Author: Editorial

  • E bujshme! Rama i fut fshesën qeverisë dhe shpalos emrat surprizë

    E bujshme! Rama i fut fshesën qeverisë dhe shpalos emrat surprizë

    Ilir Dako/ Udhëheqësi Ram thirri me urgjencë kabinetin qeveritar për ti njoftuar se ka ardhur koha të diskutojnë për axhendën e socialistëve dhe të qeverisë në Kuvendin e shtatorit. Takimi u la në Jalë në pronën e Xhillos, i cili mori përsipër të gjitha shpenzimet, drekën dhe sallën e mbledhjeve, pasi ndihej borxhli me Udhëheqësin për lejet e ndërtimit të kompleksit që ka ndërtuar pa leje. Të hënën në ora 09 30, Udhëheqësi Ram u ul në ambientin ku do të mblidhte qeverinë, krerët e partisë, kryetaren e kuvendit dhe atë të grupit Parlamentar dhe i dha urdhër kamarierëve për ti sjellë kafen e mëngjesit. Paralel i tha Fetahut që nëse shikonte Xhillon ti afrohej afër ti jepte ndonjë dackë fytyrës dhe mos ta lejonte të takonte ministrat e tij, për të bërë ndonjë nga zullumet e tij të zakonshme.

    Pasi gjerbi gjithë qejf gllënjkën e parë të kafes dhe lëshoi një “ah” kënaqësie, ju rikthye përmbledhjes së temave që do të diskutonte në samitin qeveritar. Në mendje i qarkullonin ultimatumet dhe këshillat e misionares Lindë, që ja roitën kokën deri në 3 të sabahut dhe ndërkohë hidhte në letër shënimet për prioritetet e takimit, duke përfshirë dhe modifikimet e misionares.

    Në 10 pa 10 u dëgjuan mërmërima nëpër sallë. Po vinin ata tigrat e vartësve dhe lepurushat e Udhëheqësit, të urtë, të bindur, me sytë përtokë dhe me një ankth që leçitej qartazi në sytë e tyre. Udhëheqësi kishte shtrirë këmbët mbi një karrige buzë vetratës gjigande me sytë e përqendruar në pafundësinë blu të Jonit, dëgjonte përshëndetjet e ministrave të cilëve ju përgjigjej me një “gjes” nëpër dhëmbë. Në ora dhjetë secili kishte zënë vend në tavolinën e punës sipas indikacioneve të emrave dhe po prisnin në ankth afrimin e Udhëheqësit. Pasi i la të prisnin dhjetë minuta u çua në këmbë dhe u ul në krye të tavolinës duke nisur fjalën e tij:

    “Ju kam thirrur sot t’ju komunikoj se qeverisja aktuale do pësojë transformime rrënjësore. Shumë prej jush nuk do jenë në qeveri, për të ndryshuar frymën që keni futur deri tani. Kam kaq kohë që punoj me ju. Nuk ju kam kërkuar kurrë lekë. Sju kam kërkuar kurrë që të hani dardha mbrapa kurrizit tim. Nuk ju kam kërkuar kurrë të shkelnit ligjin. Të gjithë jeni me dosje në SPAK dhe prej jush po bëhem pis dhe unë. Prandaj dua që në qeverisjen e shtatorit të mos kem asnjë nga ju me dosje”.

  • Parashqevi Simaku feston ditëlindjen, por reagimi për të birin i trondit të gjithë!

    Parashqevi Simaku feston ditëlindjen, por reagimi për të birin i trondit të gjithë!

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka festuar ditën e sotme 59-vjetorin e lindjes. Por kjo ditë, që për shumë njerëz është e mbushur me gëzim dhe urime, për artistën ka qenë e mbështjellë me mall e trishtim.

    Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Simaku ka ndarë një mesazh emocionues për të birin, Luke, i cili ndodhet larg saj. Ajo tregon se dhurata më e madhe për këtë ditë do të ishte një urim i thjeshtë nga djali, por kjo dëshirë nuk iu realizua.

    Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke,” – ka shkruar Parashqevi Simaku në Instagram, duke përcjellë ndjenja të thella dashurie dhe mungese.

    Ky postim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët janë dyndur në komente me urime për ditëlindjen dhe fjalë mbështetëse për artisten.

    Këngëtarja që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare të viteve ‘80 dhe ‘90, ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së mediave, por herë pas here ndan momente të rralla dhe shumë personale me ndjekësit e saj.

  • “Adriatik Lapaj me ofertë për ministër? Ja çfarë tha gazetari Bajramemaj”

    “Adriatik Lapaj me ofertë për ministër? Ja çfarë tha gazetari Bajramemaj”

    Bajramemaj: Demokratë drejt qeverisë Rama, Lapaj refuzon ofertën për ministër

    Gazetari Anesti Bajramemaj ka zbuluar zhvillimet e fundit nga kampi opozitar, duke folur mbi zërat se kryeministri Edi Rama mund të përfshijë në kabinetin e tij emra nga radhët e Partisë Demokratike.

