Author: admin

  • Tragjike! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj ne gjendje te rende!

    Tragjike! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj ne gjendje te rende!

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik, duke zënë poshtë pesë vajza të vogla shqiptare nga Kukësi.

    Fatkeqësisht, një prej vogëlusheve, vajza që shihni në foto, 7-vjeçarja Leona Ruka, humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

    Incidenti tragjik ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë zonës së trëndafilave.

    Qindra qytetarë që ndodheshin në park reaguan menjëherë, përfshirë dhe kriketistët që ishin pranë fushës, duke u përpjekur të ngrinin pemën me duart e tyre për të shpëtuar fëmijët.

    Sipas policisë lokale dhe shërbimeve emergjente, një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre fëmijë të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta.

    Për ngjarjen kanë reaguar edhe autoritetet britanike. Shefi i Policisë së Essex-it, Leighton Hammett, deklaroi: “Familjet po përballen me një dhimbje të paimagjinueshme. Mendimet tona janë me ta në këto momente tragjike”.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Britani, ku është shpërndarë edhe një thirrje për ndihmë financiare në GoFundMe, për të mbështetur familjen e vajzës së ndjerë.

    Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit, mbështetje për familjen, si dhe për shpenzimet spitalore për vajzën tjetër të familjes Ruka e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

  • Rrjeti po zien/ Këngët e Gjestit dalin “të vjedhura” nga ky artist? (Video)

    Rrjeti po zien/ Këngët e Gjestit dalin “të vjedhura” nga ky artist? (Video)

    Një video që po qarkullon në TikTok ka ndezur polemika rreth këngëtarit Gjesti.

    Në pamjet që janë bërë virale, një nga këngët e tij më të klikuara krahasohet me hitin “El Alem Allah” të artistit të njohur egjiptian Amr Diab — dhe ngjashmëria mes të dyjave është thuajse identike.

    Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

    Publiku e ka akuzuar Gjestin se ka publikuar këngën si krijim origjinal, pa bërë asnjë referencë për versionin arab që e ka paraprirë.

  • U përplasën nga një makinë teksa lëviznin më monopatinë, dy djemtë 9 dhe 11 vjeç në gjendje stabël, i treti në gjendje të rëndë

    U përplasën nga një makinë teksa lëviznin më monopatinë, dy djemtë 9 dhe 11 vjeç në gjendje stabël, i treti në gjendje të rëndë

    Tre të mitur përfunduan në spitalin e Traumës paraditen e sotme pasi u përplasën nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa lëviznin me monopatinë.

    Sipas informacioneve, mësohet se dy prej tyre, i mituri me iniciale O.A. 11 vjeç dhe E.S. 9 vjeç, ndodhen në gjende shëndetësore stabël.

    Ndërkohë, i treti, shtetasi me iniciale J.N., mosha e të cilit nuk është bërë ende e ditur, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

    Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

    Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

  • Gjendet trup i pajetë në lumin Shkumbin

    Gjendet trup i pajetë në lumin Shkumbin

    Elbasan, 23 qershor 2025- Një trup i pajetë është konstatuar sot rreth orës 14:30 në lumin Shkumbin, në afërsi të qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake nga Policia, dyshohet se viktima është një shtetas i moshuar, ende i paidentifikuar.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga uji. Nga këqyrja e parë, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë disa ditë më parë, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

    Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit rajonal të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • “Ditët e tij janë të numëruara”/ Irani ‘i frikësuar’, zyrtarët po mendojnë largimin e liderit suprem

    “Ditët e tij janë të numëruara”/ Irani ‘i frikësuar’, zyrtarët po mendojnë largimin e liderit suprem

    Regjimi iranian po përballet me një krizë të thellë të brendshme, ndërsa disa zyrtarë të lartë në Teheran po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

    Sipas raportimeve të “The Atlantic”, diskutimet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar pas sulmeve të fundit amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, që kanë thelluar përplasjet në Lindjen e Mesme.

    Burime të brendshme nga regjimi kanë pohuar se “ditët e Khameneit janë të numëruara”, duke përmendur jo vetëm moshën e tij të thyer 86 vjeç dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore, por edhe mungesën e ndikimit real në zhvillimet aktuale.

    Ndërkohë, sipas “New York Times”, Ajatollah Khamenei është izoluar në një bunker nëntokësor, i shkëputur nga çdo komunikim elektronik për shkak të frikës nga një atentat.

    Tre kandidatë për pasardhësin e tij janë tashmë në pritje, ndërsa një komision i posaçëm i përbërë nga tre klerikë të lartë po udhëheq procesin e tranzicionit.

  • Bien çmimet e naftës

    Bien çmimet e naftës

    Trump shtyu vendimin mbi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran
    Çmimet e naftës ranë këtë të premte pasi Presidenti amerikan Donald Trump vonoi vendimin mbi përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran.

    Nafta në bursën e Londrës ra me 2%, duke arritur në 77.28 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën amerikane me 0.7%, duke kapur vlerën 75.66 dollarë për fuçi.

