Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, ka tronditur Shqipërinë dhe gjithë opinionin publik. Për herë të parë në historinë e drejtësisë shqiptare, një gjyqtar ekzekutohet në detyrë, në vendin ku jepet drejtësi — një ngjarje që ka tronditur thellë themelet e shtetit ligjor dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.
Avni Rustem, të lumtë dora!”/ Mijëra shqiptarë mbështesin autorin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja – çfarë po ndodh me ne?

Megjithatë, ajo që ka habitur të gjithë është reagimi i rrjetit. Në vend që të dënojnë autorin e krimit, shumë qytetarë në rrjetet sociale janë vënë në anën e tij, duke e quajtur “njeri që vuri drejtësi me duart e veta”. Komentet janë të shumta, të forta dhe shpesh tronditëse.
Ky duhet të deklarohet i pafajshëm, si Avni Rustemi në Paris, e vrava në emër të popullit”, shkruan një komentues.
Një tjetër thotë: “Zoti gjykatës, në emër të popullit, je i pushkatuar! Rroftë Shqipëria, të bekoftë Zoti mor djalë!”
Ndërsa shumë të tjerë shprehen se drejtësia shqiptare i ka sjellë njerëzit në “maje të hundës” dhe se kjo ishte “shpërthimi i një padrejtësie të akumuluar prej vitesh”.