Category: ShowBizz

  • “Adriatik Lapaj me ofertë për ministër? Ja çfarë tha gazetari Bajramemaj”

    “Adriatik Lapaj me ofertë për ministër? Ja çfarë tha gazetari Bajramemaj”

    Bajramemaj: Demokratë drejt qeverisë Rama, Lapaj refuzon ofertën për ministër

    Gazetari Anesti Bajramemaj ka zbuluar zhvillimet e fundit nga kampi opozitar, duke folur mbi zërat se kryeministri Edi Rama mund të përfshijë në kabinetin e tij emra nga radhët e Partisë Demokratike.

    Sipas tij, ftesa publike e Ramës për bashkim politik “në emër të integrimit” nuk ka mbetur vetëm në deklaratë, por pritet që disa ish-zyrtarë demokratë të kalojnë në poste të rëndësishme në administratë dhe bashki.

    Sa i përket Adriatik Lapajt, kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Bajramemaj theksoi se ky i fundit ka marrë një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e kabinetit “Rama 4”, por nuk ka pranuar.

    “Lapaj ka pohuar se ka marrë ftesa zyrtare nga socialistë për poste në qeveri, por nuk ka pranuar. Nuk është bërë e ditur cili ishte ndërmjetësi apo çfarë posti konkret i është ofruar”, tha gazetari.

  • “E papritur! Luiz Ejlli surprizon fansat me lajmin e madh”

    “E papritur! Luiz Ejlli surprizon fansat me lajmin e madh”

    Luizi dhe Pirro Çako rikthehen në studio pas 15 vitesh

    Pesëmbëdhjetë vite më parë, Luíz Ejlli dhe Juliana Pasha sollën një nga duetet më të paharrueshme të muzikës shqiptare me baladën “Sa e shite zemrën”, një krijim i kantautorit Pirro Çako që u ngulit në memorien e publikut.

    Sot, pas kaq kohësh, Luizi dhe Çako janë rikthyer sërish në studio duke punuar për projekte të reja muzikore. Ky ribashkim i dy artistëve të njohur ka ngjallur kureshtjen dhe emocionin e publikut, i cili pret me padurim surprizat që ata do të sjellin.

    Nëse balada e vitit 2010 konsiderohet një nga kulmet e repertorit të Luizit, bashkëpunimet e reja me Pirro Çakon pritet të sjellin të njëjtin intensitet ndjenjash dhe art të pastër muzikor.

  • Gj*ku mes familjes – Shqiptari 26-vjeçar vri*et nga kushëriri i tij

    Gj*ku mes familjes – Shqiptari 26-vjeçar vri*et nga kushëriri i tij

    Ngjarje e rëndë në Angli – Shqiptari 26-vjeçar vritet me thikë nga kushëriri i tij në Leeds

    Një tragjedi familjare ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë përfundoi në krim fatal.

    Sipas raportimeve të mediave britanike dhe njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Autoritetet e shpallën të ndjerin të vdekur në vendngjarje.

    Policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, kushëririn e viktimës, Eljon Markaj, 31 vjeç, i cili u paraqit të hënën para Gjykatës së Magjistratëve të Leeds. Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të armës së ftohtë në publik, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim.

    Autoritetet britanike kanë bërë thirrje që çdo person që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me policinë.

  • Sherr masiv në Korçë! Dy të plagosur , mbi 8 persona në pranga”

    Sherr masiv në Korçë! Dy të plagosur , mbi 8 persona në pranga”

    Sherr masiv në Korçë, mbi 8 persona në pranga – dy të plagosur me thikë

    Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë pas një sherri masiv në një lokal pranë Parkut të qytetit.

    Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe deri më tani ka arrestuar mbi 8 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e konfliktit. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa në përplasje janë përdorur mjete të forta dhe mjete prerëse.

    Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • “Dhimbje pa fund – Vajza e regjisorit të madh shqiptar jep lajmin e trishtë”

    “Dhimbje pa fund – Vajza e regjisorit të madh shqiptar jep lajmin e trishtë”

    Pas një sëmundjeje të gjatë, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur dhe një nga figurat më të mëdha të artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, e cila në rrjete sociale shkroi me dhimbje:

    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”

    Dhimitër Anagnosti ishte dhe do të mbetet një nga ikonat më të shquara të kinematografisë shqiptare. Me një karrierë disa-dekadëshe, ai solli në ekran filma që i dhanë jetë historisë së artit shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.

    Ai është autor dhe bashkautor i disa prej kryeveprave të kinemasë shqiptare si: “Komisari i Dritës”, “Lulëkuqet mbi Mure”, “Të Paftuarit”, dhe “Përrallë nga e Kaluara”.

    Përveç krijimtarisë artistike, Anagnosti ka mbajtur edhe poste të rëndësishme publike, përfshirë atë të Ministrit të Kulturës në vitet ’90.

    Vepra, pasioni dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë një pasuri e çmuar e kujtesës kulturore shqiptare.

  • Skandal i madh – oficerë policie dhe ushtrie kapen si pjesë e një organizate kriminale

    Skandal i madh – oficerë policie dhe ushtrie kapen si pjesë e një organizate kriminale

    Një operacion i madh i Policisë Greke ka përfshirë Kretën që nga orët e para të së dielës, duke çuar në shpërbërjen e një organizate të fuqishme kriminale. Deri tani janë arrestuar mbi 15 persona, mes tyre biznesmenë të njohur dhe figura me ndikim në jetën publike të ishullit.

