Bankomatet e CREDINS Bank nuk punojnë

Nga Hysni Gurra

Nuk e di kush e ka CREDINS Bank, por fëlliqsi më të madhe se të kesh gjithë bankomatet në kryeqytet jashtë funksioni në fundjavë, vetëm këta mund ta bëjnë.

Ne jemi një vend që ka edhe privatin më të poshtër se shtetin. Shërbimet katastrofë, vjedhjet njëlloj, arrogancën po ashtu.

Bankomati që kur është shpikur ka edhe një qëllim, shumë të rëndësishëm përveç tjerash, t’i shërbejë klientit 7/7 edhe të shtunë e të diel.

Për të disatën fundjavë rresht, edhe sot asnjë nga pikat e bankomateve të Credins nuk punon. Mote mu në qendër, asnjë, asnjë. Zero.

Mendojeni njerëzit që kanë nevojë, mendojeni turistët për shembull që punojnë me këtë palo bankë.

More posts