Author: Editorial

  • Vendosi të bëjë dush dhe të lajë rrobat një herë në javë / Nikolë ka arritur të kursej mijëra euro: Ajo u detyrua të këtë zgjedhje pasi….

    Vendosi të bëjë dush dhe të lajë rrobat një herë në javë / Nikolë ka arritur të kursej mijëra euro: Ajo u detyrua të këtë zgjedhje pasi….

    Nikol Howard, një grua nga Bexleyheath nga Mbreteria e Bashkuar , zgjodhi të bënte dush vetëm një herë në javë dhe të lante rrobat e saj pas katër ose pesë përdorimeve.

    Kjo mënyrë jetese e ka lejuar atë të ulë në mënyrë drastike faturën e ujit, duke paguar vetëm 45 paund çdo gjashtë muaj, ekuivalente me rreth 50 euro.

    Pavarësisht se një rrjedhje uji i kushtonte 7.50 funte në muaj, Nikola ka gjetur një mënyrë për të kursyer para me këto zakone.

    Pak nga pak ajo zbuloi edhe avantazhet ekonomike: “Shishet e shampos, balsamit dhe sapunit më zgjasin deri në tre muaj dhe kjo më ka mundësuar të kursej shumë para”.
    Përveç kujdesit personal, Nikola përdor lavatriçen vetëm dy herë në muaj, duke kontribuar më tej në kursimet e shtëpisë.

    Një mënyrë jetese e kursyer dhe menaxhim i kujdesshëm i burimeve- Pavarësisht qasjes së saj minimaliste ndaj higjienës, Nikol Howard pranon se e përdor pjatalarësen çdo dy ditë, pasi nuk duron dot larjen e enëve me dorë.

    Edhe në frontin e modës, kursimi është një prioritet:- ajo blen rroba të reja vetëm çdo 18 muaj dhe ka rroba që kanë më shumë se nëntë vjet në dollapin e saj .
    Në industrinë ushqimore, ajo është një eksperte për kaloritë dhe karbohidratet dhe ndihmon njerëzit e tjerë me menaxhimin e dietës.

    Blini përbërës me shumicë dhe mbushni frigoriferin me ushqime të shëndetshme, duke shmangur kategorikisht ushqimet e padëshiruara si makaronat dhe orizi thotë ajo .

  • Na paskan m*shtruar?? Redon Makashi zbulon arsyen e vertete te ndarjes se Mires me Shpetim Saracin

    Na paskan m*shtruar?? Redon Makashi zbulon arsyen e vertete te ndarjes se Mires me Shpetim Saracin

    Kengetari Redon Makashi i pyetur në lidhje se si këngëtarja e mirënjohur Mira Konci u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve, u përgjigj:

    “Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë, pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë.

    Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “Ndoshta ishte dashuri” dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali. Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t’ja bëjë të flas me Mirën.

    Një dy, një dy po mirë i thash flisni se kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival tha, e rregulloj unë e fus me dy këngë.

    E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe kështu ndodhi prezantimi i tyre i parë.

    Redoni këtë moment tashmë e kujton në spektakël dhe gjithashtu ai ka marrë edhe një palë këpucë të kuqe nga çifti Mira Konci dhe Shpëtim Saraci.
    Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.

    Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.

    Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.

    SHPËTIMI LA AMERIKËN PAS DIVORCIT QË E MBAJTI SEKRET, VJEN REAGIMI I FORTË I MIRËS

    Divorcit të Shpëtimit dhe Mirës i doli tani tymi, por në fakt ka ndodhur më herët. Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në New York. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve.

    Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.

    Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.

    Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.

    Në rrjetet e tij sociale ai shfaq foto përgjatë punës së tij në studio, duke lënë të kuptohej që kthimi ishte përfundimtar. Nga ana tjetër në rrjetet sociale për herë të parë është shfaqur edhe Mira Konçi, e cila prej vitesh kishte zgjedhur të ruante një profil të ulët në media.

    Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era” (njësoj si emri i vajzës së tyre), për t’u rikthyer kështu edhe në skenë. Ndarja mes çiftit të famshëm duket se nuk ka qenë e lehtë, pasi të dy as nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Tashmë si për Mirën ashtu edhe për Shpëtimin ka nisur një jetë e re, Mira si këngëtare në New York, ndërsa Shpëtimi si kompozitor në Tiranë.

    Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

    “Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

    Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, për faktin se ai u shpreh se ndjehej i zhgënjyer si artist me emër në vendin e tij.

    Dy nga artistët më të njohur shqiptarë, u larguan për të ndjekur ëndrrën amerikane dhe aktivitetet e tyre të para ishin pjesëmarrja në aktivitete për shqiptarët. Së fundmi, në një postim të grimieres Lili Ismaili u shfaq Mira Konçi, komplet e kuruar. Konçi dukej rrëzëllitëse, teksa grimohej nga Lili dhe duket sikur vitet nuk kanë lënë asnjë gjurmë në portretin e këngëtares shqiptare.

    E ëmbël njësoj si në fillimet e karrierës së saj, Mira që është nënë e dy fëmijëvë të rritur tek të 20-at duket si motra e tyre, tashmë që i ka dhënë dhe fund martesës. Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndër figurat më të njohur të viteve ’95 ajo si këngëtare e ai kompozitor i dhjetëra hiteve.

    Çifti së bashku me dy fëmijët lanë Shqipërinë kur vendosën të shpërngulen përfundimisht në USA. I pyetur asokohe rreth këtij vendimi Shpëtim Saraçi u shpreh se ka të bëjë edhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për t’u dhënë një mundësi më të mirë shkollimi atyre në Amerikë.

    “Ajo që është e sigurt është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi.

    RRËFIMI I SARAÇIT PASI MPOSHTI SËMUNDJEN: RIKTHEHEM NË MË SHUMË BESIM NË ZOT DHE TE FAMIJA!

    Kishte kaluar kohë të vështira Shpëtim Saraçi kur dha këtë intervistë, pasi kaloi një sfidë të vërtetë jete dhe mposhti sëmundjen. Ai nuk e dinte se në pikun e punës do të goditej nga një ishemi cerebrale, që do t’i rrezikonte seriozisht shëndetin. Iu desh të shkëputej për pak, të kurohej jashtë vendit, që të mund të riaftësohej…

    Një periudhë kur vuri vetën në provë, atë që ishte, ato që kishte. Një provë për veten, por edhe për miqtë.

    “Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”. Ky ishte mesazhi që i qëlloi Shpëtim Saraçit. “Unë nuk thashë asgjë”, tha ai gjatë një interviste vite më parë.

    Veçse ndihet se gjatë periudhës së rikuperimit, ka kaluar jo pak, ka humbur dhe ka fituar dhe mes gjithçkaje edhe miq. Në një intervistë për ‘Panorama’ ai tregoi ndjesitë në atë periudhë të vështirë të jetës.

    “Kalova një ishemi cerebrale, e cila më ka prekur sistemin e koordinimit dhe shpresoj në një rikuperim të ngadaltë, por të sigurt. Së paku kështu është është prognoza. Le të shpresojmë për më të mirën. Ky moment më shërbeu për të vërtetuar lidhjen e fortë që kam me besimin në Zot. Por më shërbeu për të kuptuar edhe më fort vlerën e familjes”.

    Sipas Saracit, në të tilla raste njeriu ndjen nevojën për miq e familjen. “Në të tilla raste njeriu ndjen mall pa fund për cdo shok të vërtetë dhe pjestarë të familjes”.

    A ka pasur zhgënjime? Saraçi shprehet kështu: “Fatmirësisht mund t’ju konfirmoj që lista e miqve të mi pas kësaj situate, mua m’u bë shumë më e gjatë se më parë dhe sinqerisht dua t’i falënderoj të gjithë. Ka pasur dhe zhgënjime, por kam dëshirë t’i lë në mjerimin e tyre”.

    I lindur në Shkodër në vitin 1970, Shpëtim Saraçi është i njohur si autor këngësh dhe instrumentist shumë i njohur. Shpëtim Saraci është kompozitor i njohur shqiptar. Ai ka një krijimtari të pasur artistike dhe është pjesëmarrës në të gjitha aktivitet kulturore të rëndësishme të vendit.

    Saraçi është vlerësuar me shumë çmime, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në muzikën shqiptare dhe festivalet e fundvitit. Ndërsa Mira Konçi, dy vite më e re nga ai, ka lindur në Tiranë dhe tani jeton në SHBA. Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve ’80-të nga kantautori Gjergj Leka.

