Author: Editorial

  • Apeli e la në burg, reagon Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”, përballje që…

    Apeli e la në burg, reagon Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”, përballje që…

    Ish presidenti Ilir Meta nuk ia doli të rifitojë lirinë që e humbi 9 muaj më parë. Pas shumë përpjekjesh, edhe me vendim të Apelit të Posaçëm ai do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit të 313-es në Tiranë.

    Pas vendimit, Meta reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin si një “telenovelë me regji” dhe duke akuzuar drejtësinë se vepron nën urdhra politikë.

    Ai e quajti vendimin një pjesë të një beteje të stisur ndaj tij dhe paralajmëroi një përballje të fortë në gjyq, ku sipas tij, do të faktohet e vërteta.

    Ish-Presidenti thekson në reagimin e tij se kundër tij nuk ka prova dhe premton se do të fitojë betejën me drejtësië në emër të të gjithë shqiptarëve.

    Ilir Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”. Falenderim për avokatin e paepur, Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

    Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

    As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

    Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

    Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

    Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

    Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

    Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

    Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

  • Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e qytetarit pa i treguar, një muaj para!

    Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e qytetarit pa i treguar, një muaj para!

    Raiffeisen Bank” ka mbajtur para nga karta e kreditit të një qytetari në datën 10 korrik 2025 pa e njoftuar klientin.

    Ky i fundit, denoncoi se gjatë një kontrolli rutinë në panelin e llogarisë, konstatoi se gjendja e kartës së tij të kreditit ishte 99 mijë lekë nga 100 mijë që duhej të ishte.

    “Disa vite më parë (2022), hapa një kartë krediti tek Raiffeisen Bank, pa i kushtuars humë rëndësi detajeve, pasi më nëvojitej për pagesat online. Pasi nisa ta përdor, konstatova se komisionet e tyre ishin të larta për pagesat nga ajo kartë, ashtu edhe për përdorimin e saj në bankomat për tërheqje. Për këtë arësye, vendosa të mos e përdor më atë kartë, por nuk e mbylla. Mendova me gjithë koston e lartë, ta mbaja të hapur për ndonjë rast që mund të më nevojitej Brenda apo jashtë vendit”, thotë qytetari.

    Ai ka dërguar edhe statementin e bankës ku provohet se me kartën e tij të kreditit nuk është kryer asnjë veprim apo transaksion prej janarit 2025 e deri në ditën e sotme, 17 korrik 2025.

    E megjithatë, gjendja e kartës është 99 mijë lekë nga 100 mijë që duhej të ishte!

    Si ka ndodhur kjo?!

    Vetë banka, ka tërhequr 1 mijë lekë të reja nga karta e kreditit të klientit, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim, në asnjë mënyrë për këtë veprim, që sipas kërkimeve që ai ka kryer, është bërë në datën 10 korrik 2025.Shtatë ditë më vonë ai konstatoi rastësisht tërheqjen e kësaj shume nga karta e tij e kreditit. Verifikimet e mëtejshme të qytetarit, tregojnë se me shumë gjasë, shuma në fjalë është komision për kartën, por edhe këtu ka një problem.

    Vitin e kaluar, sipas vetë panelit të bankës, komisioni është mbajtur në 5 gusht 2024, ndërkohë që këtë vit, banka e ka afruar me një muaj kohën e mbajtjes së komisionit duke e ërë atë kështu nga 1-vjecar në 10 mujor e 25 ditë.

    Nëse vazhdohet me logjikën përvetësuese të Raiffeisen Bank, vitin e ardhshëm ata do tja mbajnë qytetarit paratë në qershor, e kështu me radhë, duke afruar me një muaj cdo vit, afatin e tërheqjes së shumës në fjalë, në shkelje të hapur të dispozitave të kontratës e cila parashikon komision vjecar dhe jo mujor për kartën e kreditit, kur ajo nuk është përdorur.

    Të dhëna të tjera me interes nga paneli janë edhe fakti se karta e kreditit e qytetarit, ka një interes tmerrësisht të lartë, plot 17 për qind!

