Author: Editorial

  • E rende! Rezistenca e banorëve në Theth, Rama tr*ndit me vendimin: Ja hapi i radhes

    E rende! Rezistenca e banorëve në Theth, Rama tr*ndit me vendimin: Ja hapi i radhes

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, duke theksuar se situata në këtë zonë turistike është më serioze nga sa mund të duket në pamje të parë.

    Rama sqaroi se ndërhyrja e autoriteteve nuk është e drejtuar kundër personave të varfër që mund të kenë ndërtuar për mbijetesë, por kundër individëve që, sipas tij, kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme një zonë të mbrojtur me qëllim përfitimi ekonomik. “Dua të ndalem një moment te çështja e Thethit për të adresuar disa këndvështrime që, sipas meje, meritojnë të sqarohen.

    Këtu nuk bëhet fjalë për disa njerëz të shkretë, që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar. Në shumë prej rasteve, nuk kemi të bëjmë as me banorë të zonës,” – tha Rama.

    Kreu i qeverisë veçoi rastin e bujshëm të ndërtimeve të paligjshme para kishës historike të Thethit, duke theksuar se ata që i ngritën ato struktura nuk janë paraqitur për të pretenduar ndonjë të drejtë mbi to. “Policia e shtetit po merret me hetimin e asaj që është një pushtim kriminal i qendrës së Thethit, që është zemra dhe kartolina e njohur e këtij fshati turistik. Janë ndërtuar objekte që nuk janë për të futur kokën, por për qëllime fitimi,” – u shpreh kryeministri.

    Rama u ndal gjithashtu në debatet publike rreth aksionit të IKMT-së, duke argumentuar se po tentohet të zhvendoset përgjegjësia tek institucionet shtetërore që nuk e kanë parandaluar ndërtimin pa leje në kohë. “Nuk mund të ketë një teori që amniston shkelësit e ligjit, duke ia hedhur fajin shtetit pse nuk i ka ndaluar më herët.

    Sigurisht që edhe strukturat e shtetit kanë përgjegjësi dhe ajo përgjegjësi është marrë përsipër, por kjo nuk i justifikon shkeljet flagrante,” – shtoi ai.

    Në përfundim, Rama riafirmoi vendosmërinë e qeverisë për të vazhduar me të njëjtën qasje në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe të trashëgimisë natyrore e kulturore të vendit.

  • Naimi ishte i qetë në varrim…”, si dyshuan dhe u tronditën familja e Liridonës: S’mujshim me besu krimin

    Naimi ishte i qetë në varrim…”, si dyshuan dhe u tronditën familja e Liridonës: S’mujshim me besu krimin

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po jep deklaratën e tij për ngjarjen tragjike që ndodhi në familjen e tyre.

    Në pjesën e dytë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, ai rrëfeu se si nisën dyshimet e tyre për Naim Murselin, se kishte gisht në krimin e kryer ndaj Liridonës dhe si u tronditën kur e kuptuan se ai u arrestua.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po e përcjellë seancën, mes tjerash, njoftoi se Leonardi ka treguar edhe disa momente para varrimit, gjatë ceremonisë mortore dhe pas zhvarrimit.

    “Kemi shku në vendin e ngjarjes, ishte edhe Naimi aty, ja nisi me na shpjegu ngjarjen.

    Njëherë tha dola nga ana e djathtë, tani nuk e di a nga e majta a e djathta.

    Prapë nuk donim të dyshonim, kena shku në Gjakovë, erdh edhe Naimi me i marrë fëmijët se tha kanë me dhanë deklaratë në polici.

    I ka marrë fëmijët, në u përgatitëm për varrim që do bëhej në Çërmjan. Kemi shkuar të nesërmen atje për me prit ngushëllime, aty ishin edhe prindërit e Naimit e Kushtrimit, njerëzit vinin për të pamje, Naimi nuk ishte aty.

  • Skeni pare asgje! Edi Rama nis reformën më të ashpër të 12 viteve të pushtetit! Cfare do ndodhe deri ne 2027

    Skeni pare asgje! Edi Rama nis reformën më të ashpër të 12 viteve të pushtetit! Cfare do ndodhe deri ne 2027

    Shqipëria 2030 në BE nuk është më slogani i fushatës së Edi Ramës. Është dora e veprimit, nga Brukseli, në Paris, Berlin, Romë e Tiranë

    Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin përfundimtar.

