Author: Editorial

  • Skandal: Pas Ziza Pajazitit, zbulohen edhe dy vajza të showbiz-it që hynë në burgun e Reçit për të takuar “Bajrët”!

    Skandal: Pas Ziza Pajazitit, zbulohen edhe dy vajza të showbiz-it që hynë në burgun e Reçit për të takuar “Bajrët”!

    Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve shqiptare po kthehet në një praktikë alarmante, ku vajza të njohura të rrjeteve sociale dhe showbiz-it shfaqen në takime private me të dënuar, përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm.

    Pas skandalit të publikuar në burgun e Drenovës, ku kosovarja Ziza Pajaziti hyri në takim special me Laert Haxhiun – i dënuar me burg përjetë – një tjetër rast i ngjashëm raportohet nga burgu i sigurisë së lartë në Reç, Shkodër.

    Sipas burimeve të “Ora News”, në këtë burg kanë hyrë dy vajza të njohura të showbiz-it shqiptar me inicialet A.D. dhe R.R., të cilat kanë zhvilluar takime të veçanta me një të dënuar të grupit “Bajri”. Prezenca e tyre është regjistruar në librat e hyrje-daljeve të institucionit, si dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë të burgut.

    Burime të brendshme konfirmojnë se hyrja e tyre është bërë me dijeni të plotë nga drejtori i burgut, Leonard Mardoda, dhe shefi i policisë së burgut, Dylber Beqiri. Dy zyrtarët pritet të pezullohen nga detyra në ditët në vijim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

    Ky fenomen, sipas raportimeve, nuk është i izoluar. Vajza të prezantuara si bashkëshorte apo familjare të të dënuarve po hyjnë në mënyrë të rregullt në burgje si Korça, Burreli, Peqini dhe paraburgimi 313 në Tiranë. Burimet flasin edhe për hyrje të vajzave nga Kosova, Venezuela dhe Bolivia, që kanë pasur kontakte me të dënuar përjetë në kuadër të “takimeve speciale”.

    Ky zhvillim ka nxitur reagime të forta për mungesë të kontrollit dhe abuzim me procedurat ligjore brenda sistemit penitenciar në vend, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

  • Drejt zbardhjes se fatit te Vis Martinaj dhe Talo Celes? Karamuco nxjerr detajet e bujshme, ja cfare eshte zbuluar

    Drejt zbardhjes se fatit te Vis Martinaj dhe Talo Celes? Karamuco nxjerr detajet e bujshme, ja cfare eshte zbuluar

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë bisedash në atë aplikacion, do të zbulohen dhe fatet e shumë personazheve të botës së krimit.

    I ftuar në emisionin “Noë” me Erla Mhillin, Karamuço thekson se nga zbardhja e komunikimeve të kryera me Matrix do të zbulohet dhe fati i Ervis Martinajt, por dhe i Talo Çelës. Eksperti tregon se persona të afërt me Martinajn ose të dyshuar që mund të kenë pasur dorë ose angazhim në një rrëmbim apo zhdukje të tij, kanë përdorur aplikacionin e komunikimeve Matrix.

    “Zbardhja e komunikimeve të Matrix do të jetë një avantazh i madh. Edhe Nuredin Dumani ka thënë që komunikonin edhe me Matrix. Mendoj se do të zbardhen shumë ngjarje që janë të pazbardhura dhe që sot po hetohen nga policia. Disa janë të pezulluara. Mund të zbardhet fati i Ervis Martinajt, fati i Talo Çelës, sepse mendohet që mund të kenë të njëjtin fat.

    Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix. Kjo shton avantazhet dhe premisat që të zbulojmë këtë rast dhe gjithashtu edhe rastin e Talo Çelës.

    Edhe ai mendohet se është arratisur ose është vrarë dhe zhdukur. Kemi edhe një rast të një personi nga jugu që është zhdukur në Tiranë dhe nuk po gjendet. Po kërkohet nga policia. 

    Këto ngjarje, sigurisht, nëse nuk i zbulon kur ndodhin, edhe pse mund të kesh dyshime, këto lloj aplikacionesh i zbardhin plotësisht. Dhe ky është një fat i madh që kemi, nëse kanë ngelur gjurmë nëpër serverë,” – tha Karamuço.

  • Më dilnin në ëndërr” Aida Shtino tregon të vërtetën pse u mbyll emisioni “Njerëz të humbur”

    Më dilnin në ëndërr” Aida Shtino tregon të vërtetën pse u mbyll emisioni “Njerëz të humbur”

    E ftuar në emisionin ‘Ku ke Humbur” në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e mirënjohur Aida Shtino, e cila ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale.