    Lajmifundit.al ka publikuar së fundi me dokumente zyrtare, raste të abuzimit me kreditë e marra në Raiffeisen Bank, ku janë përdorur dokumente te falsifikuara. Po kështu, dokumentet zyrtare tregojnë gjobitjen e kësaj banke nga drejtoria e tatimeve tri vite radhazi dhe penalizimin e saj nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

    Këto raste dhe mënyra e veprimit të kësaj banke me kartat, llogarite bankare dhe të drejtat e klientëve, ngrenë pikëpyetje të mëdha për standardet dhe sigurinë e shërbimeve bankare në vend të cilat nuk kanë marrë ende një përgjigje nga autoritetet.

  • 📸 Skandal në “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay — CEO i njohur kapet “mat” me kolegen, videoja po thyen rrjetin! 🔥🎥

    📸 Skandal në “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay — CEO i njohur kapet “mat” me kolegen, videoja po thyen rrjetin! 🔥🎥

    Një nga videot më virale të momentit po bën namin në rrjetet sociale dhe po shkakton furtunë brenda një kompanie të njohur teknologjie!

    Andy Byron, CEO i “Astronomer”, i martuar prej vitesh, u kap nga “Kiss Cam” gjatë një koncerti të grupit Coldplay, duke u puthur me kolegen e tij, shefen e HR-së, Kristin Cabot! 😳

    🎬 Momenti më “i djegur”?

    Pasi u shfaqën në ekranin gjigant të stadiumit, Andy tentoi të largohej i tmerruar, si të ishte zbuluar live në TV! 🤯

    Publiku shpërtheu në britma, ndërsa interneti… nuk e fali!

    📲 Videoja është bërë virale, duke marrë miliona klikime dhe ndarë me komentet:

    “CEO-ja nuk e priste këtë kamerë!”

    “Kiss Cam që i prishi martesën!”

    “Kolegët tashmë do jenë “me sy hapur” në çdo event!”

    🗣️ A është kjo thjesht një gafë në publik… apo nisja e një skandali më të madh?

    👇 Komentoni mendimin tuaj — kjo histori sapo nisi!

  • Skandal në rrjet: YouTuberi amerikan hedh të birin 7-vjeçar nga një shkëmb

    Skandal në rrjet: YouTuberi amerikan hedh të birin 7-vjeçar nga një shkëmb

    Një video e ngarkuar në rrjetet sociale nga një YouTuber i famshëm nga SHBA- ja ka bërë xhiron e botës orët e fundit. Videoja tregon Garret Gee, i cili duket duke e hedhur djalin e tij 7-vjeçar nga një shkëmb i lartë në det.

    Krijuesi 35-vjeçar i përmbajtjes për udhëtime familjare dhe babai i tre fëmijëve e justifikoi veprimin e tij, duke thënë se duhej të gjente një mënyrë që djali i tij të kapërcente frikën e tij.

    Videoja u ngarkua të dielën e kaluar në Instagram dhe i ndau ndjekësit e influencuesit amerikan , pasi pati mjaft prej tyre që e quajtën të papërgjegjshëm për metodat e prindërimit që zgjedh. Megjithatë, pavarësisht reagimeve të forta të publikut, Gee sqaroi se arsyeja e postimit të tij viral nuk ishte për të dhënë këshilla prindërore, as sepse ai beson se të tjerët duhet të ndjekin metoda të tilla me fëmijët e tyre.

    Kjo nuk është diçka që e kam bërë me të gjithë fëmijët e mi,” sqaroi ai. “Çdo fëmijë është i ndryshëm, kështu që mënyra se si i rrisim, i disiplinojmë dhe i mësojmë si të hidhen nga një shkëmb është mjaft e ndryshme.”

    Pastaj ai u shpjegoi 436,000 ndjekësve të tij se, ndërsa i jep përparësi sigurisë së familjes së tij, sa herë që i jepet mundësia, i mëson ata të bëjnë gjëra të vështira që u pëlqejnë.

  • Detektivja ngel pa fjalë! Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, por ja me ke e tr*dhtonte

    Detektivja ngel pa fjalë! Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, por ja me ke e tr*dhtonte

    Rrëfimi i pazakontë i detektives Shkënda Lili: Një hetim që mori një kthesë të papritur

    Në një intervistë të fundit, detektivja e njohur private, Shkënda Lili, ka ndarë me publikun një histori të veçantë nga përvoja e saj shumëvjeçare në hetime. Rasti, siç rrëfen ajo, nuk ishte si të tjerët. Ai nisi si një kërkesë e zakonshme për ndjekje bashkëshortore, por mori një drejtim që nuk ishte i pritshëm as për klienten dhe as për vetë hetuesen.

