Author: Editorial

  • Trupi i copëtuar i studentes gjendet ne valixhe, ish-i dashuri, ish-polic, ne pranga!

    Trupi i copëtuar i studentes gjendet ne valixhe, ish-i dashuri, ish-polic, ne pranga!

    Një krim makabër ka tronditur opinionin publik turk, duke u kthyer në një nga rastet më të komentuara të vitit. Ayşe Tokyaz, 22 vjeçe, studente infermierie nga Hatay, u raportua e zhdukur në Stamboll… vetëm për t’u gjetur disa ditë më vonë e copëtuar dhe futur në një valixhe, pranë rrugës në lagjen Küçükçekmece. Detajet janë aq të rënda, sa të lënë pa frymë.

    Mediat turke kanë zbuluar se i dyshuari kryesor është ish-i dashuri i saj, Cemil Koç, një ish-oficer policie me të kaluar të errët. Ayşe kishte shkuar për një vizitë në shtëpinë e tij natën e 10 korrikut… dhe nuk doli më kurrë gjallë.

    SON DAKİKA! Vahşice katledilen Ayşe Tokyaz cinayetiyle ilgili iki müfettiş  görevlendirildi!

    Trupi i saj u gjet tri ditë më vonë, i fshehur në një valixhe. Sipas ekspertizës, ajo ishte vrarë brutalisht dhe me gjasë, në mënyrë të planifikuar.

    “Rrëzua nga shkallët” – alibia e ftohtë e të dashurit që tronditi Turqinë!

    Cemil Koç është arrestuar bashkë me gjithsej 7 persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në fshehjen e krimit. Por mbrojtja e tij ka shokuar edhe më shumë publikun:
    “Ajo ra nga shkallët… dhe vdiq.”
    Një justifikim që mediat e kanë quajtur të neveritshëm dhe të stërpërdorur, sidomos kur kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e rrëzojnë këtë version.

    Motrat binjake ndanë gjithçka – edhe dhimbjen
    Esra Tokyaz, motra binjake e Ayşes, ka dëshmuar se kishte raportuar më parë për kërcënime dhe dhunë psikologjike, por askush nuk e mori seriozisht. Ky detaj po hap debate të forta për mosreagimin e institucioneve, të cilat, si shumë herë më parë, nuk ndërhynë derisa ishte shumë vonë.

    Protesta, revoltë dhe një popull që kërkon drejtësi

    Ngjarja ka nxitur valë protestash në Stamboll, me pankarta që bërtasin:
    “Ayşe için adalet” – Drejtësi për Ayşe!
    Organizatat për të drejtat e grave kanë denoncuar për të disatën herë fenomenin e “vrasjeve të fshehta”, ku vajzat vriten nga njerëzit më të afërt, ndërsa shteti hesht.

    Pse u vra Ayşe? Historia që nuk duhet të përsëritet!

    Burime pranë hetimit tregojnë se Koç kishte propozuar martesë, por Ayşe e kishte refuzuar. Diferenca e moshës, kontrolli obsesiv dhe karakteri i tij i rrezikshëm ishin disa nga arsyet pse ajo u tërhoq. Dhe ai… nuk e pranoi kurrë ndarjen.

    Ekspertët flasin për një “trinitet toksik” – narcizëm, psikopati dhe mungesë ndjeshmërie – si shenjë paralajmëruese që sistemi vazhdon të neglizhojë.

    Në vend të luleve, një valixhe e mbyllur…

    Historia e Ayşes është historia e shumë vajzave që ikin pa zë. Ajo nuk u vra vetëm nga një ish-i dashur me uniformë, por nga një sistem që nuk e dëgjoi kurrë kur ajo tha “kam frikë”.

    Tani, teksa hetimet vazhdojnë dhe shoqëria kërkon llogari, mbetet vetëm një thirrje:
    “Mos e lini Ayşen të harrohet!”

  • 🟥 “What’s Going On With Trump’s Hands and Legs? Shocking Photos Spark Health Concerns 😳”

    🟥 “What’s Going On With Trump’s Hands and Legs? Shocking Photos Spark Health Concerns 😳”

    Photos of Donald Trump’s bruised hand and swollen legs have gone viral, fueling days of intense online speculation.

    From conspiracy theories to wild internet rumors, people were quick to wonder:

    Is the 79-year-old president hiding a serious health issue?

    But now, the White House has responded, confirming that Trump has been diagnosed with chronic venous insufficiency — a common and non-life-threatening condition where blood pools in the legs due to weakened veins.

    As for the bruising on his hand?

