Author: Editorial

  • Sapo ishte shkarkuar , gjendet i vdekur ish ministri.

    Sapo ishte shkarkuar , gjendet i vdekur ish ministri.

    Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, vrau veten të hënën, pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin, thanë autoritetet ruse. Lajmi është raportuar nga faqja e internetit e gazetës “Izvestia”.

    Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në Odintsovo pranë Moskës.

    Pas 14 muajsh në detyrë, presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi sot nga posti Ministrin e Transportit Roman Starovoit.

    Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putini.

    “Shpresoj që ju do të përdorni energjinë, njohuritë dhe aftësitë tuaja organizative për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në këtë fushë”, i tha Putin ministrit të ri, duke theksuar se transporti është “një nga fushat kryesore të aktivitetit në vend”.

    Roman Starovoit, i cili ishte 52 vjeç, u bë Ministër i Transportit në maj 2024. Më parë, ai kishte qenë guvernator i rajonit Kursk për pesë vjet, i cili më pas u pushtua pjesërisht nga trupat ukrainase duke filluar nga gushti i vitit të kaluar. (A2 Televizion

  • Fjoralba Ponari rikthehet ne Top Channel por ka dy fjale per Kiara Titon dhe Nevina Shtylla

    Fjoralba Ponari rikthehet ne Top Channel por ka dy fjale per Kiara Titon dhe Nevina Shtylla

    Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është rikthyer në ekranin e Top Channel, ku ishte e ftuar në “She’s on Top”.

    Ajo hyri në skenë duke kënduar “Historia De Un Amor” dhe u duartrokit nga konkurrentet dhe mori komplimente të shumta nga Visjan Ukcenaj dhe Sara Gjordeni. Performanca e saj e shkëlqyer u prit me entuziazëm, duke e rikthyer atë në qendër të vëmendjes pas një muaji larg ekranit

    Pas performancës, Fjoralba falënderoi Top Channel për mikëpritjen pas një mungese 1-vjeçare. Të gjithë e dinë që një rikthim nuk është kurrë i lehtë, por ajo e përballoi me siguri dhe profesionalizëm.

    Ndërkohë moderatorja e programit, Argjira Spanca, e komplimentoi Ponarin për debutimin e saj në fushën e aktrimit. “Unë kam parë filmin dhe vlen të them se nuk dukesh se je aktore për herë të parë,” i tha ajo, duke theksuar aftësinë e Fjoralbës për t’u integruar në këtë rol të ri.

    Fjoralba më pas u shpreh se për këtë ka meritë shumë të madhe edhe programi më i ndjekur i humorit, “Portokalli”. “Më ka mësuar dhe më ka ndihmuar se si të sillem në situata të ndryshme, si të gjej zgjidhje, si të përshtat batutat,” tha ajo. Ky program ka luajtur një rol kyç në formimin e saj si moderator dhe si aktore.

    Përpos kësaj rezulton që është edhe një pasion shumë i madh aktrimi,” vazhdoi Fjoralba. “Kam rënë në dashuri me gjithë procesin e të xhiruarit. Jam në filmin tim të dytë”, tha Ponari, e cila duket se po lulëzon në karrierën e saj në aktrim.

    Ndërkohë Spanca e pyeti në lidhje me dy moderatoret e “Portokallisë”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla. Kjo pyetje nxit u interesin e audiencës, e cila ndjek me vëmendje çdo detaj të karrierës së moderatoreve të preferuara.

    Fjoralba u shpreh se i ka uruar personalisht të dyja moderatoret kur patën debutimin e tyre në “Portokalli” dhe theksoi se “Puna ka punë sa t’ia mësosh punës.” Ajo e theksoi rëndësinë e procesit dhe se asnjë rast nuk është i thjeshtë kur vjen puna për të kaluar nga një rol në tjetrin. “Janë një sërë faktorësh që kontribuojnë edhe në performancën e moderatorëve,” përfundoi ajo.