    Grupi dyshohet se merrej me trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash. Autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike dhe po kryejnë kontrolle në banesa.

    Skandal i madh është përfshirja e katër oficerëve të uniformuar – një polici, dy të ushtrisë dhe një të forcave ajrore – gjë që ka tronditur opinionin publik lokal. Hetimet vazhdojnë dhe priten zhvillime të forta në orët në vijim.

  • Mirdita sfidon Ramën: Kryebashkiaku  refuzon urdhrin për shkarkime!

    Mirdita sfidon Ramën: Kryebashkiaku refuzon urdhrin për shkarkime!

    Në Bashkinë e Mirditës, e drejtuar nga demokratët, nuk është zbatuar urdhri i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtuesve të njësive administrative.

    Kryebashkiaku Albert Melyshi e cilëson këtë vendim “të padrejtë dhe antiligjor”, duke theksuar se bie ndesh me kompetencat e pushtetit vendor. Sipas tij, performanca e drejtuesve lokalë vlerësohet çdo tre muaj dhe, nëse nuk përmbushin detyrat, atëherë ndiqet procedura ligjore e shkarkimit.

    “Kryeministri nuk ka asnjë bazë ligjore për të urdhëruar shkarkime. Në Bashkinë e Mirditës monitorimi bëhet çdo tre muaj dhe kush nuk i realizon detyrat largohet,” tha Melyshi.

    Ky urdhër i Ramës, i shpallur pak javë më parë gjatë një takimi me kryebashkiakët, nuk është zbatuar as në Bashkinë e Lezhës, ku deri tani nuk ka pasur lëvizje.

  • Të Moshuar, fëmijë, shtatzëna… ja kush rrezikon më shumë nga gripi i ri!

    Të Moshuar, fëmijë, shtatzëna… ja kush rrezikon më shumë nga gripi i ri!

    Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ngritur alarmin se këtë vit Shqipëria pritet të përballet me një sezon gripi më të fortë se zakonisht.

    Ai shpjegon se Australia po kalon një nga periudhat gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje +70% të rasteve dhe +50% të shtrimeve në spital, ndërsa vizitat në urgjenca janë dyfishuar.

    Virusi që qarkullon aktualisht në hemisferën jugore është kombinimi A H1N1 dhe B Victoria, i cili sipas Bratajt do të ketë intensitet më të lartë edhe në Europë e Shqipëri krahasuar me vitin e kaluar.

    Ai thekson se më të rrezikuarit janë:

    të moshuarit, pacientët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël.

    “Vaksinimi është i domosdoshëm,” – nënvizon Brataj, duke theksuar se i pari duhet të vaksinohet stafi mjekësor, për të mbrojtur veten dhe pacientët.

    Në fund, ai apelon qytetarët që të mos e mbipopullojnë urgjencën për simptoma të lehta gripi, pasi rrezikojnë të marrin edhe infeksione të tjera gjatë pritjes.

  • Sara Gjordeni ndez rrjetin me një fjalë të vetme: A po paralajmëron diçka të madhe?

    Sara Gjordeni ndez rrjetin me një fjalë të vetme: A po paralajmëron diçka të madhe?

    Sara Gjordeni, një nga figurat më të ndjekura në Shqipëri, ka ndezur kuriozitetin me një postim enigmatik në Instagram. Në foton ku shfaqet elegante dhe plot stil, ajo ka shkruar vetëm një fjalë: “eyes”.

    Ky detaj i thjeshtë ka bërë që fansat të pyesin nëse bëhet fjalë për një reflektim artistik, një mesazh personal apo ndoshta një paralajmërim për një hap të ri në jetën e saj.

    E njohur që nga kurorëzimi si Miss Globe 2014 dhe më pas me përfshirjen në Big Brother VIP Albania, Sara ka ditur gjithmonë të mbajë vëmendjen e publikut. Eleganca dhe natyraliteti i saj e bëjnë një ikonë stili, ndërsa çdo paraqitje e re ngjall diskutime të shumta.

    Fansat tashmë presin me padurim të zbulojnë se çfarë fshihet pas “syve” të Sarës. A është kjo shenja e një kapitulli të ri?

  • Për’puthen” përmbys gjithçka: S’ka më kufi moshe, surpriza me opinionistët e rinj!

    Për’puthen” përmbys gjithçka: S’ka më kufi moshe, surpriza me opinionistët e rinj!

    Sezoni i ri i “Për’puthen” vjen me një revolucion të vërtetë. Për herë të parë, programi nuk do të ketë kufi moshe, duke i hapur dyert të gjitha brezave që duan të provojnë fatin në dashuri.

    Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Megi Pojani ka marrë “frenat” në dorë, duke qenë jo vetëm prezantuese, por edhe autore e formatit. Ndërkohë, Neda Balluku lë rolin e opinionistes për t’u ulur në karrigen e kryeredaktores.

    Risia më e madhe që po ngjall kureshtje është padyshim paneli i opinionistëve. Në këtë sezon do të shohim aktorin Laert Vasili, të njohur për kulturën dhe batutat plot humor, si dhe blogeren Arba Gramo, e cila njihet për mendimet e saj të forta dhe pa doreza.

    Ky sezon premton të jetë më dinamik se kurrë dhe me surpriza që do të ndezin ekranin!