Author: Editorial

  • “Ti ki mu çu Agon…” – Fjalët e fundit të një babai që s’mund ta shpëtonte djalin nga duart e padrejtësisë

    “Ti ki mu çu Agon…” – Fjalët e fundit të një babai që s’mund ta shpëtonte djalin nga duart e padrejtësisë

    Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik po prek zemrat e mijëra qytetarëve. Një baba i dëshpëruar dëgjohet duke iu lutur që t’i heqin qesën e vendosur mbi fytyrën e të birit, Agonit, me shpresën se ai ende merr frymë.

    “Hiqe qashafin e djalit se po ju nxinet fryma…” – janë fjalët që përcjellin dhembjen e një prindi që ende nuk ishte informuar se djali i tij kishte ndërruar jetë.

    Momente të rënda, britma, lot dhe një klithmë që i thyen zemrën kujtdo që e dëgjon:

    “Ti ki mu çu Agon!” – i thërret babai, me shpresë, me tronditje, me dhimbje që s’ka fjalë ta përshkruajë.

    Por dhimbja nuk ndalet me kaq. Familja dhe të afërmit ende nuk mund të pranojnë atë që ndodhi, duke akuzuar forcat e rendit për një akt kriminal që u shndërrua në tragjedi.

    “Ende nuk po mundemi me pranu që ta morën jetën… Policët kriminel që bën makabër në ty…” – shkruajnë të afërmit, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Kjo nuk është thjesht një tragjedi – është një thirrje për ndërgjegje, për hetim të thelluar dhe për ndëshkimin e çdo akti që cenon jetën dhe dinjitetin njerëzor.

    🕊️ Agoni nuk është më, por zëri i tij – dhe i atyre që e deshën – nuk do të heshtë.

  • Gjethet e fikut po përdoren me të madhe nga njerëzit për këto probleme që i kemi shumica

    Gjethet e fikut po përdoren me të madhe nga njerëzit për këto probleme që i kemi shumica

    Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë.

    Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.

    Në fakt, gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore.

    Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org se përse gjethet e fikut vlen të konsumohen për shëndet të mirë si dhe sëmundjet në organizëm që ato luftojnë.

    Diabeti
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.

    Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin.

    Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.

    Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.

    Yndyrnat e Tepërta
    Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm.

    Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

    Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.

    Kurat shtëpiake
    Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi.

    Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër kushteve të ndryshme shëndetësore si bronshiti dhe ulçera.

    Çaji i gjetheve të fikut për sëmundje kardiovaskulare
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org çaji me gjethe fiku është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

    Si t’a përgatisni
    Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma por edhe të thata.

    Nëse vuani nga bronshiti zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulçerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

  • A e dini pse vdes bleta menjëherë pas pickimit?

    A e dini pse vdes bleta menjëherë pas pickimit?

    Në foto shohim një bletë që ka thumbuar dorën e një personi dhe pastaj tenton të ikë ndërsa thumbi qëndron ngjitur në dorën e viktimës.

    Ky ind midis thumbit dhe bletës është indi i barkut të zorrës së bletës që del direkt dhe që shkakton vdekjen e bletës.
    – Dhe mençuria në këtë gjë është si vijon:

    Zoti fuqiplotë e di që po të mos vdiste bleta do të ishte e ngarkuar me gjakun e atij personi që është thumbuar dhe mund të jetë një gjak i kontaminuar dhe i sëmurë me të cilin do ta bënte edhe mjaltin shkaktar i sëmundjeve që do të ishin përhapur nga ky mjaltë. Por Zoti e përshkroi mjaltin si shërim për njerëzit.
    Qoftë lavdëruar Ai që krijoi të gjitha të mira.

  • Këtë lule mund t`a keni parë shumë shpesh, por a e dini se çfarë shëron?

    Këtë lule mund t`a keni parë shumë shpesh, por a e dini se çfarë shëron?

    Në latinisht, emri i luleakullit është ‘sempervivum’ dhe përkthehet ‘ jeto përgjithmonë,’ duke rrëfyer kështu vetitë e mrekullueshme të saj.

