Author: Editorial

  • V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha ( VIDEO )

    V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha ( VIDEO )

    Virgjëria – një tabu që vijon të mbijetojë në familjen shqiptare

    Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore dhe anatomike, “virgjëria” nuk ekziston në mënyrën siç ajo konceptohet tradicionalisht. Bazuar në këtë fakt, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një apel në British Medical Journal, duke i kërkuar qeverisë britanike të ndalojë praktikat e testimit të virgjërisë – procedura invazive, jo shkencore dhe shpesh traumatike, që synojnë të “verifikojnë” nëse një vajzë ka pasur marrëdhënie seksuale.

    Mjeku anestezist shqiptar, Skerdi Faria, u shpreh se nuk është aspak i befasuar nga ky qëndrim i një institucioni prestigjioz ndërkombëtar:

    Për fat të mirë që më në fund një institucion i tillë i dha vulën shkencore kësaj çështjeje. Këto janë mentalitete të vjetra që, fatkeqësisht, kanë rezistuar në kohë.”

    Ai ka rrëfyer përvoja personale nga praktika e tij, ku ka pasur vajza të reja që kanë kërkuar të bëjnë të ashtuquajturin “qepje”, me shpresën për të rikthyer “virgjërinë” para martesës – kërkesa që shpesh kanë ardhur të shoqëruara nga familjarë, sidomos në zonat rurale.

    Ka pasur raste kur kemi ndërhyrë më shumë për arsye humanitare, për të qetësuar vajzat e dëshpëruara. Por kemi hequr dorë nga kjo procedurë, sepse marrëdhënia seksuale e parë nuk shoqërohet gjithmonë me gjakderdhje, dhe kjo ide është thjesht një mit.”

    Faria thekson se, megjithëse ua ka shpjeguar këtë realitet vajzave që kanë kërkuar ndihmë, mentaliteti dhe presioni shoqëror janë më të fortë se sqarimi shkencor:

    “Ne ua kemi shpjeguar se virgjëria, në kuptimin biologjik, nuk ekziston. Por nuk mund të jemi më të fortë se mentaliteti i rrënjosur prej shekujsh. Këto vajza rriten me frikën e gjykimit dhe turpit.”

    Ky diskutim i sjell edhe një herë në vëmendje nevojën për edukim seksual të saktë, shkencor dhe të hapur, për të luftuar stigmat dhe mitet që shpesh dëmtojnë më shumë se ndihmojnë, veçanërisht vajzat dhe gratë e reja.

  • Fusni 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë: Konsumojeni per 15 dite me rradhe ujin per te trajtuar keto 4 probleme

    Fusni 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë: Konsumojeni per 15 dite me rradhe ujin per te trajtuar keto 4 probleme

    Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të mëdha sa nuk mund i merrni dot me mend.

    Ajo ka në përmbajtjen e saj substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët kanë vlera të panumërta për shëndetin.

    Jemi mësuar ta përdorim në gatime të ndryshme, ta hamë për së gjalli apo ta vendosim në fytyrë, por sot Living ju propozon një recetë shumë interesante: ujë hudhrash.

    Përbërësit: 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë (200-250 ml).

    Përgatitja: Qëroni hudhrat dhe shtypini pak, e më pas hidhini në ujë dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes.

    SHËNIM: nuk këshillohet që të përdoret për personat që vuajnë nga tension i ulët.

    Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, inf eksionet dhe pezmatimin e saj. Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

    Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer. Vlerat e forta të hudhrës kundër bak tereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve mbrojnë sistemin imunitar.

  • Kjo vajzë i tregon babait të saj që ka peri*dat, reagimi i tij cudit rrjetin

    Kjo vajzë i tregon babait të saj që ka peri*dat, reagimi i tij cudit rrjetin

    Një baba duket se ka fituar zemrat e mijëra personave kur pyeti vajzën e tij se kush ishte “zonja” që e kishte shqetësuar aq shumë.

    Vajza i tha të atit se ishte la rguar më herët nga puna për arsyje të zakoneve të grave që kanë çdo muaj.

    Kiera Platt, 25 vjeç, nga Long Beach, Nju Jork, publikoi në Twitter gjatë fundjavës një screenshot të mesazheve me babain e saj Mitch.

    Ajo shkruan:

    Unë i thashë babait tim se shkova në shtëpi më herët për shkak të “zakoneve të grave”.
    Por, përgjigjia e tij ishte epike:

    Auu m**t. Cila zonjë të ka shqetësuar kaq shumë sa të shkosh në shtëpi? Dëshiron që të flas unë me atë ku**ë?!”
    Ky postim qesharak i Kiera është pëlqyer më shumë se 67.000 herë.\\

    Kiera e komentoi përgjigjen e të atit se ai është mjeshtri i shakasë.

