Author: Editorial

  • Turp t’ju vijë!’ – Avokati shpërthen pas tragjedisë në Korçë, i moshuari u gjet i vdekur pas 6 muajsh ( Video )

    Turp t’ju vijë!’ – Avokati shpërthen pas tragjedisë në Korçë, i moshuari u gjet i vdekur pas 6 muajsh ( Video )

    Një ngjarje tronditëse ka ardhur nga Korça, ku një burrë i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij pas plot 6 muajsh. Askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij, ndërsa trupi u gjet vetëm pas gjysmë viti, në kushte të rënda.

    Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta. Avokati i njohur, Zaçe Islami, ka shprehur indinjatën e tij me një mesazh të fortë drejtuar emigrantëve që lënë prindërit vetëm në Shqipëri:

    “Turp t’ju vijë! Mos i hëngshi ato lekë! Mos u kthefshi, nëse i lini prindërit vetëm e ikni jashtë!”

    Fjalët e tij kanë ndezur debate të forta, duke ngritur një pyetje të dhimbshme: a po harrohen të moshuarit tanë?

    Ky rast tragjik është një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare mbi kujdesin dhe vlerësimin ndaj prindërve dhe të moshuarve që shpesh mbeten të vetmuar.

  • “35 gradë në shtator! Lajda Porja tregon surprizën e motit

    “35 gradë në shtator! Lajda Porja tregon surprizën e motit

    Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” ka dhënë një parashikim të pazakontë për muajin shtator. Në një lidhje direkte për “Ora Neës”, ajo tha se temperaturat e larta nuk kanë mbaruar ende.

    📌 Sipas Porjas:

    Këtë fundjavë termometri do të ngjitet deri në 35°C. Më 14 shtator pritet një stuhi tipike vjeshte me reshje. Pas saj, i nxehti do të rikthehet, duke sjellë sërish ditë të favorshme për plazh.

    Ajo shtoi se deti do të jetë i qetë deri në mesditë, ndërsa pas orës 12:00 do të ketë vetëm valëzime të lehta.

    “Temperaturat do mbeten optimale deri në 33 gradë. Pra, kush dëshiron, mund të vazhdojë pushimet e plazhit edhe gjatë shtatorit”, – theksoi Porja.

  • “Pro*titucioni drejt legalizimit? Shpifja, ende me burg – debati i nxehtë për Kodin Penal”

    “Pro*titucioni drejt legalizimit? Shpifja, ende me burg – debati i nxehtë për Kodin Penal”

    Në dëgjesën e parë publike për draftin e ri të Kodit Penal, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ndezi debat me qëndrimet e tij për disa çështje të nxehta, përfshirë shpifjen dhe prostitucionin.

    Rakipi tha qartë se shpifja nuk duhet të depenalizohet, duke argumentuar se mbetet një vepër që sjell rrezikshmëri në shoqëri dhe nuk mund të trajtohet thjesht si një çështje politike.

    “Depenalizimi nuk është proces politik, por duhet parë nga efekti që ka një vepër në shoqëri. Në shumicën dërrmuese të rasteve, shpifja duhet të mbetet e penalizuar”, – u shpreh ai.

    Por krejt ndryshe ishte qasja e tij për prostitucionin. Rakipi propozoi depenalizimin e tij, duke lënë të hapur diskutimin për rregullim institucional dhe shoqëror të aktivitetit, në vend që të trajtohet si krim. Ai përmendi gjithashtu edhe çështje të tjera si bigamia, pirja e alkoolit në publik dhe eutanazia, duke sugjeruar që disa prej tyre të depenalizohen.

    Këto propozime vijnë ndërsa drafti i ri i Kodit Penal po shqyrtohet në një seri dëgjesash publike, ku përfshihen ekspertë, institucione dhe qytetarë, me synimin për të krijuar një ligj më modern dhe efektiv.

  • “Shqiptarët në panik: Greqia miraton ligjin e rëndë për emigrantët pa leje!”

    “Shqiptarët në panik: Greqia miraton ligjin e rëndë për emigrantët pa leje!”

    Parlamenti grek ka miratuar një ligj të ri shumë të debatueshëm, i cili parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar dhe burgim nga 2 deri në 5 vite për çdo emigrant që qëndron pa leje në vend.

    Ligji u shty përpara nga qeveria konservatore e Demokracisë së Re, me mbështetjen e partisë nacionaliste Niki dhe disa deputetëve të ekstremit të djathtë. Ndërkohë, e majta opozitare votoi kundër, duke e quajtur tekstin “të paligjshëm, racist dhe të turpshëm”.