    Një ditë erdhi një zonjë në zyrën time. E shqetësuar, e lodhur, por me një qëllim të qartë: të zbulonte të vërtetën për bashkëshortin e saj,” kujton Lili. “Më tha se dyshonte se po e tradhtonte, se kishte ndryshuar sjellje, se nuk ishte më prezent emocionalisht. E kuptova që kjo grua po vuante dhe kishte nevojë për përgjigje, jo për mashtrime.”

    Detektivja pranoi rastin dhe nisi hetimet. Së bashku me ekipin e saj, filloi të vëzhgonte burrin në fjalë – një zotëri në moshën e mesme, rreth të pesëdhjetave. Gjatë ditëve të para, nuk kishte ndonjë provë të qartë për një lidhje jashtëmartesore me ndonjë femër. As nuk takonte ndonjë grua në fshehtësi, as nuk kishte sjellje që tregonin për një aferë romantike të zakonshme.

    Por ajo që tërhoqi vëmendjen e hetueses ishte diçka tjetër: ai dukej të kishte një afrimitet të veçantë me një mashkull – një mik, koleg, apo dikë më shumë? “Nuk mund të them se kishin një marrëdhënie intime. Nuk kishte prova. Por ishte një lloj afërsie që ngjallte dyshime,” tha Lili. “Nuk ia tregova klientes, sepse nuk ishte asgjë e konfirmuar. Nuk mund të rrezikoj të shkaktoj dhimbje pa pasur prova të qarta.”

    Ky rast hapi një reflektim më të thellë për detektiven: për marrëdhëniet, për pritshmëritë në çift, dhe për realitetet që shpesh mbahen të fshehura për shkak të paragjykimeve. “Në moshën 50-vjeçare, shumë burra e gjejnë veten në një krizë identiteti apo në një periudhë ripërkufizimi të dëshirave. Shpesh lidhen me vajza më të reja, ndonjëherë për të ndjerë veten të rinj sërish. Por në disa raste, realiteti është edhe më kompleks.”

    Ajo theksoi se nuk është detyra e saj të gjykojë, por të zbulojë të vërtetën, pa paragjykime. “Jeta e njerëzve është shumë më e ndërlikuar se sa mendojmë. Detyra ime është të jem e kujdesshme, etike dhe e drejtë. Edhe kur dyshoj, nuk guxoj të jap përfundime pa fakte.”

    Kjo histori e rrallë, që doli jashtë skenarëve të zakonshëm të tradhtisë bashkëshortore, tregon sa të ndërlikuara dhe delikate mund të jenë marrëdhëniet njerëzore – dhe sa përgjegjësi të madhe mban një detektiv, kur përballet me realitete që nuk janë bardh e zi.

  • U dergua me urgjencë spital! Zbulohen problemet e renda te Veliaj, cfare do ndodhe me te

    U dergua me urgjencë spital! Zbulohen problemet e renda te Veliaj, cfare do ndodhe me te

    Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit ditën e sotme, si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të shfaqura gjatë qëndrimit në paraburgim. Burime nga ambientet e paraburgimit bëjnë me dije se Veliaj ka shfaqur probleme me tensionin e gjakut dhe pritet t’i nënshtrohet një sërë analizash për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

    Sipas informacioneve paraprake, gjatë periudhës së qëndrimit në qeli, që nga 10 shkurti i këtij viti, Veliaj ka humbur mbi 10 kilogramë nga pesha trupore. Tensioni i lartë, humbja e oreksit dhe stresi i vazhdueshëm janë ndër shqetësimet që kanë rënduar gjendjen e tij. Familjarët dhe avokatët kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për kushtet e paraburgimit, duke theksuar ndikimin e tyre në përkeqësimin e gjendjes fizike dhe mendore të klientit të tyre.

    Pritet që në orët në vijim Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ose përfaqësuesit ligjorë të Veliajt të bëjnë një njoftim zyrtar për gjendjen e tij. Ky zhvillim ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë situatën e ndjeshme të të paraburgosurve të ekspozuar ndaj stresit të proceseve gjyqësore dhe ndalimit afatgjatë.

    Zhvillim i natyrshëm apo manovër e njohur?