    Ajo i tha BuzzFeed News:

    Ai gjithmonë është kaq shumë qesharak”.
    Mesazhet të tilla nga babai i saj nuk janë vetëm këto.

    Më herët Mitch i shkruan:

    Mirëmëngjesi! Duket si një ditë e bukur! Shihemi rreth orës 11:45. F ** k you”.
    Ndërsa në një tjetër mesazh e pyet:

    Ndonjëherë ndihem kaq pranë teje sa më duket sikur ti mund të jesh vajza ime!

  • GJESTI ME KËTË DETAJ KONFIRMON LIDHJEN ME EGLIN ?

    GJESTI ME KËTË DETAJ KONFIRMON LIDHJEN ME EGLIN ?

    Gjesti dhe Egli e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

    Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar hapur lidhjen pas daljes nga formati, ndjekësit vazhdojnë të zbulojnë detaje që flasin vetë.

    Në postimin e tij të fundit, Gjesti është parë duke mbajtur një byzylyk që dikur ia kishte dhuruar Egli – një detaj që nuk u ka shpëtuar syrit të fansave.

    Kjo ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente dhe aludime për vazhdimin e lidhjes mes tyre.

  • Tr*gjedi në vend! Mb*tet në pishinë 2 vjeçarja

    Tr*gjedi në vend! Mb*tet në pishinë 2 vjeçarja

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallç të Istogut, ku një vajzë rreth 2-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.

    Ajo është mbytur në një pishinë familjare gjatë orëve të mbrëmjes. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40 të ditës së djeshme.

    Fëmija është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

    Fatkeqësisht, mjekët konstatuan se ajo kishte arritur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin.

    Prokurori i shtetit është informuar menjëherë pas ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.Fatkeqësisht, mjekët konstatuan se ajo kishte arritur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin.

    Prokurori i shtetit është informuar menjëherë pas ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.

  • Djali shqiptar shkonte me 22-vjeçaren në një livadh, banori i zonës në Itali i përgjon dhe iu bën gjëmën

    Djali shqiptar shkonte me 22-vjeçaren në një livadh, banori i zonës në Itali i përgjon dhe iu bën gjëmën

    25-vjeçar shqiptar arrestohet në Itali pasi u kap me dro*ë

    Një 25-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap me lëndë narkotike në zonën e Fano-s.

    Gjithçka nisi pas dyshimeve të ngritura nga një banor i zonës, i cili vuri re lëvizjet e shpeshta me makinë të të riut shqiptar dhe partneres së tij 22-vjeçare. Sjellja e tyre e pazakontë tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, të cilat vendosën të ndërhyjnë.

    Fillimisht, policia kreu një kontroll të plotë të automjetit të çiftit, por nuk u gjet asgjë e paligjshme. Megjithatë, dyshimet vazhduan dhe u kërkua ndihma e një qeni antidrogë për një kontroll më të gjerë në zonën përreth.

    Pas një kërkimi të imtësishëm në një zonë të pyllëzuar, qeni zbuloi një qese plastike të fshehur midis bimësisë dhe tokës. Brenda saj u gjetën 300 gram lëndë narkotike (e bardhë e pastër, dyshohet kokainë), një peshore elektronike dhe disa qese të vogla plastike të përdorura zakonisht për paketimin e dozave.

    Pak orë më vonë, në të njëjtin vend u rikthyen edhe dy të rinjtë. Ndërsa vajza qëndroi në vëzhgim, i riu shkoi direkt në vendin ku ishte fshehur droga, mori një pjesë të saj dhe u kthye te partnerja. Të dy më pas vazhduan rrugën me makinë.

    Kjo lëvizje i mjaftoi policisë për të ndërhyrë menjëherë dhe për të vënë në pranga të dy të rinjtë, të cilët tashmë përballen me akuza për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

  • Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë për Ervin Salianjin? Po sakr*fikoj shume, ju se ke idene cfare kam bere per të

    Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë për Ervin Salianjin? Po sakr*fikoj shume, ju se ke idene cfare kam bere per të

    “Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj.  

    Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…

    Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.

    Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”, u shpreh Duma.

    Ky rrefim pa i permendur emrin me siguri eshte per Ervin Salianjin, ku vete Grida Duma e pranoi kur ai u burgos qe kane nje marredhenie.

    Moderatorja e “Top Story” Grida Duma, është surprizuar në “Goca & Gra” nga Geralda, maturanten që e kërkonte prej kohësh.