    Doctors say it’s caused by frequent handshakes combined with daily aspirin use, which can lead to easier bruising.

    Despite the visible symptoms, Trump’s medical team insists that all test results came back normal, and he remains in what they call “excellent health.”

    Still, social media isn’t convinced…

    What do YOU think? Is it just age – or is there more to this story?

  • “The Simpsons Predicted THIS Exact Scene – And It’s Freaking People Out 😳”

    “The Simpsons Predicted THIS Exact Scene – And It’s Freaking People Out 😳”

    Their predictions are getting CRAZIER by the day…

    Fans are freaking out after discovering that The Simpsons Season 26, Episode 10 (aired January 4, 2015) may have predicted this exact real-life moment — nearly a decade ago!

    The photo on the right, recently taken at a live event, shows a couple in the exact same pose, outfits, and expression as seen in the cartoon version YEARS earlier.

    👁️ Coincidence? Or are The Simpsons writers time travelers?

    This isn’t the first time they’ve done it… and definitely not the last.

    👇 Drop your thoughts in the comments –

    Is this just creepy now or what?!

  • Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…

    Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…

    Afati po mbaron për Sali Berishën. Doktori po i reziston nenit Basha, por koha nuk është në favor të tij. Një pikë tjetër brenda nenit, vetëm dy reshta sipër, i kujton doktorit se mandat i tij është 4-vjeçar dhe duhet të përfundojë më 22 maj të vitit 2026.

    Edhe 10 muaj kanë mbetur nga ajo datë, dhe Berisha duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar, por brenda të njëjtit nen i del dhe “BASHA” që nuk e lejon më të kandidojë pasi ka humbur zgjedhjet.

    “Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH. Mandati i kryetarit është katër vjet”, thuhet në pikën e gjashtë.

    “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”, thuhet në pikën tetë.

    Doktori e ka provuar me kohë se nuk respekton statutin me të cilin premtoi rithemelimin, por tani është në kurthin qe ngriti vetë. Nëse nuk pranon nenin Basha, do të duhet as të mos bëjë zgjedhje? A mos janë kështu zgjedhjet farsë edhe brenda PD?

    Pas primareve dhe karriges së tij, Berisha po mban nën frikën e mosrespektimit të statutit, edhe gjithë kupolën e PD, të vjetër e të rinj.

  • Tragjedi detare, zjarr në një anije pasagjerësh! Pesë të vd*kur, mes tyre një grua shtatzënë, shpëtohen 284 veta ( VIDEO )

    Tragjedi detare, zjarr në një anije pasagjerësh! Pesë të vd*kur, mes tyre një grua shtatzënë, shpëtohen 284 veta ( VIDEO )

    Një anije pasagjerësh me qindra persona në bord u përfshi nga flakët të dielën në brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre edhe një grua shtatzënë, sipas agjencisë Associated Press.

    Anija KM Barcelona 5 ishte nisur nga arqipelagu i Talaudit dhe po udhëtonte drejt Manados, kryeqyteti i provincës së Sulawesit Verior, kur shpërtheu zjarri në afërsi të zonës bregdetare Talise.

    Sipas deklaratës së zëvendësadmiralit Denih Hendrata, komandant i Flotës indoneziane, në operacionin e shpëtimit u përfshinë tre anije luftarake, dhe deri tani janë shpëtuar 284 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

    Në ndihmë të të mbijetuarve dolën edhe peshkatarë vendas, të cilët shpëtuan disa njerëz me jelekë shpëtimi që ishin marrë nga rrymat drejt ishujve përreth.

    Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në bord në momentin e incidentit dhe nuk raportohet për të lënduar në gjendje të rëndë.

    “Po përqendrohemi ende në përpjekjet për shpëtim,” deklaroi Hendrata, duke shtuar se shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.

  • Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

    Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi, njoftoi sot zyra e tij.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme”, thuhet në deklaratë.

    Netanyahu, 75 vjeç, u ndje keq gjatë natës për shkak të inflamacionit të zorrëve dhe dehidratimit, për të cilat po merr trajtim intravenoz.

    Duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore që andej”, shtoi zyra e tij.

  • EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

    EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

    Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme.

    Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit  duke u përmbysur në kanal.

