Author: Editorial

  • Tro*ditëse, 21-vjeçari v*et me sëpatë nënën e tij

    Tro*ditëse, 21-vjeçari v*et me sëpatë nënën e tij

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Racale, në provincën e Lecce në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga i biri i saj 21-vjeçar.

    Sipas mediave lokale, viktima është Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore në Racale, ku jetonte me të birin, Filippo Manni.

    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një konflikti të ashpër mes tyre, kur Filippo Manni goditi në kokë nënën e tij me një sëpatë.

    Pas ngjarjes, 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe është parë duke u endur në qytet, ndërsa një kalimtar e vuri re dhe njoftoi policinë. Forcat e rendit arritën ta arrestojnë dhe ta marrin në pyetje në komisariat.

    Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili menjëherë dha alarmin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë së Casaranos dhe njësia hetimore e Lecces.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga kjo tragjedi familjare.

  • Jom dashuru prej asaj nate’/ G Bani zbulon romancë të re?

    Jom dashuru prej asaj nate’/ G Bani zbulon romancë të re?

    Reperi i njohur G Bani ka ngjallur kuriozitet në rrjet me një postim të fundit në Instagram. Në një story që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ai ka ndarë një fotografi ku shfaqet një vajzë e panjohur, pa zbuluar asnjë detaj për identitetin e saj.

    Në mbishkrimin që e shoqëron imazhin, G Bani shkruan: “Jom dashuru prej asaj nate”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.

    Ky veprim ka ndezur menjëherë rrjetin me komente dhe spekulime. Disa ndjekës dyshojnë se bëhet fjalë për të dashurën e re të artistit, ndërsa të tjerë mendojnë se është një paralajmërim për një projekt të ri muzikor.

  • Shokuese! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës pak çaste para ndeshjes, hidhet nga kati i 8-të

    Shokuese! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës pak çaste para ndeshjes, hidhet nga kati i 8-të

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një futbollist 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga kati i tetë i një pallati duke gjetur vdekjen.

    Shqiptari Marjo Bacaj, lojtar në Klubin e Futbollit Adelaide Eagles po pritej nga shokët e skuadrës për të shkuar në ndeshje, por lajmi i keq i tronditi të gjithë.

    Shqiptari dyshohet se është hedhur nga çatia e Bar & Restorantit 2KW dhe përpjekjet e shpëtimit ishin të kota.

    Zjarrfikësit, ambulancat dhe policia nxituan menjëherë në vendngjarje, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për futbollistin.

    Bacaj, i njohur edhe në Shqipëri për karrierën e tij si lojtar, la pas një grua dhe një djalë të vogël.

    Adelaide e tronditur nga vdekja e futbollistit

    Shokët e tij të ekipit u tronditën kur dëgjuan lajmin tragjik. Dje në mëngjes lojtari e kishte paralajmëruar ekipin e tij se nuk ndihej mirë, duke dërguar një mesazh në grupin ëhatsapp rreth orës 10:15, siç është rindërtuar nga DailyMail. Një sëmundje që nuk ngjalli dyshime dhe që nuk do ta kishte lejuar atë të dilte në fushë në pasdite.

    Por në orën 16:00, Adelaide Eagles mësuan për vdekjen e tij: Bacaj ishte hedhur nga kati i tetë i një ndërtese në qendër të qytetit, duke u ngjitur në çatinë ku ndodhet një bar dhe një restorant. Futbollisti kishte shkuar atje vetëm dhe më pas ishte hedhur në boshllëk për shkak të tronditjes së përgjithshme.

    Nuk ka të dyshuar për vdekjen e tij dhe autoritetet konfirmojnë se ishte vetëvrasje dhe jo aksident. I gjithë ekipi u mblodh në çatinë e ndërtesës për të vendosur mesazhe dhe kurora në kujtim të shqiptarit, një lojtar shumë i dashur dhe i respektuar që kishte jetuar në Adelaide për vite me radhë me familjen e tij.

  • Lufta” Enca–Trejsi mbyllet me paqe? Ja çfarë po ndodh mes tyre

    Lufta” Enca–Trejsi mbyllet me paqe? Ja çfarë po ndodh mes tyre

    Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa kohë më parë në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ku u shpreh me ironi për Enca-n, dy vajzat kanë befasuar ndjekësit duke u bërë “follow” në rrjete sociale.

