Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, pak ditë më parë njoftoi se ka blerë një shtëpi në Tiranë.
Bleu shtëpi në Tiranë, ndjekësit ‘shpërthejnë’ ndaj Françeska Muratit: Ku i more 700 mijë euro?

Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më të shtrenjta pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Modelja, e cila është rritur dhe ka jetuar në Londër, ndau edhe një video nga ambientet e shtëpisë së re në Shqipëri.
E për këtë pati reagime të shumta nga ndjekësit, ku thonë se çmimi arrin deri në 700 mijë euro.

“Ka i merrni këto lekë, 700 mijë, përfundimisht nuk ka shtet në Shqipëri”, ka shkruar një ndjekës.