    Vite më parë, në ekranet shqiptare transmetohej emisioni më investigativ në Shqipëri. “Njerëz të Humbur” nga Aida Shtino, ishte programi i cili u ka kthyer në shtëpitë e tyre njerëzit më të dashur, të cilët me vite nuk gjendeshin. Hulumtimet në emision zakonisht fillonin nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve që fitoheshin përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohej mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.

    Për shkak të investimit të madh në kohë dhe përkushtim, stafi i këtij emisioni me në krye Aida Shtinon, arriti të ndërtonte një fenomen të paparë në ekranet televizive përsa i përket tematikës dhe ngjarjeve reale që zhvilloheshin. Por përse erdhi kjo mbyllje e këtij emisioni? Shkakun e vërtetë, Aida e tregon në këtë intervistë ekskluzive në “Ku ke humbur”:

    NË FAKT, EMISIONI I FUNDIT ËSHTË TRANSMETUAR NË RTSH, NË RADIO TELEVIZIONIN PUBLIK SHQIPTAR. ISHTE VITI 2014 DHE EMISIONI I FUNDIT ISHTE NJË NGA MË TË SUKSESHMIT KU ATË NATË TRE RASTE KEMI PASUR DHE TË TREJA RASTET NE I KEMI GJETUR. TË NESËRMEN MUA MË THËRRASIN NË DREJTORI DHE MË THOJNË QË EMISONI DO TË MBYLLET, SEPSE NUK KA FOND. PA SHKAK. EDHE NUK E KAM THËNË SHPESHHERË, SEPSE INTERVISTAT E MIA KANË QENË SHUMË TË PAKTA NË MEDIA, POR PO E THEM ME TY KËTU SE KANË KALUAR VITE DHE KA QENË SI NJË FËMIJË QË UNË E RRITA ME SHUMË MUND E SAKRIFICA DHE ARRITI TË BËSHESHE NJË INSTITUCION. DHE NË MOMENTIN QË MË THANË QË SHIKO SE DO TË FIKEN DRITAT, NUK DO TË JENI MË, ATY ISHTE SIKUR DIÇKA U VENIT. KAM MARRË MAKINËN PASTAJ DHE MENDOJA SI DO T’JA THOJA STAFIT SE NE ISHIM TË TËRË TË LIDHUR. NËSE NDRYSHONIM TELEVIZION, I MERRJA TË GJITHË ME VETE SI REGJISOR, SI MONTAZHIER, SI GAZETARË, TË GJITHË ISHIN GRUP. LËVIZJET NUK KANË QENË PËR SHKAKUN TIM, POR SIÇ DIHET NË MEDIA. DHE KAM MARRË MAKINËN VETËM EDHE KAM ECUR DHE KA QENË NJË DITË SHUMË E MËRZITSHME PËR MUA. JAM MËRZITUR SHUMË.

    DUHET TA SUPORTOJA NJËHERË ME VETEN TIME DHE PASTAJ T’JA TRANSMETOJA EDHE STAFIT. AJO QË MË KA DHEMBUR MË SHUMË ISHTE SESI DO T’JA THOJA FAMILJARËVE QË NA SHIKONIN SI NJË DRITARE KU ATA KËRKONIN FËMIJËT E TYRE. PASTAJ MË ËSHTË DASHUR TË LARGOHEM NGA MEDIA. TË QETËSOJA VETEN TIME. TË SHIKOJA KU ISHA. SE EDHE NË ËNDËRR MË DILNIN. SHIKOJA ËNDRRA ME NJERËZ QË KËRKOJA. ISHTE BËRË PJESË E JETËS SIME. ISHTE E PAMUNDUR TË SHKËPUTESHA, SEPSE NJERËZIT MË PËRNDIQNIN.

  • Rama nuk e ndalon fshesën! Shkarkohet zyrtari i larte

    Rama nuk e ndalon fshesën! Shkarkohet zyrtari i larte

    Bashkia e Divjakës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh, në vijim të thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për një rifreskim të thellë të strukturave drejtuese në pushtetin vendor. Sipas burimeve zyrtare, nënkryetari i Bashkisë së Divjakës, së bashku me kryetarët e tre njësive administrative, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, duke i bashkuar një procesi që po shtrihet gjerësisht në të gjithë territorin e vendit.

    Ky zhvillim vjen në kontekstin e strategjisë së re të qeverisë qendrore për rritjen e performancës së administratës publike në nivel lokal. Vetë Kryeministri Rama, gjatë takimeve të fundit me kryetarë bashkish dhe deputetë të mazhorancës, ka bërë thirrje për një “shkundje” të strukturave lokale, duke kërkuar dorëheqjen kolektive të të gjithë drejtuesve të institucioneve që varen nga bashkitë.

    Në këtë kuadër, Bashkia e Divjakës i bashkohet listës në rritje të bashkive ku janë regjistruar dorëheqje apo shkarkime masive, siç janë Korça, Devolli, Elbasani, Kolonja, Vlora, Durrësi, Shkodra, Kukësi dhe të tjera. Valët e dorëheqjeve kanë përfshirë nënkryetarë bashkish, administratorë njësish administrative dhe drejtues institucionesh në varësi.

