BE dritë jeshile Shqipërisë/ Fantastike! PE sapo miraton raportin “pro”!

Parlamenti Europian ka miratuar Rezolutën për Shqipërinë, duke vlerësuar “POZITIV” progresin e vendit gjatë viteve 2023 dhe 2024, por duke theksuar edhe nevojën për përshpejtimin e reformave kyçe.

Me 502 vota pro nga 686 eurodeputetë të pranishëm në sallë, miratuan raportin e hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder për Shqipërinë.

Schieder tha se mirëpresim progresin e shpejtë që ka bërë ‘kandidatja kryesore e anëtarësimit’ gjatë viteve të fundit. Ai shtoi se për të arritur qëllimin e saj për anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030, për Shqipërinë është thelbësore të vazhdohet puna e mirë duke zgjeruar modelin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe duke zbatuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Kryeparlamentarja Spiropali e cilëson këtë si një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024!

More posts