Author: Editorial

  • Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

    Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

    Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, i cili katër vite më parë njoftoi se ishte bërë baba për herë të tretë, ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë të fshehtë jetën e tij private, përfshirë edhe identitetin e partneres së vajzës së tij më të vogël. Por së fundmi, është zbuluar se nëna e vajzës është Sidrita Sadikaj, ish-banore e reality show-t të famshëm “Big Brother 9”.

    Sidrita, 30 vjeçe dhe me origjinë nga Suhareka (Kosovë), u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2017 përmes pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të ekranit, ajo pati një lidhje të shkurtër me një model shqiptar, por marrëdhënia përfundoi pak pas përfundimit të formatit.

    Pas daljes nga programi, ajo zgjodhi të vendosej në Tiranë, ku duket se ka ndërtuar jetën e saj të re — tashmë familjare — me gazetarin Sokol Balla. Çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë publikisht foto të përbashkëta apo detaje nga jeta e tyre. Edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre nuk u bë lajm zyrtar, por u konfirmua vetëm përmes një postimi të shkurtër të Ballës rreth katër vite më parë.

    Megjithatë, ndjekësit e Sidritës në rrjetet sociale kanë vënë re se fotot dhe vendpushimet që ajo poston përkojnë shpesh me ato të gazetarit të njohur, duke i çuar fansat në dyshime të vazhdueshme për një lidhje mes tyre. Së fundmi, një foto familjare e Ballës, Sidritës dhe vajzës së tyre të vogël ka qarkulluar në rrjet, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e tyre.

    Në një epokë ku figurat publike ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në rrjetet sociale, çifti Balla–Sadikaj ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të qetësisë, diskrecionit dhe mbrojtjes së privatësisë familjare, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre përtej vëmendjes së syve publikë.

    Kujtojmë se para lidhjes me Sidrita Sadikajn, Sokol Balla ka qenë për një kohë të gjatë në një marrëdhënie me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një tjetër figurë e rëndësishme e jetës publike në vend.

    Ndërkohë, as Balla dhe as Sadikaj nuk kanë bërë ende një reagim publik apo konfirmim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre, duke ruajtur me kujdes kufirin midis karrierës mediatike dhe jetës personale. Por faktet dhe imazhet flasin vetë.

  • Çfarë flet mo Muçi im”! Me diplome punon ne treg, historia e dhimbshme e Bardhes Dinjitoze qe e do gjithe Saranda (Video)

    Çfarë flet mo Muçi im”! Me diplome punon ne treg, historia e dhimbshme e Bardhes Dinjitoze qe e do gjithe Saranda (Video)

    Në zhurmën e tregut të fruta-perimeve në Sarandë, mes zërave të shitësve dhe aromave të freskëta të rigonit e çajit të malit, një grua qëndron si simbol i përkushtimit dhe dinjitetit. Quhet Bardha – një emër që sot nuk është më thjesht pjesë e një pazari lokal, por një emblemë kombëtare e ndershmërisë dhe vlerave që nuk i blen dot askush me kupon tatimor.

    Historia e saj shpërtheu në rrjet pas një përplasjeje verbale me Mustafa Lamën, të njohur si Muçi, një zyrtar bashkiak që zbarkoi në treg me një dokument në qafë dhe një mision “fiskalizimi” që ngjante më shumë me teatër absurd sesa zbatim ligji. Mes kërkesave për kupona për shalqinjtë, erëzat dhe deri tek sardelet e sapokapura nga deti, ishte Bardha ajo që i dha zë revoltës së qetë të njerëzve të ndershëm.

    Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës”, u dëgjua zëri i saj në një video që u bë virale. Por përtej batutës së sinqertë dhe buzëqeshjes së përhershme, pak e dinin se pas kësaj gruaje fshihej një histori tjetër – një realitet që shpesh fshihet nga sytë e publikut.