    Sipas burimeve lokale, dorëheqjet në Divjakë janë dorëzuar në mënyrë formale, duke përmendur si arsye “mbështetjen e reformës për efikasitetin administrativ” dhe “hapjen e rrugës për një frymë të re në drejtim”. Megjithatë, detaje specifike mbi emrat e zyrtarëve të dorëhequr, motivacionet individuale apo ndonjë reagim nga komuniteti apo opozita në bashki nuk janë bërë ende publike.

    Në terren, qytetarët e Divjakës shprehen të ndarë: disa shohin me skepticizëm ndryshimet e njëpasnjëshme në administratë, ndërsa të tjerë presin që kjo të sjellë një përmirësim të shërbimeve dhe më shumë përgjegjshmëri institucionale.

    Aktualisht nuk ka informacion se kush do të zëvendësojë zyrtarët e larguar. Pritet që në ditët në vijim të shpallen emrat e rinj që do të emërohen në këto pozita, ndërkohë që strukturat e bashkisë po punojnë për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve dhe funksionimin normal të administratës.

    Ky proces është pjesë e një aksioni më të gjerë të qeverisë socialiste, që synon të krijojë një administratë vendore më dinamike, të rinovuar dhe të orientuar drejt rezultateve. Megjithatë, kritikat për mungesë transparence, mungesë standardesh objektive vlerësimi dhe mungesë konsultimi me komunitetet lokale mbeten të pranishme, sidomos në qarqe ku opozita ka ngritur dyshime për qëllime politike pas lëvizjeve.

    Ndërsa dinamika në Bashkinë e Divjakës është ende në zhvillim, ajo shënon një tjetër kapitull në riformatimin e thellë që po ndodh në pushtetin vendor shqiptar, duke rikthyer në qendër të debatit raportin mes qëndrueshmërisë institucionale dhe nevojës për rinovim.

  • Asnjëherë mos i hidhni dhëmbët e bebeve: Mund t’iu shpëtojnë jetën!

    Asnjëherë mos i hidhni dhëmbët e bebeve: Mund t’iu shpëtojnë jetën!

    Dhëmbi i parë i qumështit që bie ruhet dhe të sjell fat! Është shpesh kjo një lloj tradite e përhapur mes prindërve, por me sa duket jo krejt pa bazë!

    Dhëmbët e bebeve mund të jenë një thesar i vërtetë shërues. Bazuar në të dhëna shkencore, ne po iu tregojmë pse dhe si ruhen dhëmbët e fëmijërisë.

    Dr. Songtao Shi nga National Institute of Dental and Craniofacial ka dalë në përfundimin se dhëmbët e bebeve përmbajnë duzina qelizash të vlefshme, të përdorshme për të trajtuar më vonë sëmundje të ndryshme në jetë.

    Specialistët kanë studiuar efektet e qelizave të dhëmbëve të para të fëmijërisë në zemër, tru, pancreas dhe organe të tjera dhe ndikimin në riparimin e dëmtimeve të mundshme të shkaktuara nga sëmundja. Skuadra e Dr. Shi zbuloi se dhëmbët e të rriturve përmbajnë 1 lloj qelize, ndërsa dhëmbët e fëmijëve (të parë te fëmijët 7 deri në 8 vjeç) përmbajnë qeliza staminale krejtësisht të ndryshme.

    Dhëmbi i fëmijërisë mund të shpëtojë jetën nëse nuk mundeni të përballoni ruajtjen në bankë të qelizave staminale të kërthizës së bebes tuaj ose nuk keni menduar për këtë gjë në kohë!

    Si funksionon?

    Qelizat embrionale janë të vendosura në pulpën dentare brenda dhëmbit, të cilat më pas rigjenerohen në neurone, kockë dhe kërc (apo edhe qeliza të zemrës). Ky trajtim mund të jetë efektiv për diabetin e tipit I, për shkak se qelizat burimore nga dhëmbët mund të shndërrohen në qeliza pankreatike që prodhojnë insulinë.

    Për të ruajtur qelizat burimore të cilat mund të jenë të dobishme, ato duhet të jenë të gjalla. Brenda 48 orëve nga koha e ngrirjes, pulpa dentare (masa e butë, pjesa në qendër, në brendësi të dhëmbit) duhet të ketë furnizim të duhur me gjak dhe furnizimi më gjak për më pak kohë në këto momente i vdes qelizat.

    Kreu Laboratorit Dentar Regjenerativ, Dr. Peter Murray, thotë se indet orale dhe të dhëmbëve mund të rigjenerohen nga qelizat burimore nga dhëmbët e fëmijës, nga sythet e dhëmbit, dhëmballat e treta, indet periodontale ose qelizat pluripotente.