    Ky mundet – ose jo – të jetë rasti, por ajo çfarë është vërtetë e qartë është se Edi Rama i ka hedhur letrat që kishte në dorë në shesh të mejdanit dhe shqiptarëve po ua thotë me zë të qartë pa e nisur ende mandatin e tij të katërt: E doni Evropën? Kjo është Evropa!

    Në fillim të mandatit të tij të parë, nga foltorja e Parlamentit, Rama do të bënte bujë me një shprehje, e cila ndoshta do të rrënjësohej më shumë se çdo tjetër në fjalorin e tij politik kryeministror.

    “S’keni parë gjë akoma!”.

    Çdo herë që një aksion i madh pritet prej tij, pak përpara, ai e rishfaq shprehjen publikisht, qoftë për të ngritur kauza rreth qeverisjes, apo edhe për të hedhur shashka ndaj opozitës dhe për të “paracaktuar” fatin e saj.

    Mirëpo një aksion i fundit masiv i një shteti të ri ligjor dhe me zero tolerancë, erdhi thuajse qorrazi, në mënyrë të beftë dhe të menjëhershme. Një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike i hapi rrugë prishjes së objekteve pa leje. Më pas, erdhi radha e reformimit radikal të bashkive në gjithë vendin, me kërkesa për dorëheqje, shkarkime, apo rifreskimi të gjithë strukturës, prej drejtorëve të drejtorive, deri te nënkryetarët e bashkive.

    “Janë të lodhur, shumë të lodhur, të rraskapitur”. Kështu i sheh kryeministri ata.

    Por ai këtë herë po shkon përtej thjesht sensacionit, i cili ndalet një herë në Vlorë, më pas në Theth, e bën një kalim herë-herë edhe në Tiranë. Ai paraqet një reformë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Kërkon reformim rrënjësor të territorit. Kërkon që diaspora të jetë pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve. Kërkon reformim të bujqësisë. Reformim të shpërndarjes së ujit. Qendër monitorimi për ndërtimet.

    Por, mbi të gjitha, i vë ombrellën këtyre. Sepse ajo çfarë vërtetë Edi Rama po kërkon, është përgatitja jo vetëm e plotë, por pa asnjë cen për Integrimin.

    Është e vërtetë se “symbyllazia” e gjithë 12 vjetëve të mandatit të tij mund të vihet në dyshim, së bashku me faktin se pse gjithë këto reforma, duhet të realizohen kështu, pas një duzine vitesh në Qeveri, me një mandat të hekurt në krye të vendit, me drejtimin e bashkive dërrmuese dhe me shfaqjen e një “patundshmërie dhe patolerance” në sytë e publikut.

    Po kjo e ka përgjigjen në maratonën e 11 korrikut, kur përpara drejtuesve vendorë dhe me referime nga qeveria qendrore, ai e artikuloi fjalinë që duhet të ishte ngulitur më së shumti në mendjen e të gjithëve, përtej “madhështisë” së spektaklit që ofrojnë lirimet e hapësirave publike.

    “Asnjë justifikim. Prej mësimeve nga gabimet, reformimi do të jetë rrënjësor”.

    Sepse kjo nuk është më Shqipëria e shqiptarëve. Është Shqipëria që po nis hapin e fundit drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ku ligji duhet të jetë vijë e kuqe jo për qytetarin, sa për shtetin vetë.

    Dhe nëse ai nuk e ka artikuluar para këtij aksioni shprehjen e tij kapilare “S’keni parë gjë akoma”, për shqiptarët duhet të jetë e qartë.

    Shqipëria 2030 në BE nuk është më slogani i fushatës së Edi Ramës. Është dora e veprimit, nga Brukseli, në Paris, Berlin, Romë e Tiranë. AP

  • Tërmet i fortë “SHKUND” bregdetin jugor, ja ku ishte epiqendra

    Tërmet i fortë “SHKUND” bregdetin jugor, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC).

    Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

    Epiqendra ndodhet 24 kilometra në lindje-juglindje të qytetit spanjoll të San Jose dhe 55 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të Almerias.

    Nuk pati raportime fillestare për viktima ose dëme materiale, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

  • Dëshmia tronditëse e vëllait të Liridonës, çka i tha Naimi pas krimit

    Dëshmia tronditëse e vëllait të Liridonës, çka i tha Naimi pas krimit

    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, po dëshmon sot para trupit gjykues në rastin e vrasjes së motrës së tij.