    62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

  • Edi Rama hesht, vëllai i Tërmet Peçit shkakton “tërmet” në Porto Palermo/ Privatizon bazën ushtarake detare

    Edi Rama hesht, vëllai i Tërmet Peçit shkakton “tërmet” në Porto Palermo/ Privatizon bazën ushtarake detare

    Ndëkohë që kryeministri shqiptarëve Edi Rama po merret me çadra, tenda dhe karrike në hapsirat mes ndërtimeve, duket se për disa gjëra që duhet vëmendje po hesht. Disa javë më parë JOQ Albania denoncoi me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda.Duket se tashmë është zbuluar se kush është ‘truri’ i gjithë këtij organizmi. Sipas raportimeve të fundit për JOQ Albania. bëhet fjalë për Vojo Peçin, ish shefin e Komisariatit të Kuçovës dhe vëllai i famozit Tërmet Peçi, i cili disa muaj më parë u përfshi në një skandal seksual.

    Vojo Peçi e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Është i njëjti rast që keni denoncuar disa kohë më parë. Vojo është vëllai i Tërmetit, ” shkruan denoncuesi.

    Duket se Vojo ka shfrytëzuar njohjet e vëllait të tij, për të zaptuar bazat ushtarake të Porto Palermos, dhe për t’i kthyer nga zona të mbrojtura, në zona me shfrytëzim për qëllime pëfritimi. Denoncuesi habitet se si autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë ndaj zaptuesve të kësaj zone ushtarake, e cila dikur ka qenë një plazh i paprekur, ashtu sikur e ka krijuar natyra.
    Denoncimi i plotë:

    “Pershendetje JOQ! Doja ti sillja ne vemendje kryeministrit katastrofen qe ndodh ne nje zone te mbrojtur dhe ushtarake. Ne zonen e Porto Palermos perkatesisht ne daljen e tuneleve te bazes ushtarake eshte ndertuar nje lokal, ku me pare kishin bllokuar dhe rrugen me porte hekuri qe ju e keni hedhur si denoncim. Si ka mundesi gjithe ky tolerim per keta horra. Vojo Peci e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Eshte i njejti rast me mbylljen e portave qe keni denoncuar. Vojo eshte vellai i Termetit,” shkruan denoncuesi.

    Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të reagojnë për këtë ngjarje.

  • E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit

    E la si ‘pemë’ pa autograf, Egla i kthehet Moza Ahmetit

    Një situatë aspak e zakonshme ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte shkrimtarja ikonike Mimoza Ahmeti. Aktorja dhe opinionistja Egla Ceno, me sjellje të përulur dhe dashamirëse, i kërkoi Mimozës një autograf në librin që ajo kishte sjellë me vete. Por ajo që pasoi befasoi publikun: Ahmeti refuzoi ta firmoste, duke thënë se ishte një kopje personale pune dhe se nuk i dhuronte libra askujt.

    Ngjarja ndezi diskutime në rrjet dhe u përjetua si një akt përçmues nga publiku. Por reagimi i vërtetë erdhi më vonë, përmes një letre të gjatë publike që Egla Ceno postoi në Instagram, e cila po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

    Letra fillon me një ironi të hollë:
    “E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne – si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.”

    Egla zbulon se ndodhej në një situatë personale të vështirë kur vendosi të reagojë:
    “Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.”

    Në vijim, ajo përshkruan momentin e refuzimit me një ton përçues:
    “Ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.”

    Egla vazhdon me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj sjelljes së autores:
    “Nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor?”

    Duke ironizuar stilin e Mimozës, ajo shkruan:
    “Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.”

    Në kulmin e reagimit, Egla i lë një mesazh të qartë:
    “Ti nuk më le dot si ‘pemë’, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.”

    Letra mbyllet me një fjali që po citohet gjerësisht:
    “Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.”

    Ky reagim publik është përjetuar si një akt i fortë kundër elitizmit dhe arrogancës në botën e artit, dhe ka hapur diskutime të thella mbi kufirin mes gjenialitetit dhe mungesës së ndjeshmërisë njerëzore.

    A do ketë një përgjigje nga Mimoza Ahmeti? Mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: kjo përplasje do të komentohet gjatë. /Prive By Liberta Spahiu.

  • Kryeministri nuk ndalet! Rama lëshon një tjetër “ultimatum”: Kush do të dënohet…

    Kryeministri nuk ndalet! Rama lëshon një tjetër “ultimatum”: Kush do të dënohet…

    Prej 1 jave ka nisur aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga lokalet që kanë nxjerrë çadra dhe tavolina.

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, ku shkruan se aksioni ka prodhuar çlirim për këmbësorët.

    Rama paralajmëron se lokalet që rezistojnë të heqin vullnetarisht tendat e hekurit, sipas tij, do të largohen nga autoritetet shtetërore dhe pronarët do të gjobiten rëndë.

    Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.