    U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një megaprezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një frymë të re në muzikën e atyre viteve që e kishte të nevojshme ndryshimin.

    Pas atij prezantimi, Mira Konçi u bë protagonist e festivaleve të viteve në vazhdim. Njohja me Shpëtim Saraçin, bëri që ata të dominonin skenën e muzikës shqiptare për vite me radhë duke sjellë këngë që këndohen edhe sot. Pas martesës me Shpëtimin, Mira u largua nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Pjsëmarrja e fundit në një festival, ishte në nëntor 2009, ku mori pjesë në “Kënga Magjike 2009” me këngën “Sy Femije”.

  • Jo vetêm viça me dy kokë/ Cudia e MADHE, fermeri nga Elbasan mbolli 480 rrënjë shegë, vë duart në kokë kur shef çfarë i mbin

    Jo vetêm viça me dy kokë/ Cudia e MADHE, fermeri nga Elbasan mbolli 480 rrënjë shegë, vë duart në kokë kur shef çfarë i mbin

    Nezir Baho, nga fshati Broshkq i Elbasanit Sot duhet të ishte duke vjelë shegët që mbolli para tre vitesh.

    Por në vend të kokrrave ai sot pastron gjethet e shegëve të sëmura. Nga 480 rrënjë që mbolli në këtë parcele, 240 prej tyre ai u det yruar ti pr së kësaj here jo prej mungesës së tregut,

    por sepse fidani kurrë nuk u zhvillua mjaftueshëm për të dhënë prodhim. Për 64-vjeçarin këto janë pemë pa kokrra që kërkojnë shumë mund para, dhe si këmbim kjo tokë nuk po i jep asgjë.

    “Kemi tre vite që kemi mbjellë shegë, pasi kumbulla dhe kajsia nuk na eci, nuk kishte treg. Mbollëm shegë me mendimin që do fitojmë, por u gënjyem. E shiko këtë shegën këtu është prerë, kam lënë fidanët e vegjël, nëse fidanët nuk rezistojnë deri vitin tjetër do t’i heq fare sepse jam me humbje.

    Kam tre vjet që nuk marrë asgjë. Kam prerë 70 rrënjë vjet dhe 170 këtë vit, edhe komplet këto shegët që kanë gjithë të verdha janë me sëmundje dhe unë mendoj që vitin tjetër 99% do t’i pres“- shprehet fermeri Nezir Baho.

    Një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh bujkut duhet t’i siguronte dhjetëra kuintal, por sipas bujkut fidani me sëmundje prodhon vetëm kokrra të vogla që nuk i do askush.

    “Ja fidani e ka këtu sëm ndje shiko si ikën lëkura. Këtu ka dy kokrra dhe ajo ka filluar të çohet. Nëse nuk do të ishte sëmurë sa kokrra duhet të kishte bërë ky fidani? 30-40 kg, por ka bërë një kilogram.”– shton fermeri.

    Fermeri thotë se ndihet i pafuqishëm ekonomikisht për të mare përgjigjen se përse toka nuk po jep prodhimin që ai do.

    “Nëse shteti më bën mua analizat e tokës dhe të fidanit falas, unë kështu marrë masa se çfarë kulturë të mbjell. Sa para ke hedh në këtë tokë? Nuk numërohen pasi nëse e mendoj do të më bjerë infarkt.”– thotë fermeri.

    Për të përballuar jetës Nesiri thotë se edhe kësaj herë do të shkoj të punoj tokat e Greqisë, pasi bujqësia në vendlindje nuk i rezultoi fitimprurëse./

  • “Tërmet” vendimesh/ Edi Rama jep “ultimatumin” e fortë: Stop! Tani e ka rradhen dhe

    “Tërmet” vendimesh/ Edi Rama jep “ultimatumin” e fortë: Stop! Tani e ka rradhen dhe


    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, në kuadër të sigurisë ushqimore dhe përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian, do të nisë sekuestrimi masiv i produkteve të bulmetit, qumështit dhe mishit që tregtohen pa dokumentacion fiskal. Ky vendim është marrë pasi produktet pa faturë përbëjnë një “kërcënim direkt për shëndetin”, veçanërisht gjatë valëve të nxehtësisë.

