“Bora Zemani zbulon planet sekrete për një bebe me Donald Veshajn!”

Moderatorja Bora Zemani ka folur së fundmi për mundësinë e zgjerimit të familjes me partnerin e saj, aktorin e humorit Donald Veshaj. Ajo, e cila është nënë e një djali nga lidhja e mëparshme me Dj Vin Veli, u shpreh se një fëmijë i ri është gjithmonë i mirëpritur dhe se nuk ka asnjë preferencë për gjininë.

Bora shtoi se djali i saj, Arbori, do të ishte entuziast për të pasur një motër ose vëlla të ri, ndonëse tashmë ka një vëlla nga ana e babait. Moderatorja theksoi se gjithçka do të vijë natyrshëm, në kohën e duhur.