    Bardha është e shkolluar. Me fakultet të përfunduar dhe zotëron gjuhë të huaja. Por, si shumë të rinj e të reja në këtë vend, ajo nuk gjeti kurrë një mbështetje institucionale për të punuar në profesionin e saj. E lanë në harresë, ndërsa të tjerët – shpesh pa as arsim bazë, e as gjuhë të huaj – zinin vendet e zyrave, duke harruar se dija e vërtetë nuk vjen gjithmonë me kollare.

    Sot, Bardha punon në treg. Por askush nuk e sheh si thjesht një tregtare. “Emblema e tregut”, “gruaja e dashur dhe e respektuar”, “zonja që të ofron karrike, fjalë të mira dhe qerazma” – janë disa nga komentet që kanë mbushur rrjetin. Ajo është më shumë se një shitëse: është mikpritje, është kulturë, është dinjitet.

    Një komentues shkruante: “Ti duhet të ishe inspektore në vend të Muçit. Njerëzit pa nivel kanë zaptuar këtë vend.” Një tjetër shtonte: “Një vajzë e shkolluar, e edukuar, e lënë në harresë. Ajo që meriton nuk është tregu, por një zyrë ku të trajtojë me dinjitet qytetarët, ashtu siç di ajo.”

    Bardha nuk kërkoi asgjë. As ndihmë, as mëshirë. Vetëm dinjitet. Dhe atë e fitoi me punë, përkushtim dhe dashuri. Ajo nuk është viktimë. Është heroinë e përditshme. Një kujtesë e gjallë për shtetin që duhet të shohë më tej se kuponi tatimor dhe të kuptojë se pas një gruaje me një thes rigon, mund të fshihet një diplomë e pazbuluar dhe një zyrtare më e denjë se shumë të tjerë.

  • 💔 Pas 30 vitesh martesë, burri iku me një 25-vjeçare – ajo s’e priste këtë tradhti në pleqëri

    💔 Pas 30 vitesh martesë, burri iku me një 25-vjeçare – ajo s’e priste këtë tradhti në pleqëri

    Fatmira, 58 vjeçe nga Durrësi, rrëfen mes lotësh si e ndërtoi gjithë jetën mbi një mashtrim që nuk e kishte kuptuar.

    “Kur u martuam, jetonim me qira. Nuk kishim as mobilje. Çdo send në këtë shtëpi është blerë me djersën time. Ndërsa ai… ai priste vetëm momentin të më ndërronte me një më të re.”

    Burri i saj, Shabani, 63 vjeç, prej muajsh kishte ndryshuar sjellje. Dilte më shpesh, qëndronte gjatë në telefon, dhe kishte filluar të vishej si djalë i ri.

    Por ajo kurrë s’e kishte menduar se do vinte dita kur ai do t’i thoshte:

    “Nuk ndihem më mirë me ty. Dua të jetoj për veten.”

    👀 Fqinjët tregojnë se e kanë parë me një vajzë shumë më të re, që punonte si parukiere.

    Sot, Shabani jeton në një apartament me qira, ndërsa Fatmira ka mbetur në shtëpinë që ndërtuan bashkë – por me një zemër të copëtuar.

    “Më vjen keq vetëm për një gjë: Që i dhashë gjithë jetën time dikujt që s’e meritonte as 1 vit.”

  • U shfaq dje me Pilinçin në THETH, kush është biznesmeni milioner qe i ka vene syrin ‘vendit’ te Belinda Ballukut

    U shfaq dje me Pilinçin në THETH, kush është biznesmeni milioner qe i ka vene syrin ‘vendit’ te Belinda Ballukut

    Vizita një ditë më parë në Theth e profesorit shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi, ka qenë një ndër lajmet më të komentuara përgjatë së mërkurës.

    I blinduar deri në “dhëmb”, me bodygard dhe automjet luksoz, Pilinçi takoi banorët e fshatit turistik të Thethit, të cilëve me urdhër të kryeministrit iu shëmben bujtinat e tyre pa leje, si dhe paralajmëroi Edi Ramën e premtoi krijimin e një qeverie të re.

    Ndërkohë, një prej personave të cilët shoqëruan profesorin në këtë vizitë ka qenë edhe biznesmeni Rako Paja, i cili mesa duket dëshiron që t’i “rrëmbejë” postin ministres së  Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

    Jo më larg se katër ditë më parë, para kësja vizite “rrufe” në Theth, moderatorja e emisionit të profesor Pilinçit, e kishte prezantuar Pajan në kanalin në “Youtube” si “Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë”.

    “Përshëndetje miq të dashur të televizionit Shpresa. Sot kam nderin të kem në studio ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës zotin Rako Paja. Përshëndetje zoti Paja.”, i thotë moderatorja, ndërkohë që biznesmeni ia kthen përshëndetjen, duke konfirmuar kështu edhe “postin” e tij.

    Në një tjetër intervistë të dhënë në muajin qershor, në po të njëjtin kanal Youtube, “ministri” kishte shkuar edhe me “stafin” e tij. Ai u shfaq i shoqëruar nga zv.ministrja, një zonjë që u prezantua si Lindita Tela.

    Rako Paja, biznesmeni nga Skrapari, ka arritur që të dominojë tregun e fotovoltaikëve në Shqiipëri, por dhe jashtë saj, pasi “shtrirja” e tij ka shkuar deri në tokën greke, në Qipro.

    Ai rezulton që të jetë aksioner në të paktën 9 kompani të cilat merren kryesisht me ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike.

    U shfaq dje në Theth krah Pëllumb Pilinçit! Biznesmeni

    Kompanite ku biznesmeni eshte aksioner

    Paja, mësohet të jetë aksioner në këto shoqëri, ku në disa me përqindje më të lartë aksionesh dhe në disa të tjera më pak, ndërkohë që partner në këtë aktivitet rezulton të jetë dhe Ioannis Titakis, i njohur si Tano Karidi, një shtetas grek që përfaqëson një trust shoqërish në Qipro.

    U shfaq dje në Theth krah Pëllumb Pilinçit! Biznesmeni

    Tre vite më parë, vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër një nga investimet në Dibër, sa i përket prodhimit të energjisë nga dielli.

    Bëhet fjalë për veprën e ndërtuar nga kompania e parë e instalimit të impianteve fotovoltaike në Shqipëri, Eco Energia me një kapacitet prej 250 Kë në një një biznes në Maqellarë, Dibër.

    Ishte vetë Rako Paja ai i cili i prezantoi nga afër Ballukut praktikën e zerimit të faturave të energjisë elektrike dhe matjen një herë në vit.

    U shfaq dje në Theth krah Pëllumb Pilinçit! Biznesmeni
  • Skandali/ Si 35-vjeçarja u ngriti kurth murgjve! I filmoi gjatë s*ksit dhe i shantazhoi me videot intime duke u kërkuar miliona euro!

    Skandali/ Si 35-vjeçarja u ngriti kurth murgjve! I filmoi gjatë s*ksit dhe i shantazhoi me videot intime duke u kërkuar miliona euro!

    Një 35-vjeçare është arrestuar në Tajlandë pasi dyshohet se filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me murgj dhe më pas i shantazhoi ata.

    Wilawan Emsawat, e cila njihej me pseudonimin Sika Golf, akuzohet për marrëdhënie të papërshtatshme me 13 murgj dhe gjithashtu përballet me akuza për pastrim parash.

    35-vjeçarja arriti të zhvaste më shumë se 10 milionë euro nga murgjit duke i shantazhuar me video dhe foto gjatë takimeve të tyre intime.

    Policia sekuestroi pesë nga telefonat celularë të Wilawan Emsawat, në të cilët gjeti videot dhe fotot duke kryer marrëdhënie seksuale.