    Ai rrëfeu momentin e rëndë kur mori lajmin për vrasjen e motrës.

    “Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi shumë dhe erdhi thirrja e dytë, më tha: Hajde në shtëpi, se e kanë vra motrën tënde, Liridonën”, tha Ademaj raporton Insajderi.

    Ai tregoi se pas ngjarjes kishte kërkuar dhëndrin, Naim Murselin, dhe e kishte gjetur të shtrirë në hotel, ku sipas tij, ai kishte porositur edhe drekë në ato momente, transmeton klankosova.tv.

    ”Rreth orës 11 provova të kontaktoj me Naimin sepse nuk e dinim ku ndodhej. E thirra Valon Lluken, më tha: “Merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe fol me të.”

    E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në Swiss. U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun. Na thanë se është lart në dhomë.

    Ai ishte i shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që i kishte porositur si drekë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje.

    I thashë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?” Tha: “Jo, nuk na lejohet.”

    E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?” Shkuam, erdh edhe Naimi.

    Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni me mos ardh. Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa.” Ai erdhi deri te dera, dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”.

  • Rama paralajmëron “sistem të ri” të furnizimit me naftë në Shqipëri: Çmimi i karburantit do të…

    Rama paralajmëron “sistem të ri” të furnizimit me naftë në Shqipëri: Çmimi i karburantit do të…

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë furnizimin me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror.

    Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, ku shteti do të ketë një rol të drejtpërdrejtë në realizimin e kontratave dhe garantimin e furnizimit.

    Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”, tha Rama.

    Kujtojmë që sa herë çmimi i naftës ngrihet në bursat globale nxitojnë ta rrisin edhe në Shqipëri, por kur në bursa ulet, oligarkët e Ramës e mbajnë çmimin e pandryshuar.

  • 🟢 Lajm i mirë për të gjithë pensionistët shqiptarë!

    🟢 Lajm i mirë për të gjithë pensionistët shqiptarë!

    📈 Pensionet në Shqipëri drejt një rritjeje historike!

    Reformat që po ndërmerren nga qeveria shqiptare pritet të sjellin një ndikim pozitiv për mijëra qytetarë në vitet në vijim. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ekonomike që do të përfshijë:

    ✅ Rritje të qëndrueshme të pensioneve, veçanërisht për ata me të ardhura më të ulëta

    ✅ Rishikim të formulës së llogaritjes së pensionit për ta bërë më të drejtë

    ✅ Mbështetje shtesë për të moshuarit që jetojnë vetëm ose me ndihmë ekonomike

    📌 Sipas ekspertëve, këto ndryshime mund të sjellin një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për të moshuarit në vitet e ardhshme, duke e kthyer sistemin e pensioneve në një sistem më të barabartë dhe më të sigurt.

    🗣 “Po ndërtojmë një Shqipëri më sociale dhe më të drejtë për brezat që kontribuuan gjatë gjithë jetës së tyre,” u shpreh Rama në një deklaratë të fundit.

    💬 Kush ka një prind apo gjysh që pret rritjen e pensionit, le të lërë një zemër në koment!

  • Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

    Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

    Malësorët në veri e në jug, kanë lëshu kushtrimin, kanë thirr Kuvendet, janë mbledh paria e krerët e Bajraqeve, pashalleqeve, bejlerët, për me i dal zot vatanit, i rrezikuem prej armikut.

    As serb as turk as grek, as shkja, nuk na kanë marrë trojet tona prej 500 motesh thotë Zef Vladi, trashëgimtar i Bajrakut të zonës.

    Prifti në krah të malësorëve. Ata po përballen me antiligjin. Me shtetin e kapur. Me qeverinë e përdorur. Me vendorët e rrëzuem. Kanë shtet-pushtet-partinë përballë.

    E në traditën e paqes ku nderi e kodi rrinë në këmbë janë kthyer te e drejta zakonore, karshi të.cilit të gjithë binden. Aty kuvendi ndahet me një seancë. Thethi thirri burrat në Kuvend.

    Bajraktari dhe prifti, ata duan bekimin e Zotit kur të veprojnë. Janë të gjithë në këmbë. Mandati i Kuvendit të Maleve është i shenjtë. Nuk ka parti. Ka veç atdhe. Kullat kanë kode. Kanë asht. Kanë vatanin fe.

    Në Theth, si kudo në Shqipëri po shohim se Kanuni i Lekës është bërë i domosdoshëm përballë “katundit” të Ramës për të mbijetuar.