    “STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë. Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit… subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm,” shkruan Rama në një postim në Facebook

    Ai nënvizoi se siguria ushqimore dhe formalizimi i zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një prioritet për vendin që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. “Kjo është një domosdoshmëri që nuk pret më”, shtoi kryeministri 

    Veprime mbështetëse nga institucionet shtetërore
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Anila Denaj) dhe Ministria e Financave (Petrit Malaj) kanë zhvilluar takime ndërgjegjësuese me prodhues dhe tregtarë për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat fiskale dhe kushtet e sigurisë ushqimore

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është mobilizuar për të sensibilizuar tregtarët që ende operojnë në mënyrë informale, duke theksuar se nuk do të ketë paralajmërime së fundi – nga e hëna do të mësohet vetëm me sekuestrime e gjoba të rënda

    “Nga e hëna nuk ka më paralajmërime. Ka vetëm sekuestrime… është e patolerueshme dhe e rrezikshme në këtë fazë të verës”, tha Rama

    Rama ndërthur masën me reformën europiane
    Vendimi vjen në një kohë kur qeveria po përshpejton procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Formalizimi i tregut ushqimor, përfshirë dokumentacionin fiskal, është një nga kërkesat thelbësore për afrim me standardet e BE-së

    Vendimi nuk ka mbetur pa reagime. Disa media komentojnë se fokusi është hedhur mbi produktet e vogla, duke liruar më pak tregtarë dhe prodhues të mëdhenj. Gjithashtu, ndërkohë që halohet lufta ndaj informalitetit, drejtuesit publikë vijojnë me aksione si shembjet e objekteve pa leje, por pa ndonjë masë të qartë ndaj sektorëve me ndikim të madh ekonomik .

    Çfarë prisni?
    Shtatë ditë për t’u pajisur me faturë – ndryshe, produktet konfiskohen.

    Theksi te ndëshkimi i të gjithë zinxhirit: fermerë, përpunues dhe shitës.

    Fokus i fortë veror, për shkak të rrezikut të helminimit nga temperatura e lartë.

    Masa e parë konkrete për garancinë e sigurisë ushqimore në Shqipërinë që aspiron BE-në.

    Mbajtja e standardeve të higjenës dhe ligjit nuk është thjesht teknikë – është çelësi për një vend që dëshiron të zhvillohet ekonomikisht dhe të përgatitet për tryezën europiane. Në këtë sfidë, Rama ka vendosur një linjë të prerë: pa faturë – pa mbijetim në treg.

  • Shtohen k*fshimet nga gjarpri dhe merimanga e zezë ne Shqiperi! Doktoresha tregon cfare te beni per te shpetuar jeten

    Shtohen k*fshimet nga gjarpri dhe merimanga e zezë ne Shqiperi! Doktoresha tregon cfare te beni per te shpetuar jeten

    Thatësira dhe temperaturat e larta kanë sjellë rritje të helmimeve nga kafshimi i gjarprit apo merimanges së zeze. Mjekët toksikologë thonë se në verë përballen me një shtim të rasteve të tilla kryesisht nga zonat rurale.

    “Helmimet më të shpeshta biologjike janë ato që paraqiten nga kafshimi i gjarprit, merimangat, por merimanga e zezë më specifike dhe më i vështirë për tu trajtuar, pickimet nga akrepi. Në zona të Shqipërisë së mesme si Elbasani na kanë surprizuar si kafshimi nga gjarpri, shumë të vështira për tu trajtuar, por më shumë në zonat e fshatrave”, shprehet toksikologia Amarda Gashi

    Shqetësuese për mjekët është përdorimi i metodave popullore pas kafshimit nga gjarpri, duke sjellë vështirësi në trajtim madje në disa raste edhe infeksione të plagës.

    Të mos bëjnë më lidhje të nësisë, pra nëse të kafshon gjarpri në këmbë të mos e lidhin me fasha, të mos e çajnë të mos ta thithin dhe të mos ta çpojnë pasi helmi do bëjë pjesën e vet të penetrimit pavarësisht këtyre masave, dhe dëmtojnë qarkullimin e gjakut  në këmbë, fryrje të këmbës që është edema apo probleme të tjera, mund të shkaktojnë edhe infeksion të plagës që janë të vështira për tu trajtuar”, shprehet mjekja.

