Author: Editorial

  • Prapaskenat/ Vese, xhelozi dhe dështime, ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja! Si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre

    Prapaskenat/ Vese, xhelozi dhe dështime, ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja! Si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre

    Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes. Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë kjo e fundit që ka konfirmuar jo vetëm ndarjen, por edhe momentet e vështira që ka kaluar në këtë martesë.

    Selvija postoi një mesazh emocional në InstaStory-n e saj, duke lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe këngëtarit mund të kenë marrë fund. Ky postim ka ndezur një valë diskutimesh mes fansave dhe medias, pasi tani shumë prej tyre janë të bindur se ndarja është zyrtare.

    shpat kasapi selvije3

    “Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”, shkroi ajo krahas një fotoje.


    Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen.

    Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe veç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit. Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë.

  • Sulmet me raketa, MEPJ: 5 shqiptarë ndodhen në Izrael për momentin

    Sulmet me raketa, MEPJ: 5 shqiptarë ndodhen në Izrael për momentin

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka identifikuar pesë shtetas shqiptarë që ndodhen në Izrael për momentin, teksa vijojnë sulmet me raketa nga Irani. Tre prej tyre janë me status turisti, thotë ministria, ndërsa dy të tjerë me qëndrim të përkohshëm. Ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Tel Aviv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar”, njoftoi ministria. Ministria thotë se po ndjek situatën me prioritet dhe vëmendje të veçantë. Ajo njofton se për shkak të situatës fluturimet janë ndërprerë. Ndërkohë për çdo nevojë emergjente apo informacion shtesë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vendosur disa numra kontakti.

    “Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813”, njoftoi MEPJ.

  • Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)

    Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)

    Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

    Por kthesa ka ardhur 3 ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.

    Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të gjallë brenda automjetit të riun Isa Nurçe, i cili kishte përfunduar me makinë aksidentalisht tre ditë më parë pranë ujërave të lumit Zall.

    Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Kujtojmë që babai i të riut kishte denoncuar humbjen e djalit në organet e Policisë.

    Njoftim i Policisë – Bulqizë / Informacion paraprak

    “Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rrethrrotullimit të Shupenzës është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga verifikimet, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kishte kallëzuar se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • A është kjo fillimi i luftës së madhe? SHBA dhe Izraeli bashkë në betejë ajrore kundër Iranit!

    A është kjo fillimi i luftës së madhe? SHBA dhe Izraeli bashkë në betejë ajrore kundër Iranit!

    Kriza në Lindjen e Mesme po thellohet, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë fuqishëm në veprim për të ndihmuar Izraelin të përballojë sulmet raketore nga Irani.

    Burime izraelite për CNN kanë konfirmuar se SHBA ka asistuar drejtpërdrejt në rrëzimin e raketave iraniane, të cilat synonin zemrën e Izraelit natën e së premtes.

    “Strukturat tokësore amerikane kanë identifikuar dhe kapur disa nga raketat në fluturim,” thanë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se ende nuk janë përdorur avionët luftarakë apo anijet luftarake në operacion – por ato janë në gatishmëri.

    Pentagoni ka vendosur anije shkatërruese të Marinës pranë brigjeve izraelite, për të krijuar një perimetër mbrojtës ndaj çdo sulmi të mëtejshëm nga Irani apo aleatët e tij rajonalë. Ky pozicionim strategjik është pjesë e një operacioni të heshtur, por vendimtar, për të ruajtur balancën në rajon.

    “Ky është një bashkëpunim i nivelit më të lartë ndërmjet forcave amerikane dhe sistemit të mbrojtjes izraelit,” theksojnë burime të Pentagonit.

    Në sulmin masiv të prillit 2024, Irani lëshoi mbi 300 predha – përfshirë 170 dronë dhe 120 raketa balistike – por ushtria izraelite, me ndihmën e aleatëve si SHBA, rrëzoi 99% të tyre, duke evituar një katastrofë të mundshme.

  • Alarm ndërkombëtar: Sulmi izraelit ndaj Iranit shkakton ndotje radioaktive – IAEA konfirmon

    Alarm ndërkombëtar: Sulmi izraelit ndaj Iranit shkakton ndotje radioaktive – IAEA konfirmon

    Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me shpejtësi drejt një katastrofe globale. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar zyrtarisht se një sulm ajror i Izraelit ndaj Iranit ka shkaktuar ndotje radioaktive, duke rritur shqetësimet për një krizë bërthamore në zhvillim.

