Author: Editorial

  • Shpëtimtari i palindur”: Kur një foshnjë shpëton nënën e vet

    Shpëtimtari i palindur”: Kur një foshnjë shpëton nënën e vet

    Shkenca ka zbuluar një nga mrekullitë më të jashtëzakonshme të natyrës: gjatë një ataku kardiak në shtatzëni, foshnja mund të dërgojë qeliza staminale për të ndihmuar në shërimin e zemrës së nënës.

    Këto qeliza të fuqishme kalojnë placentën, udhëtojnë nëpër gjak dhe vendosen në zonën e dëmtuar të zemrës, ku integrohen dhe nisin procesin e rigjenerimit.
    Është një formë e rrallë partneriteti biologjik, ku edhe para se të vijë në jetë, foshnja kujdeset për jetën që e mban gjallë.

    Qeliza të tilla janë gjetur në trupin e nënës edhe vite pas lindjes, një dëshmi e një lidhjeje që s’ndryshon as me kohën.

    Kjo nuk është thjesht shtatzëni. Është një marrëdhënie e thellë mbijetese, sakrifice dhe dashurie… që nis shumë më herët se përqafimi i parë.

  • Kush e ka shkruar Kuranin, Zoti apo njerëzit? Cako: Studiuesit laikë mendojnë se…

    Kush e ka shkruar Kuranin, Zoti apo njerëzit? Cako: Studiuesit laikë mendojnë se…

    Në “Rrethin Katror” tek E Diell, Alfred Cako ka dhënë dy versione zbritjes së Kuranit, atë të zbritjes nga Zoti përmes Profetit Muahmed dhe shkrimi i tij nga njerëz të ndryshëm ndër vite.

    Alfred Cako:Ekzistojnë dy këndvështrime në lidhje me kush e ka shkruar Kuranin, është këndvështrimi tradicional i cili është zbritja e Zotit e cila ka ardhur nëpërmjet krye engjëllit. Iu shpallën suret për një periudhë nga viti 609 kur Profeti Muhamed ka qenë 39 vjeç dhe në vitin 632 kur ai vdiq.

    Pra për një periudhë prej 23-vjeçare. Kurani ndryshon nga Bibla me aq sa kam parë unë nga studimet që kam bërë ndër vite, ndryshon me përjashtim të kapitullit të parë i cili është një preambul pastaj pjesët e tjera nuk janë të renditura në kohë kronologjike për çështje të ngjarjeve të ndryshme të ngjashme, por janë renditur mbi bazën e gjatësisë nga surja më e gjatë tek më e shkurtra. Për Kuranin, myslimanët kanë mendimin tradicional që kjo është shpallja e Zotit, kurse ka studiues të tjerë laikë që nuk mendojë kështu që thonë se Kurani është shkruar nga njerëz në periudha të ndryshme, sidomos është rregulluar 150 vite pas vdekjes së Muhamedit.

  • BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi

    BE bllokon blerjet nga TEMU?! Ja cfare do ndodhe ne Shqiperi

    Komisioneri i Drejtësisë në Bashkimin Europian, Michael McGrath, ka ngritur alarmin për rreziqet që paraqesin disa produkte të shitura në platformat kineze Shein dhe Temu, duke paralajmëruar masa të forta për mbrojtjen e konsumatorëve europianë.

    Sipas mediave të huaja, disa prej produkteve të shitura përmes këtyre platformave rezultojnë të jenë në shkelje të hapur të ligjeve të BE-së, dhe në shumë raste përbëjnë rrezik real për shëndetin, sidomos për fëmijët.

    Rastet më shqetësuese përfshijnë qetësues për foshnja me rruaza që mund të shkëputen lehtësisht, duke rritur rrezikun për mbytje; rroba për fëmijë që përmbajnë kimikate të ndaluara, syze dielli pa mbrojtje UV dhe produkte kozmetike me përbërës të rrezikshëm që dëmtojnë fertilitetin.

    McGrath paralajmëron se do të përforcohet kontrolli ndaj platformave të shitjes online, ndërkohë që propozohet heqja e kufirit doganor prej 150 euro dhe vendosja e tarifave për çdo pako që hyn në BE, pavarësisht vlerës së saj.

    Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të frenuar rrjedhën e pakontrolluar të mallrave të rrezikshme dhe për të mbrojtur tregun europian nga konkurrenca e padrejtë.

    Duhet të mbrojmë konsumatorët dhe të garantojmë kushte të barabarta për bizneset tona,” – u shpreh Komisioneri. Ai pritet të diskutojë këtë çështje direkt me autoritetet kineze.

    Shein ka reaguar duke deklaruar se po investon 15 milionë dollarë këtë vit për përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe se ka larguar 500 shitës që kanë shkelur rregullat. Temu, deri më tani, nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.

    Pas ketij vendimi te BE, pritet qe edhe Shqiperia te ndermarra hapa ndaj kompanive ne fjale, si nje vend qe aspiron per te hapur te gjithe kapitujt e negociatave per anetaresim ne BE.

  • Plani për punësimin e emigrantëve! Rikthimi i shqiptarëve në atdhe, zbardhet projekti i qeverisë

    Plani për punësimin e emigrantëve! Rikthimi i shqiptarëve në atdhe, zbardhet projekti i qeverisë

    Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por duket se ka një plan për t’i ftuar shqiptarët e larguar jashtë të rivijnë në atdhe.

    Në strategjinë kombëtare për migracionin, parashikohen lehtësim politikash për rikthimin  dhe riintegrimin e emigrantëve në shoqërinë shqiptare.

    Në dokumentin e punuar në bashkëpunim edhe me Organizatën ndërkombëtare të migracionit theksohet një projekt që pritet të nis në 2026 si një fushatë e gjerë informuese për mundësitë e punësimit në vend, e cila do të zgjas katër vite me institucione përgjegjëse Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Jashtme dhe përfshirjen gjithashtu të Ambasadave dhe shoqatave me vlerë rreth 70 milionë lek.

    Së pari, planifikohet që deri në 2026 të jetë kryer identifikimi i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë. Mbi 56 milionë lek mendohen të shkojnë po ashtu për krijimin e stimujve për të promovuar kthimin e emigrantëve përkohësisht ose përgjithmonë, me qëllim transferimin e aftësive të fituara jashtë dhe për të sjellë vlera të reja kulturore në vendlindjen e tyre.

    Më tej vlerësohet e nevojshme anketimi dhe konsultimi vjetor me sipërmarrësit shqiptarë që qëndrojnë jashtë vendit, për të matur nivelin e interesit të tyre për investime në Shqipëri dhe për të identifikuar pengesat kryesore që hasin institucionalisht.

    E për ata që janë rikthyer kërkohet monitorimi i tyre në tregun e punës si dhe raportimi periodik në lidhje me nevojat që paraqesin në zyrat e punës, me qëllim përmirësimin e programeve të punësimit.

  • Sme pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon cfare te paprituren qe i ndodhi ne takimin me miliarderin: Ishte i bindur qe

    Sme pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon cfare te paprituren qe i ndodhi ne takimin me miliarderin: Ishte i bindur qe

    Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

    Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, biznesmeni Mane ka treguar se si e mësoi lajmin për renditjen në listën e Forbes, sa kohë ju desh revistës që të bënte analizat financiare dhe a kishin ardhur në Shqipëri përfaqësues të tyre.

    Madje, Samir Mane ka treguar edhe një episod me përfaqësuesin kryesor të grupit të punës së Forbes që u mor me analizat financiare të kompanive që zotërohen prej biznesmenit.

    Blendi Fevziu: Sa e mendon pasurinë tënde? E mendon 1.4 miliardë Dollarë, më shumë, më pak?

    Samir Mane: Mund të jetë aty, mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Por diku te ato vlera duhet të jetë patjetër.

    Blendi Fevziu: Pra milionat kur je miliarder nuk kanë më aq vlerë të madhe?

    Samir Mane: Jo, nuk kanë ndonjë vlerë. Siç e sheh, sot këta kanë humbur 2 miliardë ose kanë fituar 2 miliardë.