    Por çfarë duhet bërë në rast se kafshoheni nga gjarpri, merimanga e zezë apo akrepi?

    🧠 MOS u përpiq të thithësh helmin me gojë dhe mos e lidh vendin fort si me turnike!

    Kjo mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të dëmtojë indet.

    🩸 Qëndro sa më i qetë dhe lëvizin sa më pak!

    Sa më shumë lëviz, aq më shpejt përhapet helmi në trup. Nëse është e mundur, ulu, mos ec, mos vrapo.

    📞 Thirr menjëherë ndihmën mjekësore ose shko në spitalin më të afërt!

    Vetëm ata kanë antidotin dhe trajtimin e duhur.

    📍Nëse mundesh, mbaj mend pamjen e gjarprit – pa e rrezikuar veten. Kjo ndihmon mjekët të përcaktojnë trajtimin e saktë.

    Çdo qendër shëndetësore është pajisur me barin kundër gjarpërinjve i cili kurrsesi nuk duhet përdorur nëse blihet në farmaci pa konsultën e një mjeku.

  • Tezja jem u kanë gruaja e parë e babës së Liridonës”, dalin detaje nga dëshmia e Murselit

    Tezja jem u kanë gruaja e parë e babës së Liridonës”, dalin detaje nga dëshmia e Murselit

    Me urdhër të Gjykatës, Instituti i Forenzikës Psikiatrike ka kryer një ekzaminim të detajuar psikiatrik ndaj të pandehurit Naim Murseli. Në vijim mund të gjeni se çfarë ka deklaruar ai dhe çfarë konstatuan ekspertet ne lidhje me gjendjen e tij psikike.

    Sipas raportit të siguruar nga Insajderi, vetë Murseli ka deklaruar se ka pasur një fëmijëri të vështirë, duke pretenduar se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga babai i tij. Ai ka thënë se është mbyllur disa herë në shpajz dhe se babai e ka rrahur me kabëll elektrik. Si djali i parë në familje, sipas pretendimeve të tij, ai nuk ka pasur trajtim të veçantë, përkundrazi është ndjerë i privuar. Ai ka përmendur gjithashtu se motra e madhe ishte larguar nga shtëpia në moshën 15-vjeçare dhe kishte qëndruar në një strehimore sociale, për t’u martuar më vonë me një shtetas suedez.

    Gjithashtu, ai ka pohuar se gjatë fëmijërisë ka pasur një operim në zemër.

    Në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Liridonën, Murseli ka deklaruar se e kishte takuar rreth moshës 19-vjeçare në një dasmë familjare. Ai pretendon se kishte pasur presion nga familja për t’u martuar me një shqiptare, por lidhja me Liridonën ishte kundërshtuar pasi, sipas tij, tezja e Naimit kishte qenë gruaja e parë e babait të Liridonës.

    Murseli ka thënë se fejesa e tyre ndodhi në vitin 2010 përmes ndërmjetësimit të dajës së tij dhe zgjati deri në korrik të vitit 2011. Ai ka pretenduar se marrëdhëniet me Liridonën kanë qenë të mira dhe se, gjatë katër viteve të bashkëjetesës në Suedi me familjen e tij. Po ashtu ai ka deklaruar se kishte ndihmuar në rritjen e fëmijëve.

    I akuzuari për organizimin e vrasjes së bashkëshortës ka deklaruar se në vitin 2021 ka hapur një kompani pastrimi për të inkuadruar ish-bashkëshorten, pra Liridonën në punë. Po atë vit, sipas tij, hapi edhe një kafiteri me një mik, të cilit më vonë ia ka shitur aksionet për shumën prej 100 mijë eurosh.

    Sipas raportit të ekspertizës, psikiatrit kanë konstatuar se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor, i përhershëm apo i përkohshëm. Ai nuk ka shfaqur as shenja të prapambetjes mendore, as abuzim me substanca psikoaktive apo alkool. Gjithashtu, në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet, nuk janë identifikuar shenja të ndonjë gjendjeje patologjike që do të ndikonte në aftësinë e tij për të kuptuar apo kontrolluar veprimet.