    “Megjithatë, ndërsa Izraeli dhe Irani vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë mund të ketë një veprim që përshkallëzon konfliktin dhe prek infrastrukturën e naftës,” shprehen ekspertët.

    Frika është rritur për faktin se çdo mbyllje e Ngushticës së Hormuzit mund të kufizojë tregtinë dhe të ndikojë në çmimet globale të naftës.

  • Lufta Izrael-Iran, ministri Igli Hasani i prerë: Shqipëria mbështet politikisht Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje

    Lufta Izrael-Iran, ministri Igli Hasani i prerë: Shqipëria mbështet politikisht Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin Izrael-Iran dhe përshkallëzimin ushtarak të këtij konflikti në ditët e fundit.

    Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet qartazi Izraelin dhe të drejtën e këtij vendi për t’u vetëmbrojtur, duke e quajtur Iranin një vend ku regjimi i Ajatollahëve shkel angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore.

    “Shqipëria është qartazi në mbështetje politike të Izraelit, të të gjithë vendeve që mendojnë se regjimi i Ajatollahëve nuk duhet të rrisë kapacitete bërthamore dhe duhet të respektojë angazhimet e marra në mospërhapjen e armëve bërthamore. Është regjim që i thyen këto angazhime. Ne e dënojmë fuqimisht mënyrën se si regjimi i Ajatollahëve po vepron. Ne mbështesim shtetin e Izraelit në të drejtën për tu mbrojtur.

    Ne ushtrojmë presionin politik të gjithë sëbashku ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran dhe padyshim këto qëndrime do të vijojnë të jenë konseguente në raport me atë që diplomatët tanë bëjnë”, deklaroi Hasani.

    I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me konfliktin tjetër në Gaza dhe anën tjetër të medaljes, ku një numër i konsiderueshëm civilësh, përfshirë fëmijë, janë vrarë, Hasani dha një përgjigje të shkurtër duke deklaruar se Shqipëria është një vend paqësor që mbështet paqen.

    “Shqipëria gjithmonë ka treguar që është vend paqësor dhe mbështet paqen. Shqipëria ka treguar se e ka mbështetur zgjidhjen e dy shteteve, në konfliktin e Izraelit me palestinezët. Shpresojmë padyshim që këto realitete të mbarojnë sa më shpejt”, tha Hasani.

    Lidhur me ndonjë rrezik të mundshëm që mund ti kanoset Shqipërisë nga Irani, i cili në të shkuarën ka kryer sulem kibernetike ndaj vendit tonë, por edhe në kontekstin kur ne strehojmë opozitën e MEK, Hasani dha këtë përgjigje:

    “Ne jemi vend demokratik. Respektojmë të gjithë anëtarët e kombeve të bashkuara. Kemi treguar se jemi në gjendje të strehojmë pjesë të opozitave të ndryshme, vende që jetojnë në diktaturë. Do të vijojmë të përcjellim vlerat demokratike. Jemi paqësor dhe nuk synojmë askënd. Kemi të bëjmë me realitete që shpresojmë t’i kemi të tilla. Kemi qenë shënjestër e sulmeve kibernetike nga regjimi i Ajatollahëve por kemi qenë në gjendje që në bashkëpunim me partnerët tanë, ti kthejmë mbrapsht këto sulme dhe të mbrojmë infrastrukturën”, deklaroi Hasani.

    Lidhur me shtetas shqiptarë që mund të gjenden në dy vendet ku po zhvillohen luftime, Hasani tha se janë organizuar korridore për nxjerrjen e shqiptarëve nga Izraeli, ndërsa në iran nuk ka ende ndonjë kërkesë nga qytetarë shqiptarë.

    “Ne kemi ndërmarrë një operacion kthimi të 5 shtetasëve shqiptarë nga Izraeli. Kemi krijuar korridor tokësor që i ka nxjerrë nga Tel Aviv drejt Egjiptit dhe kemi mundësuar fluturim për ti sjellë në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Janë 12 shqiptarë të tjerë në kontakt me ambasadën tonë, që në varësi të kushteve dhe situatës kërkojnë në momente të caktuara të largohen pastaj ndoshta kërkojnë të qëndrojnë. Kemi krijuar korridor të dytë, jemi të gatshëm të ndihmojnë në zhvendosjen e disave prej tyre. Janë 5 që do të largohen në orët në vazhdim. Kemi vendosur kontakte telefonike dhe infrastrukturën tonë.

    Në Iran, ne nuk kemi asnjë kontakt, asnjë kërkesë të ndonjë shtetasi shqiptar që kërkon evakuim. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, por nuk kemi ndonjë person që të ketë kërkuar ndihmë në mënyra të ndryshme. Nëse do të kemi një kërkesë do të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë, me miq dhe partnerë që janë prezentë”, deklaroi ministri.

  • I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Durrës, përplasen “kokë më kokë” 8 automjete

    I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Durrës, përplasen “kokë më kokë” 8 automjete

    Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës. Burime bëjnë me dije se në total janë përfshirë tetë makina.

    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

    Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.