    Luleakulli përdoret shpesh në mjekësinë popullore për shkak të aftësive luftuese kundër inflamacionit dhe nxitëse të urinimit.

    Luleakulli përmban taninë, vajra esencialë, acid malik, rrëshirë, acid methanoik e të tjerë.

    Shumë studime kanë konfirmuar se luleakulli përmban flavonoidë dhe karbohidrate. Luleakulli mund të përdoret në formën e lëngut, yndyrës dhe çajit.

    Në formën e çajit, kjo bimë e njohur përdoret për të trajtuar lëndimet, çarjet e lëkurës, ulçerën, hemoroidet, parazitët në zorë, acarimet e fytit apo diabetin.

    Në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org do të zbuloni se si të përgatisni çajin e luleakullit.

    Përbërësit për trajtimin e dhimbjeve
    200 mililitra ujë të nxehtë
    2 gjethe të luleakullit të grira hollë.
    Përgatitja:
    Hidhini gjethet në një çajnik dhe hidhni sipër tyre ujin e nxehtë. Lërini të qëndrojnë për 2 orë dhe më pas kullojeni lëngun.

    Pini çerek filxhani përpara çdo vakti 3 deri në 4 herë në ditë.

    Ky çaj është i dobishëm kundër diaresë, dhimbjeve të barkut dhe dhimbjeve të veshit.

    Nëse vuani nga diabeti, konsumoni çdo mëngjes një gjethe të freskët të luleakullit.

    Përbërësit për kurën që pastron organizmin

    500 gramë luleakulli
    1kg mjaltë
    Gjethet e luleakullit duhet t’i copëtoni dhe t’i shtypni me dorë në një enë të thellë. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë përbërësit. Lërini të qëndrojnë në një vend të ngrohtë për 7 ditë.

    Më pas, konsumoni një lugë gjelle çdo mëngjes me stomakun bosh dhe hani ushqim vetëm pas dy orësh.

    Kjo kurë natyrale pastron organizmin nga toksinat dhe përshpejton metabolizmin.

    Luleakulli kundër hemorroideve

    300 gramë gjethe luleakulli të shtypura fort,
    750 gramë mjaltë lulesh
    1 limon
    Vendoseni limonin e qëruar në ujë dhe shtoni një lugë çaji me sodë buke. Lërini për një orë dhe më pas lajeni limonin dhe prijeni në feta.

    Këto të fundit së bashku me gjethet e luleakullit duhen grirë së bashku dhe më pas tuli i formuar duhet kulluar nëpërmjet një nape. Lëngu dhe mjalti duhen përzier me një lugë druri.

    E gjithë masa e krijuar duhet mbajtur në frigorifer. Çdo mëngjes përpara ngrënies duhet të konsumoni një lugë çaji. Kura duhet ndjekur me përpikmëri për një muaj e gjysëm./

  • E bujshme, trajneri Ancelotti dënohet me një vit burg

    E bujshme, trajneri Ancelotti dënohet me një vit burg

    Trajneri legjendar italian, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burg në Spanjë për evazion fiskal, që lidhet me të ardhurat e tij gjatë periudhës kur drejtonte Real Madridin në sezonin 2013–2014.

    Vendimi i Gjykatës së Madridit erdhi pas hetimeve të nisura për një shumë prej gati 400 mijë eurosh të padeklaruara nga të ardhurat e të drejtave të imazhit të trajnerit, të cilat nuk u raportuan siç kërkon ligji spanjoll.

    Edhe pse dënimi është formal, ai nuk do të përfundojë në burg, për shkak të mungesës së precedentëve penalë dhe natyrës së veprës penale – që sipas ligjit spanjoll, lejon pezullimin e burgimit për dënime nën dy vjet.

