Author: Editorial

  • Panik në unazë!Grua me biçikletë përplaset nga makinë, dërgohet me urgjencë

    Panik në unazë!Grua me biçikletë përplaset nga makinë, dërgohet me urgjencë

    Një aksident rrugor është regjistruar sot në unazën e qytetit të Korçës.

    Një automjet ka përplasur një grua, e cila po lëvizte me biçikletë. E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

    Drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme.

  • Deklarata e FORTË në Top News: Njeriu i besuar i Hashim Thaçit do jetë MINISTËR i qeverisë “Rama 4”!

    Deklarata e FORTË në Top News: Njeriu i besuar i Hashim Thaçit do jetë MINISTËR i qeverisë “Rama 4”!

    Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka zbulua se një ministër do jetë një i besuar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Prençi i ftuar në në emisionin Breaking në Top News u shpreh se Rama po plotëson dëshirat e Hashim Thaçit.

    “Duhet me plotësuar disa dëshira të atij që është në burg në Hagë. Njerëzit e besuar të Hashim Thaçit do jenë pjesë e kabinetit ‘Rama 4’, pasi dhe ai do pjesën e vet në qeverinë shqiptare”, tha Prençi në TopNews.

    Kujtojmë se njoftimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri.

    Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit./

  • Alizoti iu drejtohet qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë! Mos…

    Alizoti iu drejtohet qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë! Mos…

    Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së Berishës për rrëzimin e qeverisë Rama.

    Sipas tij, është absurde nëse shqiptarët presin që dikush me magji të rrëzojë Ramën dhe të sjellë demokracinë në vend.

    Jo, jo nuk do të presim të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Unë jam i bindur që Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi të ndalojmë Shqipërinë drejt një autokracie të re, të binjakëzuar me mafien. Pastaj nëse në Shqipëria ka njerëz që besojnë se do vijë dikush si magjistar t’iu prodhojë njerëzve demokraci, kjo nuk ndodh. E gjithë shoqëria nuk duhet të jenë spektatorë. Nëse kjo opozitë do të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve për ta ngritur popullin atëherë ka fituar shoqëria. Demokraci është një gjë që duhet ta duanë dhe mbrojnë njerëzit. Shohim Serbinë që non stop ka njerëz të rrugë. Atje opozita është inekzistente fare por non-stop ka njerëz në rrugë. Rama është problem për të gjithë Shqipërinë. Ai është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios Shqipëria e Re, por të Holliwood-it”, tha Alizoti.

    Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të opozitës për protesta masive, qytetarët e kanë treguar me pjesmarrjen e ulët në protesta që nuk i mbështesin më Sali Berishën.

  • E përndoqi për muaj me rradhë, i riu vret ish-të dashurën 20-vjeçare dhe veten

    E përndoqi për muaj me rradhë, i riu vret ish-të dashurën 20-vjeçare dhe veten

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Michigan-in, ku një 20-vjeçare amerikane, e identifikuar si Sarah Carroll u vra nga ish-i dashuri i saj në një akt makabër, para se ky i fundit t’i jepte fund jetës.

    Krimi ndodhi të shtunën në një apartament pranë Detroit-it. Sipas policisë së Westland, rasti është cilësuar si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja.

    Mediat lokale raportojnë se Sarah kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje kundër ish-partnerit të saj, të identifikuar vetëm si Lincoln, i cili e kishte përndjekur dhe shqetësuar për muaj me radhë. “Ai e përndiqte prej dy muajsh. Erdhi, e qëlloi, telefonoi policinë duke thënë se vrau të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten,” rrëfeu mes lotësh nëna e saj, Jennifer Carroll.

    Prindërit e Sarës treguan se ajo nuk i kishte njoftuar se po përndiqej. Babai i saj, James Carroll, tha se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe e qëlloi të bijën disa herë me pushkë. “Nëse fëmijët vuajnë nga sëmundje të tilla, merrni ndihmën e nevojshme para se të ndodhin tragjedi,” apeloi ai.

    Sarah Carroll ishte studente dhe po ndiqte studimet për t’u bërë asistente mjekësore. Ajo kujtohet nga familjarët si një vajzë e dashur, e zgjuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.