    Sipas tij, ftesa publike e Ramës për bashkim politik “në emër të integrimit” nuk ka mbetur vetëm në deklaratë, por pritet që disa ish-zyrtarë demokratë të kalojnë në poste të rëndësishme në administratë dhe bashki.

    Sa i përket Adriatik Lapajt, kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Bajramemaj theksoi se ky i fundit ka marrë një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e kabinetit “Rama 4”, por nuk ka pranuar.

    “Lapaj ka pohuar se ka marrë ftesa zyrtare nga socialistë për poste në qeveri, por nuk ka pranuar. Nuk është bërë e ditur cili ishte ndërmjetësi apo çfarë posti konkret i është ofruar”, tha gazetari.

  • “E papritur! Luiz Ejlli surprizon fansat me lajmin e madh”

    “E papritur! Luiz Ejlli surprizon fansat me lajmin e madh”

    Luizi dhe Pirro Çako rikthehen në studio pas 15 vitesh

    Pesëmbëdhjetë vite më parë, Luíz Ejlli dhe Juliana Pasha sollën një nga duetet më të paharrueshme të muzikës shqiptare me baladën “Sa e shite zemrën”, një krijim i kantautorit Pirro Çako që u ngulit në memorien e publikut.

    Sot, pas kaq kohësh, Luizi dhe Çako janë rikthyer sërish në studio duke punuar për projekte të reja muzikore. Ky ribashkim i dy artistëve të njohur ka ngjallur kureshtjen dhe emocionin e publikut, i cili pret me padurim surprizat që ata do të sjellin.

    Nëse balada e vitit 2010 konsiderohet një nga kulmet e repertorit të Luizit, bashkëpunimet e reja me Pirro Çakon pritet të sjellin të njëjtin intensitet ndjenjash dhe art të pastër muzikor.

  • Gj*ku mes familjes – Shqiptari 26-vjeçar vri*et nga kushëriri i tij

    Gj*ku mes familjes – Shqiptari 26-vjeçar vri*et nga kushëriri i tij

    Ngjarje e rëndë në Angli – Shqiptari 26-vjeçar vritet me thikë nga kushëriri i tij në Leeds

    Një tragjedi familjare ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë përfundoi në krim fatal.

    Sipas raportimeve të mediave britanike dhe njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Autoritetet e shpallën të ndjerin të vdekur në vendngjarje.

    Policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, kushëririn e viktimës, Eljon Markaj, 31 vjeç, i cili u paraqit të hënën para Gjykatës së Magjistratëve të Leeds. Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të armës së ftohtë në publik, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim.

    Autoritetet britanike kanë bërë thirrje që çdo person që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me policinë.

  • Europa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore? Franca urdhëron spitalet “të jenë gati”, Gjermania në gatishmëri për …

    Europa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore? Franca urdhëron spitalet “të jenë gati”, Gjermania në gatishmëri për …

    Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Europë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është në gatishmëri për konflikt të mundshëm për shkak të stërvitjeve ushtarake ruse.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta Le Canard Enchaîné, Ministria e Shëndetësisë në Francë u ka kërkuar institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin të përgatiten për një ‘angazhim të madh’ të mundshëm deri në mars të vitit 2026.

    Qeveria franceze po parashikon një skenar ku vendi do të luajë një rol mbështetës, me kapacitetin për të pritur një numër masiv ushtarësh të plagosur nga Franca dhe vende të tjera evropiane. Qëllimi i këtij urdhri është që të parashikohet, përgatitet dhe t’i përgjigjen nevojave shëndetësore të popullatës, ndërkohë që integrohen edhe nevojat specifike të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë.

    “Ndër rreziqet e identifikuara, është edhe hipoteza e një angazhimi të madh ushtarak, ku sfida shëndetësore do të jetë kujdesi ndaj një fluksi të madh viktimash nga jashtë. Kjo është çështje për sistemin tonë shëndetësor – të parashikojë trajtimin e pacientëve ushtarakë në sistemin civil të kujdesit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë franceze të Shëndetësisë.

    Ky zhvillim vjen pas deklaratës së kreut të mbrojtjes gjermane, Carsten Breuer, i cili tha se NATO dhe forcat e Gjermanisë do të jenë në gatishmëri gjatë stërvitjeve ushtarake ruse.

    Breuer theksoi se nuk pret që forcat e Vladimir Putinit të sulmojnë territorin e NATO-s gjatë stërvitjes Zapad 2025 në Bjellorusi, por shtoi se Gjermania “do të jetë në… gatishmëri”.

    “Nuk kemi ndonjë tregues se po bëhen përgatitje për sulm nën maskën e kësaj stërvitjeje. Por ne do të jemi vigjilentë – jo vetëm forcat gjermane, por edhe NATO”, theksoi ai.

    Këto zhvillime vijnë mes frikës globale se bota është në prag të një Luftë të Tretë Botërore, e cila, sipas shefit të NATO-s Mark Rutte, mund të shkaktohet nga Rusia dhe Kina. Ai paralajmëroi në korrik se sulmet e kombinuara nga liderët e Kinës dhe Rusisë mund të nxisin një skenar lufte botërore dhe ta çojnë planetin në prag të katastrofës.