    Ekspertiza përfundon se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm për veprimet e tij dhe në gjendje të përballet me procesin gjyqësor. Ai e kupton natyrën e akuzës dhe është i aftë të mbrohet vetë ose përmes avokatëve të tij.

    Murseli para katër javësh ishte dërguar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për ekzaminim psikiatrik.

    Kërkesën për ekzaminim psikiatrik, mbrojtja e Murselit e kishte justifikuar duke thënë se klienti ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme.

    Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

    Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e Liridonës për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

    Liridona Ademaj është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas  Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

  • ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

    ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

    Emisioni “Fol me psikologen” është fokusuar këtë herë tek seksi. E ftuar në studio gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila ka një blog të sajin Tabu.al në një bisedë me psikologen Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të komunikimeve me ndjekësit.

    Më shumë se 70% e personave që më shkruajnë thotë ajo, janë burrat dhe djemtë të cilët më pyesin se si mund ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta. Psikologia Lula: Cila është pyetja që të bëjnë më shpesh ndjekësit ?

    Lekatari: Më pyesin se si t’ia bëjnë që ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta ose si ta bëjnë që të zgjasë edhe kur ka filluar raporti seksual apo penetrimi. Mendoj që kjo vjen nga mungesa e edukimit seksual, mungesa e besimit në vete..

    Psikologia Lula: Ata që të paraqesin të tillë shqetësim a kanë shkuar ndonjëherë tek andrologu?

    Lekatari: Një pjesë e tyre thonë po

    Psikologia Lula: Nga historitë që ndjekësit kanë ndarë me ty, cila të ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?

    Lekatari: Disa nga ato që më thonë më duken naive, por pyetja që zë vendin e parë ishte një djalë i cili kishte gruan shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë ajo kishte patur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Ai pyeste se kujt do t’i ngjante fëmija. Kjo ka qenë pyetja më absurde që unë kam lexuar.

    Psikologia Lula: Cila ishte mosha e tij?

    Lekatari: Ishte mbi 30 vjeç dhe kur unë e pyeta se a kishte informacion se si ndodh ngjizja dhe fekondimi, si bëhen fëmijët më tha se nuk ngelte ai shtatzënë, nuk bënte fëmijë që të dinte si…

    Gjatë emisionit u fol për fenomene si “Shokë me përfitime”, seksi treshe, tradhëtia bashkëshortore dhe seksi në telefon. Blogerja sqaroi se shokët me përfitime janë raporte mes djemve dhe vajzave, raporte seksuale të cilat shkojnë përtej marrëdhënies sentimentale dhe emocionale, shok që konsumojnë shoqërinë dhe në aspektin fizik.

    Fenomen ky që sipas Lekatarit është prezent edhe në shoqërinë shqiptare ashtu sikurse edhe marrëdhënia seksuale e konsumuar mes tre personave, por të tilla marrëdhënie ekzistojnë tek një pjesë e vogël e shoqërisë.

    Për sa i përket deklaratës së saj se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks Lekatari ka sqaruar se kjo vjen për shkak të mungesës së edukimit seksual, ndrydhjes, mungesës së vetëbesimit, eksperiencës, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat kanë shumë vështirësi në njohjen e vetes së tyre, nëse nuk ke bërë hapin e parë masturbimin dhe njohjen e vetes është shumë e vështirë të bësh hapat e tjerë .

    Në studion e “Fol me psikologen” ajo ka ndarë edhe historinë e një gruaje e cila kërkonte ndihmë pasi pas shumë vitesh martesë nuk arrinte dot orgazmën, madje për këtë kishte shkuar edhe tek një hoxhë.

  • ‘Kam gjithcka që kam ëndërruar…’ Luiz Ejlli feston ditëlindjen, ja sa vjec bënë ai sot!

    ‘Kam gjithcka që kam ëndërruar…’ Luiz Ejlli feston ditëlindjen, ja sa vjec bënë ai sot!

    Diten e djeshme, këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka festuar 40-vjetorin e lindjes, një moment i veçantë që ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

    Në disa foto të publikuara në Instagram, Luizi shfaqet përkrah partneres së tij, Kiara Tito, dhe vajzës së tyre, të tre të veshur me të bardha.