  • Plaku grek 94 vjeç shuan epshet me një djalë 16 vjeçar. Dëshmia e të miturit është shokuese

    Plaku grek 94 vjeç shuan epshet me një djalë 16 vjeçar. Dëshmia e të miturit është shokuese

    Rodos: “Më preku në organet gjenitale” – Denoncimi i 16-vjeçarit çoi në arrestimin e një 94-vjeçari

    Tronditje ka shkaktuar në Rodos të Greqisë denoncimi i një 16-vjeçari për ngacmim seksual nga një 94-vjeçar, i cili u arrestua të hënën në mesditë në zonën Mandraki.

    Sipas dëshmisë së të miturit, ai ndodhej në një stacion autobusi për t’u kthyer në shtëpi, kur pa të moshuarin t’i sillesh rrotull në mënyrë të çuditshme.

    Fillimisht përpiqej të kuptonte çfarë kërkonte i moshuari, por ai nuk fliste. Kur djali u largua, 94-vjeçari e ndoqi, iu afrua dhe i tha: “Je një djalë shumë i bukur”.

    Sipas 16-vjeçarit, më pas i moshuari e preku në duar dhe më pas në organet gjenitale, sipër rrobave. Djali u largua menjëherë dhe njoftoi policinë.

    Policia e arrestoi të moshuarin pak pas ngjarjes dhe ndaj tij u ngrit padi për shkelje të dinjitetit seksual.

    Nga ana e tij, 94-vjeçari i mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk e njeh të miturin dhe se nuk e ka prekur.

    Për shkak të moshës së thyer dhe pamundësisë për të ndjekur procesin, gjykata shtyu shqyrtimin e çështjes për më 7 korrik dhe urdhëroi kryerjen e një ekspertize psikiatrike. Deri atëherë, i akuzuari u la i lirë. /noa.al

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Agjenti imobilar jep LAJMIN E MIRË për qytetarët: Bien çmimet e apartamenteve, prisni…

    Agjenti imobilar jep LAJMIN E MIRË për qytetarët: Bien çmimet e apartamenteve, prisni…

    Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi thotë se tregu i ndërtimeve dhe shit-blerjes së apartamenteve në Shqipëri po “ftohet” dhe se çmimet e banesave kanë filluar që të bien.

    Shkëmbi shton se problemi në Shqipëri nis me ndërtimet në gropë dhe faktin që ndërtuesit nuk përdorin kapitalin e tyre, por paratë e porosive për apartamente. Madje agjenti imobilar i bën thirrje qytetarëve që të mos investojnë në gropa pallatesh pasi ka rrezik që apartamentet mos ndërtohen fare dhe në këtë mënyrë qytetarët mund të humbin paratë.

    Tregu i pronave në Tiranë ka nisur që të japë shenja ftohje. Çfarë do të thotë kjo për ty si emigrant? Mos investo në gropa pallatesh sepse ka rrezik që ato të mos ndërtohen fare. Sepse ndërtuesit shqiptarë ndërtojnë me lekët e blerësve dhe jo me kapitalin e tyre. Dhe duke qenë se tregu ka nisur që të ftohet ata kanë më pak lekë për të ndërtuar dhe rrezikojnë që të mos i ndërtojnë fare pallatet. Nëse ke investuar në projekte të tilla para 6 muajsh apo para 1 viti është momenti ideal për t’i shitur këto prona dhe për të dalë nga kjo situatë në kohë. Tregu shqiptar është i mirë për spekulim, por jo për të dhënë me qera“, thotë Shkëmbi

  • 📰 VIRAL MOMENT: Father Breaks Down in Tears After Learning His Daughter Is Cancer-Free

    📰 VIRAL MOMENT: Father Breaks Down in Tears After Learning His Daughter Is Cancer-Free

    In a video that’s touching hearts around the world, a father’s emotional reaction upon learning that his daughter has officially beaten cancer is leaving millions in tears.

    The footage shows the man overwhelmed with emotion, crying, shouting with joy, and holding his daughter tightly as the news sinks in. The raw power of the moment — a mixture of pain, relief, gratitude, and unconditional love — has made this video go viral across social media.

    According to sources, the young girl had been battling a serious form of cancer for months. Her family had been through endless hospital visits, treatments, and sleepless nights. But on the day they received the news that she was finally cancer-free, her father’s reaction captured exactly what hope looks like.

    💬 “This is what true love and strength look like,” wrote one user in the comments.

    The moment has resonated with thousands of families around the world who know the toll that cancer takes — not just on the patient, but on everyone who loves them.