    Çfarë parashikon ligji?

    Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në vendin e origjinës; Nëse refuzojnë, mund të ndalohen dhe dënohen me burg; Qëndrimi i paligjshëm në Greqi konsiderohet krim penal.

    Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, tha se Greqia është “vendi i parë i BE-së që prezanton një masë kaq parandaluese”, duke paralajmëruar emigrantët e paligjshëm se “do të përfundojnë në paraburgim dhe nën mbikëqyrje”.

    Ligji vjen vetëm pak muaj pasi qeveria greke vendosi të pezullojë për tre muaj kërkesat për azil nga shtetasit e disa vendeve të Afrikës së Veriut, pas mbërritjes masive të emigrantëve në ishullin e Kretës.

    Masat e reja kanë ndezur polemika të forta në Greqi dhe jashtë saj, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut paralajmërojnë për shkelje serioze të standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes së refugjatëve.

  • “Fund injeksioneve? Vaksina e re COVID merret vetëm duke thithur ajër!”

    “Fund injeksioneve? Vaksina e re COVID merret vetëm duke thithur ajër!”

    McMaster University në Hamilton, Ontario, ka filluar një provë klinike të fazës 2 për një vaksinë inovative kundër COVID-19, të quajtur ChAd-triCoV/Mac. Në vend të gjilpërës, kjo vaksinë administrohet me një pajisje sprai, duke e shpërndarë drejtpërdrejt në mushkëri.

    Qëllimi i studimit:

    Vlerësimi i sigurisë së një doze të vetme te personat që tashmë kanë marrë të paktën tre vaksina mRNA. Matja e përgjigjes imune jo vetëm në gjak, por edhe në mushkëri – aty ku virusi godet më fort.

    Projekti, i financuar me 8 milionë dollarë nga Canadian Institutes of Health Research (CIHR), synon të rekrutojë rreth 350 të rritur të shëndetshëm në Hamilton, Ottawa dhe Halifax.

    📌 Rezultatet e fazës së parë treguan shenja premtuese: vaksina e thithur duket se stimulon një mbrojtje më të fortë dhe më të gjerë në mushkëri, krahasuar me injeksionet tradicionale.

    👉 Nëse ky testim konfirmohet i suksesshëm, kjo vaksinë mund të ndryshojë mënyrën se si mbrojmë veten nga COVID-19 – pa gjilpëra dhe me një mbrojtje më të fuqishme aty ku duhet më shumë.

  • Lot e dhimbje nga paraburgimi: Erion Veliaj rrëfen pengun më të madh për të birin”

    Lot e dhimbje nga paraburgimi: Erion Veliaj rrëfen pengun më të madh për të birin”

    Ky fillim viti shkollor është i veçantë për shumë prindër shqiptarë, por për kryebashkiakun Erion Veliaj ka ardhur edhe me një dhimbje të madhe. Nga paraburgimi, ai ka ndarë emocionet e tij më të thella për faktin se i biri nisi klasën e parë pa praninë e babait.

    “Ky vit është i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë”, shkruan ai me mall dhe trishtim.

    Fjalët e tij kanë prekur zemrat e shumë prindërve, sepse dita e parë e shkollës është një moment i paharruar në jetën e çdo familjeje – një kujtim që do të mbetet përgjithmonë. Por për Veliajn, ky kujtim do të mbetet peng, pasi nuk mund ta ndajë këtë gëzim pranë djalit të tij.

    Historia e tij na kujton sa e brishtë është jeta dhe sa të çmuara janë momentet me fëmijët tanë.

  • “Kur menduan se gjithçka ishte humbur, një pastruese ndryshoi jetën e tyre përgjithmonë!”

    “Kur menduan se gjithçka ishte humbur, një pastruese ndryshoi jetën e tyre përgjithmonë!”

    Një çift nga Michigan ishte duke u shpërngulur në Kentaki kur përjetuan humbjen më të madhe: 11,000 dollarë u zhdukën bashkë me dokumentet personale.

    Në vend që të festonin fillimin e ri, ata mbetën të dëshpëruar. Por historia mori një kthesë të pabesueshme.

    Brigid Murray, punëtore e përkushtuar në një hotel lokal, zbuloi çantën e humbur. Ajo nuk mendoi dy herë – ia ktheu pronarëve, duke fituar respektin dhe falënderimin e përjetshëm të tyre.

