Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se do të jetë në Parlament edhe pse nuk fitoi mandatin e deputetit, Myslim Murrizi paralajmëron zhvillime te forta në vjeshtë, që do shkaktojnë tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën.
Burg për disa deputëtë të PD”/ Murrizi paralajmëron “tërmet” në listën e PD…

Në prag të legjislaturës se re, kandidati i listës së hapur provokoi kolegët e zgjedhur deputet ne kryeqytet, të cilët kanë llogari te hapura me drejtësinë.
“Nuk ua heq unë mandatin, E dinë vetë ata. Ata që janë në proces gjyqësor dhe ata qe janë në proces hetimor. Nuk uroj askënd që të jenë në burg por zullumet qe kanë bërë do i paguajnë vetë. Kam thënë ne shtator qe do jem në Parlament, por nuk kam dhëne vit mund të jetë dhe shtatori i 2026. Por e sigurte do jem atje“, tha Murrizi.
Nëse Berisha vendos të hapë garën për kryetar, Murrizi pritet të jetë sfidanti i parë, ndonëse do preferonte që doktori të qëndronte larg zgjedhjeve.
“Nëse Berisha nuk do jete kandidat dhe nuk do trazoje me absolutisht do jem në gare për kryetar partie. Si ish student dhjetori, si njeri që nuk vi nga komunizmi në PD, si njeri që skam asnjë lek nga paratë publike ne xhepin tim dhe që nuk jam opozitar selektiv. Pse jo edhe me Berishën, pse jo po ua them. Unë nuk e di që kjo është parti private e një njeriu“, tha Murrizi.