    Hetimet çuan në përjashtimin e 9 nga 13 murgjve nga urdhri manastiror, dhe numri i personave të përfshirë pritet të rritet.

    Hetimi u nxit nga zhdukja e abatit të tempullit Wat Tri Thotsathep Worawihan të Bangkokut qershorin e kaluar. Arsyeja e ikjes së tij ishte lidhja dashurore me 35-vjeçaren, e cila pretendonte se ishte shtatzënë dhe i kërkonte 206.000 euro.

    Kur refuzoi të paguante, 35-vjeçarja ua zbuloi lidhjen e tyre bashkëfetarëve, duke rezultuar në largimin e abatit nga Tajlanda.

    Një murg tjetër pranoi se i kishte dhuruar Wilawan një makinë gjatë lidhjes së tyre, duke shtuar se u shkatërrua kur zbuloi se ajo kishte një aferë me një murg tjetër.

    Kur ai e pyeti lidhur me aferën, dyshohet se Wilawan filloi ta shantazhonte duke i kërkuar para.

    Sipas të dhënave nga llogaritë bankare të saj, transaksione me vlerë mbi 10 milionë euro kanë ndodhur në tre vitet e fundit, me autoritetet që dyshojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave vjen nga arkat e tempullit.

    35-vjeçarja dyshohet gjithashtu se ka shpenzuar shuma të mëdha në faqet e paligjshme të lojërave të fatit online

  • Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, Vesa Luma: Kishte kohë me mbjell flokët

    Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, Vesa Luma: Kishte kohë me mbjell flokët

    Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është shfaqur së fundmi në seancën gjyqësore me një pamje ndryshe, dukshëm me flokë të mbjellë. Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar faktin se edhe pse ndodhet në paraburgim për një krim tronditës, ai ka gjetur kohë për ndërhyrje estetike.

    Një ndër komentet që mori vëmendje ishte ai i këngëtares Vesa Luma, e cila publikoi një video nga seanca në Instagram Story, duke shkruar:

    Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”

    Kujtojmë se rasti i Naim Murselit tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar, kur u zbulua se ai kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Procesi gjyqësor ndaj tij është ende në zhvillim.

  • Keni fryrje stomaku? Ja receta sekrete që i jep fund këtij problemi

    Keni fryrje stomaku? Ja receta sekrete që i jep fund këtij problemi

    Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut.

    Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë.

    Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

    Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme, veçanërisht pas ngrënies. Por një përzierje natyrale po bën namin në rrjet si “zgjidhja e artë” për këtë problem.

    Sipas ekspertëve të mjekësisë alternative, një gotë e kësaj pijeje esëll në mëngjes ndihmon në:

    Zbutjen e gazrave dhe fryrjes Përmirësimin e tretjes Pastrimin e zorrëve dhe largimin e toksinave

    🧪 Përbërësit e recetës:

    1 lugë gjelle uthull molle Lëngu i gjysmës së një limoni 1 gotë ujë të ngrohtë (Opsionale: pak xhenxhefil i grirë)

    Pini këtë pije çdo mëngjes për 7 ditë me radhë dhe ndjeni ndryshimin!

  • Edi Rama nuk ndalet! I jep postin e jashtezakonshem njeriut qe doli kundra Veliajt

    Edi Rama nuk ndalet! I jep postin e jashtezakonshem njeriut qe doli kundra Veliajt

    Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama.

    Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të një organizate jofitimprurëse që do të ngrihet mes ministrisë që ai drejton dhe bashkive të vendit.