    Ka shumë shërbime, të cilat mund të ruajnë dhëmbët e fëmijërisë, të cilat rekomandojnë heqjen e dhëmbëve të fëmijëve nga ana e profesionistëve të dhëmbëve: dhëmbi nuk duhet të varet, sepse në këtë mënyrë ka mundësi që nuk përmban furnizim të mjaftueshëm të gjakut.

    Disa kompani ofrojnë enë për ruajtjen dhe procesin e mbledhjes së dhëmbit në shtëpi, të tjera ofrojnë paketimin dhe pajisje, në mënyrë që prindërit të mund t’i ruajnë vetë dhëmbët e fëmijëve të tyre.

  • Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares

    Përkrenarja e Skënderbeut është bërë tani pjesë e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurë historike që mund të krahasohet. Ajo merr vlera studimore edhe për shkak të varfërisë së relikeve që e shoqërojnë figurën e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundësi të reflektojmë ndryshe për të gjithë kulturën zyrtare shqipëtare ku historizimi i vlerave esenciale të personaliteteve dhe të gjuhës sonë është shpesh një arritje antikombëtare e bërë nga mjerimi ideollogjik i profesorëve rrogtarë. Rakitizmi kultural i historianëve zyrtarë sot në të gjithë botën është pengesë për zgjidhjen e shumë enigmave të së kaluarës. Antikja dhe e vjetra po bëhen më enigmatike se kurrë nga kultura alternative që po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale të mbajtur sekret më parë.

    Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu. Madhështia e tyre, përfshin plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë. Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij të pa kuptuar plotësisht edhe shpesh të përfolur nga plebejt e historisë. Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra, ata mund ta rikrijojnë realitetin mbi Skënderbeut për aq sa kuptojnë për reale, për aq sa ne dimë për këtë botë ku jetojmë. Historiani profesionist kërkon të hetojë të shkuarën me mendjen e tij të përshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinë e kanë krijuar njerëz mbi nivelin mendor të tij. Historinë nuk e kanë bërë studiuesit e historisë, por ato që zotëronin mistere dhe të vërteta që nuk mund ti përballojë dot historiani. Këtu do të përmendim faktin që pikërisht për historinë ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushë ku nuk mund të transmetohen mesazhe të dobishme. Misteri ishte dija e tyre e përcjellur në kode pikërisht që kureshtarë si profesorët e sotëm të mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mënyra e tyre për komunikim sepse për të kuptuar të vërtetën kozmike duhet një përgatitje gati mbi njerëzore. Mjafton të mendojmë se sot në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme për mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, është e vërtetë aq më tepër kur flitet për të vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste, do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar që transformon misterin e jetës në fakt historik të përshtatshëm për teoritë e tij ideologjike.

    Sot ekziston një okultizëm teknologjik, okultizëm bankar dhe monopolizëm shkencor, ky është misteri i kohës sonë moderne. Në Mesjetë dhe në Rilindjen Europiane ekzistonte një mister tjetër, ai i mistikëve, tempullarëve, alkimistëve dhe i ndërtuesve të katedraleve. Kjo botë u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndërgjegjshëm për vlerat e saj, e mbrojti me vetëdije këtë kulturë. Po të përdorim një llogjikë tjetër ultra historike ai ishte nga të fundit tempullarë, ishte pjesë e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave që nuk njohin kohën, i dijes mistike të alkimistëve ku edhe fisnikët shqiptarë të mesjetës mund të kenë pasur përvojat e tyre jo më pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave të mesjetës njiheshin si të tillë për nivelin e kuptimit dhe ruajtjes së dijeve arkane. Princat shqiptarë të atyre kohërave bënin pjesë në zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte një nga cilësitë e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtësisht të kuptueshme për të gjithë.

    Kjo fushë është një pjesë e historisë së Evropës mjaft e fshehtë me një llogjikë të veçantë kërkimi me vlera shumë specifike por edhe e denigruar shumë nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve të fundit, viktimë e të cilës janë edhe një pjesë e historianëve. Në këtë fushë mund të hyet nëpërmjet simboleve dhe gjuhës së tyre, aq e dashur për mendimtarët e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhën e analogjisë së kodeve, stemave, që i vendosnin në veshjet e tyre, në përkrenaret e tyre, që tregonin gradën e caktuar të evoluimit në dijen, artin e madh të asaj shkence mistike mbarëevropiane, që ishte edhe faktori i vërtetë i bashkimit të asaj Evrope. Kudo që shkonte një kalorës, mbret, në rastin tonë Skënderbeu, paraqiste simbolet e tij të fisnikërisë që kishin një gjuhë universale, gjuhë e njohur nga fisnikët por jo nga masat e popullsisë. Përkrenarja ishte një objekt me funksion të tillë se praktikisht nuk mund të mbahet në kokë.