    Me 500 fjalë në një letër rruge, të Paketës së Ramë-Benetit, dy të pandehurve të mëdhenj, na u bëkërke për pesë minuta pronar i trojeve 500 vjeçare. Por këtu çudia nuk zgjat tre ditë. Janë thirr burrat nga Malësia e Diaspora dhe të gjithë janë gati me u mbledh në Dukagjin.

    Vetëm ai që ka detyrë ligjin, KM nuk është gati të zbatojë ligjin e të merret vesh me vendasit. Sepse Rama ka zgjedhur baronët në vend të banorëve.

    Sjellja e pushteti me armë kundër autoktonëve, sikur e kanë katundin e shefit, e po e çlirojnë është kanibalizëm. Ulërimë është plaçkitja e pronës, kudo në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Shëngjin, Velipojë, Durrës. KM ia ka sajuar targat ndonjë “thethiani me ngjyrë” apo jo shqipfolës për të bërë pazarin e radhës. Thethi nuk është Surrel i vjedhur, as Gjipeja e klonuar e kthyer në saraj të ramajve qeveritar me VKM.

    Fatkeqësisht me leje e ligje mbajtëm në kurriz 50 vite diktaturë vrasëse. Po sot me çligje të Ramës grabitja është kthyer derë për derë. Qeveri, kuvend bashki, drejtësi, ekonomi, medie, votë, Mafie, të gjitha i koordinon e kontrollon një individ.

    Shteti nuk është fadromë. Kur institucionet nuk funksionojnë atëherë njerëzit, qytetarët, e kanë detyrim të ngrihen e ti ribëjnë ato. Sot Kanuni i Lekës ka mbajt rend e siguri shumë herë më tepër se “katundi” kriminal ii Ramës.

    Ne e kujtojmë marrjen e frymës dhe azmën e acaruar të Kryeministrit që dihaste si maratonomik i sëmurë, kur kuksianët i dhanë kusurin traut apo kur studentët e telendisën për tre ditë. E treta mundet me prodhu lajme. Në një emergjencë kombëtare askush mos befasohet kur shqiptarët të brohorasin më me shumë dëshirë, rroftë “Kanuni”, e poshtë “Katundi…”

  • I fundit! Rama jep lajmin ek*trem: Kemi nisur bllokimin e..

    I fundit! Rama jep lajmin ek*trem: Kemi nisur bllokimin e..

    Duke folur në takimin me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të hënë ka nisur procesi i bllokimit dhe konfiskimit të qumështit dhe produkteve të bulmetit që tregtohen pa faturë.

    “Nga sot, dhe po shikoja informacionet para se të vija këtu, ka filluar procesi i kontrolleve dhe konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë, domethënë pa siguri ushqimore. 

    Aq më tepër në këto temperatura të larta, ku mund të rrezikojnë konsumatorët. Qumësht dhe bulmet pa faturë nuk do të lejohet dhe kushdo që do ta bëjë, do ta humbasë atë mall,” – deklaroi Rama.

    Sipas kryeministrit, ky aksion synon të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të ndalë praktikën e tregtimit të produkteve të pambikëqyrura.

  • Do të rrafshohet”/ Rama i prerë tregon vendimin ekstrem: Sot konfiskohet edhe…

    Do të rrafshohet”/ Rama i prerë tregon vendimin ekstrem: Sot konfiskohet edhe…

    Ka nisur takimi i kryeministrit Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë.

    Kreu i qeverisë tha se sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje te ligjit.

    Sot do bëhet një konfiskim pallati në qytetin e Vlorës që është në shkelje të ndërtimit, Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, nuk kemi asnjë minutë për të humbur se kemi marrë përsipër të hymë në BE. Ta harrojë kushdo qoftë. Historia ndërto sot që të legalizosh nesër, nuk do ecë më. Çdo ngrehinë e ngritur në dëm të zonave të mbrojtura, do të rrafshohet. Nuk do ketë asnjë tolerancë e asnjë dialog në këtë proces. Të gjithë skuadrat që morën 83 mandate të jenë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët pengohen çdo ditë nga ata që me guxim të tepërt dhe mbylljes së syve kanë pushtuar hapësirat publike. Tirana është zona më e nxehtë. Nuk ka lagje e bllok banimi që mos ketë zaptuesin e vetë. Ka filluar të behet një punë e mirë”, tha Rama.