    E rëndësishme është se rritja ka qenë prezente dhe graduale nga debutimi i parë e deri në fund. “Shumë urime vajzave. E kanë dashur gjithmonë këtë projekt dhe për këtë jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Të dyja e kanë dashur shumë”, përfundoi Fjoralba, duke lënë të kuptohet se ndjenjat për këtë program shkojnë përtej thjesht punës.

  • Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

    Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

    Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe afërsi miqësore, por fotot e publikuara nga “Lokimagazine” disa ditë më parë treguan të kundërtën.

    Në foto, Ledri dhe Xhensila u shfaqën shumë të afërt fizikisht, me duart e Ledrit të vendosura mbi trupin e Xhensilës, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike. Kjo mjaftoi që rrjeti ta merrte si një “konfirmim të heshtur” të një romance mes tyre.

    Ndërkohë, Ledri Vula ka publikuar në InstaStory projektin e ri muzikor të Xhensilës, duke e shoqëruar me komentin: “Hala ma nxet u bo vera”, një shprehje provokuese që shumë ndjekës e lexuan si një tjetër shenjë e afrimitetit të tyre. Pak minuta më pas, reperi postoi edhe një foto me muskujt në fokus. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e raportit, por sjelljet e fundit në rrjet duket se po flasin vetë.

  • Aksident i frikshëm/ Automjetit i çahet goma dhe përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

    Aksident i frikshëm/ Automjetit i çahet goma dhe përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

    Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys.

    Dyshohet se shkak është bërë çarja e gomës së mjetit.

    Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

  • Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e çoi në burg Rigelsin!

    Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e çoi në burg Rigelsin!

    Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi

    Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen që ka çuar në këtë arrestim, duke zbuluar se bëhet fjalë për një incident të ndodhur verën e kaluar në një diskotekë, ku ishte përfshirë shtetasi zviceran, Medi Iseni.

    Stresi ka publikuar edhe imazhe të Mediut të dhunuar, duke shkruar se që nga përplasja me të, ai vetë nuk ka udhëtuar më drejt Zvicrës, nga frika se mos kishte ndonjë kallëzim ndaj tij.

    Sipas tij, konflikti mes Noizyt dhe Medi Isenit ka përfunduar me dhunë fizike dhe ky i fundit ka bërë denoncim edhe në Zvicër, duke çuar në pasoja ligjore

  • Rasti i rrallë! I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë, 25 denoncime në fundjavë për dhunë në familje (Video)

    Rasti i rrallë! I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë, 25 denoncime në fundjavë për dhunë në familje (Video)

    Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet

    Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune familjare, një shifër kjo alarmante që tregon një plagë të thellë sociale në rritje”.

    Sipas të dhënave, incidentet përfshijnë dhunë midis bashkëshortëve, dhunë ndaj fëmijëve, por edhe ndaj prindërve, si dhe konflikte të dhunshme mes të rinjve në marrëdhënie sentimentale. Disa nga rastet më të pazakonta përfshijnë të reja që kanë ushtruar dhunë ndaj partnerëve të tyre, duke sfiduar perceptimet tradicionale për rolet e dhunës në marrëdhëniet intime. Një rast i tillë u denoncua nga një i ri që deklaronte se teksa kthehej në Tiranë, në automjet është dhunuar fizikisht nga e dashura. Kjo e fundit, tashmë e shpallur në kërkim nga uniformat blu.

    “Në shumë raste, janë baballarët, por edhe nënat ata që kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tyre, ndërsa në të tjera, çiftet bashkëshortore janë përfshirë në përleshje të ndërsjella, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit”.

    Në këto kushte, lëshimi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm ishte për të dyja palët, si për gruan ashtu edhe për bashkëshortin e saj. Aktualisht, policia po ndjek çdo rast të denoncuar sipas procedurave ligjore, ndërsa disa prej tyre janë referuar në prokurori për ndjekje penale. (A2 Televizion)

  • Lamine Jamal “thumbon” në rrjetet sociale Nico Williams duke thene …

    Lamine Jamal “thumbon” në rrjetet sociale Nico Williams duke thene …

    Lamine Jamal po bën bujë edhe jashtë fushës. Pasi ndau një varg nga një këngë e reperit Morad, një artist me origjinë marokene, me mbi 36 milionë ndjekësit e tij në Instagram, shpërthyen polemika sepse disa e panë atë si një thumbim të fshehur për Niko Uilliams.

