“Banka e Shqipërisë ndërhyn: Çfarë do të ndodhë me depozitat dhe kredinë?”

Banka e Shqipërisë ka vendosur masa kufizuese ndaj Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), duke pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa banka të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit financiarë.

Prej disa muajsh, UBA ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë nga BSH, e cila i ka kërkuar bankës të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat ligjore. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të UBA-së ka rënë në 15.71% nga 19.81% në fund të vitit 2023.

Aktualisht, Banka e Bashkuar e Shqipërisë zotërohet në 98% nga shoqëria e sigurimeve Eurosig, e biznesmenit Kadri Morinaj, ndërsa 2% e aksioneve i përkasin disa aksionerëve të vegjël.

More posts