Një deklaratë e fortë nga ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, John Bolton, ka tronditur skenën politike shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, Bolton e cilësoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Sali Berishën “non grata” si të nxituar dhe të ndikuar politikisht.
“Bombë nga ish këshilltari i Donald Trump: Shpallja non grata e Sali Berishës ishte një gabim!”

“Këto vendime kanë qenë subjekt i ndikimeve politike,” tha Bolton. “Mendoj se duhet rishikuar. Nuk jam i sigurt deri ku duhet të shkojë, por nuk ishte një vendim i duhur.”
Duke e quajtur këtë një çështje që kërkon zgjidhje urgjente, Bolton nënvizoi se dëshiron që situata të kthehet në normalitet: “Shpresoj të mund të kthehesha pas dhe ta ribëja, por kjo është e pamundur. Gjithsesi, shpresoj të gjejmë një zgjidhje të shpejtë dhe një sjellje normale.”
Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar për politikën shqiptare, duke i dhënë një tjetër dimension debatit mbi vendimin për përjashtimin e Berishës nga skena ndërkombëtare.