Braçe e thotë troç: Ja pse jam i tensionuar me Edi Ramën…

Braçe gjithashtu foli për marrëdhëniet e tij personale me Ramën, duke pranuar se ato kanë qenë të tensionuara në disa momente për shkak të ambientit politik brenda Partisë Socialiste, por theksoi mbështetjen e tij për qeverisjen dhe nevojën që gjërat të lëvizin për mirë.

Marrëdhënia ime me Ramën ka qenë e tensionuar, por unë e mbështes qeverisjen”, tha Braçe.

Ai foli dhe për aksionin e nisur për lirimin e hapësirave publike të zëna në Tiranë, përballë sfidave të mëdha me ndërtuesit dhe ndikimin e thellë të korrupsionit.

Braçe, shprehu zhgënjimin e tij të thellë për situatën e rimarrjes së hapësirave publike në Tiranë, duke denoncuar fuqimisht rolin e ndërtuesve dhe korrupsionin në institucione.

Kur u pyet nga gazetari nëse është i kënaqur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, Braçe u shpreh qartë: “Jo, nuk jam i kënaqur. Sepse ende nuk është bërë tamam siç duhet – as në cilësi, as në sasi, sa përfaqësi.”

Duke iu referuar ndërtuesve, ai theksoi se ata janë “dhunuesit më të egër të këtij qyteti”.

Nëse ka dhunues të hapësirës publike në këtë qytet, ata janë ndërtuesit. Janë kantieret e ndërtimit. Ata janë! Unë shoh që nga këta nuk lëviz asnjë centimetër nga hapësira publike që kanë zaptuar. Dhe hapësira publike që kanë zënë këta, është trotuari, është pema… E ka futur brenda rrethimit të kantierit të vet të ndërtimit. Kanë marrë trotuarin, pemën, vendin e parkimit, edhe rrugën. Dhe pastaj e shndërrojnë në lokale, në hapësira që më parë ishin pa leje.

More posts