Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani u përplas me zv/drejtorin e Burgjeve, Feim Sufajn.
Avokati i Metës përplaset me zv/drejtorin e Burgjeve: Ti je vegël e ndyrë e…

“Propaganda e regjimit po mbulon gjithë dynjanë. Qytetërimi i një kombi duket te trajtimi i të burgosurve. Kur trajtohet Presidenti kështu, imagjino të tjerët. Nuk e lënë të luajë ping pong sepse avokati ka folur në media”, tha Cakrani.
Sufaj u përgjigj: “Përsa i përket Metës, nuk është bërë ndonjë diskriminim. Vizitat e personave me masë sigurie janë të përcaktuara me rregullore”.
Në këtë moment, Cakrani ia ndërpreu fjalën duke i thënë: “Ja, kjo është propaganda! Ju jeni vegël e ndyrë e regjimit. Ju manipuloni opinionin publik”.
Sufaj ia ktheu: “Avokati Cakrani nuk ia ka idenë rregullores. Ajo rregullore ka kaluar filtra. Avokati mund të flasë çfarë të dojë, por rregullorja ka shkuar te Avokati i Popullit, te KLP-ja…”.