    Përveç dënimit me burg të pezulluar, Ancelotti është gjobitur me 386 mijë euro dhe i është ndaluar për tre vjet përfitimi nga subvencionet publike, lehtësimet tatimore dhe të drejtat në sigurime shoqërore.
    Ndërkohë, prokuroria e kishte akuzuar fillimisht strategun italian për një evazion më të madh, me një total prej 1.06 milionë eurosh, për vitet 2014 dhe 2015, por gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm për vitin e dytë.

    Në një deklaratë të mëparshme për hetimin, Ancelotti kishte sqaruar se ishte fokusuar vetëm në aspektin financiar të kontratës me Real Madridin, pa hyrë në detaje teknike mbi tatimin e të drejtave të imazhit. “E vetmja gjë që më interesonte ishte marrja e 6 milionë eurove neto për tre vjet. Nuk e dija se diçka nuk ishte në rregull, as nuk u informova për ndonjë hetim,” deklaroi ai.

    Ai shtoi se praktika e shitjes së të drejtave të imazhit në atë kohë ishte e zakonshme, jo vetëm për lojtarët, por edhe për trajnerët. “Madje edhe Mourinho kishte të njëjtën kontratë,” tha Ancelotti. Pavarësisht kësaj çështjeje ligjore, ai vazhdon detyrën e tij si trajner i kombëtares së Brazilit, një rol që ka marrë pas suksesit të tij të dytë me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

  • Ermal Mamaqi e thotë copë: Nëse nuk shitesh, nuk ke vlerë

    Ermal Mamaqi e thotë copë: Nëse nuk shitesh, nuk ke vlerë

    Në një episod të fundit të podcastit të Ilnisa Agollit, producenti, aktori dhe motivuesi Ermal Mamaqi lëshoi një deklaratë që nuk kaloi pa u vënë re:

    Nëse nuk shitesh, nuk ke vlerë.”

    Fjalët e Mamaqit ngjallën reagime të ndryshme në publik – disa e interpretuan si një deklaratë të ashpër por realiste mbi botën e biznesit dhe marketingut personal, ndërsa të tjerë e konsideruan si reduktuese dhe materialiste.
    Ermal Mamaqi në rrjete sociale dhe në portale është komentuar si një artist që ka “shitur” artin dhe praninë e tij dikur në krah të Partisë Demokratike dhe më pas në krah të Edi Ramës që e kishte në film dhe Erion Veliajt në fushata të ndryshme ku madje dolën edhe dokumenta që për filmin “Dy gisht mjaltë” Bashkia e Tiranës i kaloi Mamaqit 80.000€

    Sipas Ermal Mamaqit, në kohët moderne, vlera e një individi apo produkti nuk matet më thjesht nga cilësitë që ka, por nga aftësia për t’u promovuar, për të tërhequr vëmendje dhe për të gjeneruar ndikim. Në këtë këndvështrim, “shitja” nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë, por me mënyrën se si prezantojmë veten, idetë dhe aftësitë tona.

    “Ka shumë njerëz me talent të jashtëzakonshëm që nuk njihen, sepse nuk dinë të shesin veten,” tha Mamaqi gjatë intervistës. “Nëse nuk di të pozicionohesh, nëse nuk arrin të kapësh vëmendjen, je i padukshëm.”

    Kjo filozofi përputhet me mënyrën e të bërit biznes që Mamaqi ka promovuar vitet e fundit, ku ai shpesh flet për markën personale, mentalitetin fitues, dhe rëndësinë e komunikimit në suksesin profesional.

    Megjithatë, ka nga ata që kritikojnë këtë qasje, duke thënë se ajo favorizon sipërfaqësoren dhe vë më shumë theksin te pamja sesa te përmbajtja. Por për Mamaqin, duket se në një botë të mbingarkuar me informacione, të qenit i “shitshëm” është mënyra e vetme për të mos mbetur në hije.

    Pëlqeje apo jo, deklarata e tij ka bërë që shumë njerëz të reflektojnë mbi mënyrën si e matin vlerën – dhe çfarë çmimi kanë ata që nuk “shiten”.

