guxojë më të bëjë një akt të tillë.”

    Seanca e radhës për këtë rast të rëndë pritet të mbahet të hënën.

  • ”‘E mbrova dhe më shkatërroi!’ – Livia zbulon prapaskenat tronditëse të lidhjes me Mevlanin”

    ”‘E mbrova dhe më shkatërroi!’ – Livia zbulon prapaskenat tronditëse të lidhjes me Mevlanin”

    Livia Brunga ka shpërthyer në një rrëfim të sinqertë në Instagram, duke shfryrë gjithë dhimbjen dhe zhgënjimin e përjetuar nga një lidhje që e la me plagë të thella.

    Pa përmendur emra, por duke lënë të kuptohet se i drejtohet Mevlanit, Livia flet për një marrëdhënie të mbushur me tradhti, manipulim dhe mungesë përgjegjësie.

    “Jam lodhur duke përjetuar një paragjykim që nuk më përket… gjëja më e rëndë ka qenë të mbroj dikë që s’e meritoi kurrë,” shkruan ajo.

    Ajo hedh poshtë etiketimet si “shkatërruese e një çifti” dhe thekson: “Çifti ishte i imi që në fillim!”

    Me tone të forta, Livia i kthehet edhe personit që e lëndoi:

    “Ai hëngri bukë nga duart e mia dhe më mohoi publikisht, vetëm për të mos u dukur ‘djali i keq’! Por ai është djali i keq.”

    Mesazhi i saj është një thirrje për vetëvlerësim dhe rezistencë, teksa i uron çdo gjykuesi që “një ditë të përjetojë të njëjtën dhimbje”.

    “S’ka më kthim, vetëm pasoja,” përfundon ajo me forcë.