    “Arrita gjithçka vetë, nuk i kërkova askujt asgjë dhe as nuk më është dashur ta poshtëroj veten. E ndihmova ekipin tim, jam ende në rrugë, më tregoni kush dreqin mund të më ndalojë”, thuhet në tekstin e ndarë nga Jamal në “InstaStory”.

    Një frazë në dukje neutrale, por që ka çuar në interpretime të ndryshme. Në programin El Chiringuito , gazetari José Álvarez Haya kapi një mesazh drejtuar shokut të ekipit kombëtar, i cili ishte lidhur prej kohësh me Barcelonën në javët e fundit, por që vendosi të qëndronte te Atletik: “Sipas mendimit tim, është një mesazh për një shok skuadre që e la në këmbë”, komentoi Haya. “Mendoj se i referohet kur Niko u tha shokëve të tij të ekipit se donte të vinte te Barça. Lamine ndihet i tradhtuar sepse Niko fillimisht e detyroi transferimin dhe më pas ndryshoi mendje”.

    Teoria bazohet në faktin se Uilliams, pavarësisht shumë thashethemeve dhe dëshirës së shprehur për të veshur fanellën blaugrana, vendosi të rinovojë me Atletik me një njoftim surprizë në rrjetet sociale. “Lamine dhe të tjerët e morën vesh nga rrjetet”, shtoi Haya.

    Mbyllja e mesazhit, “Jam ende në rrugë, kush mund të më nxjerrë që këtej?” shihet nga shumë si një sinjal i qartë: Jamal i mbetet besnik Barcelonës, ndërsa të tjerë si Niko kanë zgjedhur ndryshe

  • Burri në burg per ab*zimin ndaj vajzës, gruas i ndodh nje tjeter dramë

    Burri në burg per ab*zimin ndaj vajzës, gruas i ndodh nje tjeter dramë

    Xhemal Ruko, babai i Juela Metës, nënë e 7 fëmijëve, pas ngjarjes së rëndë të abuzimit të babait me vajzën e mitur 12-vjeçare në Sheqishte, teksa ende ndihet i shokuar, apelon për ndihmë jo vetëm nga institucionet përgjegjëse, por edhe nga biznese që kanë mundësi të ndihmojnë.

    “Fëmijët kanë mbetur jetim”, thotë ai, pas arrestimit të babait të tyre, ndërsa thekson se shuma prej 200 mijë lekësh nga bashkia dhe pagesa e qerasë për një banesë që ende nuk është gjetur, nuk është e mjaftueshme.

    , nuk ka mundësi të punojë”, thotë gjyshi i 7 fëmijëve, pasi më i vogli është vetëm 1 vjeç.

    Ndërkohë, Ruko ka pohuar se me mbesën e abuzuar që tashmë ndodhet në një qendër rehabilituese në Tiranë, ende nuk kanë asnjë kontakt dhe nuk janë në dijeni të gjendjes së saj. “Nuk isha në dijeni të situatës, në të kundërt do të sillesha ndryshe.” thotë ai.

    Teksa kanë kaluar ditë nga ngjarja e rëndë, Juela endet rrugëve të qytetit të Fierit me 6 fëmijët e pangrënë, ndërsa jashtë kamerave tregon se shërbimi social i bashkisë nuk i ka kontaktuar për të parë nga afër situatën e tyre.

    Kanë qenë gazetarët fierakë të parët që kanë reaguar duke i ndihmuar me pako ushqimore, ndërsa apelit për ndihmë i është bashkuar dhe një biznes i qytetit.

  • Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen……

    Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen……

    Një operacion i padukshëm, por i fuqishëm po zhvillohet në heshtje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila tashmë ka kthyer rrjetet sociale në një armë të re për të goditur pasuritë e fshehura të zyrtarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin e organizuar. Në pamje të parë, duket si një “story” i thjeshtë, por për hetuesit financiarë është një provë potenciale që mund të çojë në sekuestrime miliona eurosh. Postimet në TikTok, Instagram, blogje apo videot në YouTube janë kthyer në miniera informacioni. SPAK, përmes një udhëzimi zyrtar, ka ngritur një sistem të tërë survejimi digjital që monitoron stilin e jetesës, miqtë, pasuritë, udhëtimet dhe çdo element luksi të afishuar online nga të dyshuarit dhe rrethi i tyre i afërt. Në vitin e fundit janë sekuestruar 65 milionë euro pasuri të paligjshme, ndërsa 36.7 milionë euro janë konfiskuar përfundimisht nga shteti. Automjete të shtrenjta, prona luksoze, investime në ndërtim, kriptovaluta dhe flori janë disa nga asetet e kapura nga hetuesit që ndjekin gjurmët aty ku dikur askush nuk kërkonte, sikundër janë rrjetet sociale.

    Hetimi financiar zhvillohet paralelisht me hetimin penal, ndërsa familjarët tashmë kanë barrën e provës për të justifikuar çdo pasuri. Ligji anti-mafia nuk lë hapësira për të fshehur asnjë gjurmë të parasë së pistë. Pushtetarët e korruptuar janë duke u fundosur nga arroganca dhe narcizizmi i ekspozimit online. Pra në këtë realitet të ri, SPAK nuk po troket më nëpër dyer, por po hyn nga ekrani dhe po godet fort, ku një “like” mund të kushtojë më shumë se çdo provë në gjyq, çka paralajmëron se është fillimi i fundit të një perandorie të ndërtuar me para të pista. Thën troc kjo skemë e palëkura nga Prokruoria e Posaçme për të goditur pushtetarët e përfshirë në afera, tregon qartë se në Shqipërinë e re, nuk je më i fuqishëm nga ajo që fsheh, por i rrezikuar nga ajo që poston.