    Njohësit, gnostikët ishin mjeshtra të dijes së asaj kohe, të dijes arkane (dije sekrete të antikitetit) të shkallëzuar sipas nivelit të njohjes në fusha si ajo e astronomisë, astrollogjisë, matematikës, alkimisë. Për kulturën e shumë studiuesve tanë profesionistë, alkimia është karikatura e kimisë. Por le ta gëzojnë ata injorancën e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total të njeriut nëpërmjet një disipline të caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet që ata kthenin në ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetëdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e këtyre sekreteve atje është shumë e vështirë edhe për faktin se kjo dije përdor me qëllim një gjuhë të kodifikuar për të devijuar kuriozët e sipërfaqshëm. Atje ku mundi por edhe dëshira e ndryshimit të vetvehtes, transformimit të unit, është premisë e parë që ato sekrete të dorëzohen shkallëshkallë.

    Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vjenës? Në një moment të historisë sonë të diturit mund të kenë munguar në këto troje, por nëpër Europë kanë ditur të fshihen dhe të mbijetojnë.

    Po t’i hedhim një sy Mesjetës me respekt për dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancën e të diturit modern dhe po ta pranojmë si të mirëqenë filozofinë e asaj kohe do të zbulohen koiçidenca interesante. Duke përdorur edhe ne analogjinë si metode studimi (ndërkohë që antikët e përdornin si metodë njohëse) do të vëmë re se nga astrologët e asaj kohe shenjat astrologjike kishin të bënin me një domethënie të caktuar që lidhej me nivelin e dijes dhe llojit të planetit që e dominon atë. Për ta, pra për mjeshtra në nivele të larta të alkimisë dhe astrologjisë, dihej se ai që dominonte shenjën e vështirë të Saturnit ishte kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe për rrjedhojë mbante simbole në funksion të gradës, në rastin tonë bricjapin. Dijetarë dhe alkimistë të asaj kohe e dinin midis tyre se kapuçi i tejzgjatur dhe i përkulur që ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetëm ata që në rrugën e njohjes Arkane dhe Ermetiste të kohës e njihnin misterin e rimishërimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar që kanë deformuar vlerat e Mesjetës dhe për qëllime dogme kanë errësuar vlerat e atyre që dija i grinte mbi lindjen dhe perëndimin, njohësit e të vërtetave kozmike.

    Rëndësia e veçantë dhe njëkohësisht sekrete e kësaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Ermetistëve evropianë edhe lindorë shpirti fillon rrugën e tij drejt rilindjes, rimishërimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hënën ku ndalon për të parë kozmosin në pritje të momentit dhe horoskopit të përshtatshëm, nëse mund të shprehemi kështu, për të rilindur në botën e mishit e të kockës. Simboli i bricjapit ka qenë i përdorur me këtë kuptim edhe në Orient, por në Perëndim është reduktuar në figurën e cjapit. Në Mesjetë zakonisht ishte edhe një kombinim cjap-peshk (Saturni- Hëna). Në kristianizmin e hershëm Krishti u prezantonte në imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Në imazhet më antike babiloneze prezantohet një cjap me bishtin e një peshku. Ky kombinim i dyfishtë kishte një domethënie të thellë Arkane. Bricjapi mbretëron në të vërtetë si mbi njeriun e brendshëm ashtu edhe mbi atë të jashtëm, pra simbas mentalitetit të asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturës së brendshme me të jashtmen. Arritja e këtij uniteti ishte qëllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës, prandaj në Antikitet kjo lidhet edhe me shpatën, që mbron jetën e dominon vdekjen. Një gravurë veneciane e paraqet Gjergjin me shpatë në dorë dhe me përkrenaren të mbështetur në tokë. Ekziston një lidhje midis ndërtuesve të katedraleve dhe Bricjapit, strukturave të mëdha arkitektonike e të numerologjisë indiane, misteret Arkane të Bricjapit ato i quanin “makara”.

    Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarëve, mbrojtësve të Kristianizmit të vërtetë që nuk ka qenë as lindor as perëndimor ne esencën e tij. Mund të kujtojmë se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtës të Kristianizmit, i vetëdijshëm edhe për vlerat mistike -ezoterike të tij.

    Në sistemet Kabalistike, në simbolet e letrave të tarokut, gjejmë përsëri cjapin dhe e gjithë kjo do të mbetej një lojë koiçidencash absurde po të mos përdorim teknologjinë e të menduarit të asaj kohe, analogjinë që na fton t’i shikojmë me shumë kuriozitet e vëmendje simbolet e përkrenares së Skënderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo këto teori mesjetare, por jemi të sigurt se me këto mendësi lindnin edhe vdisnin njerëzit e asaj kohe.

