Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim të papritur në pamje, në kuadër të sezonit veror të spektaklit humoristik “Portokalli”.
Në një InstaStory të fundit, Kiara ka ndarë me fansat një look tërësisht të ri, ku ajo shfaqet me flokë më të çelur dhe balluke të theksuara përpara – një stil që i jep një freski verore dhe një dozë lozonjarie imazhit të saj.
Kjo pamje e re e Kiarës vjen në një moment kur ajo po shkëlqen në skenën e “Portokallisë”, duke sjellë energji, humor dhe prezencën e saj karakteristike në çdo episod.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të thellë emocional.
Përmes një InstaStory të ndjerë, ajo ka zbuluar se ka nisur terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin në gjuhën shqipe, një hap i guximshëm që dëshmon për vetëdijen dhe forcën e saj për të përballuar sfidat personale.
“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim në gjuhën shqipe,” shkruan ajo, duke rrëfyer se ndonjëherë është ndjerë si “e huaj në gjuhën e saj”.
Loredana thekson se për shumë kohë e ka parë këtë si një “problem”, por sot ka një perspektivë tjetër:
“Ajo që kam nuk është një problem – është një vështirësi. Dhe vështirësitë kapercehen.”
Në mesazhin e saj, nuk mungon as një reagim ndaj komenteve negative që ka marrë ndër vite:
“Kjo që kam unë mund t’i ndodhë kujtdo. Të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është e padrejtë.”
Loredana, e cila gjatë qëndrimit në BBVIP u dallua për karakterin e drejtpërdrejtë dhe ndjeshmërinë, përfundon me një thirrje të fortë për empati dhe mirëkuptim:
“Unë këtë rrugëtim e bëj për Lorin, jo për njerëzit. Ndaj, le të jemi pak më të butë me njëri-tjetrin. Ka gjëra që nuk i zgjedhim vetë – thjesht janë pjesë e jona.”
Ky hap i sinqertë dhe i guximshëm nga Loredana nuk është vetëm një proces personal, është edhe një ftesë publike për pranim, përmirësim dhe dashuri ndaj vetes.
Në një realitet ku strehimi i denjë shpesh mbetet privilegj, e jo e drejtë bazë, një program i ri po vendos fokusin aty ku nevoja është më urgjente. 1 mijë e 253 familje nga shtresat në nevojë do të përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesave, përmes Projektit të Investimeve të Strehimit Social.
“Thirrja u hap në dhjetor të vitit 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet kanë aplikuar në bashkitë përkatëse, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ata u miratuan në këshillin bashkiak. Tashmë përfituesit janë shpallur dhe ne presim që në gusht pas përfundimit të procedurave tenderike të nis puna për rinovimin e banesave. 43 bashki aplikuan”, deklaron Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.
Nuk bëhet fjalë vetëm për ndërhyrje fizike në struktura të amortizuara, por për një përpjekje të qartë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të garantuar kushte minimale jetese për më të pambrojturit.
“Kërkesat më të shumta shkojnë për përmirësimin e kushteve të banimit. Kryesisht ne prekim banesa në zona informalë, në qytete dhe fshatra ku duhet dhe kërkohet vëmendje më e veçantë për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky është një program bën rregullin e atyre banesave nuk i kanë kushtet e duhura”, thotë Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.
Fondi në dispozicion këtë vit është përllogaritur në masën e 1 miliardë lekëve. Po sa para do të mund të përfitojnë familjet për të riparuar banesat e tyre?
“Varet ka numri i anëtarëve që përbëhet familja. Shuma e financimit shkon nga 12 e deri në 16 milionë lekë për shembull për komunitetin rom dhe egjiptian”, u shpreh Grabovaj.
Deri në vitin 2030, synimi është që mbi 50 mijë familje, përfshirë shtresat në nevojë, studentët dhe emigrantët që kthehen në Atdhe, të mbështeten nga një paketë kombëtare strehimi me një fond prej 300 milionë eurosh. Një ndërhyrje që nuk zgjidh vetëm nevoja të menjëhershme, por vendos themelet për një politikë strehimi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të menduar për të ardhmen.
Një nga ngjarjet më makabre dhe tronditëse të viteve të fundit në Shqipëri ka qenë pa dyshim vrasja brutale e 17-vjeçares Aishe Vata në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. E reja u gjet me kokë të prerë, një akt barbar që tronditi jo vetëm opinionin publik vendas, por që bëri jehonë edhe përtej kufijve.
