Berisha i jep “hua” 3 deputetë Ilir Metës, çfarë po planifikon në Shtator…

Sali Berisha ka vendosur t’i qëndrojë besnik Ilir Metës edhe pas humbjes katastrofë të zgjedhjeve.

Pasi i dhuroi 4 ulëse të sigurta në Kuvend, Berisha do t’i japë 3 deputetë “hua” Ilir Metës për të krijuar një grup parlamentar.

Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga PD në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, tha Tedi Blushi.

Pasja e një grupi kuvendor do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e të tijve nga burgu.

More posts