    Për përkrenaren e Skënderbeut ka shume fabula e histori përsa i takon dhisë së zgjedhur nga ai si simbol. Për na duken jo fort bindëse po të kemi parasysh përgjegjësinë e simboleve në atë kohë dhe kotësinë e tregimit të këtyre përrallëzave popullore në oborret fisnikërore të Evropës. Siç e dimë ishte një Evropë kristiane me themele të dijes mistike ku respekti dhe njohja që Skënderbeu gjente në ato oborre vinte nga këto vlera të dijes që ai pa tjetër duhet t’i zotëronte. Ai mbante simbolin e cjapit për ato motive të vlefshme okulte që përmendëm, në shenjë grade dhe respekti, ai përfaqësonte shkollën shqiptare okulte, njohëse dhe trasmetuese e traditës së mistereve po aq antike sa vetë shqiptarët. Pas tij kjo shkollë ezoterike shkrihet.

    Që atëherë në nuk e gjejmë më të përdorur simbolin e cjapit ose dhisë dhe që atëhere u çorodit dhe humbi vula antike e shqiptarëve e kërkuar, dhe dëshiruar më vonë nga të gjithë patriotët.

  • Simptomat e kancerit të hershëm që injorohen nga gratë dhe burrat

    Simptomat e kancerit të hershëm që injorohen nga gratë dhe burrat

    Është e rëndësishme të mos shpërfillni simptoma të pazakonshme, të reja dhe të pashpjegueshme. Edhe pse ato mund të shkaktojnë sëmundje më pak të rrezikshme, nëse ato janë të nevojshme, vlen të kontrollohet gjendja te mjeku.

    Vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të gëlltitjes

    Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive është humbja e frymëmarrjes. Kanceri i gjëndrës tiroide mund të shkaktojë probleme të frymëmarrje. Çdo problem me frymëmarrjen është arsyeja për të shkuar te mjeku.

    Problemet e gëlltitjes lidhen me fillimin e kancerit në ezofag dhe laringal, dhe kjo ndonjëherë është shenjë e kancerit të mushkërive.

    Një zë i qetë, ose një ndjenjë që ka diçka të ndrydhur në fyt mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit të gjëndrës tiroide. Mund të ndihet gjithashtu nevoja për ajër të pastër, transmeton KosovaPress.

    Temperaturat e shpeshta dhe infeksionet

    Kjo mund të jetë një shenjë e leukemisë, një qelizë kanceri që fillon në palcën e eshtrave. Leukemia shkakton palcën e eshtrave për të prodhuar qeliza të bardha anormale, kështu që trupi nuk mund të luftojë më infeksionet.

    Mjekët shpesh diagnostikojnë leukeminë vetëm pasi pacienti është ankuar për temperaturën, dhimbjen dhe simptomat e ngjashme me gripin që zgjasin për një kohë të gjatë. Probleme gastrike

    Dhimbje stomaku ose probleme të zakonshme të stomakut mund të tregojnë gjithashtu kancerin e zorrëve. Shumë njerëz që vuajnë nga kanceri i zorrëve thanë se mjekët e tyre fillimisht mendonin se vuanin nga puçrra fytyre.

    Dobësi dhe lodhje Dobësitë e përgjithshme dhe simptomat e lodhjes janë forma të ndryshme të tumorit, andaj është e rëndësishme të vërehen simptoma të tjera. Sidoqoftë, në qoftë se ndiheni të lodhur për çfarëdo arsye, dhe gjumi më i gjatë nuk ndihmon për të ndaluar lodhjen, bisedoni me mjekun tuaj.

    Humbje e pashpjegueshme e peshës Nëse shikoni që kilogramët të zhduken dhe nuk keni ndryshuar mënyrën se si hani ose ushtroni, duhet të pyesni veten pse kjo ka ndodhur.

    Humbja e kileve mund të jetë një simptomë e kancerit të zorrëve dhe tumoreve të tjera të traktit të tretjes.

    Ajo gjithashtu tregon për kancerin që përhapet në mëlçi, pasi ndikon në oreksin dhe aftësinë e trupit për të hequr papastërtitë.

    Ndryshimet e thonjve

    Ndryshimet e pashpjeguara të thonjve mund të tregojnë forma të ndryshme të tumorit. Linja kafe ose e zezë ose pika nën thua mund të tregojnë për kancerin e lëkurës. Një fenomen i ri i thonjve të lakuar mund të tregojë kancerin e mushkërive. Thonjtë e zbehtë ose të bardhë mund të tregojnë se mëlçia nuk funksionon siç duhet, dhe nganjëherë tregon për kancerin e mëlçisë.