    Ky zhvillim ka ngritur jo pak pikëpyetje në opinionin publik dhe juridik: A bëhet fjalë për një gjendje të vërtetë kritike shëndetësore, apo për një manovër të njohur që personazhe me ndikim politik apo financiar përdorin për të fituar një “frymëmarrje” nga burgu?

    Precedentët janë të shumtë në Shqipëri, ku të arrestuar të njohur, posaçërisht figura politike, biznesmenë apo zyrtarë të lartë, kanë përfituar dalje të përkohshme nga qelia nën justifikimin e analizave apo problemeve shëndetësore. Për shumë prej tyre, spitali është kthyer në një “zonë gri” mes lirisë dhe burgut, ku kontrolli është më i dobët, vizitat janë më të lehta dhe trajtimi është shumë më i favorshëm sesa në qelitë e paraburgimit.

    Për këtë arsye, nuk mungojnë zërat që e lexojnë këtë zhvendosje të Veliajt drejt spitalit si një fazë të mundshme për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie – një taktikë e zakonshme në raste të ngjashme.

    Dosja e rëndë ndaj Veliajt

    Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, drejtpërdrejt në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, me urdhër të SPAK. Ai përballet me akuza të rënda: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim” në 9 raste, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për ngritjen e një skeme të sofistikuar korruptive brenda Bashkisë së Tiranës, përmes së cilës fondet publike kanalizoheshin tek kompani apo OJF të afërta, në këmbim të favoreve financiare dhe ryshfeteve të maskuara si bashkëpunime institucionale.

    Transaksione të dyshimta, aktivitete fiktive dhe projekte të “pudrosura” me etiketa sociale apo kulturore janë pjesë e një dosjeje voluminoze që përfshin dëshmi, dokumente dhe përgjime të shumta. SPAK ka deklaruar se hetimet janë ende në zhvillim dhe mund të zgjerojnë më tej akuzat apo të përfshijnë emra të rinj.

    Çfarë pritet më tej?

    Ndërkohë që Veliaj ndodhet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, avokatët e tij pritet të dorëzojnë kërkesa për rivlerësimin e masës së sigurisë, me argumentin e përkeqësimit të shëndetit. Një vendim i tillë do të rikthente në qendër të debatit publik pyetjen e përhershme: A zbatohet drejtësia njësoj për të gjithë?

    Në një sistem që ende lufton për të ndarë ligjin nga ndikimi politik, rasti i Veliajt do të jetë një tjetër provë për integritetin e drejtësisë shqiptare. Për momentin, ai ndodhet jashtë qelisë – me uniformë spitali, por gjithsesi i privuar nga liria. Të paktën për tani.

  • 🟥 “S’jam femër!” — Elton Iliriani rrëfen historinë më të sikletshme të jetës së tij intime: “Ai kërkonte… por unë s’e kam!” 🔥😳

    🟥 “S’jam femër!” — Elton Iliriani rrëfen historinë më të sikletshme të jetës së tij intime: “Ai kërkonte… por unë s’e kam!” 🔥😳

    Elton Iliriani, aktivisti i njohur për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe një nga zërat më të guximshëm publikë, ka bërë një rrëfim që po trondit rrjetin!

    Në një intervistë të fundit, Eltoni tregoi një nga momentet më të sikletshme të jetës së tij seksuale:

    “Isha me një djalë shqiptar, shumë simpatik. U pëlqyem. Por kishte një problem… më shihte dhe më thoshte: ‘Ti je shumë e bukur!’ — i dukesha sikur isha femër! I thashë: ‘Po unë nuk jam femër!’”

    Por momenti më i sikletshëm ndodhi kur shkuan në shtrat:

    “Ishte si në film. Ai kërkonte… por unë s’kam vaginë! Dhe më besoni, ishte një situatë vërtet e vështirë për të dy.”

    Ky rrëfim i sinqertë dhe pa filtra ka ndezur debat në rrjet: shumë e quajnë një moment guximi dhe transparence, të tjerë thonë se tregon ende sa e pakuptuar është identiteti gjinor në shoqërinë shqiptare.

    🗣️ Çfarë mendoni ju për këtë histori? A duhet të flitet më hapur për këto përvoja që të thyhen paragjykimet?

    👇 Lëri mendimet e tua në komente — ky lajm po ndez gjithçka online!

