Brad Pitt flet ‘pa doreza’ për s*ksualitetin e tij: Nuk kam pasur kurrë përvojë me burra

Në një rrëfim të rrallë dhe plot humor, aktori hollywoodian Brad Pitt ka folur hapur për jetën e tij private dhe marrëdhëniet, duke hedhur dritë mbi një temë që ka qenë shpesh objekt spekulimesh: seksualitetin e tij.

I ftuar në podkastin “Armchair Expert” të aktorit Dax Shepard, 61-vjeçari u pyet nëse kishte pasur ndonjëherë një përvojë homoseksuale. Me një buzëqeshje dhe sinqeritet, Pitt u përgjigj:
“Ndoshta e kam humbur atë dritare. Por nëse do ta kisha pasur, definitivisht nuk do të kisha qenë ti. Mund të kishe qenë i 14-ti ose i 15-ti.

Edhe Shepard iu përgjigj me të njëjtin ton shakatar:
“Nuk dua të mburrem për këtë, por do të ishte mirë të filloja me diçka më të thjeshtë. Rekomandoj përvojat për fillestarët së pari.”

Pitt, i njohur për karrierën e tij të suksesshme në kinema dhe jetën sentimentale gjithmonë në qendër të medias, ka qenë i martuar më parë me dy nga aktoret më të famshme të Hollywood-it: Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. Ai ka pasur gjithashtu lidhje me Gwyneth Paltrow dhe Juliette Lewis.

Aktualisht, aktori është në një marrëdhënie me Ines de Ramon, ish-bashkëshortja e aktorit Paul Wesley. Çifti ka qenë së bashku që nga fundi i vitit 2022 dhe janë parë shpesh në evente publike. Debutimi i tyre i parë zyrtar në tapetin e kuq ndodhi në Festivalin e Filmit në Venecia në shtator 2024, gjatë premierës së filmit Wolfs.

Duke komentuar për praninë e tyre të përbashkët në evente të tilla, Pitt mohoi se ajo ishte pjesë e ndonjë strategjie marketingu:
“Jo, njeri, nuk është aq e llogaritur. Nëse do të jetonit me atë lloj llogaritjeje gjatë gjithë kohës… Zot, sa shteruese do të ishte kjo? Jeta thjesht evoluon. Marrëdhëniet evoluojnë.”

Kjo është lidhja e parë serioze për aktorin që prej përfundimit të divorcit të bujshëm me Angelina Jolie në dhjetor 2024. Procesi i gjatë ligjor, që filloi në vitin 2016 dhe përfundoi vetëm pas pesë vitesh, u zvarrit për shkak të çështjeve të kujdestarisë për gjashtë fëmijët e tyre dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e një vreshtarie luksoze në Francë.

More posts