    Në atë intervistë, kur Roza e pyeti me humor nëse ishte e virgjër si Enca, Trejsi u përgjigj në mënyrë ofenduese: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë?”

    Megjithatë, veprimi i fundit në Instagram tregon se situata mes tyre ka ndryshuar. Burime nga rrjetet sociale tregojnë se Enca dhe Trejsi janë bërë sërish ndjekëse të njëra-tjetrës, duke dhënë sinjale për një pajtim të mundshëm dhe mbyllje të kapitullit të vjetër të përplasjes publike.

    Nuk dihet nëse kjo marrëdhënie e rregulluar do të sjellë edhe ndonjë bashkëpunim në të ardhmen, por për momentin, fansat e tyre po e përshëndesin këtë “armëpushim virtual”.

  • Pse Cristiano Ronaldo vendos manikyr të zi në gishtat e këmbëve?

    Pse Cristiano Ronaldo vendos manikyr të zi në gishtat e këmbëve?

    Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar në botë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një zakon paksa të pazakontë: lyerjen e thonjve të këmbëve. Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e bën këtë për arsye higjienike dhe mbrojtëse, për të shmangur bakteret dhe kërpudhat që krijohen nga djersa në këpucë dhe çizme.

    Ky zakon nuk është i pazakontë mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në boks, MMA dhe atletikë. Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë ndjekur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre

  • Agjentët e Mossad-it në zemër të Iranit/ Si Izraeli përdori vajza të trajnuara për të hyrë në vendet që goditi

    Agjentët e Mossad-it në zemër të Iranit/ Si Izraeli përdori vajza të trajnuara për të hyrë në vendet që goditi

    Për të identifikuar liderët ushtarakë, shkencëtarët dhe vendet për të goditur, inteligjenca izraelite përdori burra dhe gra të integruar në mënyrë perfekte në Iran. Një legjion i huaj agjentësh dyfish sekret, sepse ata u rekrutuan larg Izraelit: këta janë ekzekutorët pa emër që thuhet lejuan Mossad-in të depërtonte në rrugët e Teheranit dhe shkretëtirat e bazave të raketave, duke i lejuar ata të gjenin rezidencat e njerëzve dhe shkencëtarëve kryesorë të regjimit që punuan për bombën atomike.

    Burra dhe veçanërisht vajza, të përzgjedhur në vende që nuk ngjallin dyshime dhe të trajnuar për vite përpara se të hyjnë në veprim. Hipoteza u formulua në vitin 2021, kur dronët e nisur nga territori iranian i vunë flakën një qendre kërkimore bërthamore.

    Konfirmimi erdhi vitin e kaluar, kur një rrjet spiunësh izraelitë u arrestua në Turqi: ata ishin kryesisht qytetarë palestinezë ose sirianë, të punësuar nga inteligjenca e shtetit hebre. Të rinjtë që i përkisnin pakicave shiite të Afganistanit, diasporës libaneze dhe ish-republikave sovjetike të Azisë dyshohet se u përzgjodhën për misionet në Iran.

    Përveç tyre, do të kishte evropianë, amerikano-jugorë dhe arabë, të zgjedhur nga qytetarët e vendeve me interesa të forta ekonomike në Teheran, të cilët mund të gjejnë më lehtë strehë.

    Mossad-i fillimisht, shpesh ua besonte operacionet e tij hebrenjve që u rritën në komunitetet evropiane, amerikane ose arabe. Sot edhe ata kanë nevojë për njerëz që janë në gjendje të përshtaten në një komb të mbyllur dhe mosbesues si Republika Islamike.

    Më të mirat ishin vajzat, të afta për t’u ftuar në vilat e të fuqishmëve në kodrat e Teheranit, si dhe në ndërtimin e bombave apo gjuajtjen me saktësi.

    Disa prej tyre, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, do të kishin “shënjuar” shtëpitë e krerëve të Pasdaranit me tregues lazer: një gjurmë e ndjekur nga raketat “Spice” të hedhura nga avionët luftëtarët e valës së parë.

    Të tjera shoqëruan në shkretëtirë patrullat e sulmuesve që zbritën nga qielli për të goditur armët kundërajrore vetëlëvizëse nga pas dhe për të shpërndarë retë e dronëve vrasës pranë vendeve të fshehta të raketave balistike. Më pas ato u zhdukën pa gjurmë.

    Prej 72 orësh drejtuesit e teokracisë jetojnë në psikozën e kolonës së pestë: kudo ka arrestime dhe kontrolle.

