Author: Editorial

  • 🚨  Trump godet Iranin me sulm masiv – zbulohet çfarë ndodhi me objektin bërthamor të Fordow!

    🚨 Trump godet Iranin me sulm masiv – zbulohet çfarë ndodhi me objektin bërthamor të Fordow!

    Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpërndarë një deklaratë të fuqishme, ku konfirmon një operacion ushtarak të suksesshëm ndaj tre objekteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan.

    “Sapokemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre qendrave bërthamore në Iran… Një ngarkesë e plotë bombash u hodh mbi objektivin kryesor, Fordow. Të gjitha avionët janë tani jashtë hapësirës ajrore iraniane dhe janë rrugës për në shtëpi. Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë,” thuhet në deklaratën e tij.

    Trump theksoi se asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të kishte qenë në gjendje të kryente një operacion të tillë dhe shtoi: “Tani është koha për paqe!”

    Deklarata ka ndezur reagime të shumta në arenën ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Mbetet të shihet në orët në vijim si do të përgjigjet Irani dhe si do të ndikojë kjo ngjarje në marrëdhëniet globale.

  • Olta Gixhari “ndez rrjetin” nga plazhi, tregon format “bombastike”/ Shikoni…

    Olta Gixhari “ndez rrjetin” nga plazhi, tregon format “bombastike”/ Shikoni…

    Olta Gixhari poston foto nga pushimet e saj luksoze.

    Aktorja Olta Gixhari, duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, shpesh ndan imazhe nga përditmëria me ndjekësit e saj.

    Bukuroshja, kësaj here ka publikuar fotografi nga bregdeti dhe ka befasuar me dukjen. Ajo kishte veshur bikini të zeza, të cilat shfaqnin format e saj bombastike. Olta dukej se nuk ishte grim fare, duke u shfaqur bukurinë e saj natyrale.

  • E trishte! U tha se ishte shtatzene nga pesha, Armina Mevlani jep lajmin e keq:

    E trishte! U tha se ishte shtatzene nga pesha, Armina Mevlani jep lajmin e keq:

    Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme.

    Pas dyshimeve të cilat erdhën pasi ndjekësit vunë re ndryshime në peshën trupore të influenceres, ajo ka reaguar duke treguar të vërtetën.

    Mevlani u shpreh se nuk është shtatzënë, por se problemet shëndetësore kanë sjellë ndryshime në peshën trupore.

    “Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte nuk do ta thoja. Por pas këtyre reagimeve kam thënë që vërtet a duhet ta them.

    Unë besoj tek syri, më ecin gjërat ters kur mendojnë që reagojnë kështu. Unë se kam vrarë mendjen se çfarë do të thonin njerëzit vjen një moshë që s’të intereson se çfarë thonë, krijon imunitet”, u shpreh Mevlani.

  • “Lamtumirë shtyllës sime – Argjira Spanca humb njeriun e sa te shtrenjtë !

    “Lamtumirë shtyllës sime – Argjira Spanca humb njeriun e sa te shtrenjtë !

    Sot është një ditë dhimbjeje për Argjira Spancën, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të njeriut më të shtrenjtë për të – xhaxhait të saj, që për të ishte më shumë se kaq: ishte si një baba, një shtyllë e jetës së saj.

    “Sot mu copëtua zemra sikur kur isha 10 vjeç. Iku njeriu që e kam dasht si baba. Ishte xhaxhai im, por për mua ishte shtyllë. Pushofsh në paqe, do më mungosh përgjithmonë”, shkruan Argjira në një postim prekës, duke e shoqëruar me hashtagun #bashkimspanca, në kujtim të të ndjerit.

    Ngushëllime familjes Spanca në këtë humbje të madhe. Kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat e atyre që e deshën.

    🕊️🙏

  • Krimi nën goditje! Si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala?

    Krimi nën goditje! Si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala?

    Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka konfirmuar se një nga çështjet më të ndërlikuara të krimit të organizuar u zgjidh pas bashkëpunimit me një anëtar të grupit kriminal, i cili vendosi të flasë me autoritetet shqiptare.

    “Arrestimi në Britani dhe ekstradimi i mundshëm i tij përbëjnë një sukses të madh. Ai është fryt i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale,” deklaroi Ajazi për mediat.

    Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike theksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mos lejuar që vendi të bëhet strehë për të arratisurit nga drejtësia. “Britania ka marrëveshje të forta bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shqipërinë,” – u tha në reagimin zyrtar.

    Sipas burimeve të Home Office, ekziston një marrëveshje e posaçme ekstradimi me Shqipërinë, që funksionon pavarësisht se Londra nuk është më pjesë e sistemit të urdhër-arresteve europiane pas Brexit-it.

    📉 Statistikat flasin vetë:

    Sipas The Telegraph, mbi 12 mijë shqiptarë hynë ilegalisht në Britani gjatë vitit 2022, përmes Kanalit të La Manshit. Vetëm në 4 muajt e parë të atij viti, 80 shtetas shqiptarë u dënuan me gjithsej 130 vite burg. Por falë marrëveshjeve të reja dhe masave të përbashkëta për deportime të përshpejtuara, në vitin 2023 ky numër ra ndjeshëm – vetëm 630 persona kaluan ilegalisht në Britani.

  • Teherani në Flakë? Shpërthime të Fuqishme Tërbojnë Kryeqytetin Iranian – Ja Çfarë Po Ndodh!

    Teherani në Flakë? Shpërthime të Fuqishme Tërbojnë Kryeqytetin Iranian – Ja Çfarë Po Ndodh!

    Nata e së shtunës ishte e mbushur me ankth në Teheran, ku shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 21:30 sipas kohës lokale. Zhurmat e forta pasuan menjëherë pas aktivizimit të sirenave alarmuese në zonat lindore dhe perëndimore të kryeqytetit iranian, duke ngritur panik mes banorëve.