  • Meta nuk del nga qelia! Apeli vendos më 8 shtator për fatin e ish-presidentit

    Meta nuk del nga qelia! Apeli vendos më 8 shtator për fatin e ish-presidentit

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur datën 8 shtator, ora 10:00, për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit Ilir Meta kundër vendimit që la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke argumentuar se nuk kishte ndryshuar asnjë rrethanë ligjore që do të justifikonte zbutjen e masës.

    Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024. Në maj 2025, ai u mor i pandehur nga SPAK për tre raste korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në një dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

  • Tronditje në Berat! Ish-kreu i SHISH kapet me sekrete shtetërore në shtëpi, djali me bixhoz online!

    Tronditje në Berat! Ish-kreu i SHISH kapet me sekrete shtetërore në shtëpi, djali me bixhoz online!

    Një dosje skandaloze ka dalë në dritë në Berat, ku në qendër është ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit për këtë qytet, Aleksandër Shulla. Prokuroria ka marrë të pandehur Shullën, pasi në banesën e tij u gjetën materiale sekrete, të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe të ruajtura në USB, edhe pse ai ishte larguar nga detyra që në vitin 2023.

    Kontrolli në banesë u bë pas hetimeve ndaj djalit të tij, Pandeli Shulla, i cili akuzohet për organizim lojërash fati në një lokal në lagjen “30 Vjetori”. Gjatë kontrolleve, përveç kompjuterëve të lidhur me platforma të ngjashme me “Adex Casino”, policia zbuloi në shtëpinë e ish-zyrtarit edhe municione të kalibrit 7.62 mm dhe disa USB me të dhëna sensitive.

    Në njërën prej tyre u gjetën dokumente të klasifikuara, që sipas ligjit administrohen në SHISH vetëm në kopje të vetme dhe nuk lejohet kopjimi apo shumëfishimi.

    Prokuroria thekson se veprimet e Shullës përbëjnë shkelje të rënda të sigurisë kombëtare, ndërsa ai dhe i biri tashmë do të përballen me akuzat për “organizim lojërash fati”, “mbajtje pa leje të municioneve” dhe “tregim të sekretit shtetëror”.

  • Tronditet Saranda! Turisti bie nga lartësia dhe humb jetën në orët e para të mëngjesit

    Tronditet Saranda! Turisti bie nga lartësia dhe humb jetën në orët e para të mëngjesit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, një turist francez, i identifikuar si M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi. Për fat të keq, për shkak të dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave.

  • ALARM/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale, 10-15 shtrime në spital çdo ditë nga virozat

    ALARM/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale, 10-15 shtrime në spital çdo ditë nga virozat

    Dy javët e fundit, Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka qenë i tejmbushur me fëmijë,të prekur nga virozat, ndërkohë që ditët e fundit është vënë re edhe një numër i shtuar i rasteve që paraqiten në këtë repart me çrregullime gastro-intensinale dhe intoksikacione.

    Këto viroza të shtuara kanë ardhur si rezultat i temperaturave të larta të 10-ditëshit të fundit të muajit Gusht dhe ndryshimeve klimaterike e nivelit të lartë të lagështirës në ajër.

    Lajmin e bën të ditur shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, i cili ka deklaruar se,çdo ditë në këtë repart shtrohen 10-15 fëmijë, që paraqiten me çrregullime gastro-intensinale.

    Duke konfirmuar se të gjitha rastet kanë pasur ecuri të mirë klinike dhe nuk ka pasur komplikacione, mjeku Kumaraku ka deklaruar se moshat më të prekura nga këto viroza janë fëmijët nga 0-3 vjeç, ndërkohë që rastet me intoksikacione kanë prekur moshat më të larta.

    “Ditët e fundit janë paraqitur raste me çrregullime gastro-intensinale dhe ndryshe nga vitet e tjera, mund të themi se numri i rasteve të infeksioneve të aparatit gastro-intensinal ka pasur këtë vit rritje.

    Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në ajër dhe temperaturave të larta.

    Në Repartin e Pediatrisë janë shtruar pothuajse çdo ditë nga 10-15 fëmijë, me çrregullime gastro-intensinale, nga të cilët shumicën ne i kemi trajtuar në Repartin e Urgjencës së Pediatrisë, ndërsa në Repartin e Infektivit ka pasur 2-3 raste çdo ditë me komplikacione. Ecuria e fëmijëve të sëmurë ka qënë e mirë dhe pa komplikacione të rënda.