    Sipas njoftimit të IAEA, një prej objekteve që është goditur nga forcat izraelite ka përmbajtur materiale të ndjeshme bërthamore, dhe tashmë janë regjistruar nivele të rritura të rrezatimit në zonë. “Kjo përbën një rrezik të madh për shëndetin publik dhe sigurinë ndërkombëtare,” deklaroi agjencia.

    Ende nuk është bërë e ditur shkalla e saktë e ndotjes, por ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë afatgjata dhe përtej kufijve të Iranit. Reagimet në nivel global nuk kanë munguar: Kombe të Bashkuara, BE dhe Rusia kanë shprehur shqetësim të thellë dhe po kërkojnë një ndërhyrje urgjente diplomatike.

    Ndërkohë, tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në pikën më kritike, me të dyja palët që nuk përjashtojnë një përplasje të hapur ushtarake.

    Bota po mban frymën – rreziku nuk është më vetëm rajonal, por global.

  • Raketa iraniane bien në Tel Aviv! Ministri i Mbrojtjes: “Do paguajnë çmim të rëndë!”

    Raketa iraniane bien në Tel Aviv! Ministri i Mbrojtjes: “Do paguajnë çmim të rëndë!”

    Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë shpërthyer në një tjetër përplasje të rrezikshme, pasi raketat iraniane goditën zonën urbane të Tel Avivit.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, reagoi ashpër, duke theksuar se “Irani ka kaluar vijat e kuqe” duke shënjestruar civilët dhe zonat e banuara. Edhe pse sulmi nuk shkaktoi viktima, dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas autoriteteve.

    Në një deklaratë të fortë, Katz paralajmëroi:

    🗨️ “Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për këtë agresion. Askush nuk godet civilët tanë pa pasoja.”

    Ndërkohë, Policia izraelite ka konfirmuar se një municion iranian është rrëzuar në Distriktin Verior të vendit. Zëdhënësi i saj sqaroi se nuk ka të lënduar, por u kërkua popullatës të shmangë zonat e prekura dhe të mos prekin mbeturinat, pasi mund të jenë ende të rrezikshme.

    👮‍♂️ “Njësitë tona elitare janë vendosur në çdo cep të vendit. Asnjë kërcënim nuk do të neglizhohet,” u tha në deklaratën e Policisë, ndërsa shtoi se ekipet e reagimit emergjent janë në gadishmëri të plotë.

    Ky është një zhvillim që mund të çojë në një përshkallëzim të ri ushtarak, në një rajon tashmë të tensionuar rëndë. Sytë e botës janë kthyer nga Lindja e Mesme, ndërsa pyetja që ngrihet është: A do të jetë ky fillimi i një përplasjeje të hapur?

  • Olta dhe Gerta Gixhari nuk i ndjekin më njëra-tjetrën? Çfarë po ndodh mes motrave më të famshme të BB?

    Olta dhe Gerta Gixhari nuk i ndjekin më njëra-tjetrën? Çfarë po ndodh mes motrave më të famshme të BB?

    Një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të fansave ka ngritur dyshime për raportin mes Oltës dhe Gertës Gixhari.

    Të njohura për publikun shqiptar si dy prej femrave më karizmatike të “Big Brother”, motrat Gixhari kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për karakterin e tyre, por edhe për raportin që ndajnë si motra.

    Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re diçka që i ka shqetësuar: mungesën e çdo pëlqimi apo komenti mes tyre në rrjetet sociale. Në një kohë kur çdo klikim numërohet dhe çdo ndërveprim është një mesazh i heshtur, kjo heshtje ka bërë bujë.

    A është kjo një shenjtë e një ftohjeje të re mes tyre? Apo thjesht një zgjedhje personale për t’u distancuar nga vëmendja mediatike?

    Nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre është vënë në diskutim. Edhe në të kaluarën, është raportuar se Olta dhe Gerta kanë kaluar periudha ku nuk kanë qenë afër si motra. Megjithatë, ato gjithmonë kanë ruajtur një farë diskrecioni publik, duke mos e ekspozuar hapur asnjë konflikt të mundshëm.

    Për momentin, vetëm ato e dinë të vërtetën. Por fansat – si gjithmonë – po ndjekin nga afër çdo veprim në Instagram.

  • 49 Aksidente Ajrore në 6 Muaj?!Ish-piloti zbulon të vërtetën tronditëse pas rritjes së aksidenteve ajrore!

    49 Aksidente Ajrore në 6 Muaj?!Ish-piloti zbulon të vërtetën tronditëse pas rritjes së aksidenteve ajrore!

    Aviacioni nën presion: 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima në vetëm 6 muaj – çfarë po ndodh në qiell?