Detajet e këtij krimi të rëndë janë zbardhur pjesë-pjesë nga autoritetet, por së fundmi, përmes një interviste të Ela Zaimit, eksperte pranë Institutit të Policisë Shkencore, në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, janë dhënë informacione të plota dhe tronditëse për mënyrën si është zbuluar e gjithë ngjarja.
Një zbulim i tmerrshëm dhe një mister që nisi me një trup pa jetë
Viktima, Aishe Vata, ishte vetëm 17 vjeçe kur u gjet pa jetë në një zonë të pyllëzuar në Xhafzotaj. Por ajo që tronditi më shumë ishte fakti se trupi i saj ishte i dekapituar – pa kokë – një akt ekstrem dhe makabër, që menjëherë e ktheu çështjen në prioritet për forcat e rendit dhe hetuesinë.
Hetimi nisi me përpjekje intensive për identifikimin e autorit. Ajo që e bëri më të ndërlikuar çështjen ishte mungesa e menjëhershme e provave të dukshme dhe fakti që viktima ishte shumë e re dhe pa një histori kriminale apo kontakte të njohura me persona të rrezikshëm.
Një tjetër e vërtetë shokuese: Aishe ishte shtatzënë
Gjatë analizave të kryera në morg, ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se vajza ishte në pritje të një fëmije. Ky detaj hodhi dritë mbi një pistë të re hetimore – identitetin e babait të fëmijës, i cili mund të ndihmonte në zbardhjen e motiveve të vrasjes.
Përmes analizave të ADN-së, Policia Shkencore arriti të identifikojë babain biologjik të fetusit, që rezultoi të ishte Shaban Norja, 81 vjeç, banor i zonës dhe i njohur për publikun si një person i moshuar, por pa precedentë penalë.
Zbulimi i kësaj lidhjeje të fshehtë dhe të papranueshme për normat shoqërore – një marrëdhënie dyvjeçare mes një 81-vjeçari dhe një 17-vjeçareje – i shtoi edhe më shumë tronditjen këtij rasti.
Ora që e tradhtoi vrasësin
Sipas Ela Zaimit, Shaban Norja fillimisht pranoi se kishte lidhje sentimentale me Aishen, por mohoi përfshirjen në vrasje. Megjithatë, ishte ora e dorës së tij që bëri diferencën.
“U gjet një njollë gjaku mes hallkave të zinxhirit të orës së tij. Nga ajo njollë u përftua profili gjenetik i viktimës”, tregoi Zaimi.
Kjo provë shkencore ishte vendimtare. Pasi u përball me faktet, Norja pranoi autorësinë e vrasjes dhe dha edhe detaje mbi ngjarjen.
Gjurmët e gjakut në rroba – edhe pse të lara
Një tjetër element kyç në hetim ishte analiza e veshjeve të përdorura nga autori natën e krimit. Norja i kishte larë rrobat, në përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë. Por ekspertët e Policisë Shkencore përdorën metoda të avancuara për të identifikuar zona mikroskopike me gjurmë gjaku, dhe falë analizës së ADN-së, u vërtetua se gjaku ishte i viktimës.
Pse ndodhi krimi?
Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesia, motivi i vrasjes lidhet drejtpërdrejt me faktin që vajza ishte shtatzënë dhe kishte nisur të kërkonte që marrëdhënia të bëhej publike, ndërsa Norja kishte frikë nga skandali dhe pasojat që mund të përballonte për shkak të moshës dhe situatës.
Për ta “zhdukur problemin”, ai kreu aktin më ekstrem të mundshëm: e vrau brutalisht Aishen, duke i prerë kokën, në përpjekje për ta bërë të pamundur identifikimin dhe për të fshehur gjurmët.
INTERVISTA e Shaban Norjas kur ishte ne burg Ju jeni dënuar nga drejtësia shqiptare 4 vite më parë për vrasjen e një vajze të re..Jeni penduar për këtë gjë? Si nuk jam penduar! Kur e kam vrarë kam thënë çfarë bëra unë. Si ma mbushi mendjen ajo mua ‘më vrit ti mua që të shkoj në xhehenet’. Jam çuditur. Tre netë dhe tre ditë ajo më ka marrë mua mbi 18 herë në telefon. S’kam fjetur gjumë fare.
A kishit ju një lidhje me Aishen? Po.
Sa kishit? Gjatë 3 muajsh apo 4 muaj.
Ku taoheshit? Tek baçja ime. E kisha baçen e madhe.