  • Kur është hera e fundit që i keni parë? Ja pse po zhduken xixëllonjat në gjithë botën

    Kur është hera e fundit që i keni parë? Ja pse po zhduken xixëllonjat në gjithë botën

    Xixëllonjat plot dritë na sjellin ndërmend momentet më të bukura të fëmijërisë dhe është i madh malli për netët e kaluara në natyrë, nën mantelin e qiellit plot yje dhe në praninë e xixëllonjave, të cilat me shkëlqimin e tyre shpesh e bënin natën ditë.

    Por, kur është hera e fundit që ke parë një xixëllonjë?

    Nëse nuk e mban mend, atëherë ka kaluar shumë kohë dhe nëse i ke parë rrallë problemi mbetet serioz. Çfarë po ndodh në të vërtetë?

    Bletët nuk janë të vetmet specie në zhdukje, pasi edhe fluturat po hasin vështirësi. Por me xixëllonjat situata është mjaft problematike. Prej vitesh, shkencëtarët kanë paralajmëruar shuarjen e 2,000 specieve të ndryshme të xixëllonjave.

    Nuk është aspak çudi. Dora e njeriut në mjedis është shkatërrimtare. Krijesa të ndryshme ‘janë pa shtëpi.

    Xixëllonjat shumohen dhe jetojnë në pyje, pranë liqeneve dhe lumenjve, nëpër kopshte dhe lëndina. Por kur betoni zapton çdo hapësirë të gjelbër, xixëllonjat humbasin habitatin e tyre. Sikur betoni të mos mjaftonte, ekzistenca e tyre ndikohet për keq edhe nga pesticidet dhe ndotjet e shkaktuara nga njeriu. Xixëllonjat rrëfejnë më së miri shëndetin e mjedisit që na rrethon.

    Xixëllonjat po shuhen në mbarë botën si rezultat i degradimit dhe humbjes së habitatit të tyre, ndotjes së lumenjve, përdorimit në rritje të pesticideve dhe ndotjes së vazhdueshme të ndriçimit në zonat e banuara nga njerëzit.

    Xixëllonjat janë pjesë e trashëgimisë së biodiversitetit, pasi ato janë krijesa ikonë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shumë kultura dhe qytetërime. Këto insekte fluturuese janë si zanat e përrallave. Ato janë epitoma e mbrëmjeve më të bukura verore dhe dashuria e parë me mrekullitë e natyrës për shumë prej nesh.

    Nëse humbasim xixëllonjat, do të këpusim njëherë e mirë atë fillin e hollë që na lidh me magjinë e nënës natyrë dhe botës së mrekullueshme të saj. Njeriu nuk mundet ta përballojë një humbje të tillë, sado e parëndësishme në dukje.

    Ajo që ne mundemi të bëjmë është të krijojmë mundësi nëpër kopshtet tona për xixëllonjat duke shmangur përdorimin e kimikateve, duke lejuar krimbat dhe kërmijtë të shërbejnë për ushqimin e larvave të xixëllonjave, duke fikur dritat e verandave apo kopshteve dhe duke krijuar bimësi të bollshme për to.

    Këto hapa mund të duken të rëndomtë, por ruajtja e xixëllonjave ka shumë rëndësi. Habitatet e xixëllonjave shfrytëzohen edhe nga shumë krijesa të tjera të natyrës si zvarranikët, zogjtë, amfibët dhe shumë specie të tjera. Sa më shumë krijesa të natyrës të humbasim aq më pak do të investohemi në aspektin emocional.

    Xixëllonjat janë të domosdoshme të vazhdojnë misionin e tyre si ambasadorë të magjisë së natyrës

  • Dafina dhe Kreshniku bëhen prindër, ky është emri i veçantë

    Dafina dhe Kreshniku bëhen prindër, ky është emri i veçantë

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji janë bërë prindër për herë të parë.

    Djalin e kanë pagëzuar me emrin Daskan.

    “Mirë se erdhe në jetë”, shkroi Dafina në postimin e mbishkrimit.

    Urime! 

