Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria/ Ndalohen në Kroaci, kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.

Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati I analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar  është 0.01mg\kg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mg\kg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.

Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.

Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘made in Albania’.

“Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e mos respektimit të karencës, por jo vetëm gjithashtu kjo mund të ketë ardhur nga mbi doza që kanë përdorur fermerët ose nga mungesa e alternimit të insekdicidit fermerët duke përdor gjithmonë të njëjtin kimikat bën që kjo insekticid të kalojë tokë, bimë dhe më pas në produkt pasi nuk shpërbëhet.“- shprehet pedagogu i UBT, Fredi Brahusi.

Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.

“Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të  imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek ripordhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi. “

Domatet e rrezikshme nuk arritën deri tek tryeza e konsumatorit europian, nga ana tjetër, inspektorët tanë të ushqimit për gjatë muajit gusht nuk kanë dhënë asnjë alert për domatet e rrezikshme të Beratit apo pjeshkën e Divjakës nëse këto prodhime kanë  qenë pjesë e familjeve shqiptarëve apo jo.

More posts