  • Edi Rama  Tradhetoi banoret e Thethit , para zgjedhjeve ju premtoi falje gjobash dhe sot ju beri hatanë ( VIDEO )

    Edi Rama Tradhetoi banoret e Thethit , para zgjedhjeve ju premtoi falje gjobash dhe sot ju beri hatanë ( VIDEO )

    Një situatë dramatike po zhvillohet në Theth, ku banorët ndihen të mashtruar dhe të lënë në baltë nga Kryeministri Edi Rama. Para zgjedhjeve, kreu i qeverisë premtoi publikisht falje gjobash për ndërtimet pa leje dhe mbështetje për zonën turistike, por pas përfundimit të votimeve, realiteti ndryshoi krejtësisht.

    Në pamjet e fundit të shpërndara në rrjete sociale, shihen fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) duke shembur ndërtesa në Theth, ndërkohë që banorët protestojnë dhe shpërthejnë në lot.

    “Na gënjeu! Na tha do na falte gjobat dhe do na ndihmonte. Tani po na prish shtëpitë e bukës!”, dëgjohet një banor duke thirrur në video.

    “Një thikë pas shpine” për Thethin

    Për shumë banorë dhe sipërmarrës turistikë, kjo është ndjesia që mbizotëron: një thikë pas shpine nga një qeveri që u premtoi lehtësira për zhvillimin e zonës, por po shkatërron gjithçka me makineri të rënda.

    Shumë prej ndërtimeve në Theth janë bërë për të zhvilluar turizmin dhe për të pritur vizitorë të huaj, duke kthyer fshatin malor në një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri. Por tani, banorët shprehen të dëshpëruar dhe të tradhtuar.

    Pamjet dramatike po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe mbajtje të premtimeve.

    📹 Shiko videon ⬇️

  • Bëni sytë katër nëpër bankomate, mos e bëni kurrë këtë GABlM

    Bëni sytë katër nëpër bankomate, mos e bëni kurrë këtë GABlM

    Ne po ju japim disa keshilla dhe duhet te kini kujdes sepse imagjinata e ha;jduteve eshte e paimagjinueshme ne kushtete e teknologjise qe ekziston tashme dhe cdo kush mund te jete shenjestra e radhes.

    Ma;shtrimi mesa duket eshte shfaqur ne Spanje dhe po per hapet gjeresisht pasi edh perdorues te shumte jane ankuar.

    NE Spanje eshte perhapur nje ma;shtrim qe i ben njerezit te jene shume dyshues .

    Ndaj edhe “Garda Civile” njoftoi ne rrjetet sociale:Kini kujdes me mas;htruesit qe perfitojne kur ju shkoni te merrni para ne bankomate. Nese aty del ‘NUK ESHTE KORREKTE’, ju lutem mos vazhdoni me.

    Arsyeja eshte se dikush mund te manipuIoje kur dalin parate, ato nuk do te dalin dhe ju me siguri do te largoheni per ndonje bankomat tjeter.

    Ne kete moment keto para te ngecura mund te vi;dhen nga mas;htruesit.

    Ndaj per kete arsye Garda Civile ju njofton qe te telefononi banken me telefonat qe ofrohen prane ATM.

    Lloje te tilla ma;shtrimesh po sherbejne gjithnje e me shpesh per te vje;dhur shume njerez prandaj eshte shume e rendesishme te informoheni e te mos b;ien ne gr;ackene e tyre.

  • E dhimbshme! Ndahet nga jeta mjeku i dashur shqiptar, u kujdes me vite per te vegjlit tanē

    E dhimbshme! Ndahet nga jeta mjeku i dashur shqiptar, u kujdes me vite per te vegjlit tanē

    Mjeku neonatolog Zymer Kurtaj është ndarë nga jeta këtë të mërkurë. Kolegët përcjellin lajmin e trishtë dhe e përshkruajnë atë si një mjek të përkushtuar dhe të respektuar, që do ju mungojë pacientëve të vegjël.