  • Mik i George Bush’! Ja kush eshte Pëllumb Pilinçi qe cm*ndi rrjetin, sdo ta besoni cfare ka bere ne SHBA

    Mik i George Bush’! Ja kush eshte Pëllumb Pilinçi qe cm*ndi rrjetin, sdo ta besoni cfare ka bere ne SHBA

    TIRANË– Dëshpërimi të shtyn të bësh gjëra të dëshpëruara! Nëse kjo fjali do t’i përshkruante më së miri një grup personash, do të ishin padyshim banorët e Thethit. Të vendosur përballë rrënimit të investimit të tyre, për ditë me radhë kanë pritur “delegacione” me shpresën se dikush do t’i ndihmonte të përballeshin me shtetin. Pritën një grup banorësh nga Mirdita, që i shkuan “për ndihmë” pasi i ishin shembur të gjithë bujtinat, pritën dhe Pëllumb Pilinçin me kompani. Nuk është e pazakontë që miku të pritet si Zot kudo që shkel, por në rastin e fundit, ishte në kufinjtë e abuzueses. Për të sqaruar më shumë dhe për të dhënë kontekst, ZËRI ka përgatitur një profil të Pilinçit dhe të tijëve, që për ata që e kanë përjetuar ose studiuar më vonë të ngjan shumë me Suden dhe Vehbi Alimuça.

    Për të gjithë ata që nuk e njohin dhe tashmë do ta njohin, Pëllumb Gani Pilinçi është themelues dhe kryetar i Partisë Shpresa Demokrate, e paraqitur si parti me orientim “demokrat të djathtë” dhe lidhje shqiptaro-amerikane. Ai ka lindur më 16 prill 1948 dhe ka kaluar fëmijërinë në kushte të vështira në Shqipëri komunist. Më pas, ka emigruar në SHBA ku ka ndjekur studimet dhe karrierën arsimore/akademike.

    Sipas asaj që thotë vetë, se prova nuk ka paraqitur kurrë, është takuar me figura të njohura amerikane, përfshirë Presidentin dhe zëvendës presidentin e SHBA-së (George H.ë. Bush), si pjesë e një angazhimi me çështjet e Ballkanit dhe Evropës. Me “eksperiencën” premton se do t’i futut edhe ai politikës për të krijuar një qeverie teknike intelektuale në Shqipëri, madje ka gati edhe “ministrat hije”.

    Ministrat hije (ose “ministri hije”) është një term politik që vjen nga modeli britanik i opozitës parlamentare, dhe nënkupton: Zyrtarë të opozitës që marrin përsipër rolin për të monitoruar dhe sfiduar ministrat aktualë të qeverisë, duke qenë të gatshëm për t’i zëvendësuar ata nëse opozita fiton pushtetin. Por në këtë pikë do të kthehemi në një moment të dytë.

    Ndër vite ai hyn dhe del pa filtër nga ekranet televizive duke bërë deklarata dhe premtime. Një nga deklaratat e tij më të bujshme përfshin edhe kryedemokratin Sali Berisha, për të cilin Pilinçi thotë se e ka bërë ai president. Mirë në Shqipëri, por pretendonte se edhe në Amerikë kishte lidhje me njerëz të rëndësishëm, një prej tyre edhe ish-sekretari i Shtetit, që “haxhonte” kohën e tij për ta telefonuar çdo një orë. Pra; një nga personat më të rëndësishëm në botë, që këshillon vetë (asokohe) presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe që ka mundësi që të konsultohet me ekspertët më të mirë që ka njohur bota dhe njerëzimi…flet dhe merr mendim nga Pilinçi. Kjo mund të jetë një ëndërr e tij, por që kurrë nuk është bërë realitet.

    “Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika. Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam plagosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, kryeministrin që ka këtë vendin këtu. Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra. Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi,”-thoshte dikur Pilinçi.

    Edhe tani, me shumë gjasa për të bërë pushimet e verës, Pilinçi është kthyer sërish në Shqipëri. Bëri një “xhiro” në Theth ku promovoi idenë e një Shqipërie demokratike, por me vlera euroatlantike. Pjesë e vizionit të tij është “Amerika e Vogël” në zemër të Evropës – ide që përsërit në fjalimet e tij publike. Dhe po! Ka marrë kohën të ndajë vizionin e tij.

