Avokati i Berishës nxjerr EMRIN e kandidatit të PD-së për Tiranën…

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka nxjerrë emrin e preferuar për kandidatin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Gjokutajt, i vetmi emër i denjë është Adriana Kalaja, ndërsa ata që janë përmendur deri më tani, sipas tij, janë sorosianë.

Të nderuar demokratë! Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës janë tepër të rëndësishme për momentin politik që po kalon vendi! Kandidatura e Ramës dhe e oligarkisë financiare pranë tij e kanë gati skemën e farsës elektorale! Shkrirja me aleate kapriçiozë dhe pa vota për hir të aleances për Bashkinë e Tiranës eshte skema më e stërholluar soroiste! Emrin e kandidatit të PD të cilën duhet ta shpëtojmë nga soziet e demokracise e kemi dhe të provuar në betejat kunder korrupsionit! Kandidoni Adriana Kalaja dhe jemi të larë me veten dhe shqiptarët”, shkruan Gjokutaj.

More posts