Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka është shprehur se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së pas humbjes në zgjidhjet e 11 majit, duke i hapur rrugën një liderishipi të ri.
“Berisha të tërhiqet nga drejtimi i PD!”- Humbja e opozitës në zgjidhjet, Açka: Duhet lidership i ri dhe i pastër, të “gërvisht” Ramën


E ftuar në News 24, Açka theksoi se humbja në zgjedhje është përgjegjësi personale e Berishës dhe se pas këtij rezultati duhet zgjedhur një drejtues i ri, por pa përmendur emra konkret.
“Duhet një lidership i ri, nuk ka rëndësi emri, por një njeri i pastër dhe që Edi Ramën mund ta gërvisht”, tha ajo, ndërsa shtoi se Berisha duhet të thotë “unë nuk merrem më me këtë gjë, jam këtu si gardian i PD, unë PD do ta mbaj të fortë, vendosni ju demokratë se cili do t’ju drejtojë”.
Flutura Açka: Ne nuk jemi bashkuar. Ky lidership mban përgjegjësi për humbje. Edhe në 2021 ne nuk i morëm 30 mijë vota. Duhet të ndajmë nëse ka qenë vetëm Lulzim Basha në këtë humbje apo me Berishën. Tani ky element ka rënë, nuk e përdorim më si argument. Berisha ka humbur me mbi 300 mijë vota. Ne këtu duhet të ndalemi dhe kjo është një zile e fortë alarmi, që duhet përgjegjësia personale e zotit Berisha.
Edhe fushata, që e përqendroi të gjithën, nuk doli me lidership, pak u pa lidershipi. Në këtë mes edhe risku ka rënë shumë personal i Berishës. Haku dhe qederi janë aty-aty. Duhet të reflektohet. Këtë hidhërim të opozitës, mazhoranca e përdori mirë, pavarësisht se është e sheqerosur. Parlamenti u përdor.