    Sipas CNN, që raporton nga terreni, luftimet janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa shpërthimet po dëgjohen në mënyrë të vazhdueshme edhe orë pas incidentit të parë.

    Ky zhvillim ndodh në ditën e nëntë të shkëmbimit të sulmeve ajrore midis Izraelit dhe Iranit, një konflikt që sa vjen e thellohet.

    Më herët gjatë ditës, Izraeli njoftoi se kishte goditur sërish zona me rëndësi bërthamore në Iran, duke pretenduar se ka arritur të neutralizojë 99% të dronëve iranianë të lëshuar kundër tij. Megjithatë, përgjigjja iraniane duket se ka qenë e menjëhershme dhe e ashpër.

    Lufta e fjalëve dhe sulmeve po i afrohet pikës kritike. Analistët paralajmërojnë se çdo orë e re mund të sjellë një përshkallëzim të pakthyeshëm.

  • “Lamtumirë Një Legjende të Korçës: Ndahet nga jeta gazetari që frymëzoi breza të tërë!”(Emri+Foto)

    “Lamtumirë Një Legjende të Korçës: Ndahet nga jeta gazetari që frymëzoi breza të tërë!”(Emri+Foto)

    Me dhimbje dhe respekt të thellë, njoftohet ndarja nga jeta e gazetarit, intelektualit dhe mësuesit të shquar Vehbi Furxhi, në moshën 84-vjeçare.

    Një figurë e dashur për qytetin e Korçës, Furxhi la një gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore, mediatike dhe arsimore të këtij komuniteti.

    Për vite me radhë ai ishte një nga zërat më të fuqishëm në fushën e gazetarisë lokale, duke sjellë jo vetëm informacion, por edhe reflektim, mendim kritik dhe humor të hollë në faqet e revistës “Hosteni”. Si drejtues i Radio Korçës, ai shndërroi këtë institucion në një zë të rëndësishëm të juglindjes shqiptare, duke promovuar vlerat kulturore dhe artistike të rajonit.

    Pas përfundimit të karrierës në media, ai nuk e la pasionin për edukimin. Në bangat e shkollës së mesme bujqësore, ai u bë dritë udhërrëfyese për breza të tërë nxënësish, duke i pajisur me dije, etikë dhe frymë qytetare.

    Furxhi ishte gjithashtu themelues dhe drejtues i gazetës lokale “Korça”, një platformë e rëndësishme për mendimin qytetar dhe pasqyrimin e jetës kulturore, sociale dhe ekonomike të qytetit të tij të dashur.

    Ai do të mbahet mend si një gazetar i guximshëm, një arsimtar i përkushtuar dhe një qytetar i përulur, që e deshi Korçën dhe Shqipërinë me zemër të plotë.

    🌹 Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit korçar. Trashëgimia e Vehbi Furxhit do të jetojë gjatë në kujtesën e atyre që patën fatin ta njihnin.

  • Zbulohet biseda sekrete mes Macron dhe Presidentit iranian – Ja çfarë po planifikon Europa!

    Zbulohet biseda sekrete mes Macron dhe Presidentit iranian – Ja çfarë po planifikon Europa!

    Në një zhvillim dramatik mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilloi sot një bisedë të fortë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian.

    Macron ishte i prerë: “Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore!” – një paralajmërim i qartë në një moment kritik, ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit hyn në ditën e tij të nëntë.

    Përmes një mesazhi të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Macron deklaroi se Franca dhe partnerët evropianë po përgatiten të përshpejtojnë negociatat bërthamore me Teheranin, për të parandaluar një përplasje të madhe dhe për të gjetur një rrugëdalje nga lufta.

    Por nuk mbaron me kaq. Presidenti francez nuk harroi as dy shtetasit e tij të ndaluar në Iran që prej vitit 2022, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të akuzuar për spiunazh. “Ata duhet të lirohen. Paraburgimi i tyre është çnjerëzor dhe i padrejtë,” theksoi Macron, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të tyre në Francë.

    Ndërkohë, tensionet vazhdojnë të rriten: Izraeli deklaroi se ka goditur një central bërthamor në Isfahan dhe ka eliminuar tre komandantë të Gardës Revolucionare Iraniane. Situata është gjithnjë e më e rrezikshme dhe sytë janë nga diplomacia.

  • “Rritje pagash si kurrë më parë! Zbuloni sa do marrin zëvendësministrat, sekretarët dhe koordinatorët – shifra që po trondit administratën!”

    “Rritje pagash si kurrë më parë! Zbuloni sa do marrin zëvendësministrat, sekretarët dhe koordinatorët – shifra që po trondit administratën!”

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.

    Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.

    Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.

    SHTESAT MBI PAGË

    Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.

    Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.

    Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.

    Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.

    PREMTIMET

    Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.

    “Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?

    Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.

    Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.

  • Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

    Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

    Pas fitores në sezonin e dytë të “Ferma VIP”, Big Basta ka ndarë për publikun planet e tij të para për të ardhmen dhe çmimin prej 100 mijë eurosh. Në fokusin kryesor është albumi i tij i ri muzikor.

    “Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij,,” tha ai, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në skenën muzikore do të jetë i fuqishëm.

    Big Basta është aktiv edhe në radio, ndërkohë që po shqyrton oferta të reja për bashkëpunime. Një nga më të rëndësishmet, sipas tij, është kënga me Erandin, e cila pritet të publikohet gjatë verës. Përtej angazhimeve profesionale, artisti tha se një pjesë e mirë e kohës do t’i dedikohet familjes.

    Dua ta shijoj këtë moment pranë njerëzve të mi më të dashur,” u shpreh ai.