Është folur në atë kohë që Aishja ishte shtatzënë? Po po ishte shtatzënë. Ishte 3 muajshe.
Ishit ju baba i fëmijës? Po pra. Nuk pranonte që të abortonte fëmijën për arsye se thoshte ‘nuk e vret nëna fëmijën’.
Ju ia kërkuat që të abortonte? Po pra. Doja ta zhdukja këtë punë. Nuk pranonte kurrë.
Pse ia kërkuat? Nuk donit që të vazhdonte lidhja? Nuk doja unë. Më vinte zor. Biles doja që ta ndërprisja lidhjen.
Kush kërkoi ta ndërpriste lidhjen? Unë kërkova që ta ndërprisnin lidhjen.
Dhe çfarë ndodhi në këto momente? Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo thoshte nuk e abortojë fëmijën. Këmbëngulte ‘nëna nuk aborton fëmijën’.
Ju donit që ta hiqnit? Doja që ta hiqte, pasi dhe ajo mos të bëhej me fjalë. Biles ajo mos të bëhej me fjalë. Ajo nuk pranoj që të abortonte.
Të kërkonte që të martoheshit? Jo asnjëherë.
Thjesht refuzoi të abortonte fëmijën… Po ashtu.
Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi… Ndodhi ajo që ndodhi.
E doja Aishen? Sigurisht. Të them jo do të rrej. E doja kaq shumë sa nuk e ke idenë. Ndaj i thosha, që ‘më mirë abortojmë fëmijën dhe vazhdojmë’. Këmbënguli: “o më vrit o s’ka”.
A ka pasur grindje mes jush? Asnjëherë nuk kemi pasur debat. Ndaj dhe më vjen keq. Ajo vinte duke qeshur dhe duke folur tek unë.
Ju ishit i ndërgjegjshëm? Pasi ishit burrë në moshë dhe ajo një vajzë e re… Të thash pra, ai ishte gabim, ishte i imi. Kjo që ka ndodh iku tani, mua më vjen keq. Dhe për nënën e saj. (Qan) Kur e vret tjetrin duhet të revoltohesh. Por unë jo. Ndaj më vjen keq. Më vjen shumë keq biles. (Qan).
Vinë fëmijët t’jua takojnë në burg? Po.
S’ju kanë mbajtur mëri për ngjarjen? Jo jo. Jo vetëm fëmijët e mi, por dhe lagja më ka ardhur të më takojë. Edhe njerëz që kam pasur muhabet. Nuk e di se pse e bëra. Nuk kam rrahur as një fëmijë. Një kalama nuk kam rrahur. Gjeta dy fëmijë duke marrë hurma, dhe ata u frikësuan se do i rrija. Unë i mora dhe i këshillova që kur të piqen do ju jap nga një arkë.
Sherre me ju ka pasur? Asnjëherë.
Edhe kur ajo nuk refuzonte të abortonte? Asnjëherë. Unë doja ta bindja jo që të kishte grindje. Por nguli këmbë dhe thoshte ‘Nuk e vret nëna fëmijën. Më vrafsh ti mua. Po të më vrasë baba do shkoj në xhehenem, po të më vrasësh ti do shkoj në xhenet.
🎥 “Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në ekranet shqiptare, vazhdon të mbetet një pikë referimi për publikun, jo vetëm për temat interesante dhe të ftuarit nga fusha të ndryshme të jetës, por edhe për mënyrën e ngrohtë dhe spontane me të cilën moderatorja Rudina Magjistari i pret dhe i zhvillon bisedat me ta.
Këtë herë, vëmendjen e publikut e tërhoqi një moment tepër i veçantë dhe i ngarkuar emocionalisht – kur në studio u ul një i ftuar nga qyteti i Korçës. E gjithë atmosfera ndryshoi menjëherë: fytyra e Rudinës u ndriçua, buzëqeshja iu bë më e gjerë dhe entuziazmi i saj u ndje menjëherë në ekran.
Për ta bërë edhe më të bukur këtë takim, moderatorja kishte përgatitur një kolazh të mrekullueshëm me serenata korçare, këngë të zemrës që prekin kujtime, histori dashurie dhe mall për qytetin e serenatave. Muzika dhe atmosfera sollën emocione të sinqerta jo vetëm për të ftuarin, por për të gjithë publikun që po e ndiqte nga ekrani.