    Sipas Rutte-s, Kina do të përpiqet të pushtojë Tajvanin, ndërkohë që paralajmëron se shefi i Kremlinit, Putini, mund të sulmojë territorin e NATO-s – mes frikës se ai po synon shtetet baltike: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

  • Flavio Qarri shpërthen ndaj lajmit se Neda Balluku do të jetë kryeredaktore e Për’Puthen

    Flavio Qarri shpërthen ndaj lajmit se Neda Balluku do të jetë kryeredaktore e Për’Puthen

    Gazetari dhe moderatori Flavio Qarri ka shpërthyer ndaj Top Channel me një kritikë për ndryshimin e sezonit të ri në Për’Puthen. Ndër të tjera, dje u shpërnda lajmi se Neda Balluku do luajë këtë sezon të Për’Puthen rolin e kryeredaktores, vendim ky që sipas Flavio Qarrit është cenim ndaj punës së gazetarëve. 

    Mendimin e tij ai e shpjegoi më gjerë në rrjetet sociale:

    “O Topi, mos ia fut me top. Më falni, po Balluku nuk mund të bëhet kryeredaktore. Nuk kam gjë me të serioziisht, por është cenim i gjtihçkaje për të cilën punon një gazetar gjithë karrierën dhe jetën e vet.”

    Qarri shprehu se sipas tij, Neda Balluku nuk ka kompetencat e duhura për të mbajtur rolin e ri që i kanë caktuar:

    “Si mund të drejtojë një redaksi me njerëz të trajnuar për një punë dikush pa lidhje me atë punë. Unë nuk e ndjek Për’Puthen dhe nuk besoj se ka shumë vend për gazetari aty, por kam ndjekur punën e kryeredaktores që u zëvendësua dhe jam i tronditur.”

    Flavio Qarri shpërthen ndaj lajmit se Neda Balluku do të jetë

    Nedën bëjeni jo opinioniste, po aksionere po të doni, por fjalën ‘kryeredaktore’ mos shkalloni ta deformoni,” përfundoi ai kritikën e tij.

  • LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik! Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në autostradën…

    LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik! Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë në autostradën…

    Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

    Një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafik-ndarësen e autostradës dhe për pasojë shoferi ka humbur jetën në vend. Ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të në kamionçinë është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

    Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip “Dacia” në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit.

    Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas kamionçinën, duke shkaktuar spostimin e këtij të fundit, i cili është përplasur me barrierën ndarëse të autostradës.

    Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.

  • Beyoncé vs. Marilyn Monroe: The Beauty Debate That’s Taking Over the Internet

    Beyoncé vs. Marilyn Monroe: The Beauty Debate That’s Taking Over the Internet

    The internet is buzzing after a bold statement went viral: “Beyoncé is actually prettier than Marilyn Monroe, but people can’t handle that yet.”

    For decades, Marilyn Monroe has been considered the ultimate symbol of beauty and glamour. Her timeless look, iconic blonde hair, and captivating charm made her a legend of Hollywood’s Golden Era.

    But now, fans argue that Beyoncé has redefined beauty for the modern era. With her powerful presence, flawless style, and influence that goes far beyond music, many believe she represents today’s global standard of elegance and attraction.

    Social media is already divided. Some claim Marilyn’s beauty was “untouchable,” while others insist that Beyoncé has surpassed her in both looks and impact.

    👉 What do you think? Is it finally time for Beyoncé to take Marilyn Monroe’s crown as the ultimate beauty icon?

  • Gjergj Kastrioti është i vetmi shqiptar që e shkeli dhe e dogji Serbinë!

    Gjergj Kastrioti është i vetmi shqiptar që e shkeli dhe e dogji Serbinë!

    Shkruan: Gani MehmetajGjergj Kastrioti -Skënderbeu është i vetmi shqiptar që e shkeli Serbinë nga Piroti në Beograd, duke djegë dhjetëra katunde e qytete serbe.

    Gjergj Kastriot është i vetmi prijës shqiptarë që e ndihmoi aleatin e tij Janosh Huniadin në luftë kundër turqve, mirëpo ishin prijësit serbë ata që ia patën më të pabesë mbretit të arbërorëve, e forcuan aleancën me Sulltanin, i dolën në prit ushtrisë shqiptare dhe e vonuan në betejën përfundimtare përtej Savës e Danubit.

    I zhgënjyer me vrasjen e aletit të tij Huniadit, që e kishte nën zotërim një pjesë të madhe të Serbisë, i dëshpëruar që komitët serbë me ushtarët turq e vonuan të arrinte në betejën afër Beogradit të sotëm kundër turqve, Kastrioti u hakmor si asnjëherë më parë. Vrau shumë serbë, aleatë të Turqisë, dogji qindra katunde e qytete te tyre për ta ndëshkuar tradhtinë.

    Me t’u kthyer në Shkup, dëboi serbët e mbetur, e mori qytetin dhe e forcoi Kështjellën për betejat e ardhshme. Gjergj Kastrioti e rimori edhe një herë Shkupin nga turqit e serbët disa vjet më vonë.Shtatorja e Gjergj Kastriotit ne Miçigan -ShBA / ZgjohuShqiptar.info , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE