Author: Editorial

  • Shkuan për pushime në Spanjë, por supriza i la pa fjalë: “Kishin ngjitur Varrezat ! Reagimi Epik ( Video )

    Shkuan për pushime në Spanjë, por supriza i la pa fjalë: “Kishin ngjitur Varrezat ! Reagimi Epik ( Video )

    Një çift i gëzuar shqiptar shkoi për pushime në Spanjë dhe vendosi të marrë me qira një vilë të vogël simpatike në një zonë të qetë. Deri këtu gjithçka perfekte… derisa zbuluan “fqinjët” e tyre të rinj! 😳

    Teksa gruaja bënte video për të treguar shtëpinë e pushimit, ajo shpërtheu në të qeshura dhe me kamerën tregon pamjen nga ballkoni: poshtë shtëpisë ndodheshin… varrezat! 😅

    “Epo, kemi disa fqinj këtu poshtë… por s’na shqetësojnë fare! Janë shumë të qetë!” – thotë burri mes të qeshurave, ndërsa gruaja nuk ndalet së qeshuri.

    Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, me ndjekës që komentojnë:

    “Ky po quhet peaceful neighborhood!”

    “Të paktën nuk ka zhurma!”

    “Kur s’gjen qetësi në jetë, gjej në pushime!”

  • Sju shkon kurrë ne mendje! Edi Rama e le amanet: Ja cfarë dua të më shkruhet mbi gurin e v*rrit

    Sju shkon kurrë ne mendje! Edi Rama e le amanet: Ja cfarë dua të më shkruhet mbi gurin e v*rrit

    E përditshmja britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe pritjes që vendi ynë i bëri afganëve që ikin nga lufta. Kryeredaktori Alec Russell është rikthyer në vendin tonë pas 30 vitesh kur edhe vizitoi Tiranën për herë të fundit.

    Si të gjitha shkrimet e gazetarëve të huaj nuk mungojnë elozhet për zyrën e kryeministrit Rama dhe epitetet për kryeministrin piktor dhe ish-basketbollist.

    “Njeriu që mori vendimin për të marrë afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë të mbuluar me qindra, fjalë për fjalë qindra, shkumësa me ngjyra dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

    Edi Rama, kryeministri i Rilindjes së Shqipërisë, është një ish-profesor arti, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme ka vazhduar të ekspozojë punën e tij edhe gjatë kohës që ishte kryeministër”, – shkruhet në artikull.

    Gazetari e pyet Edi Rama dhe për aleancat e Shqipërisë në periudhën komuniste dhe pozicionimin aktual kur Rusia dhe Kina po kërkojnë zgjerimin e ndikimit në rajon.

    “Ne kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” – thotë Rama lduke nënkuptuar për aleancat e epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re” – shton Rama duke nënkuptuar BE-në.

    Edi Rama është pyetur dhe për një fjalë që do donte të shkruhej në gurin e tij të varrit nëse do të donte të ishte piktor apo kryeministër.

    “Do të ishte, piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”, – është përgjigjja e Ramës në artikull.

  • 🎥 Momenti që bëri namin në rrjet: Egla Ceno ngelet “si sht” nga Mimoza Ahmeti – reagimi i Mozës është ftohtë si akulli!* ❄️📚

    🎥 Momenti që bëri namin në rrjet: Egla Ceno ngelet “si sht” nga Mimoza Ahmeti – reagimi i Mozës është ftohtë si akulli!* ❄️📚

    Egla Ceno kërkon një dedikim të thjeshtë nga shkrimtarja Mimoza Ahmeti, por përfundon në një situatë super të sikletshme 😳. Me një libër në dorë, Egla i afrohet dhe i thotë:

    “Moza, a mund të më lësh një dedikim?”

    Por përgjigjja e Mozës e ngrin komplet skenën:

    “Ky është libri im, e kam për punë, s’të lë dedikim.”

    Egla mbetet e shokuar dhe i thotë:

    “Ok Moza, po ta lë këtu.”

    Dhe Mimoza me një qetësi absolute i kthen:

    “Ok.”

    Komentet s’kanë të ndalur:

    🧊 “Moza është më e ftohtë se frigoriferi!”

    📺 “Kjo do ishte lojtare e frikshme për Big Brother VIP!”

    🤣 “Egla nuk e pa këtë përgjigje duke ardhur!”

    👇 A e doni Mimozën në BBV5? Etiketoni produksionin!

  • E ka shitur b…n”, Ylli zbulon detajin që nuk dihej për Big Mamën ( Video )

    E ka shitur b…n”, Ylli zbulon detajin që nuk dihej për Big Mamën ( Video )

    Ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, Ylli Dreshaj, ka qenë i ftuar në “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli gjerë e gjatë për përvojën e tij në fermë, dhe jo vetëm.

    Ylli, i cili bëri bujë gjatë qëndrimit të tij në reality show për deklaratat shpërthyese, nuk kurseu as këtë herë opinionet e forta.

    Ai ndau detaje të pathëna më parë për Big Mamën, duke befasuar publikun me deklarata të forta për të.

    Por nuk u ndal me kaq, Ylli komentoi edhe për banorë të tjerë të edicionit, përfshirë Gani Germinë, madje pati deklarata të forta për të.

    Se çfarë tha ai, ndiqeni intervistën e tij të plotë në linkun më poshtë! 

  • Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!

    Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për dosjen mbi skandalin e mikrokredive, në ngarkim të të pandehurve ku bën pjesë edhe aksioneri Arben Meskuti, të cilët zhvatën mijëra qytetarë.

    SPAK jua ka dërguar letrën që do të shkojë në gjykatë, 30 viktimave të kësaj skeme mashtruese, të cilët kanë faktuar veprat penale.

    Bëhet me dije se për Arben Meskutin parashikohet të paktën 20 vjet burg, dhe mbi 10 vjet për të akuzuarit e tjerë, sipas neneve të Kodit Penal.

    Ndërkohë, Olsi Ibro, përjashtohet nga ky varg dënimesh, pasi në korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë duke kryer vetëvraje.

    Në bazë të hetimeve tashmë të përfunduara, rezulton se të akuzuarit kishin funksionuar si një grup i strukturuar kriminal për 9 vite, duke mashtruar shqiptarët përmes skemave korruptive të mikrokredive.

    Pas përfundimit të hetimeve, gjyqi pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

    Sipas dosjes së SPAK: Në përfundim të hetimeve janë siguruar të dhëna të sakta se të pandehurit Elda Ibro, Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Albert Gega, Olsi Ibro, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Yliana Sejfo, Indrit Çuberi, Rigels Bejko, Altin Vako, Helidon Xhindi, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj, Roland Deda, Endri Myftari, Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., Personi juridik “ADCA” sh.p.k., Personi juridik “Final” sh.p.k., “Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group” kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Falsifikimit të dokumentave”, kryer nga personi që ka per detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/3; 186/1; 186/3; 333/a dhe 334, paragrafi i parë, të Kodit Penal.

    Kujtojmë se Arben Meskuti, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale, ndodhet në qeli me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

    Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë.

    Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra.

  • Priten temperatura ek*treme 44 gradë, flet sinoptikania: Lutem që kjo..

    Priten temperatura ek*treme 44 gradë, flet sinoptikania: Lutem që kjo..

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti pritet te vijoj i nxehtë edhe per 10 ditëshin e fundit të korrikut.

    Sipas saj nga mesi i javës qe vjen ne qrkun e Beratit, temperaturat pritet te kapin nivele rekord deri ne 44 gradë celcius..

    Termometri pritet te jete i larte jo vetem gjatë ditës por edhe gjatë nates gje qe e ben mjaft te veshtire kete periudhe sidomos per te moshuarit apo te semuret kronik..

  • 5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë

    5 gjëra që nuk janë “normale” në një marrëdhënie, edhe pse shpesh i tolerojmë

    Jo çdo gjë që bëhet shpesh, është e shëndetshme. Ka sjellje që normalizohen në çift, por në të vërtetë janë sinjale alarmi, të vogla në pamje të parë, por me efekt të madh afatgjatë. Ja cilat janë disa prej tyre:

    1. Të të bëjnë të ndihesh fajtor për gjithçka
    Kur gjithmonë je “fajtori” edhe për gjëra që nuk varen nga ty, nuk është kompromis, është manipulim emocional.

    2. Të të kontrollojnë telefonin dhe rrjetet sociale
    Privatësia nuk duhet të zhduket në emër të dashurisë. Kontrolli i tepruar është shenjë pasigurie dhe mungesë besimi.

    3. Të tallesh apo të ulesh në sy të të tjerëve
    Edhe “humori” ka kufij. Nëse ndihesh i/e poshtëruar, nuk është shaka, është mungesë respekti.

    4. Të ndëshkohesh me heshtje
    Kur dikush zgjedh të mos flasë me orë apo ditë për të të ndëshkuar, nuk është mënyrë e shëndetshme për të zgjidhur një konflikt.

    5. Të ndihesh vazhdimisht në ankth se mos e mërzit
    Një marrëdhënie duhet të jetë vendi yt i qetësisë, jo një fushëminë ku ecën në majë të gishtave.

    Dashuria nuk duhet të dëmtojë. Nëse ndonjë nga këto pika të tingëllon e njohur, ndoshta është koha të reflektosh për vendin që zë marrëdhënia në jetën tënde.

  • Plas mes Anisës dhe Edit, ja çka ndodhi mes tyre

    Plas mes Anisës dhe Edit, ja çka ndodhi mes tyre

    Zhvillimi më i preferuar i portaleve javëve të fundit padiskutim që listohet ai që ndërlidhej me dy emra, Edin dhe Anisën.

    Dy ish-banorët e BBVK3 u shfaqën tej mase të afërtme njëri-tjetrin, duke lënë thuajse çdoditë mesazhe të koduara që mbushnin mediat online.

    Afërsia e kësaj dysheje mori vëmendjen e madhe tëpublikut, shumicës duke i pëlqyer e të tjerëve duke iudukur habi ky kombinim pas formatit.

    Por, mesa duket, gjithçka mes tyre ka marrë fund.

    Kjo kuptohet edhe nga rrjetet sociale, ku befas ata nuke ndjekin njëri-tjetrin teksa Edi po shijon pushimet nëjug të Shqipërisë me shokë, pa shoqe!

    Se cila është arsyeja e ndarjes së tyre, detajet i kuptoni në materialin në vijim! /

  • Zbulimi që po alarmon: “Sindroma Pas Vaksinimit” është reale – Këto janë shenjat që duhet të njihni!

    Zbulimi që po alarmon: “Sindroma Pas Vaksinimit” është reale – Këto janë shenjat që duhet të njihni!

    Një grup studiuesish nga Universiteti Yale ka identifikuar një gjendje të re shëndetësore të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19, të cilën e kanë quajtur “Sindroma Pas Vaksinimit” (Post-Vaccine Syndrome – PVS).

    Kjo sindromë përfshin simptoma të lodhjes ekstreme, tringëllimë në veshë, marramendje, mjegullim të trurit dhe intolerancë ndaj aktivitetit fizik. Ajo mund të shfaqet muaj apo edhe vite pas vaksinimit fillestar ose dozave përforcuese.

    Çfarë zbuluan studiuesit?

    Në analizat e 42 individëve me simptoma dhe 22 pa to, studiuesit vunë re ndryshime të dukshme në qelizat imunitare, përfshirë nivele më të ulëta të CD4+ T dhe më të larta të CD8+ T me TNF-alpha – një marker i inflamacionit.

    Gjithashtu, në disa raste u zbulua prania e proteinës spike të COVID-19 në gjak, e cila mund të shpjegojë një pjesë të simptomave. Por kjo proteinë nuk u gjet në të gjithë pacientët, duke lënë të hapur pyetjen mbi mekanizmin e saktë të sindromës.

    Roli i virusit Epstein-Barr

    Një tjetër gjetje shqetësuese është riaktivizimi i virusit Epstein-Barr, që mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe shqetësime neurologjike. Ky virus është i njohur për qëndrimin e tij latent në trup dhe aktivizimin në raste stresi imunitar.

    Ndërlidhja me “long COVID”

    Në krahasim me 134 persona të vaksinuar pa simptoma dhe 134 të tjerë me long COVID, u vu re se të dy grupet ndanin ngjashmëri në gjurmët biologjike – përfshirë proteinën spike dhe riaktivizimin e Epstein-Barr.

    Rritja e rasteve me miokardit pas vaksinimit

    Të dhëna të mëparshme nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA (NIH) kanë treguar rritje të rasteve të miokarditit pas vaksinimit mRNA, me një incidencë 223 herë më të lartë se mesatarja historike, sipas sistemit VAERS. Rreth 76% e rasteve kërkuan kujdes të menjëhershëm mjekësor, ndërsa 3% rezultuan fatale.

    Çfarë pritet më tej?

    Dr. Akiko Iwasaki dhe Dr. Harlan Krumholz, autorët kryesorë të studimit, theksojnë se rezultatet janë paraprake dhe nuk përfaqësojnë një përfundim përfundimtar. Ata po punojnë për zhvillimin e mjeteve diagnostikuese dhe trajtimi, si dhe për identifikimin e grupeve më të rrezikuara.

    Ky studim shënon një hap të rëndësishëm drejt kuptimit të efekteve afatgjata të vaksinimit, duke ngritur një debat të ri mbi sigurinë e vaksinave mRNA dhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm të efekteve të tyre në shëndet.

  • SPAK ÇON NË GJYKATË ÇETËN E MIKROKREDIVE/ Kush është “BOLI” që “kullufiti” 1700 prona për t’ia dhënë MCA-së

    SPAK ÇON NË GJYKATË ÇETËN E MIKROKREDIVE/ Kush është “BOLI” që “kullufiti” 1700 prona për t’ia dhënë MCA-së

    SPAK me Edvin Kondilin, prokuror të çështjes, sapo ka përfunduar një prej hetimeve më të bujshme të viteve të fundit. Skema e mashtrimit me kredi zbërthehet në një material 200 faqesh dhe mbi 10 mijë fletë prova.

    Llahtaria me pronat e shqiptarëve vërtetohet nga hetimet e përfunduara. 1700 prona të grabitura, pa një inventar akoma përfundimtar. 8.6 milionë euro të vjedhura nga Elda Ibro, 1.4 milionë euro Arben Meskuti, bashkë me 3.8 milionë euro të grabitura me faturime të ADCA, 1.2 milionë euro Alban Kote, 480 mijë euro Yljana Sejfo, 540 mijë Arben Meskuti nëpërmjet Star, 120 mijë euro Rigels Bejko dhe 280 mijë euro së bashku Altin Vako, Fatos Alimadhi, Lefter Canaj dhe Helidon Xhindi.

    Këto janë shifra karamele para vjedhjes gjigande të pronave me ankande fiktive. Skema udhëhiqej nga Olsi Ibro, me ekzekutor Rigels Bejko me nofkën “Boli”.

    Në faqen 65 të akuzës lexohet si bëheshin ankandet nga “Boli” i përmbarimit. Vetëm në një ditë ai shiste me dhjetëra prona në ankand. Më 23.11.2023 “Boli” bëri plot 75 ankande. Pronat që kaluan më pas në pronësi të MCA u zhdukën nga qarkullimi. Paratë e përftuara pas shitjes së tyre me çmim tregu, sipas hetimit, janë pastruar duke u investuar në një objekt në Selanik të Greqisë dhe në disa të tjerë në jug të Shqipërisë, ku Rigels Bejko figuron edhe si investitor në një firmë ndërtimi.

    Miliona euro janë vjedhur nga skema gjigande e grabitjes me kredi. Ato janë investuar në biznese dhe pasuri të paluajtshme. SPAK me prokuror Kondilin hapi siparin me dërgimin e çështjes në gjykatë. Aty pritet të bashkohen dhjetëra viktima të mashtrimit gjigand, të cilat do tregojnë bëma dhe emra të tjerë të përzier në aferën e Meskutit, Bolit të përmbarimit dhe shokëve të tyre.