    Në korrik 2024, Pilinçi dhe Partia Shpresa Demokrate propozuan krijimin e një qeverie teknike me 13 sekretarë (të cilët ai i konsideron si “ministra” sipas modelit amerikan me senatorë) Sipas pilotit politik të partisë, sistemi duhet të përbëhet nga 80 deputetë dhe 41 senatorë, me një qeveri presidenciale ku çdo përfaqësues zgjidhet direkt nga qytetari

    Deklaratat dramatike & aksioni i ashpër kundër klasës politike

    Pilinçi ka deklaruar se, në ditën që instalohet “qeveria teknike”, Edi Rama do të arrestohet dhe Sali Berisha do të përfundojë në burg. Ka gjetur dhe vendin se ku do i “burgosë”. Të gjithë ABshkë. Në mars 2025 në një intervistë televizive në kanal “Shpresa TV”, ai tha se kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin do të rikthehen për paraburgosjen e politikanëve të korruptuar. E teksa ishte në Theth, ia “lëshoi” një kërcënim kryeministri Edi Rama.

    Edi Rama të kam thënë përpara dy ditëve, do të të tërheq zvarrë deri te Skëndërbeu. Ne do të bëjmë qeverinë. Do të habiteni sesi do ta bëjmë ne këtë vend. Do të bëhet qeveria këtë muaj ose mesi i muajit tjetër,”- ka thënë ndër të tjera Pëllumb Pilinçi.

    E bëri këtë deklaratë edhe pse mund t’i rëndojë akuza për “përndjekje”. Sipas Kodit Penal shqiptar, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet. Për shumë më pak u dënua me 1 vit burg deputeti Ervin Salianji, por duket se në këtë rast, Rama nuk ka gjasa të merret. Edhe pse Pilinçi i ka akuzuar liderët e kryesore të partive PD dhe PS si bashkëpunëtorë të interesave të huaja serbe‑rusë dhe si pjestarë të një klase që ka vjedhur pronat e shqiptarëve.

    Ndaj edhe herë pas herë, nga makina e tij me flamur amerikan dhe shqiptar, Pilinçi fton shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen për ndërtimin e një shteti pa korrupsion. Në thelb, nuk është se nuk ka të drejtë, por vetë personazhi “Pilinçi” nuk është i duhuri! Edhe pse me shumë mundim ka marrë hapa konkretë dhe ka hapur një seli në Sauk, nga ku inkurajon shqiptarët të bëhen pjesë e partisë së tij për të përmbushur “amanetin e të parëve”.

    Tani rikthehemi tek tek ministri në hije. 

    Vizita në Theth e profesorit shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi, ka qenë një ndër lajmet më të komentuara përgjatë së mërkurës. I blinduar deri në “dhëmb”, me bodygardë (po, po, me truproja) dhe automjet luksoz, Pilinçi takoi banorët e fshatit turistik të Thethit bashkë me një person shumë të rëndësishëm për të. Biznesmenin Rako Paja, i cili mesa duket dëshiron që t’i “rrëmbejë” postin ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut. Prezantimin ia bëri vetë kreu i partisë në Youtube.

    “Përshëndetje miq të dashur të televizionit Shpresa. Sot kam nderin të kem në studio ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës zotin Rako Paja. Përshëndetje zoti Paja,”- i thotë moderatorja, ndërkohë që biznesmeni ia kthen përshëndetjen, duke konfirmuar kështu edhe “postin” e tij. Madje i ka gjetur edhe zv.ministren, një zonjë që u prezantua si Lindita Tela.

    Belinda Balluku dhe “rivali” i saj

    Teksa aspiron politikën, Rako Paja, biznesmeni nga Skrapari, ka arritur që të dominojë tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, deri në Qipro. Ai rezulton që të jetë aksioner në të paktën 9 kompani të cilat merren kryesisht me ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike. Madje, 3 vite më parë është takuar edhe me “armiken” e tij më të re, vetë ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër një nga investimet në Dibër, sa i përket prodhimit të energjisë nga dielli.

    Po atëherë Balluku nuk e dinte që po takonte pasuesin e saj potencial, që as vetë nuk e beson që është i tillë.

    Megjithatë ai e ka nisur një mision, si edhe shumë të tjerë në politikë. Të shohim sesa do të zgjasin…Ndoshta deri në vjeshtë kur të kenë mbaruar pushimet dhe Pilinçi të rikthehet në Amerikë më “green-card” e tij. Në Theth nuk shkon dot më se në dimër bllokohet rruga. Çfarë Xhaferri apo jo? Nuk e njihni Xhaferrin? Epo historia që nuk njihet ka shumë gjasa të përsëritet.