Ngjarja e rëndë në Sheqishtë të Patosit, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Zamir Meta ka përdhunuar vajzën e tij 12-vjeçare ka tronditur opinionin publik ditën e sotme.
Babai e pranoi se e ka…vajzen, mamaja tro*dit: vajza ka probleme, ja cme kane pare sytē

Kanë qenë deklaratat e nënës së vajzës, nënë e 7 fëmijëve të mitur, Juela Meta e cila bëri thirrje mes lotëve që shteti t’i japë dënimin maksimal bashkëshortit të saj, teksa kërkoi që autoritetet të hedhin sytë nga ajo pasi është nënë 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë mundësi ekonomike.
Por disa orë pasi ka dhënë këto deklarata, Juela Meta është penduar dhe ka mohuar ngjarjen duke thënë se në fakt vajza ka probleme të shëndetit mendor dhe ia kishin thënë mjekër në Gjermani, por nuk e kishin diagnostikuar.
Deklarata e plotë:
Unë nuk e besoj se unë nuk kam parë gjë me sytë e mij, unë atje e dëgjova. A e kanë mësuar vajzën, se kishte kohë që ma sorollasnin burrin sa këtej-andej. Pasi foli vajza, shkoj në Komisariatin e Patosit dhe i kishin vendosur prangat burrit. Edhe më morën e mua në pyetje. I dëgjova që thanë ‘’po gënjeu edhe kjo merre rase edhe këtë’’.