    Blendi Fevziu: Ku ishit dhe si e morët vesh lajmin që ishit miliarderi i parë në historinë e Shqipërisë dhe i pari në Ballkanin Perëndimor?

    Samir Mane: Isha në Amerikë në fakt për punët e bizneseve të mia dhe aty një nga punonjësit e bizneseve, presidenti i kompanisë, më çoi një urim dhe më tha që nga sot je në listën Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

    Blendi Fevziu: Nuk ju kishte ardhur asnjë njoftim nga Forbes?

    Samir Mane: Asnjë njoftim. Natyrisht, Forbes ka bërë prej 6 muajsh kërkime të detajuara dhe të thelluara në kompanitë e mia të biznesit kudo ku unë kam biznese.

    Blendi Fevziu: Po këtu në Shqipëri kishte përfaqësues Forbes që erdhën?

    Samir Mane: Kanë ardhur dhe këtu përfaqësues të Forbes, kanë qëndruar gjatë në kohë, kanë parë pasqyrat tona financiare, të cilat janë të deklaruara sipas standardeve më të mëdha dhe më të mira që bota sot njeh në raport të transparencës financiare.

    Blendi Fevziu: Edhe juve ju kanë kontaktuar?

    Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.

  • 🟥 **“Çmendet Arjan Konomi LIVE në emision: ‘Mos manipulo fjalët, o mashkull Ku*ve *!’” – Përplasje e paprecedentë me Endri Shabanin!

    🟥 **“Çmendet Arjan Konomi LIVE në emision: ‘Mos manipulo fjalët, o mashkull Ku*ve *!’” – Përplasje e paprecedentë me Endri Shabanin!

    Një situatë shpërthyese ka ndodhur mes analistit Arjan Konomi dhe Endri Shabanit, ku i pari ka humbur totalisht durimin dhe ka shpërthyer në studio me tone të rënda:

    **“Mos manipulo fjalët o mashkull Ku*ve Nuk kam sharë kurrë fëmijët, kam sharë Zeqirin, jo fëmijët e tij!”

    Këto deklarata të forta, të shoqëruara me fjalor të papërshtatshëm për ekran, janë bërë virale brenda pak orësh në rrjetet sociale.

    Dhe shume e shume fjale te tjera te perdorura nga Arjani qe nuk e prisnim kte fjalor nga ai dhe pse ai mund te kete te drejte po ska pse del live dhe shan .. shikoni videot me poshte

    🎥 Videon e plotë të shpërthimit mund ta shikoni në Instagramin e Arjan Konomit – aty ku gjithçka është bërë publike!

  • Tragjedi në Greqi, humb jetën në aksident 22-vjeçarja shqiptare zbulohet Emri dhe Shkaku !

    Tragjedi në Greqi, humb jetën në aksident 22-vjeçarja shqiptare zbulohet Emri dhe Shkaku !

    Nje ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në Athinë, ku një aksident rrugor i mori jetën një të reje shqiptare. Viktima është identifikuar si Izabela Kuteli, 22 vjeçe, me origjinë nga Dukati i Vlorës.

    E reja po udhëtonte me një të afërm të familjes kur automjeti me të cilin lëviznin pësoi aksident. Përplasja rezultoi fatale për Izabelën, e cila, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Lajmi tragjik ka prekur jo vetëm familjen e saj, por edhe komunitetin shqiptar në Greqi dhe në vendlindje. Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë Izabelën si një vajzë të mbarë, plot jetë dhe ëndrra, e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.

    Trupi i saj pritet të kthehet në Shqipëri, ku familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit.

    Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuteli për këtë humbje të parakohshme.

  • Tmerr në Shkodër! Sherr mes të rinjsh, nxirren thika e sëpata

    Tmerr në Shkodër! Sherr mes të rinjsh, nxirren thika e sëpata

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë sheshit “Prekë Cali”, ku një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe thikat e sëpata.

    Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur thika dhe një sëpatë, ndërsa njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur. Ai ka arritur të shkojë vetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

    Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të përfshirë në ngjarje. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

    Rreth orës 18:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.