    Postimin Luizi e ka shoqëruar me një përshkrim, ku shkruan: “Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”

    Postimi është pritur me entuziazëm nga fansat dhe ndjekësit, të cilët kanë dërguar urime të shumta dhe komente pozitive.

  • Motra ime shiti gj*kun per te me ndihmu, i par*lizuari qe po i shembin shtepine ne Theth tregon am*netin rrënqethës

    Motra ime shiti gj*kun per te me ndihmu, i par*lizuari qe po i shembin shtepine ne Theth tregon am*netin rrënqethës

    Banori me aftësi të kufizuara në Theth, Bekim Koçeku, ka vazhduar edhe sot protestën kundër fadromave të IKMT-së, të cilat synojnë të shembin shtëpitë që ai ka ndërtuar me shumë mundim dhe ndihmën e motrës së ndjerë. I vendosur për të mbrojtur punën e tij,

    Në një moment tepër prekës, ai është afruar pranë një përkujtimoreje kushtuar së motrës, duke kujtuar rolin jetik që ajo pati në ngritjen e banesave për pritjen e turistëve në këtë zonë të bukur malore. Bekimi ka theksuar se pa ndihmën e saj, këto shtëpiza nuk do të ishin ndërtuar kurrë, duke e kthyer qëndresën e tij në një akt nderimi ndaj kujtimit të saj dhe një thirrje për drejtësi.

    Historia e trishtë e familjes Koçeku: Bujtinat sot të rrënuara mbeten një kujtim për vajzën e familjes, Amanda Koçeku, e cila u nda nga jeta në janar të këtij viti. Vëllai i saj, i paralizuar dhe tashmë i njohur si një nga personazhet e protestës në Theth, rrëfen se Amanda bëri gjithçka që ishte e mundur, për sa kohë ishte gjallë, që ëndrra për një bujtinë për të vëllain e gjymtuar të bëhej realitet. Sot ka mbetur vetëm një pllakë përkujtimore dhe gjithçka tjetër është rrënuar.

    Thethi është përfshirë nga protesta dhe zemërim pas një ngjarjeje që ka prekur thellë opinionin publik. Familja Koçeku, e njohur për përpjekjet e saj për të zhvilluar turizmin në zonë përmes një bujtine të ngritur me sakrificë, është vendosur përballë urdhrave të IKMT për prishjen e strukturës, vetëm pak muaj pasi vajza e familjes, Amanda Koçeku, ndërroi jetë në janar të këtij viti.

  • Pas divorcit gruaja fiton vec një copë toke të vogël. Por ja çfarë ndërtoi ajo për tu hakmarrë ndaj ish-burrit të saj të babëzitur, nuk do ta besoni

    Pas divorcit gruaja fiton vec një copë toke të vogël. Por ja çfarë ndërtoi ajo për tu hakmarrë ndaj ish-burrit të saj të babëzitur, nuk do ta besoni

    Kjo grua dhe burri i saj jetonin në një shtëpi të bukur dhe kishin ndërtuar një jetë bashkë. Por pas shumë mosmarrëveshjesh dhe tradhtish të fshehta nga ana e burrit, ajo vendosi të largohej përfundimisht. Në gjyq, burri përdori gjithë ndikimin e tij dhe avokatët për ta mbajtur shtëpinë dhe thuajse gjithçka. Asaj iu la veç një copëz toke pranë murit të pasmë të shtëpisë – që askush s’e konsideronte të vlefshme.

    Por ajo kishte një plan.

    Brenda muajve, në atë tokë të vogël, gruaja ndërtoi një shtëpizë moderne me dy kate, e dizajnuar në mënyrë të tillë që çdo dritare e saj të kishte pamje drejt dritareve të ish-burrit. Dhe më shumë se kaq: ajo vendosi një statujë të madhe gruaje me gishtin e mesit drejtuar pikërisht nga dhoma e tij e gjumit.

    Kur ai u përball me pamjen e përditshme që e torturonte, u përpoq ta padiste – por ishte tokë e saj, dhe gjithçka ishte bërë ligjërisht.

    Sot, historia e saj është bërë virale në rrjet: “Hakmarrja e ëmbël e një gruaje të lënduar që nuk u dorëzua.”