    Detajet

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQULowAQULowABEADBENByFoAP_gAEPgAAYgJwtT_G__bXlv-T736ftkeYxf9_hr7sQxBgbJs24FzLvW_JwW32E7NEzatqYKmRIAu3TBIQNtHJjURVChKogVrzDsaEyUoTNKJ-BkiHMRY2JYCFxvm4tjeQCZ5vr_91d5mT-t7dr-3dzyy5hnv3a9_-S1WJidKYetHfv8bBKT-_IU9_x-_4v4_N7pE2-eS1v_tGvt639-4tv_dp999_4JwtT_G__bXlv-T736ftkeYxf9_hr7sQxBgbJs24FzLvW_JwW32E7NEzatqYKmRIAu3TBIQNtHJjURVChKogVrzDsaEyUoTNKJ-BkiHMRY2JYCFxvm4tjeQCZ5vr_91d5mT-t7dr-3dzyy5hnv3a9_-S1WJidKYetHfv8bBKT-_IU9_x-_4v4_N7pE2-eS1v_tGvt639-4tv_dp999_4AA&addtl_consent=1~43.46.55.61.70.83.89.93.108.117.122.124.135.143.144.147.149.159.192.196.211.228.230.239.259.266.286.291.311.320.322.323.327.367.371.385.394.407.415.424.430.436.445.486.491.494.495.522.523.540.550.559.560.568.574.576.584.587.591.737.802.803.820.821.839.864.899.904.922.931.938.979.981.985.1003.1027.1031.1040.1046.1051.1053.1067.1092.1095.1097.1099.1107.1135.1143.1149.1152.1162.1166.1186.1188.1205.1215.1226.1227.1230.1252.1268.1270.1276.1284.1290.1301.1307.1312.1345.1356.1375.1403.1415.1416.1421.1440.1449.1455.1495.1512.1516.1525.1540.1548.1555.1558.1570.1577.1579.1583.1584.1603.1616.1638.1651.1653.1667.1677.1678.1682.1697.1699.1703.1712.1716.1721.1725.1732.1745.1750.1765.1782.1786.1800.1810.1825.1827.1832.1838.1840.1842.1843.1845.1859.1866.1870.1878.1880.1889.1899.1917.1929.1942.1944.1962.1963.1964.1967.1968.1969.1978.2003.2008.2027.2035.2039.2047.2052.2056.2064.2068.2072.2074.2088.2090.2103.2107.2109.2115.2124.2130.2133.2135.2137.2140.2147.2156.2166.2177.2186.2205.2216.2219.2220.2222.2225.2234.2253.2279.2282.2292.2309.2312.2316.2322.2325.2328.2331.2335.2336.2343.2354.2358.2359.2370.2376.2377.2387.2400.2403.2405.2407.2411.2414.2416.2418.2425.2440.2447.2461.2465.2468.2472.2477.2481.2484.2486.2488.2493.2498.2501.2510.2517.2526.2527.2532.2535.2542.2552.2563.2564.2567.2568.2569.2571.2572.2575.2577.2583.2584.2596.2604.2605.2608.2609.2610.2612.2614.2621.2628.2629.2633.2636.2642.2643.2645.2646.2650.2651.2652.2656.2657.2658.2660.2661.2669.2670.2677.2681.2684.2687.2690.2695.2698.2713.2714.2729.2739.2767.2768.2770.2772.2784.2787.2791.2792.2798.2801.2805.2812.2813.2816.2817.2821.2822.2827.2830.2831.2834.2838.2839.2844.2846.2849.2850.2852.2854.2860.2862.2863.2865.2867.2869.2873.2874.2875.2876.2878.2880.2881.2882.2883.2884.2886.2887.2888.2889.2891.2893.2894.2895.2897.2898.2900.2901.2908.2909.2916.2917.2918.2919.2920.2922.2923.2927.2929.2930.2931.2940.2941.2947.2949.2950.2956.2958.2961.2963.2964.2965.2966.2968.2973.2975.2979.2980.2981.2983.2985.2986.2987.2994.2995.2997.2999.3000.3002.3003.3005.3008.3009.3010.3012.3016.3017.3018.3019.3028.3034.3038.3043.3052.3053.3055.3058.3059.3063.3066.3068.3070.3073.3074.3075.3076.3077.3089.3090.3093.3094.3095.3097.3099.3100.3106.3109.3112.3117.3119.3126.3127.3128.3130.3135.3136.3145.3150.3151.3154.3155.3163.3167.3172.3173.3182.3183.3184.3185.3187.3188.3189.3190.3194.3196.3209.3210.3211.3214.3215.3217.3219.3222.3223.3225.3226.3227.3228.3230.3231.3234.3235.3236.3237.3238.3240.3244.3245.3250.3251.3253.3257.3260.3270.3272.3281.3288.3290.3292.3293.3296.3299.3300.3306.3307.3314.3315.3316.3318.3324.3328.3330.3331.3531.3731.3831.4131.4531.4631.4731.4831.5231.6931.7235.7831.7931.8931.9731.10231.10631.10831.11031.11531.12831.13632.13731.14237.16831&gpp_sid=-1&client=ca-pub-3339156813419655&output=html&h=280&slotname=9605663098&adk=4157788095&adf=115161112&pi=t.ma~as.9605663098&w=645&abgtt=6&fwrn=4&fwrnh=0&rafmt=1&armr=3&format=645×280&url=https%3A%2F%2Fibxservices.com%2F&fwr=0&rpe=1&resp_fmts=3&wgl=1&uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTkuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTM4LjAuMzM1MS41NSIsbnVsbCwwLG51bGwsIjY0IixbWyJOb3QpQTtCcmFuZCIsIjguMC4wLjAiXSxbIkNocm9taXVtIiwiMTM4LjAuNzIwNC41MCJdLFsiTWljcm9zb2Z0IEVkZ2UiLCIxMzguMC4zMzUxLjU1Il1dLDBd&dt=1751894555342&bpp=1&bdt=936&idt=467&shv=r20250630&mjsv=m202507010101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie_enabled=1&eoidce=1&prev_fmts=0x0%2C645x280&nras=1&correlator=6415076540889&frm=20&pv=1&rplot=4&u_tz=120&u_his=1&u_h=864&u_w=1536&u_ah=816&u_aw=1536&u_cd=24&u_sd=1.25&dmc=8&adx=434&ady=2297&biw=1513&bih=738&scr_x=0&scr_y=880&eid=95353387%2C95362656%2C95365225%2C95365235%2C95344787%2C95359265%2C95365122%2C95365797&oid=2&pvsid=4908320448964781&tmod=1015017781&uas=3&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fl.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F07%2F07%2Fluksi-ne-rrjetet-sociale-fundos-pushtetaret-spak-po-i-ndjek-permes-tiktok-ut-dhe-instagramit-ja-si-po-zbulohen%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawLYqWlleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFER3BDUUlmNVdqZlduZENTAR6m3SNVc213a2_pMv10uyWsl6KM0KvknysDRjdwcksGNZltwk8fk-vegV4WjA_aem_7f_aZiNj-BwZDvMjPGMMWQ&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C1536%2C0%2C1536%2C816%2C1528%2C738&vis=1&rsz=%7C%7CeEbr%7C&abl=CS&pfx=0&cms=2&fu=128&bc=31&bz=1.01&td=1&tdf=2&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&nt=1&pgls=CAEaBTYuOC4x&ifi=3&uci=a!3&btvi=1&fsb=1&dtd=4813