    Udhëheqësit po kërkojnë furishëm strehimore, por në të njëjtën kohë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin për të menaxhuar zhvillimet dramatike të situatës: telefonatat dhe bisedat, sado të koduara, bëhen gjurmë elektronike që nuk u shpëtojnë avionëve spiunë të Mossad duke i lejuar ata të drejtojnë agjentët në terren drejt drejtimeve të reja. Me një kthesë të mundshme: tani që ata kanë kontrollin e plotë të ajrit dhe nuk kanë më frikë nga zjarri kundërajror, izraelitët mund të guxojnë të nisin sulmet e parashutistëve kundër bunkerëve të raketave nëntokësore ose laboratorëve bërthamorë, ku bombat nuk mund të depërtojnë.

    Ata kanë bërë tashmë diçka të ngjashme në Siri. Veprimi në tunelet iraniane mund të jetë shumë i rrezikshëm, por nuk duket se ka ndonjë alternativë për të pushtuar bazat e gërmuara në barkun e maleve. Marrë nga La Peppublika.

  • Rezi tha që Stresi nuk i ka marrë paratë, flet Sali Lushaj

    Rezi tha që Stresi nuk i ka marrë paratë, flet Sali Lushaj

    A i ka marrë Stresi paratë në Big Brother VIP Kosova?

    Kjo u vu në dyshim nga aktori Rrezart Veleshnja, i cili në një deklaratë të fundit për “Andale” pretendoi se reperi ende nuk ka marrë një pjesë të çmimit të madh.

    Por reagimi ka ardhur menjëherë nga babai i tij, Sali Lushaj, i cili për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, e quajti këtë deklaratë shpifje dhe trillim.

    “Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet,” tha ai.

    Sipas Lushajt, menjëherë pas përfundimit të spektaklit kishte nënshkruar kontratën me drejtorin e Klan Kosovës dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në realizimin e marrëveshjes financiare.

    Kujtojmë se Stresi u shpall fitues në një përballe titanësh dhe garë shumë të fortë ndërmjet tij dhe Vedat Bajramit e finalistes që doli e treta, Juliana Nura. 

  • Lëkundje termeti në Shqiperi, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje termeti në Shqiperi, ja ku ishte epiqendra

    Një lëkundje termeti është regjistruar para pak minutave në zonën e Malësisë së Madhe, pikërisht në Shkrel. Informacioni bëhet i ditur nga Instituti i GjeoShkencës në Tiranë.

    Magnituda e lëkundjes është regjistruar 3 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia e lëkundjes 5km

    Magnituda e lëkundjes është regjistruar 3 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia e lëkundjes 5km

  • Driloni thyen heshtjen për Sarën, a do të jetë ajo në meçin e tij?

    Driloni thyen heshtjen për Sarën, a do të jetë ajo në meçin e tij?

    Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, boksieri Drilon Rama ka paralajmëruar sonte në emisionin e Klan Kosovës, Sport Show, se do të ketë një meç më 28 qershor në Londër të Britanisë së Madhe.

    CI pyetur se a do ta ftojë Sara Kolamin që ta shikojë atë në publik, Driloni e dha një përgjigje interesante.

    “Nuk do ta ftoj askënd, do ta ftoj vetëm familjen time. Kushdo që vjen të më shikoj më vjen mirë”, ka thënë Rama.

    Kujtojmë se dyshja gjatë qëndrimit të tyre në ‘Big Brother’ kishin një raport mjaftë të ngushtë.

  • Gjinekologia jep lajmin e KEQ për femrat dhe meshkujt që nuk kryejnë mar*dhënie in*ime

    Gjinekologia jep lajmin e KEQ për femrat dhe meshkujt që nuk kryejnë mar*dhënie in*ime

    Gjinekologia ka thene se cfare ndodh me ato femra qe kryejn rralle mardhenie intime ne lidhjen e tyre bashkeshortore.

    Ajo ka thene se ulet imuniteti dhe se kane pagjumesi.

    Shtohen netet pa gjume ndersa ata qe kryejne mardhenie rregullishte kane nje gjume te rregullt.

    Githashtu ajo thote se shtohet nervozizmi dhe stresi dhe acarohen nga cdo gje.

    Plakja fillon me heret dhe jeta behet me e stresuar.

    Ndersa tek meshkujt kryerja e rralle sjell dhe kancerin e prostates dhe mardhenia e normale ul me 45% rrezikun e sulmit në zemër.