    Një valë aksidentesh ajrore po trondit vitin 2025, me 49 incidente fatale dhe mbi 250 jetë të humbura që nga janari. Dy prej më të rëndëve: një përplasje tragjike mes një avioni të American Airlines dhe një helikopteri ushtarak, si dhe rrëzimi i një fluturimi nga India drejt Londrës, kanë alarmuar udhëtarët në të gjithë botën.

    Por, a është ende e sigurt të fluturosh? Një ish-pilot dhe hetues ajror, Shawn Pruchnicki, e thotë hapur: “Po, por siguria po vihet nën presion të jashtëzakonshëm.”

    Pruchnicki, i cili aktualisht jep mësim në Universitetin Shtetëror të Ohajos, kujton një moment të ngjashëm që i shpëtoi jetën:

    “Na dhanë leje të kalonim në pistë, por ne refuzuam. Vetëm pak sekonda më vonë, një Boeing 747 fluturoi përpara nesh. Po të kishim ndjekur urdhrin, nuk do ishim gjallë sot.”

    Sipas tij, dy faktorë të rrezikshëm po kërcënojnë sigurinë në ajër:

    Mungesa kronike e kontrollorëve të trafikut ajror: Të rraskapitur, të nënvlerësuar dhe të ekspozuar ndaj gabimeve që mund të kushtojnë jetë. Pilotë të rinj me trajnim të pamjaftueshëm: Linjat ajrore po nxitohen të mbushin boshllëqet me pilotë që nuk kanë përvojën e duhur, duke e shtuar rrezikun.

    Ai shton:

    “Problemi nuk është vetëm një gabim njerëzor. Është një sistem i tërë që po punon në kufijtë e kapacitetit – dhe kjo është vërtet alarmante.”

    Megjithatë, Pruchnicki thekson se fluturimi ende mbetet mënyra më e sigurt e transportit, por bën thirrje për investime serioze në teknologji dhe staf, që të mbështesin – jo të zëvendësojnë – rolin e njeriut.

  • “Alarm për qytetarët: Çmimi i naftës në Shqipëri pritet të shpërthejë nga lufta në Lindjen e Mesme”

    “Alarm për qytetarët: Çmimi i naftës në Shqipëri pritet të shpërthejë nga lufta në Lindjen e Mesme”

    Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po trondit jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe tregjet ndërkombëtare të energjisë. Ekspertët paralajmërojnë se nëse lufta vazhdon dhe zgjerohet, çmimi i naftës mund të shpërthejë në nivele rekord, duke prekur rëndë edhe Shqipërinë.

    Aktualisht, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare po luhaten me ritme të frikshme dhe çdo ditë e më shumë shtohet frika për një krizë globale të furnizimit. Si rezultat, në Shqipëri, litri i naftës rrezikon të kapërcejë edhe shifrën prej 300 lekësh për litër – një rekord historik që do të ndikonte drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe biznesit.

    Analistët po flasin për një stuhi të çmimeve, ku kostot e transportit, produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera mund të rriten ndjeshëm. “Po shkojmë drejt një dimri të ashpër ekonomik,” paralajmërojnë zërat ndërkombëtarë, ndërsa thirrja është e qartë: Përgatituni për krizën!

    Nëse konflikti nuk ndalet, pasojat do të ndihen kudo – nga pompat e karburantit në Shqipëri, deri te tavolina e çdo familjeje.

  • Del video tronditëse: Momenti kur raketat iraniane godasin Izraelin – pamje të frikshme! ( video )

    Del video tronditëse: Momenti kur raketat iraniane godasin Izraelin – pamje të frikshme! ( video )

    Një video e sapodalë në rrjet po trondit botën! Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur raketat e lëshuara nga Irani godasin territoret izraelite, mes shpërthimesh të fuqishme dhe alarmesh në qiellin e mbuluar nga tymi dhe flakët.

    Sirenat e sulmit ajror dëgjohen në sfond, ndërsa qytetarët kërkojnë strehë në panik, duke reflektuar frikën e madhe që ka përfshirë Izraelin. Sulmi vjen pas tensioneve të përshkallëzuara mes dy shteteve, ku të dyja palët kanë paralajmëruar se “lufta sapo ka nisur”.

    Pamjet janë cilësuar si ndër më të frikshmet e këtij viti, me rrjetet sociale që janë ‘përmbytur’ nga reagime, ndërsa shumë analistë ndërkombëtarë paralajmërojnë për rrezikun e një lufte të gjerë në Lindjen e Mesme.

    Ky është vetëm fillimi? Bota po mban frymën teksa tensionet mes Iranit dhe Izraelit arrijnë në një pikë pa kthim.

    Video 1
    Video 2