Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka shqetësuar së fundmi ndjekësit e tij me një paraqitje publike që ka ngritur shumë pikëpyetje.
Bes Kallaku shihet në gjendje të rënduar pasi Ledri u shfaq krah Xhensilës në “Sunny Hill”

Një video e tij duke performuar në një event familjar është bërë virale, ku aktori shfaqet në një gjendje të rënduar fizike dhe emocionale.
Në pamjet e publikuara, Kallaku shihet pa energji, jashtë ritmit të muzikës dhe duke performuar me ‘playback’.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se ai dukej sikur e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë, gjë që ka bërë që shumë të aludojnë se ai mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Kjo paraqitje e tij vjen pasi ish-partnerja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, dhe partneri i saj i ri, reperi Ledri Vula, patën një dalje të bujshme publike. Dyshja u shfaq bashkë në skenën e festivalit “Sunny Hill”, ku një gjest i Ledrit, i cili i puthi dorën Xhensilës, u komentua gjerësisht.