    Kjo organiztë, thuhet në vendimin e qeverisë ka për kompetencë ‘zhvillimin e kualifikimin profesional të qëndrueshëm të të zgjedhurve, nëpunësve civilë dhe punonjësve të tjerë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim rritjen e performancës profesionale për t’u shërbyer komuniteteve dhe për t’i ndihmuar ato në përmbushjen e funksioneve të veta dhe kompetencave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe për përmbushjen e sfidave, që lidhen me 

    Vendimi është bazuar në pikën 5 të nenit 14 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, që parashikon tekstualisht se ‘dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore, brenda një qarku apo midis qarqeve të ndryshme, si dhe me institucione të qeverisjes qendrore, mund të lidhin marrëveshje të përbashkët për krijimin e një personi juridik të ndarë nga palët, të cilit i japin autoritet dhe kompetenca të caktuara’.

    Sipas këtij parashikimi, kryebashkiakët e vendit do të dorëzojnë kompetencat e drejtpërdrejta që kanë për emërimet dhe shkarkimet në njësitë vendore ku janë zgjedhur te një vendimmarrje e përbashkët, në krye të së cilës do të jetë ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

  • Tro*diten euro dhe dollari, ja cpo ndodh me paundin

    Tro*diten euro dhe dollari, ja cpo ndodh me paundin

    Titulli: Luhatjet e Këmbimit Valutor në Shqipëri – Çmimet e Monedhave Kryesore më 17 Korrik 2025

    Sot, më 17 korrik 2025, tregu i këmbimit valutor në Shqipëri paraqet vlera të reja për monedhat kryesore ndërkombëtare. Kursi i këmbimit reflekton luhatjet në tregjet globale dhe raportin e kërkesës me ofertën në tregun vendas.

    Dollari Amerikan (USD)
    Dollari amerikan blihet sot me 83.3 lekë dhe shitet me 84.5 lekë, duke ruajtur një stabilitet relativ në krahasim me ditët e fundit. Ky kurs tregon një qëndrueshmëri të monedhës amerikane në tregun vendas, ndikuar si nga politika monetare në SHBA, ashtu edhe nga flukset valutore në Shqipëri.

    Euro (EUR)
    Monedha evropiane blihet me 97.2 lekë dhe shitet me 98 lekë, duke qëndruar në nivele të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme. Euro vijon të jetë monedha më e përdorur për transaksione në Shqipëri, por presionet deflacioniste në Eurozonë dhe forca e dollarit kanë ndikuar në vlerën e saj ndaj lekut.

    Franga Zvicerane (CHF)
    Franga zvicerane, e konsideruar si një nga monedhat më të qëndrueshme globalisht, blihet sot me 103.7 lekë dhe shitet me 105 lekë. Kjo monedhë vijon të përbëjë një aset të sigurt për kursimet, veçanërisht në kohë pasigurie ekonomike ndërkombëtare.

    Paundi Britanik (GBP)
    Paundi britanik shënon një nga vlerat më të larta në treg, duke u blerë me 111.7 lekë dhe shitur me 113 lekë. Forcimi i paundit pas zhvillimeve ekonomike pozitive në Mbretërinë e Bashkuar ka ndikuar në këtë rritje.

    Përfundim
    Kursi i këmbimit valutor mbetet një tregues i rëndësishëm për qytetarët, bizneset dhe investitorët në vend. Ndryshimet ditore pasqyrojnë jo vetëm zhvillimet ekonomike ndërkombëtare, por edhe dinamikat e brendshme në Shqipëri. Monitorimi i vazhdueshëm i këtyre vlerave është thelbësor për çdo vendimmarrje financiare.

  • Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

    Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

    Efi Dhedhes është përballur së fundmi me një koment në rrjete sociale, ku një ndjekëse i tha se ajo është mes vajzave të njohura që takojnë personat e burgosur. Komenti, që përmbante gjuhë fyese dhe akuza personale, nuk mbeti pa përgjigje nga Efi.

    Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – iu përgjigj ajo me ironi, duke mos e lënë pa përgjigje provokimin.

    Por replika nuk përfundoi aty. Ndjekësja vijoi me një koment edhe më të ashpër, duke ironizuar publikisht Efin për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe duke i kërkuar që të “mos shesë moral”.

    Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.