    Këto çrregullime gastro-intensinale kanë klinikën e tyre të përhershme,me dhimbjet e barkut,me dhimbjet e stomakut, me të vjella dhe me diarre të theksuar. Moshat më të prekura janë moshat nga 0-3 vjeç, kurse rastet me intoksikacione kanë prekur moshat më të larta.

    Të gjitha rastet e virozave janë trajtuar me infuzione dhe me Ringer”, ka thënë mjeku pediatër Kumaraku.

  • 🕊 The Story Behind the Viral Photo 🕊

    🕊 The Story Behind the Viral Photo 🕊

    One picture, two faces, and a love story caught between hope and tragedy. On the left — a soldier in uniform, strong, smiling, his fiancée leaning against him with faith in a future they both believed in. On the right — the same couple, but everything has changed. The man is almost unrecognizable: thin, hollow, his body marked by eleven months in captivity.

    During those months, he endured hunger, cold, silence, and torture. “There was no sky,” he whispered. Only concrete walls, shadows, and the endless fear of not surviving another day.

    When he finally returned, the war did not end. It followed him home. Loud noises made him tremble, sudden movements froze him in fear, and the mirror reflected not the soldier he once was, but the prisoner he had been forced to become.

    His fiancée never left his side. She held his hand, trying to reach the man she once knew. But behind his eyes there was a locked door, and his answer was always the same:

    👉 “Don’t come in. I haven’t left there yet.”

    This viral photo is more than just a before-and-after. It’s a reminder that survival and living are not the same thing. That wars don’t always end on the battlefield — sometimes they continue in silence, hidden inside the human soul.

    Because some wounds cut deeper than flesh. And some wars never truly end.

    #HiddenWounds #SilentBattles #UnseenScars

  • Rama ironizon BE-në për mospranimin e Shqipërisë: Evropa është si një pacient me 27 mjekë

    Rama ironizon BE-në për mospranimin e Shqipërisë: Evropa është si një pacient me 27 mjekë

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku po merr pjesë në edicioni i 20- të i Forumit Strategjik të Bledit.

    Ai është i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.

    Kreu i qeverisë nuk e kurseu ironinë ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me futjen e Shqipërisë në BE.

    Ai e krahasoi Evropën me një pacient dhe vendet anëtare me mjekë patologë, të cilët sipas Ramës duhet të specializohen.

    Shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, kjo e bën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ, ata duhet të jenë më të lumtur, është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë lidhen me faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, këta patologët duhet të specializohen paksa për të pasur një bashkim, ndryshe do të kemi një rënie të pashmangshme”, tha Rama.

    Rama vlerësoi se Europa ndodhet në një udhëkryq. Sipas Ramës, problemi i Europës qëndron në drejtimin që do të marrë, siç tha ai, nëse do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme, ku shtete të caktuara do të bëhen satelitë të vendeve të tjera.

    “Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë, në SHBA shpikin Inteligjencën Artificiale, në Europë shpikin rregullore, kjo e bën Europën shumë të vështirë, ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në panelin e këtij forumi.

    Gjatë fjalës së tij në një panel diskutimi, Rama tha se Shqipëria nuk e ka vënë kurrë në dyshim besnikërinë ndaj BE. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shpresojnë që të bien dakord edhe vendet e tjera të unionit.

    “Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund. Marta Koss do që Shqipëria të jetë në BE, shpresoj që të bien dakord edhe vendet e tjera anëtare”, tha Rama.

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE.

    Ai u shpreh se duhet të tregohemi të kujdesshëm me armatimin, kjo pasi mund të arrijë një pikë që në vend që armët të përdoren si mbrojtje ndaj armikut, mund të ndodhë edhe një luftë e brendshme.

    “Europa ka qenë gjithmonë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë jo fortesa ku shihesh me shumë filtra para se të jesh mik. Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleatë.
    Ta shndërrosh Europën nga një kontinent paqe në lufte, duke armatosur veten, larg qoftë para se të vijë armiku do shohim njëri-tjetrin nëse na punojnë armët apo jo. Pas fjalës vijnë veprat. Gjithmonë pro Europës pavarësisht gjithçka që mund të ndodhë”, përfundoi ai.