Burrit nuk i ngr*het’! Gruaja shkon tek “Fallxhorja” ne Lushnje, ja receta e cuditshme qe i dha

Fallxhoret dhe mjekët popullorë kanë gjetur terren dhe po bëjnë kërdinë me qytetarët, sidomos ata që besojnë verbërisht në gjëra të tilla. Në një emision televiziv shfaqen disa raste dhe bisedat e zhvilluara janë nga më të çuditshmet. Por më hata fare janë recetat që jepen për zgjidhje nga sheqeri deri tek ‘kapja për lesh koke’.

Një qytetare ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti ka një disfunksion . Sheqeri dhe fërgesa janë zgjidhjet që i jep “shëruesja” e Qerretit.

Fallxhorja në Qerret të Lushnjes

Qytetarja – Mirë se të gjeta!

Fallxhorja – Si je? Si kalove?

Qytetarja – Mirë!

Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?

Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…

Fallxhorja – Hë, hë!

Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…

Fallxhorja – Sa keni të martuar?

Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.

Fallxhorja – Emri jot?

Qytetarja – Ana!

Fallxhorja – Po burri?

Qytetarja – Selim!

Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.

Qytetarja – Si është i lidhur?

Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.

Qytetarja – Ka magji?

Fallxhorja – Hë, hë…

Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?

Qytetarja – Jo!

Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?

Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?

Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.

Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?

Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!

Qytetarja – Hë, hë, po!

Fallxhorja – Një nesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Një pasnesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?

Qytetarja – Po, po!

Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!

Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit!

Një tjetër qytetare shkon tek një fallxhore në Pajovë, pasi i shoqi ka një lidhje tjetër. “Këshilla” e parë e bamirëses është, që ta tundë mirë për flokësh rivalen.

Qytetarja – Si jeni?

Fallxhorja – Ça halli ke?

Qytetarja – Burri ka një tjetër. E kam kapur vetë.

Fallxhorja – Ka tjetër?

Qytetarja – Hë, hë..!

Fallxhorja – Sa kalamaj ke ti?

Qytetarja – Dy. Si t’ia bëj, pa mirë?!

Fallxhorja – Aty, aty! Ku të vesh? Ku të ikësh? Bjer mua një robë, ça i ke atij me atë tjetrën! Ajo me burrë është?

Qytetarja – Ajo me burrë.

Fallxhorja – Paska tjetër ai nën dyshek, qëni i mutit! Nuk e kape prej lesh koke atë buçen njëherë më?

Qytetarja – Eh, po…!

Fallxhorja – Qysh, epo…?

Qytetarja – Ta kisha kapur atë unë, po…

More posts