    Acid kronik “acid stomak” dhe një ndjenjë të ngopjes pas një vakti më të vogël

    Shenja më e zakonshme e hershme e kancerit të stomakut është dhimbja në pjesën e sipërme ose të mesme të barkut. Përkeqësohet pas ngrënies. Nëse keni ulcerat e shpeshta të stomakut dhe dhimbjen e barkut, si dhe ndjenjat e ngopjes pas ngrënies më të vogël, vizitoni një mjek. Nëse keni ngrënë një pica të madhe, urthi është një reagim i mundshëm i stomakut, por nëse urthi ndodh shpesh ose pasohet nga dhimbje të vazhdueshme të gjoksit pas ngrënies, duhet vizituar mjekun.

    Problemet e zorrëve

    Kapsllëku, diarreja ose ndonjë ndryshim tjetër i stolit mund të tregojë kancerin. Nëse zgjat më shumë se disa ditë dhe nuk ka ndonjë arsye të dukshme (nuk keni grip) është koha për t’u kujdesur. Njerëzit me kancer të zorrës së trashë shpesh thonë se kanë vënë re se stomaku dhe ndjesia e tyre nuk kanë zbrazur plotësisht zorrët e tyre, transmeton KosovaPress.

    Simptomat e kancerit që gratë shpesh injorojnë:

    Gjinj të kuq, të dhimbshëm dhe të fryrë Gjinj që pësojnë ndryshime, si tërheqje

    Pesha e trupit anormal mund të tregojë kancer ovarian

    Ndjenja e ngopjes dhe humbja e oreksit

    Menstruacione jashtëzakonisht të rënda dhe të dhimbshme ose gjakderdhje mes menstruacioneve (mund të tregojnë kancerin e qafës së mitrës)

    Simptomat e kancerit që meshkujt më shpesh injorojnë:

    Problemet me ngritjen (shenja të mundshme të kancerit të prostatës)

    Dhimbja dhe ndjenja e peshës në stomak, kofshë ose bark (një nga shenjat e kancerit të prostatës është vetëm dhimbja e vazhdueshme në këtë zonë)

    Vështirësia me urinim ose disa ndryshime (kanceri i prostatës)

  • E dhimbshme! Zamir Meta p*rdh*oi të bijën 12-vjeçare, komshinjtë i bëjnë gjêmên gruas dhe 6 fëmijët e saj

    E dhimbshme! Zamir Meta p*rdh*oi të bijën 12-vjeçare, komshinjtë i bëjnë gjêmên gruas dhe 6 fëmijët e saj

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pak ditë më parë në fshatin Sheqishtë të Fierit, ku është zbuluar një rast i tmerrshëm ab*imi s*ksual brenda familjes. Zamir Meta, banor i këtij fshati dhe babai i shtatë fëmijëve, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar për një kohë të gjatë me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeç.

    Aktualisht, Zamir Meta ndodhet në qeli, përballë akuzave të rënda për veprat penale:

    “Marrëd8ënie s*ksuale ose homo8suale me të mitur”,

    Marrëdhënie se8suale ose homo8ksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” – akuza që mbartin një dënim shumë të rëndë sipas Kodit Penal.

    Viktima dhe mbrojtja institucionale
    E mitura është larguar nga ambientet familjare dhe po qëndron aktualisht në një institucion të posaçëm mbrojtjeje në Tiranë, ku po merr trajtim psikologjik dhe përkujdesje të specializuar.

    Ndërkohë, në shtëpinë e familjes Meta kanë mbetur gjashtë fëmijë të tjerë, të mitur, për të cilët po kujdeset nëna e tyre, Juela Meta – një nënë e cila po përballet me dramën e jetës në mënyrë të vetme, mes varfërisë, stigmës dhe pasojave psikologjike të ngjarjes.

    Pas publikimit të rastit – familja nxirret jashtë nga shtëpia
    Pas bërjes publike të abuzimit, pronari i banesës ku familja Meta qëndronte me qira, ka nxjerrë me forcë familjen jashtë, duke e konsideruar “të padëshirueshme” praninë e tyre. Euronews raporton se pas daljes së lajmit në media, pronarja e banesës, së bashku me vëllain, ka shkuar në shtëpi dhe ka kërkuar që banesa të lirohej brenda 48 orëve, duke përdorur edhe gjuhë kërcënuese.

    Komshia po më kërcënonte që do të derdhet gjak. Vjen e zonja së bashku me të vëllain dhe më thotë: ‘Edhe dy ditë e shumta duhet të lironi shtëpinë, se do të derdhet gjak’”, – rrëfen Juela Meta për mediat.

    E tmerruar dhe e pambrojtur, ajo ka shkuar në polici për të kërkuar ndihmë dhe urdhër mbrojtje, por nuk është marrë asnjë masë konkrete ndaj personit që e kishte kërcënuar. Në deklaratat e saj, Juela tregon se pronarja ka ndryshuar versionin në polici, duke pretenduar se “ndihej edhe ajo e kërcënuar” nga vetë Juela – duke anuluar automatikisht mundësinë për një urdhër mbrojtjeje nga shteti.