    Konkretisht ka qenë “Top Channel”, i cili ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre. Ky “Big Brother” po aplikohet sipas këtij udhëzimi që TCH e disponon, ku hetuesit financiarë orientohen dhe si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion. Dhe si një nga metodat e gjurmimit të pasurive janë jo vetëm data bazat shtetërore, por edhe burimet e hapura. Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube. Këto burime, përmendet në udhëzimin, përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.

    Zyrtarisht pranohet se vetëm vitin e kaluar SPAK sekuestroi 65 milionë eurove asete e llogari të krimit nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar nën pronësi shtetit me vendime që është vulosur konfiskimi i tyre. Çështjet e sekuestrove preventive shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme në Tiranë me dyer të mbyllura. Zyrtarisht në udhëzim pranohet se njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror. Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës. Por avokatët pretendojnë se ligji anti-mafia që finalizohet me kërkesat për sekuestro preventive, i ka futur në vështirësi familjarët e personave nën hetim të cilët kanë barrën e provës.SPAK thotë se krimi vazhdon ti investojë paratë e pista në apartamente, ndërtim, ullishta, njësi tregtare, automjete luksoze, ora të shtrenjta, flori, por edhe kriptovalutë.

  • Sëm*ndja e kondicionerit, Cfarë po bëjmë gabim?

    Sëm*ndja e kondicionerit, Cfarë po bëjmë gabim?

    E ftuar ne emisionin Wake up ishte doktoresha alergologe Alkerta Ibranji e cila foli per dëmet e kondicionerit dhe dhe gabimet që bëjme gjate perdorimit te tij. Cfare eshte semundja e kondicionerit dhe si të ruhemi.

    Ajo u shpreh se kondicioneri eshte anetari i ri më i deshiruar ne kete periudhe kur temperaturat shkojne mbi 40 grade celcius. Por aq sa mik, ai mund te na kthehet edhe ne armik. Temperaturat nuk duhet te jene shume te ftohta. Nuk ka ndonje temperature fikse pasi cdo gje varet nga temp e jashtme. Diferenca duhet te jete nga 15-19 grade.

    Ekspozimi per nje kohe te gjate mund te jete i demshem pasi marja e lageshtires se ajjrit te ambientit do te thaje lekuren tone, mukozat dhe sytë, dhe irritim te rrugeve te ajrit. Ku ka ajer te kondicionuar duhet dhe pak ajer natyral duke lene pak hapur dritaren per te mos thare ajrin.

    Përgjumje, dhimbje koke, irritim mund te vijne nga mungesa e lageshtires se ajrit e cila vjen nga perdorimi i tejygjatur i kondicionerit. Kujdes duhet te kemi dhe nga filtrat e kondicionerit..

    Megjithate mungesa e kondicionerit do te na conte ne vuajtje te tjera te organizmit sidomos mosha e trete. Problematika qe mund te vijne nga dehidratimi..

    Ndiqni videon mjaft informative per shendetin tonë