    Zymer Kurtaj ishte një ndër emrat më të njohur të mjekësisë shqiptare, me origjinë nga Malësia e Madhe. Ai ka kontribuar me profesionalizëm, për shumë vite me radhë, në spitalin e Shkodrës dhe më pas në Tiranë.

    Për vite me radhë doktor Zymeri u përkujdes dhe u qëndroi pranë foshnjave më të brishta, duke luftuar çdo ditë me profesionalizëm dhe dashuri për jetën.

    “Lamtumirë Doktor Zymeri! Me dhimbje të thellë përcjellim sot lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej mjekëve & kolegëve tanë më të dashur, më të përkushtuar dhe më të respektuar, mjekut neonatolog Dr. Zymer Kurtaj.

    Dr.Zymeri ishte një mjek dhe koleg i nderuar që frymëzonte me përkushtimin dhe dashurinë e tij për profesionin.

    Për vite me radhë ai u përkujdes & qëndroi pranë foshnjave më të brishta, duke luftuar çdo ditë me profesionalizëm dhe dashuri për jetën, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për të gjithë ne. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes! Prehu në paqe dr. Zymeri”, thuhet në mesazh.

  • Pasi dhe Grida e pranoi publikisht lidhjen, Salianji i futet me yrysh garës për kreun e PD, si do e largoje Sali Berishen?

    Pasi dhe Grida e pranoi publikisht lidhjen, Salianji i futet me yrysh garës për kreun e PD, si do e largoje Sali Berishen?

    Ervin Salianji është liruar sot nga burgu, pas përfundimit të një viti dënim, dhe rikthimi i tij në skenën politike po shkakton lëkundje serioze brenda Partisë Demokratike.

    Ish-deputeti demokrat ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 17:00 në selinë blu, ku, sipas burimeve të brendshme, pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën për drejtimin e PD-së.

    Edhe pse i izoluar për një vit, Salianji ka ruajtur ndikimin e tij në radhët e partisë, duke u mbështetur nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve demokratë. Kjo e bën atë një konkurrent të fortë në garën për kryetar.

    Rikthimi i tij ka ngjallur tensione të ndjeshme te grupimi që mbështet aktualisht Sali Berishën, ndërsa ashpërsimi i garës për drejtimin e PD-së pritet të thellohet ditët në vijim.

    Salianji shihet nga shumë anëtarë të PD-së si një figurë e re me profil opozitar të artikuluar, që mund të përfaqësojë një alternativë të re kundrejt lidershipit aktual. Ai është përfolur prej kohësh si një zë i fortë kundër drejtësisë së politizuar dhe si një nga denoncuesit më të zëshëm të mazhorancës.

    Ndërkohë, në skenën politike është rikthyer edhe një tjetër emër i njohur: Grida Duma. Pas një viti të mbushur me sfida personale dhe reflektim, Duma ka pranuar së fundmi se “ka sakrifikuar shumë për dashurinë” – një deklaratë që mori kuptim pas lirimit të Salianjit. Burime pranë PD-së pohojnë se dyshja ka qenë në një marrëdhënie të qëndrueshme gjatë kësaj kohe, e cila është mbajtur disi diskrete për shkak të rrethanave.

    Sot, vëmendja nuk është vetëm te politika. Grida Duma është parë pranë Salianjit, më e qeshur dhe më e lumtur se kurrë, duke i dhënë konferencës së tij jo vetëm peshë politike, por edhe një përkrahje të fortë personale. Të afërm të çiftit theksojnë se ajo ka qenë një mbështetje e pandalshme gjatë gjithë vuajtjes së dënimit të tij, dhe se rikthimi i Salianjit shënon një kapitull të ri si në jetën politike, ashtu edhe në atë personale të çiftit.

    Lajmi ka gjallëruar debatet në rrjetet sociale dhe në ambientet e PD-së, ku Salianji po perceptohet si një pretendent serioz për drejtimin e forcës më të madhe opozitare. Ndërsa Grida Duma duket më e vendosur se kurrë të qëndrojë përkrah tij – në jetë dhe, ndoshta, edhe një herë tjetër në politikë.