Bëj vetëm mirë në jetë”! Gjyshërit me grada, babai sakrifica për ta rritur…Jeta përtej uniformës e policit hero që shpëtoi 4 persona

rritur në një familje të thjeshtë mallakastriote, mes sakrificave të prindërve për t’i ofruar një jetë më mirë, Klajdi Mustaj, diti të marrë më të mirën.

Rrethuar nga dashuria e gjyshërve, nuk zhgënjeu. Gjyshi nga babai me gradën kapiten i parë në prapavijën e Ministrisë së Brendshme. Gjyshi nga nëna gjeneral. Të dy i kishin mësuar të bëjë vetëm mirë në jetë.

Kur nevoja e deshi, Klajdi Mustaj, sot 26-vjeçar, e vuri në zbatim.

Nuk ishte rastësisht, është edukuar në një me një frymë të tillë që të bëjë vetëm të mirë në jetë”, tregon babai i tij, Meçan Mustaj.

Ishte 8 gusht kur Qafa e Koshovicës në Fier një automjet i aksidentuar rrezikonte të shpërthente në flakë. Ndërhyri menjëherë, dhe i mori në krah 4 të lënduarit për t’i nxjerrë në anën tjetër të rrugës.

“Na ka bërë krenar, jo mua si baba dhe motrat e tij dhe nënën e tij, por gjithë krahinën e Mallakastrës” rrëfen zoti Mustaj.

Ky gjest heroik, nuk mund të mos i jepte ndjenjën më të madhe të krenarisë, babait të tij. Meçan Mustaj, 58-vjeç e mori vësh kështu lajmin për të birin:

“Kemi një restorant që e kemi marrë me qira në Zvrnecë dhe atje e morëm vesh nëpërmjet telefonave. E kujtoj atë moment dhe jam shumë, çfarë të them, i tensionuar, se edhe mund të kishte humbur jetën edhe djali im atje që u hodh në mes flakëve, që vuajti për të shpëtuar”, kujton Babai i Klajdi Mustaj.

Ky akt nuk duket të jetë aspak një rastësi. Edukimi ndër breza dhe orientimet që familja i dhanë kur veshi uniformën blu shkurtin e vitit 2024, duket se vulosën këtë virtyt të tijin, për të shpëtuar njerëzit. “Për jetën e qytetarit mos të vënë as jetën e tyre para se për jetën e qytetarit kanë marrë atë uniformë”, e këshillonte ai.

Akti heroik i policit Klajdi Mustaj u vlerësua nga Kryeministri Edi Rama, i cili e dekoroi me të gjithë heronjtë e verës, të cilët luftuan kundër zjarreve. Ai mori nga Policia e Shtetit një bursë falas për në Akademinë e Policisë në Turqi.

E megjithatë, një gjest i tillë në një kohë kur shoqëria po bëhet gjithnjë e më shumë indiferente, meriton edhe një tjetër titull. 26-vjeçarit iu akordua nga shoqata atdhetare kulturore “Mallakastra”, titulli “Krenaria e Mallakastrës”. 

“Këto elementë të shkëlqyer, të cilat ka ardhur koha që duhet t’i gjallërojmë, duhet të dimë t’i promovojmë ashtu siç duhet edhe duhet të dimë t’u japim vendin dhe rolin e duhur në jetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, tha avokati Idajet Beiqiri.

“Ky nuk është një vlerësim domethënës për mua, por është një nder i jashtëzakonshëm jo vetëm si nder personal, por si një simbol i lidhjes së fortë mes vendit tim të Mallakastrës”, shprehet vetë efektivi Klajdi Mustaj.

Aktin e Klajdit e vlerësoi sërish kryepolici Ilir Proda.

“Ajo që Klajdi bëri dhe që ne e pamë në sytë e një kamera amatore ishte një veprim i cili nuk mësohet në asnjë trajnim në botë. Ai është një veprim hyjnor që vjen së brendshmi”, theksoi Proda.

More posts