    Shkova në polici, dhashë deklaratë, por policia nuk më dha urdhër mbrojtje. Ajo (zonja e shtëpisë) ka thënë në polici se edhe ajo ndihet e kërcënuar, dhe kështu unë mbeta pa ndihmë,” – u shpreh Juela mes lotëve.

    Ndërhyrja e vonuar e shtetit dhe vendbanimi i ri
    Vetëm pas presionit mediatik dhe ndjeshmërisë së publikut, autoritetet vendore janë angazhuar për të ofruar një banesë të re për familjen Meta, ku aktualisht strehohen gjashtë fëmijët e mbetur dhe nëna e tyre. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, pasi familja është pa të ardhura, pa mbështetje të qëndrueshme dhe pa një plan afatgjatë për rehabilitimin psikologjik dhe social të fëmijëve.

    Një tragjedi që ngre shumë pikëpyetje
    Rasti i tmerrshëm i Fierit ngre shqetësime serioze për funksionimin e sistemit të drejtësisë, mbrojtjes së fëmijëve dhe reagimit të institucioneve të sigurisë publike. Si është e mundur që një nënë që denoncon kërcënim me jetë nuk merr urdhër mbrojtjeje, ndërsa agresorja pretendon “ndjesi frike” dhe rreziku i anulohet?

    Gjithashtu, përse nuk ishte zbuluar më herët abuzimi i vajzës 12-vjeçare, dhe si ka qenë monitoruar kjo familje nga strukturat e mirëqenies sociale dhe arsimore?

  • A e dini sa turistë vizituan Shqipërinë vetëm për 6 muaj? Shifra do t’ju habisë!

    A e dini sa turistë vizituan Shqipërinë vetëm për 6 muaj? Shifra do t’ju habisë!

    Ky interes masiv vjen falë bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore që ofron Shqipëria.

    Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët e huaj.

    ë vetëm 6 muajt e parë të vitit 2025, vendi ynë është vizituar nga 4.76 milionë të huaj, një shifër që tregon rritje të vazhdueshme në sektorin turistik.

    Nga majat e Alpeve, tek brigjet e kristalta të Jonit dhe Adriatikut, deri te trashëgimia e UNESCO-s, fshatrat turistikë dhe kulinaria tradicionale, çdo pjesë e vendit është kthyer në një atraksion

    Kryeministri Edi Rama theksoi sot se këto shifra janë dëshmi e një rritjeje të qëndrueshme të fluksit turistik dhe menaxhimit më të mirë të sezonit. Ai nënvizoi se vetëm në muajin qershor 2025, në Shqipëri hynë 1,329,204 turistë të huaj, më shumë se çdo muaj tjetër deri tani.

    Për krahasim, në qershorin e vitit të kaluar (2024) vendi u vizitua nga 1,244,967 turistë, ndërsa në qershorin e 2023-shit kjo shifër ishte 1,007,033. Pra, nga viti 2024 në 2025 kemi një rritje prej 7% brenda vetëm një viti.

    Ky trend pozitiv pritet të vazhdojë gjatë gjithë sezonit veror, ndërsa autoritetet janë angazhuar për të garantuar standarde më të larta mikpritjeje, sigurie dhe përvoje turistike për të gjithë vizitorët e huaj.

  • PAMJE të rënda: Gjyshërit torturojnë për vde*je  2-vjeçarin- ja cfarë ndodhi

    PAMJE të rënda: Gjyshërit torturojnë për vde*je 2-vjeçarin- ja cfarë ndodhi

    Ethan Ives-Griffiths, një vogëlush vetëm dy vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas keqtrajtimit të rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire të Britanisë.

    Kur u dërgua në spital, Ethan ishte në një gjendje të rëndë: i dehidratuar rëndë, shumë i dobët fizikisht dhe me mbi 40 shenja goditjesh në trup. Fatkeqësisht, ai pësoi një dëmtim fatal në kokë që i mori jetën.

    Gjyshërit e tij, Michael Ives (47 vjeç) dhe Kerry Ives (46 vjeçe), u shpallën fajtorë për vrasje dhe keqtrajtim të një fëmije nën moshën 16 vjeç. Edhe nëna e vogëlushit, Shannon Ives (28 vjeçe), u shpall fajtore për shkaktimin e vdekjes dhe keqtrajtimin e djalit të saj.

    Në gjykatë u publikua edhe një video tronditëse nga brenda shtëpisë, ku Michael Ives shihet duke mbajtur vogëlushin nga krahët dhe duke e goditur.

    Ethan ishte nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale, dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në javën para vdekjes së tij, askujt nuk iu lejua hyrja në shtëpi.

    Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe pritet të çojë në rishikim të procedurave të sigurisë për fëmijët në mbrojtje shtetërore. 

    Video ⬇️⬇️⬇️