    Ndonjëherë, heronjtë nuk kanë kapele, por uniforma të thjeshta pune.

  • Pacolli e shkarkoi nga Aeroporti i Vlorës, i përgjigjet administratori: Kam…

    Pacolli e shkarkoi nga Aeroporti i Vlorës, i përgjigjet administratori: Kam…

    Valon Lluka, administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve për shkarkimin e tij nga detyra.

    Dy ditë më parë, vetëm me votat e shoqërisë “Mabco Construcion SA”, Valon Lluka është shkarkuar.

    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka thekson se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet kompetente, duke e mësuar lajmin vetëm përmes raportimeve mediatike.

    Ai shkruan se nuk është i informuar mbi shkaqet apo arsyet ligjore të një vendimi të tillë.

    Sipas tashmë ish-administratorit, gjatë gati katër viteve në krye të shoqërisë ai ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin, kontratën e koncesionit dhe parimet e transparencës, duke shtuar se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën apo përkushtimin e tij profesional.

    Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre”, shkruan Lluka.

  • Flamur Noka nis “fshesën” në PD/ Papritur heq nga grupi i WhatsApp…

    Flamur Noka nis “fshesën” në PD/ Papritur heq nga grupi i WhatsApp…

    Në Partinë Demokratike Flamur Nokq ka nisur “spastrimet” e radhës.

    Deputetët demokratë të cilët nuk arritën të rikonfirmoheshin në parlament, pasi u lanë jashtë listës së mbyllur, janë hequr që sot nga grupet e aplikacionit WhatsApp, për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të vetë grupit parlamentar.

    Fare papritur, një pjesë e mirë e tyre, siç treguan për Report TV, panë se ishin hequr nga lista, pa asnjë njoftim paraprak. Report Tv konstatoi se fshirja e tyre nga grupet e WhatsApp është bërë direkt nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Në Këshillin Kombëtar, përveç atyre që janë të zgjedhur, bëjnë pjesë automatikisht dhe deputetët e zgjedhur. Ata që humbën në garën e 11 majit, e kishin të qartë se sipas statutit nuk do të mund të ishin më pjesë e forumit të lartë.

    Por duke i qëndruar rigorozisht rregullave, ata janë ende deputetë, përsa kohë parlamenti i ri nuk është mbledhur ende. Por kjo lëvizje duket se është e lidhur me mbledhjen e afërt të forumeve, javën e ardhshme. Disa prej atyre që nuk fituan, kanë ngritur zërin, duke folur për nevojën e një analize të humbjes së thellë që PD pësoi, apo nevojën e hapjes së partisë dhe ndryshimeve në drejtimin e saj.

    Një qëndrim që bie ndesh me linjën e kryetarit Berisha, që vijon të flasë për një farsë elektorale, e një parlament që nuk do ta njohë, ndonëse do të jetë grupi i opozitës do të jetë i pranishëm në sallë sikundër dhe në komisione.

    Hapja e një debati të brendshëm. Qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për zëra të izoluar, duket se do të ishte e bezdisshme për PD-në. Dhe Noka ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë, por aspak dinjitoze, duke i shmangur nga komunikimi.

  • Ngremë Task Forcë”/ Rama paralajmëron ndryshimin: Askush nuk tolerohet….

    Ngremë Task Forcë”/ Rama paralajmëron ndryshimin: Askush nuk tolerohet….

    Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, paralajmëroi krijimin e një Task Force në nivel kombëtar, për të mbrojtur qytetarët që paguajnë rregullisht dhe për të garantuar shërbim më të mirë.

    Shefi i qeverisë nënvizoi se qytetarët që paguajnë ujin kanë të drejtë të marrin shërbim cilësor, ndërsa abuzuesit që e vjedhin duhet të penalizohen me heqje lirie.

    Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vendosë kujën pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin, duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energji elektrike. Atyre që nuk paguanin energjinë, nuk iu hoq liria, por iu pre energjia. Një gjë është të mos e paguash dhe një gjë ta vjedhësh. Një gjë është të mos e paguash ujin kur të vjen në rubinet dhe je një klient i regjistruar, një gjë është të fusësh tubin te kanali kryesor i furnizimit dhe të vadisësh me ujë të pijshëm bahçen dhe të furnizosh lavazhin. Siç krijuam Task Forcën e energjisë do të krijojmë Task Forcën e ujit në nivel kombëtar dhe do të punojmë shumë fort për të respektuar qytetarët që paguajnë rregullisht ujin dhe që meritojnë një shërbim më të mirë”, tha Rama.