Gjatë bisedës së këndshme dhe plot humor, i ftuari – Devisi – i përmendi Rudinës se e kishte parë edhe në qytetin e tij të lindjes. Moderatorja, pa hezitim, ndau një detaj shumë personal që shumë ndoshta nuk e dinin:
Ky moment solli një tjetër valë reagimesh pozitive – ndjekësit e emisionit vlerësuan faktin që Rudina nuk e harron origjinën, përkundrazi, ajo është krenare për të dhe nuk ngurron ta shprehë publikisht.
Në fund të bisedës, ajo dërgoi një përshëndetje të veçantë për të gjithë korçarët, duke i përmendur me dashuri dhe respekt, një gjest që u mirëprit ngrohtësisht nga shikuesit, sidomos ata me lidhje me këtë qytet historik.
💬 Një mesazh i heshtur, por i fuqishëm: Në një kohë ku shumë njerëz harrojnë prejardhjen, Rudina tregoi se rrënjët janë një pasuri e shpirtit, jo vetëm një fakt biografik. Dhe Korça, me gjithë bukurinë e saj kulturore dhe shpirtërore, është një vend që meriton gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e kujtdo që e ka prekur qoftë dhe njëherë.
📺 Momente si këto nuk janë thjesht argëtuese – ato kujtojnë rëndësinë e identitetit, dashurisë për vendlindjen dhe mirënjohjes ndaj rrënjëve familjare. 🎶 Dhe siç thonë korçarët: “Kush këndon serenata, nuk harron kurrë të dashurit e zemrës.”
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës qytetin e Lipjanit në Kosovë, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën gjatë shoqërimit nga Policia. Pesë efektivë policorë janë arrestuar si të dyshuar për vdekjen e të riut, Agron Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në orët e para të 7 korrikut, në rrugën “Haradin Bajrami”.
Sipas burimeve zyrtare, Policia kishte ndërhyrë pas raportimeve se Zejnullahu ndodhej në gjendje të dehur dhe po sulmonte qytetarë në rrugë. Por situata degradoi në tragjedi; i riu humbi jetën gjatë ndërhyrjes së një ekipi policor të përbërë nga një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë.
Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë nisur menjëherë hetimet. “Pas intervistimit të zyrtarëve policorë dhe administrimit të dëshmive të tjera, është vendosur arrestimi i pesë efektivëve si të dyshuar për incidentin. Me urdhër të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, konfirmoi IPK.
Ndërkohë, familja e viktimës ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj Policisë, duke pretenduar se Zejnullahu ka vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij. Në pritje të rezultateve të autopsisë dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore, hetuesit paralajmërojnë veprime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes.
Pamfleti do të ndjekë nga afër zhvillimet e këtij rasti të rëndë, që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe po rikthen në vëmendje shqetësimin për dhunën policore dhe abuzimin me detyrën.
Livia Brunga ka shpërthyer në një rrëfim të sinqertë në Instagram, duke shfryrë gjithë dhimbjen dhe zhgënjimin e përjetuar nga një lidhje që e la me plagë të thella.
Pa përmendur emra, por duke lënë të kuptohet se i drejtohet Mevlanit, Livia flet për një marrëdhënie të mbushur me tradhti, manipulim dhe mungesë përgjegjësie.
“Jam lodhur duke përjetuar një paragjykim që nuk më përket… gjëja më e rëndë ka qenë të mbroj dikë që s’e meritoi kurrë,” shkruan ajo.
Ajo hedh poshtë etiketimet si “shkatërruese e një çifti” dhe thekson: “Çifti ishte i imi që në fillim!”
Me tone të forta, Livia i kthehet edhe personit që e lëndoi:
“Ai hëngri bukë nga duart e mia dhe më mohoi publikisht, vetëm për të mos u dukur ‘djali i keq’! Por ai është djali i keq.”
Mesazhi i saj është një thirrje për vetëvlerësim dhe rezistencë, teksa i uron çdo gjykuesi që “një ditë të përjetojë të njëjtën dhimbje”.
“S’ka më kthim, vetëm pasoja,” përfundon ajo me forcë.
Roman Starovoit, ish-ministri rus i Transportit, ka ndërruar jetë të hënën në rrethana që autoritetet ruse i konsiderojnë si vetëvrasje. Ngjarja tragjike ndodhi vetëm pak orë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi zyrtarisht shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas burimeve zyrtare nga Kremlini, dekreti për largimin e Starovoit u publikua në faqen zyrtare në mëngjesin e së hënës. Në vend të tij, u emërua si ministër i përkohshëm Andrey Nikitin.
Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes, por lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik rus dhe ndërkombëtar.